| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: Pavarėsia e Kosovės tė njihet nga sa mė shumė shtete |
| Postuar mė datėn: 2008-03-19 03:58:03 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė nga organizatat kryesore tė pavarura pėr zgjidhjen e konflikteve nė botė, bėri thirrje qė pavarėsia e Kosovės tė njihet nga sa mė shumė shtete.
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave tha se njė njohje e tillė do tė ndihmonte pėr tė frenuar zgjerimin e ndikimit tė Serbisė nė rajonet e banuara me shumicė serbe nė veri tė Kosovės.
Nė njė raport tė lėshuar tė martėn, Grupi i Krizave i bėn thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s, pėr tė bashkėrenduar operacionet paqeruajtėse. Po ashtu organizata thekson se vendet perėndimore qė kanė njohur pavarėsinė duhet ta pasojnė kėtė me vizita tė nivelit tė lartė diplomatik, investime dhe marrėveshje tregėtare.
Megjithė dhunėn e ditėve tė fundit, thuhet nė raport, shqetėsimet pėr mundėsinė e njė konflikti tė gjerė midis shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė, dolėn tė pabazuara.
Por pėrpjekjet e vazhdueshme tė Beogradit pėr tė forcuar dominimin nė veri tė Kosovės, e shoqėruar kjo me pėrgjigjen e butė tė komunitetit ndėrkombėtar ndaj pavarėsisė sė Kosovės, e kanė lenė kėtė shtet tė ri, nė rrezikun e rėnies nė njė gjendje konflikti tė pazgjidhshėm.
Japonia u bė tė martėn vendi i 30 qė njohu pavarėsinė e Kosovės.
Zeri i Amerikes |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|