| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » 200 milione dollar per rrugen Durres - Kukes |
| Postuar mė datėn: 2008-07-13 14:28:49 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Qeveria miraton edhe 14 miliardė lekė (195 milionė USD) shtesė pėr rrugėn Durrės-Kukės. Nga 20 miliardė lekė qė ėshtė buxheti shtesė i miratuar gjatė ditės sė djeshme, 14 miliardė lekė ose 195 milionė dollarė do tė shkojnė pėr financimin e rrugės Durrės-Kukės.
Vetėm 6 miliardė lekė ėshtė shuma qė shkon pėr rritjen e pagave dhe pensioneve, vendim ky i miratuar nga ana e qeverisė qė para datės 1 Korrik. Por nuk mjafton me kaq, rruga Durrės-Kukės duket se po kėrkon tė tjera fonde pėr tu ndėrtuar.
|
|
ARMO dhe KESH, paratė pėr Durrės-Kukės
Nė buxhetin shtesė tė miratuar gjatė ditės sė djeshme nga ana e qeverisė, ėshtė e pėrcaktuar qartė se tė gjitha tė ardhurat qė do tė merren nga privatizimi tashmė i realizuar i ARMO-s prej 125 milionė Euro dhe privatizimi i KESH, do tė shkojnė pėr financimin e rrugės Durrės-Kukės. Kostoja e kėsaj rruge mbetet ende enigmė, pasi qeveria asnjėherė nuk ka dhėnė njė shifėr pėrfundimtare pėr kėtė investim madhor qė po i kushton shtrenjtė shqiptarėve. Tė gjitha tė ardhurat e realizuara nga privatizimet strategjike, pėrfshi kėtu ARMO dhe KESH, do tė pėrdoren pėr financimin e rrugės Durrės-Kukės,- thuhet nė buxhetin e miratuar dje nga qeveria. Nė nenin 7 tė projektbuxhetit qė pritet tė kalojė pėr miratim nė Parlament, pėrcaktohet qartė destinacioni i fondeve qė do tė merren nga privatizimi i ARMO dhe KESH. Kufiri i financimit tė deficitit tė buxhetit tė shtetit ėshtė 56 424 milionė lekė, i cili financohet nė masėn 4 140 milionė lekė nga tė ardhurat e privatizimit dhe diferenca me huamarrjen e brendshme dhe tė jashtme. Kufiri i huamarrjes sė brendshme dhe tė jashtme mund tė reduktohet pėr ēdo tė ardhur, tė arkėtuar nga privatizimi i ARMO sh.a.-sė, nė masėn 50 pėr qind tė tė ardhurave tė realizuara nga ky privatizim. Pjesa tjetėr e tė ardhurave nga ky privatizim pėrdoret nga Kėshilli i Ministrave pėr rritjen e kufirit tė shpenzimeve pėr investime, i cili, automatikisht, rrit kufirin e deficitit tė buxhetit tė shtetit, tė pėrcaktuar nė nenin 1, tė kėtij ligji. Tė ardhurat nga privatizimet e zakonshme, mbi kufirin e parashikuar nė kėtė nen, pėrdoren tėrėsisht nga Kėshilli i Ministrave pėr tė rritur kufirin e shpenzimeve dhe tė deficitit buxhetor,- thuhet nė nenin 7.
Buxheti shtesė, tė ardhurat nga privatizimet
Se ku janė gjetur 20 miliardė lekė shtesė, kėtė vetėm Kryeministri e qeveria e dinė. Gjatė ditės sė djeshme, ministri i Financave tha se janė mbledhur mė shumė se plani 4.2 miliardė lekė. Ndėrsa qeverisė kėto nuk i bėjnė punė as pėr tė mbuluar rritjen e pagave dhe pensioneve, buxheti ėshtė rritur nė letėr me 20 miliardė lekė. Buxheti qė sjellim nė Parlament ėshtė dėshmi e njė suksesi spektakolar tė qeverisė nė fushėn e financave tė vendit, ėshtė performancė e rritjes sė shpejtė ekonomike, luftės kundėr evazionit dhe informalitetit,- tha kreu i qeverisė, Berisha, duke bėrė tė ditur mėnyrėn se si do tė shpenzohen kėto para nga qeveria. 2 miliardė lekė do shkojnė pėr pushtetin vendor, 12 miliardė lekė do shkojnė pėr investime dhe 6 miliardė lekė pėr reduktimin e borxhit. Pas miratimit nga qeveria, buxheti do tė kalojė pėr votim nė Parlament dhe mė pas nė destinacionet e caktuara.
Julian Llupo
Gazeta Shekulli
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|