| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Tirana nė shtetrrethim pėr Bush. Do qėllohet kushdo qė afrohet 50 m me Presidentin |
| Postuar mė datėn: 2007-06-08 19:16:54 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
*Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, kryekomisar Ahmet Prenēi, me anė tė njė deklarate pėr mediat bėri tė ditur disa prej masave qė ka marrė policia dhe mund tė kufizojnė veprimet e qytetarėve gjatė ditės sė diel.
Amerikanėt vendosin 150 kėmbė (rreth 50 metra) distancėn e sigurisė gjatė lėvizjeve tė Presidentit Xhorxh W.Bush nė Shqipėri. Kush e shkel largėsinė e sigurisė, nėse nuk mund tė bllokohet nė moment nga badigardėt dhe rojet personale, do tė qėllohet menjėherė nga snajperėt e caktuar pėr sigurimin e Presidentit. Amerikanėt u kanė kėrkuar autoriteteve dhe policisė shqiptare tė respektojė kėtė distancė sigurie, pėr tė evituar incidentet e mundshme gjatė vizitės sė Bush. Lajmi konfirmohet pėr Gazetėn nga burime tė sigurta pranė stafit tė policisė shqiptare qė ėshtė ngarkuar me detyrat e sigurimit tė vizitės, tė cilat shtuan se njė masė e tillė ėshtė aplikuar gjatė vizitės sė Presidentit Amerikan nė Greqi, po me distancėn 150 kėmbė. Sė bashku me evitimin e pranisė sė banorėve nė ballkone dhe tarraca, qoftė edhe pėr tė festuar pėr vizitėn, janė konsideruar dy nga masat mė tė sikletshme pėr autoritete shqiptare.
paralajmerimi
Pėr tė kėrkuar mirėkuptimin e qytetarėve, mesditėn e djeshme Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, kryekomisar Ahmet Prenēi, me anė tė njė deklarate pėr mediat bėri tė ditur disa prej masave qė ka marrė policia dhe mund tė kufizojnė veprimet e qytetarėve gjatė ditės sė diel. Kryepolici Prenēi ka siguruar se Policia e Shtetit ka angazhuar tė gjitha kapacitetet e saj pėr tė siguruar mbarėvajtjen sa mė tė mirė tė kėtij evenimenti historik pėr shqiptarėt. Ndėrsa ka kėrkuar mirėkuptimin e plotė tė qytetarėve, duke kėrkuar bashkėpunimin e tyre pėr tė respektuar masat e marra pėr sigurimin e rendit dhe qetėsisė gjatė aktiviteteve tė sė dielės. Drejtori i Pėrgjithshėm bėri publike edhe rrugėt dhe sheshet qė do tė bllokohen gjatė ditės sė diel, duke rekomanduar edhe rrugėt qė do tė jenė tė lejueshme pėr tė hyrė e dalė nė Tiranė. Si dhe pėr sheshet dhe rrugėt e brendshme tė kryeqytetit qė nuk do tė preken nga masat dhe ku do tė zhvillohet njė aktivitet normal. Kėshtu, autostrada Tiranė-Durrės do tė funksionojė vetėm nė drejtimin e lėvizjes dhe nė momente tė caktuara dhe pėrkohėsisht, do tė bllokohet nė tė dy senset e lėvizjes. Aksi rrugor Vorė-Tiranė, Qafė Kashar-Rinas dhe Vorė - Fushė-Krujė, do tė jenė tėrėsisht tė ndaluara pėr qarkullimin e mjeteve. Bllokime tė pjesshme do tė ketė edhe nė tė dy krahėt tė superstradės Tiranė-Lezhė. Ndėrsa do tė jetė i lirė aksi rrugor Plepa-Ndroq-Tiranė.
Masat
Mbledhja e armėve tė lėshuara me leje. Mbledhja e armėve tė Gardės sė Republikės dhe udhėzimi i shoqėrive private tė sigurisė, qė ti japin ato vetėm gjatė dhe nė vendet e shėrbimit, janė konsideruar si njė masė paraprake pėr tė evituar ndonjė sulm tė mundshėm ndaj karvanit tė stafit tė Presidentit Bush, apo objektet e rėndėsisė sė veēantė nė Tiranė. Por njė masė e tillė ėshtė konsideruar si njė mėnyrė mbrojtjeje edhe pėr poseduesit e kėtyre armėve. Aparaturat e grupit tė sigurimit tė Presidentit Bush janė tė pajisura me elementėt e kontrollit tė personave nė distancė dhe njė person i armatosur do tė pėrbente objektiv tė mundshėm pėr ta. Madje, edhe punonjėsit e policisė tė ngarkuar pėr sigurimin e vizitės, do tė jenė tė veshur me uniformė dhe me tė gjitha elementet e identifikimit, si dhe do tė qėndrojnė nė vendin e caktuar pėr tė kryer shėrbimin, dhe qė ėshtė edhe nė duart e grupit amerikan tė sigurimit.
Gerti Xhaja |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|