DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Para qė nuk zhvillojnė Kosovėn
Postuar mė datėn: 2008-07-17 14:23:32 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Nga kėndi im

Shkruan: Ardian ZEJNAJ


Duke harruar se hapėsira mes fjalėve dhe veprave ėshtė e madhe, shpejtė arrijmė tė kaplohemi nga euforia dhe optimizmi i ēastit, ani pse mė vonė “dėshpėrohemi” dhe fillojmė tė “shajmė” e murmurisim nga mosbėrja e kthimi i fjalėve nė vepra. Nė kėtė linjė ėshtė edhe optimizmin qė e kaplojė shoqėrinė kosovare, sidomos qeverinė e Kosovės, pas mbajtjes sė Konferencės sė Donatorėve nė Bruksel, e cila Konferencė rezultojė me premtimin, se Kosovės do t’i jepen rreth 1.2 miliard euro pėr dy apo tri vitet e ardhshme. Mbase gjendja nė tė cilėn gjendemi na bėri euforik, sepse mendojmė se do tė na nxjerr nga varfėria dhe gjendja e rendė nė tė cilėn gjendet dhe vazhdon tė zhytet shoqėria e Kosovės.
Paratė qė u premtuan nė kėtė Konferencė janė tė mirėseardhura pėr Kosovėn dhe pėr kėtė ndihmė u duhet shprehur mirėnjohjet me tė larta vendeve, organizatave dhe institucioneve qė kontribuuan me ato para. Kjo konferencė po ashtu tregojė ndarjet qė ekzistojnė, madje edhe brenda vetė BE-sė, nė mbėshtetės dhe kundėrshtar tė proceseve nė Kosovė. Nė vendet qė e kanė me gjithė mend pėr ta ndihmuar Kosovėn dhe qė nuk janė “pishman” pėr atė qė kanė bėrė deri me tani pėr Kosovėn dhe nė vendet qė janė “kundėr” ndihmės pėr Kosovėn dhe qė nuk janė dakord me rrjedhėn e procesit, si ka ecur deri mė tani.
Por, ēfarė do tė pėrfitojė dhe arrijė shoqėria e Kosovės me kėto para? Ku do tė shkojnė paratė? Kush do t’i menaxhojė dhe sa efikas do tė jetė menaxhimi i tyre? A janė tė mjaftueshme, aq sa pėr ta zbutur gjendjen e rendė socio-ekonomike nė Kosovė? A mund tė futet nė rrugėn e drejtė Kosova me donacione dhe a ėshtė kjo rruga me e mirė dhe me e sigurt pėr ta zhvilluar ekonomikisht Kosovėn dhe pėr t’i garantuar qetėsi socio-ekonomike dhe politike? Janė kėto disa nga pyetje qė mund tė shtrohen pėr debat dhe pėrgjigjet e tė cilave u interesojnė pjesė me tė madhe tė shoqėrisė sė Kosovės.
Megjithatė, janė pyetje tė vėshtira, pėrgjigjet e tė cilave nuk mund tė jepen me saktėsi. Por, e vėrteta ėshtė, se Kosova gjendet para sfidave tė mėdha. Madje shumė me tė mėdha sesa qė paraqiten nė opinion. Kosova rrezikon, nėse ndiqet ky trend i zhvillimeve politike, tė rezultojė me pėrfundimin e shtetit tė dėshtuar, e qė do t’i gėzonte pamasė serbėt dhe rusėt, ngase do t’ua vėrtetonte teorinė e tyre, se krijimi i shteteve pa pėlqimin dhe miratimin e tė gjithė aktorėve relevantė ndėrkombėtare, ėshtė i pamundur.
Kjo rrugė mund tė shtresohet edhe mė shumė, nėse institucionet e Kosovės vazhdojnė tė kenė vėshtirėsi nė qeverisjen e vendit. Serbia qėllimisht vazhdon tė infiltrohet nė Kosovė, vetėm e vetėm qė ta shkatėrrojė sovranitetin e Kosovės dhe ta bėjė inekzistente pavarėsinė e saj. Dhe derisa realizohen skenarėt e Serbisė nė veri tė Kosovės, ėshtė vėshtirė tė mendohet se do tė ketė zhvillim ekonomik, stabilitet politik dhe sovranitet e pavarėsi tė paprekshėm, pse jo, edhe njohje tė Kosovės nga mė shumė vende, aq me pak nga 193 shtet, qė fatmirėsisht Kosova arriti t’i tregojė botės se ekziston edhe njė shtet, por qė Kėshilli i Sigurimit nuk e di, apo se ky ėshtė shtet fantazmė i ndonjė lideri virtual qė i ka shkruar kryeministrit tė Kosovės.
Duke iu kthyer Konferencės sė Donatorėve dhe parave qė na janė premtuar, pyetja qė lind ėshtė, ēfarė pėrfitimi do tė ketė shoqėria kosovare? Duhet pranuar se ėshtė shumė i vogėl, ngase zhvillimi ekonomik nuk bėhet me donacione dhe lėmoshė. Zhvillimi ekonomik bėhet pėrmes ideve tė qarta dhe projekteve konkrete qė prodhojnė vende tė punės. Nėse kėto donacione do tė shkonin nė sektorė qė zhvillojnė ekonominė dhe hapnin vende tė punės, atėherė do tė duhej t’u trokisnim shumė gjatė. Por nuk ėshtė ashtu.
Kėto pata do tė shkojnė aty ku nuk prodhohet asgjė nga investimi i tyre. Me ato para ėshtė thėnė se do tė paguhen borxhet nga ish-Jugosllavia, ani pse nuk ėshtė parė ndonjė pėrpjekje pėr tė kėrkuar faljen e tyre, gjė qė ekziston kjo mundėsi, sidomos nė Klubin e Parisit. Pastaj ėshtė thėnė se do tė shkojnė nė projekte teknike qė mendohet se do ta integrojnė shoqėrinė e Kosovės, por qė ėshtė ide e gabuar. Problemi nė Kosovė, me tepėr se ekonomik ėshtė politikė. Kosova mund t’u japim edhe milionat serbėve, por ata tė njėjtit do tė mbesin. Derisa nuk goditet koka, trupi do tė mbetet gjallė, dhe koka ėshtė Beogradi, ku serbėt marrin “infuzion” pėr tė gjitha zhvillimet nė Kosovė.
Njė ēėshtje tjetėr ėshtė, se udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovė pak do tė arrijnė t’i menaxhojnė kėto para. Pėr kėtė pikė as qė duhet tė jemi kundėr, madje shumėmirė qė ndodh kjo, sepse deri mė tani kemi parė keqmenaxhime tė mėdha. Qeveritė e Kosovės nuk kanė arrit tė menaxhojnė buxhetin e vet, e leri mė se po t’i menaxhojnė tė gjithė kėto para. Suficiti i fundit buxhetor ishte rreth 400 milion euro dhe ato para kanė mbet nga mungesa e projekteve konkretet pėr t’i investuar.
Po ashtu, kėto para nuk janė tė mjaftueshme pėr Kosovėn dhe nuk do tė arrijnė ta zbusin gjendjen e rendė socio-ekonomike nė Kosovė. Kjo pėr arsyen e vetme, se nuk janė para qė do tė shkojnė nė zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve, por janė para qė kanė pėr destinacion me tepėr aspektet teknike. Me kėtė qasje Kosova nuk mund tė ec pėrpara, sepse zhvillimi ekonomik nuk arrihet mė ndihma, me donacione dhe lėmosh. Zhvillimi ekonomik behėt pėrmes nxitjes sė projekteve qė gjenerojnė pėrsėri para, taksa dhe investime tė reja. Duhet tė ketė njė zinxhirė nga investimi nė investim, nga prodhimi nė prodhim, nga hapja e vendeve tė punės nė ulje tė papunėsisė dhe pėrmirėsimit tė gjendjes socio-ekonomike. Nisur nga kėto premisa, atėherė rruga qė po ndiqet nuk ėshtė me e mira pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės.
E kundėrta e gjithė kėsaj ėshtė mė e mirė. Stabiliteti politikė ėshtė parėsorė. Siguria fizike, e kapitalit dhe investimeve duhet tė jetė ēėshtje parėsore. Gjyqėsia e pavarur dhe efikase ėshtė elementi i tretė qė duhet siguruar paraprakisht. Nxitja e vendeve tė zhvilluara ekonomikisht, duke i “bindur” se investimi nė Kosovė ėshtė pėrfitim i tyre personal, pėr te investuar nė Kosovė. Kėsaj qasje duhet t’i pėrmbahen institucionet e Kosovės, gjė qė do ta dėrgonte Kosovėn drejtė njė vendi dhe ambienti me tė sigurt dhe tėrheqės pėr tė investuar.
Ndryshe askush nuk do tė vjen nė Kosovė pėr tė investuar, nėse nuk e ka tė sigurt atė investim. Nėse nuk do tė ketė investime, atėherė vaji halli pėr Kosovėn. E sigurt ėshtė se Kosova nuk zhvillohet ekonomikisht me donacione dhe para tė premtuara, tė cilat derisa tė arrijnė nė Kosovė mund tė pakėsohen ende me shumė dhe mund ta ndėrrojnė destinacionin. Komisioni Europian dhe ShBA-tė mund tė japin edhe nė tė ardhme para, ndoshta jo aq gjatė sa ne mendojmė, por pėrsėri nuk mund tė jenė para qė do ta shtojnė buxhetin familjar, do tė hapnin vende tė punės, apo do ta zhvillonin ekonominė e Kosovės. Qeveria ėshtė pėrgjegjėse pėr tė krijuar strategji pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės, zhvillim tė sigurt dhe me efekte gjeneruese. Nėse mendohet se me donacione mund tė zhvillohet ekonomikisht Kosova dhe tė mbahet gjendja stabile, atėherė kjo do tė ishte ide e gabuar dhe gjėja me e keqe qė do t’i kishte ndodhur Kosovės, gjė qė do ta dėrgonte Kosovėn drejtė dėshtimit trazirave sociale. Dėshtimi ekonomik, po ashtu, do t’i jepte Kosovės epitetin e njė shtetit tė dėshtuar.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ENVER HOXHA (2008-10-15 17:04:40 nga admin1)
[ Histori ] DEVIZA E TITISTĖVE: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA - TĖ ELIMINOHET ENVER HOXHA (2008-10-15 16:58:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Unioni Paneuropian nė Münih tė Gjermanisė mbajti mbledhjen e radhės (2008-10-15 16:30:01 nga admin1)
[ Opinione ] ĒETNIKĖT QENĖ KAMUFLUAR NĖ PARTIZANĖ, JU TITISTĖT NĖ „DEMOKRATĖ“ (2008-10-15 15:43:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fillojnė pėrgatitjet pėr GJND-nė (2008-10-15 14:49:26 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA PO “MBYLLĖ” NJĖ KAPITULL DHE PO FILLON NJĖ TJETĖR (2008-10-15 12:40:51 nga admin1)
[ Opinione ] Dritė mbi tė kaluarėn, shikim i qartė nga e ardhmja (2008-10-15 12:35:17 nga admin1)
[ Opinione ] Enver Hoxha ka qenė pėr bashkimin e Kombit prej vitit 1936 gjėrė ne vdekje (2008-10-14 15:55:56 nga admin1)
[ Opinione ] RKL: Shėnimi i 100-vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės nė Prishtinė sfidoi mendjet e robėruara dhe tė harlisura tė titizmit (2008-10-14 15:36:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi fton parlamentet tė njohin Kosovėn (2008-10-14 15:27:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ēėshtja Fazlliē - Reagojnė ambasadorėt e BE-sė (2008-10-14 15:18:24 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster