DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» CIKLI PĖR KOSOVĖN
Postuar mė datėn: 2008-03-02 13:46:37 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Se tė drejtėn s'e ha dheu

Nga Lefter Ēipa

Zogj dhe ėngjėj bashkė kėndojnė

Prej motesh, ja se ē'pruri moti
Pruri tė drejtėn e shkuar,
gjaku ndezur, u tret loti,
nė lirinė e pambaruar.
Guri dhembjen i derdh dheut
Ngrihu,- i thotė Skėnderbeut.

Pėrmbi malin e Ballkanit
Iku mjegulla e rėnduar
Nga e papritura e lajmit
Syri i djallit u verbua
Abdyl Frashėri e kish thėnė
Jemi diell dhe jo hėnė.

C'ke Serbi qė paske dhembje?!
Si na ka dhembur tė dhėmbėt
Tani ha mėlēinė tėnde
A rėntė mali dhe tė zėntė
Lidhu si foshnja nė djepe
Se foshnjė nė Europė mbete.

S'i bihet malit mė kokė
Se mali shkrep vetėtimė
Paqja ėshtė nė Europė
Lufta fle brenda Rusisė.
Serbi, kudhra kobzezė
Vile gjakun e Kosovės

Tė zbardhet korbi nė Moskė
Kulla e vjetėr t'i kėputet
Nė Ballkan fryn erė e ngrohtė
S'shkon mė pena mbrapa pushkės
Se tė drejtėn s'e ha dheu
Pas njė shekulli sytė na ktheu.

Amerikė o fron i Zotit
Shumė e ke dash Shqipėrinė
Tė bekoftė Baba Tomori
Mbi kurorė paē bukurinė
Ē'nuk bėn dėshira jote
Mbolle liri, paqe kore.

Kosovė qilimin hape
Prite ditėn e pėrflakur
Vish shtatin me manushaqe
Qė brenda gjirit ke mbajtur
Nėpėr qiell zogjtė shkojnė
Zogj e engjėj bashkė kėndojnė

Lumi me lumin patjetėr
Bashkohen nė det tė gjerė
Komb i bukur e shpirtqeshur
Shumė i ėmbėl pėr tė tėrė
Shtet i ri e komb i vjetėr
Bletė bekimi, bekon besėn

Ndaj vargmalet nuk kėputen
Se e ardhmja vjen kaluar
Qiejt kurrė me det nuk puthen
Qė kur bota ėshtė krijuar
Jo mor jo, nuk ndahen kombet
Sot Kosova shenjtėrohet

Vit pas viti vjetėt shkuan
Prit e prit, se pritej shpresa
U derdh gjak, po s'u mohua
Dashka gjak, tė lulėzojė jeta



Qirinjtė dhe tė flakėrojnė
(Lirikė shpirtėrore)

E kisha merak Kosovė
Tė arrija ditėn tėnde
Tani dhe tė vdes mbi borė
Pėrmbi manushaqe hėne.
Them shpirtin do ma besojnė
U bėfsha njė ėndėrr zemre
Ėndrra dhe tė fluturojė
Mbi telat e njė lahute.

Ē'janė kosovarė tė rrojnė
U bėfshin vjershėrim kėnge
Me ēifteli tė kėndojnė
Po dhe me avaze cule
Thėllėzat tė dashurojnė
Sa mė shpejt u bėfshin nuse
Dhėndurėt kur tė kalojnė
Mė dhėnēin cigare buze.

Bilbilat tė mė kujtojnė
Kur ligjėrojnė fodullēe
Tė fala tė mė dėrgojnė
Tė mos ketė shpirti dhimbje
Kur tė duan tė mė zgjojnė
Qė nė Prizren dhe tė gjendem
Qirinjtė tė flakėrojnė
Kur vjen mbrėmja,
pėr ēdo mbrėmje

Kur stinėt tė lulėzojnė
Brenda Prishtinės tė endem
Kam dėshirė tė mė qortojnė
Pse nuk mbaj stoli, argjende
Po argjendet nuk peshojnė
Salltanetet janė tė rreme
Kot disa flori kėrkojnė
Floriri tė le pa mendje.

Kanė thėnė, duan tė thonė
Se s'do kishim gjurmė kėmbe
Po kot vijėn e ndryshojnė
Ku desha, ėndje mu gjende
Vera ėshtė brenda nė gotė
Gotė e bukur alla frėnge
Paē Kosovė, shėndet tė plotė
koha pi dollinė tėnde.


Plumbi s'ma zė thembrėn
(Udhėtim gjaku)

Pse ri vetėm bregu,
pena dhe dyfeku?
Pse mjegullojnė malet
Ku deti u falet?

Hėna hesht mbi brigje
Me yje, me gjire,
Dhe unė supe vrarė
Qortohem me valė.

Valėt inatosen
Unė me to rimtosem
Marr e shkrep kobure
Bregasit tė zgjuhen

Nata ėshtė e gjatė
Shpirti pikon mjaltė
Ē'mjaltė e ėmbėlsuar
Ē'gėzim i pashuar!

Gėzimi vjen rrotull
Si njė zjarr i shkoqur
Nėpėr zjarr tė ėndrrės
Djeg kockat e gjėmės.

Njė zė mė thotė digji
Digji po dhe kripi
Hirin jepja djallit
Pėr jastėk tė varrit.

Ja pėrreth pėllumbat
Pėr krahu mė marrin
Shpejt e njė violinė
Mė zgjon vjershėtorin.

S'di se ku po ndodhem
Ku po dhėndėrohem
Ku syri merr dritė
Merr dritė tė florinjtė.

Njė engjėll mė shfaqet
Rruga shpejt mė hapet
Dhe unė rrugėn nisa
S'pata durim, s'prita.

S'prita, por i heshtur
Po vėrtet i qeshur
Qeshje si mbi borė
Qeshjen mbaj nė dorė

Qeshja liri bėhet,
liri qė mėkėmbet,
Me tė pėrqafohem
Prej saja s'largohem.

Me tė eci bashkė\
Mbi gur, jo mbi baltė
Gur mė gur hedh kėmbėn
Plumbi s'ma zė thembrėn.

Zogjtė me fluturime
Vijnė mbas gjurmės sime
Dhe mbi sup mė zbresin
Nisin, shqip pyesin.

Ku vete mė thonė?
Mos shkon gjė nė Vlorė?
Ku shkon i pamundur
Kėshtu duke tundur?

S'pėrtoj t'u pėrgjigjem
Nga pėrbrenda digjem
Shkoj ku mė ēon malli
Tek Adem Jashari.



Do t'i shkoj te kulla
Ku ju dogj me plumba.
Plumbat dot s'e vranė
Kullat poshtė s'i ranė.

Prizrenit do vete
Tek lisat me gjethe
Tek shkonte Kasneci
Patriot Bregdeti.

Do shkoj se jam burrė
Tė pi njė gotė ujė
Sa tė shoh selinė
Pastaj nė Prishtinė.

Atje gurėt do t'i puth
T'i bėj zjarr e t'i bėj prush.
Prush e pranė sofrės
Pranė lirisė, Kosovės.

Atje tek gjaku ynė
Do le dhembshurinė
Me vete do marr
Qė ta kem pėr mall.

Njė grusht dhe tė ngrohtė
Ta mba, nėn kokė
Qė fqinjėt ta dinė
Koha gjen kufinė.

Fqinjėt na coptuan
Thanė se na shuan
Po ta dinė qė rrojmė
Veten zvogėlojnė.

Gjitonė do t'i kemi
Do vijnė e do vemi
Me ta gjakun tonė
Kurrė s'do e trazojmė.



Rruga ish e gjatė
Shpirti pikon mjaltė.
Shpirtin nė Kosovė
Dhe zemrėn nė Vlorė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH) (2008-11-30 11:19:56 nga admin1)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Persiatjet e njeė amerikani mbi ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė (2008-11-29 02:21:45 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiut e Thaēit iu dorėzua Deklarata e Brukselit pėr vendosjen e misionit EULEX (2008-11-28 17:07:02 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster