DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» TUNGJATJETA, KOSOVĖ!
Postuar mė datėn: 2008-02-17 03:07:26 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Keze Zylo, poete


Tungjatjeta, Kosovė!

Tungjatjeta, Kosovė!
Tungjatjeta, Princesha ime!
Sot po udhėtoj kudo,
Me medaljonin e Lirisė nė gjoks,
Medaljon qė s’do ndryshket kurrė!
Nė kujtesėn e dhimbjes shkulmėzon shpirti,
Pėr rrėmbimin e tė artit medaljon,
Nga zotat e heshtun tė Olimpit...!
Lamtumirė ju Zota tė heshtun, lamtumirė!
Lamtumirė ju qė ma gėrryet kockėn,
Me molėn e hipokrizisė!
Princesha ime Kosovė,
Mė lejo tė vė buzėt, nė bisqet e Lirisė,
E me ju tė bashkohem ne simfoninė e kėngėve,
Tė miliona shqiptarėve, qė kėndojnė shqip,
Aty, nė tokėn e lirė!
Sythet e Lirisė kanė buisur,
Janė harbuar sot, nė degėt e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer nė stinė pranvere!
Mėngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkė Kosove!
Mė fal Kosovė qė s’tė vij dot atje, mė fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unė po e shijoj kėtu lotin e gėzimit,
Te ngrirė kallkan, acareve,
Tashme tė shkrirė nga Ju, por edhe nga kjo tokė,
Ku u vesit gonxhja e Lirisė, dikur si manushaqe kokulur!
Nuk do dėgjoj mė krrokatje korbash,
Ato kanė kohė qė u shkrumbuan nė harkun vetėtimė tė Lirisė!
Nė trungun e tokės tėnde, dhimbjet lėshonin rrėnjė,
Sot ato u groposėn nė dheun e Prizrenit, Prishtinės…
E nė gjithė tokėn e Dardanisė!
Unė kam kohė qė jam larg teje, kam kohė…
Por dhe pse larg, vetėm tek ty pėrkundem me ninulla,
Nė tė vetmin djep me shqiponjė gdhendur,
Me emrin Kosovė, me emrin Shqipėri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unė,
Mė kap prej dore, se sonte dua tė hedh vallen e Rugovės,
Me xhamadanė sokolash e me plisin e bardhė nė kokė,
Tė trand botėn e ēmendur, qė shekuj me radhė,
Ta pėrtypėn Lirinė!

New York, 17 Shkurt 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] TUNGJATJETA, KOMPJUTER! (2007-07-25 15:18:11 nga admin4)
[ Opinione ] NDĖR LIDERĖT POLITIKĖ TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE, VETĖM KRYETARI I FBKSH-SĖ, ADIL GAFURRI I PARI , MĖ 2002, PAT REAGUAR KUNDĖR NDRYSHIMIT TĖ SIMBOLEVE KOMBĖTARE SHQIPTARE NĖ KOSOVĖ! (2008-05-27 14:50:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mė 9 maj, demonstro kundėr zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė!ž (2008-05-08 05:35:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tė lejohet zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare tė Shqipėrisė nė Kosovė! (2008-04-15 12:02:11 nga admin4)
[ Opinione ] Njėsia speciale pėr veprime antiterroriste tė policisė serbe (SAJ), vepron e pa penguar edhe nė Kosovė! (2008-03-03 11:53:43 nga admin4)
[ Opinione ] RUMANIA DHE QIPROJA, JASHTĖ EULEX-IT NĖ KOSOVĖ! (2008-02-10 18:00:24 nga admin1)
[ Opinione ] Jo misionit tė BE-sė NĖ KOSOVĖ! (2008-01-09 09:13:22 nga admin4)
[ Opinione ] SHTYPI GJERMAN ALARMON PĖR GJENDJEN NĖ KOSOVĖ! (2007-10-18 08:15:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nuk kthehemi nė Kosovė! Atje vdesim nga sėmundjet (2007-08-27 07:57:52 nga admin6)
[ Opinione ] “BOMBA E TYMOSUR” GREKE E VASIL BOLLANOS NUK QĖLLOI "JANULLATOSĖT" NĖ TIRANĖ, POR PAVARĖSINĖ NĖ KOSOVĖ! (2007-04-23 18:50:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster