| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » TĖ LUTEM ZOTĖRI MA ZGJEDH NJĖ DREQ ! |
| Postuar mė datėn: 2007-09-13 06:35:25 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė tregtar, kishte nxjerr nė treg njė thes me dreqen . Njėri nga blerėsit e rėndomtė, po i thotė tregtarit: Tė lutem zotėri, ma zgjidh njė dreq!. Tregtari futi dorėn nė thes dhe po hallakat nė fund e nė krye tė thesit. Mė nė fund, duke mos gjetur dallim mes djajve, po i thotė blerėsit: Qe besa mor burrė i dheut nuk kam se si ta zgjedhi, pasi qė si nė fund dhe si nė krye tė thesit, tė gjithė dreqėrit (djajtė), janė njėsoj !
|
|
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Nuk do tė kisha dashur qė qytetarin e rėndomtė tė Kosovės ta zhgėnjej (edhe ashtu mjaftė tė zhgėnjyer). Sidomos tani kur ka filluar tė ndihet era e fushatės parazgjedhore e cila fillimisht tė krijon pėrshtypjen e njė fushate apatike, tė paparashikuar dhe enigmatike, e cila shumė nga partitė e vogla detyrimisht i ka vėnė nė litarin e koalicionit tė demokracisė! Koalicione tė reja parazgjedhore nė kėtė histori tė shkurtėr tė zgjedhjeve tona nė sistemin e ri pluralist, sikur krijojnė pėrshtypjen e njė misteri tė frikshėm pėr qytetarin e thjeshtė nga vet fakti sė kėta aktor qė sot u pėrqafuan, deri dje hidhnin gurė e baltė kundėr njėri-tjetrit me vėrsulje dhe qėndrime tejet meskine, skena kėto deri edhe neveritėse pėr qytetarin e rėndomtė. Pa dyshim se tė korrat nuk do ti gėzojnė tė gjithė njėsoj. Varėt se kush ēka ka mbjellė dhe
pashmangshėm se atė edhe do korrė! Emra qė do duhej ti takoni tė kaluarės!, emra gėrdallė tė lodhur e tė stėrkequr, kėta Dinozaur tė politikės si: Plaku Mark, Bukoshi, Vllasi, Daci, Pacolli, Kaēa, Nekibja, Tėrmkollka, Sejdiu, Kola e dhjetėra emra tjerė, edhe tė ministrave dhe tė kryetarėve aktual tė komunave, do duhej tė iknin sa mė parė, nė mėnyrė qė ky popull tė merr frymė lirshėm, tė paktėn pas kėtyre zgjedhjeve.
Kthimi i Bukoshit nėn ex kurorėn e divorcit, na bėnė tė kuptojmė ( pavarėsisht deklarimeve tė tij) se zotėriu nė fjalė, i joshur nga ėndrrat e sė kaluarės, iu rikthye kurorės sė parė me qėllimin qė tė jetė diku afėr arkės sė shtetit e mundėsisht sa mė afėr groshėve tė miletit!... Bukoshi nuk mund ti harrojė edhe aq lehtė kohėt e arta tė vjeljes sė markave, frangave e dollarėve, atė kohė kur ai, bashkė me Isa Mustafėn, nė emėr tė Qeverisė, trodhi mirė e mirė bashkatdhetarėt tanė nė mėrgatė, atė kohė kur kuponėt e fundit tė Qeverisė sė Kosovės nė ekzil, botoheshin nė gazetė me titull: Pėr pavarėsinė e Kosovės!, tė cilėt i shisnin nga 2 mijė Deutz Marka! Kjo figurė e divorcuar qė tani kėrkon ti rikthehet bashkėshortėsisė sė parė, duke i premtuar asaj besnikėri bashkėshortore! , kėrkon njė vend nė Parlament?! Nė kushte dhe rrethana normale tė njė shteti tė mirėfilltė demokratik Bukoshi dhe shumė nga shokėt e tij do duhej ta kishin nga njė vend tė sigurt, por kėsaj radhe nė shtėpitė korrektuese tė Kosovės! Por ja qė nuk pėrjashtohet mundėsia qė kėto figura dinake e tė regjura, nesėr ti shohim nė ulėset e Parlamentit tė ri tė Kosovės! Ēka tė themi mė shumė pėr njė president qė ka dalė nga arena e pėrleshjeve neveritėse tė njė kuvendi partie, apo pėr njė kryeministėr i cili u ngrit mbi fatkeqėsinė e njė kryeministri tjetėr, i cili, pėr hir tė njė karriere edhe ashtu tė para muzgut, ia ktheu shpinėn me aq lehtėsi Ushtrisė tė cilėn me gjak e mund e krijuam dhe mė nė fund i detyruar tė ikė pa nam e nishan! Mė tutje, me dhjetėra ministra tjerė tė pa fre, si atllarėt nė lėmė, ku nuk dihej sė kush hante e kush paguante, por qė njė gjė dihej saktė sė populli i Kosovės po lante lamėn e madhe e po pėsonte dhe vazhdon tė pėsoi edhe sot nė tė gjitha segmentet e jetės. Edhe njė gjė qė mė bėri pėrshtypje sot: njė letėr nekrologjie qė e kishte shkruar Halil Matoshi nė vetėn e parė, me rastin e zhytjes sė tij nė lojėrat e politikės tė ORA-sė ( mes mburrjeve nė stilin e Bali Katravellės), sa nuk kishte thėnė: Lirinė nuk ua solla unė- por e gjeta mes jush!...
Padyshim, bomba e humbjes dikujt do ti pėlcas nė dorė, ndėrkaq qė humbėsit do behėn pjesė pėrbėrėse e tė zhgėnjyerve tė cilėt do mundohen qė fajin tia hedhin, po ashtu njėri-tjetrit, si gjithmonė! Mbase edhe humbėsit do tė lidhen nė koalicionin e tė humburve pėrfundimisht dhe kėshtu do ta lehtėsojnė Kosovėn nga barra e rėndė dhe e pakuptimtė e politikės shterpė tė cilėn po e bartė mbi shpinė qė sa vite pa fajin e saj. Konkretisht, sjelljet e aktorėve tė koalicionit qeverisės pėr kėto vite kanė qenė aq mospėrfillėse ndaj interesave tona kombėtare. Ky komoditet, ka sjellė nė pikėpyetje tė madhe dyshimin pėr vet pozicionin e tyre i cili me tė drejt nė njė tė ardhme shumė tė afėrt do tia tregoi vendin secilit. Gjatė kėtij rrugėtimi tė dhimbshėm qeverisja nė fjalė sikur tejkaloi tė gjitha caqet e sė mundshmes morale dhe njerėzore me sjelljet e tyre tejet tė pa pėrgjegjshme duke e keqpėrdorur deri nė skajshmėri votėn e qytetarit. Kjo sjellje krejtėsisht e pa denjė dhe kjo padenjėsi e paskajshme e koalicionit aktual ishte kaq e dobėt, sa si rezultat i saj qe edhe krijimi e njė imazhi tė keq pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Si nė krye tė thesit ashtu edhe ata nė fund tė thesit ishin tė zgjedhur nga njė kategori e njėjtė njerėzish dhe shtresash shoqėrore! Kjo qeverisje e mbytur nė mediokritet e megalomani, nė hajni e korrupsion, nuk arriti tė bėjė asgjė nė fushat me gjendje mė tė rėndė dhe nė proceset e pėrgjithshme kombėtare. Ata, le qė nuk e shtynė as edhe njė hap tė vetėm pėrpara ēėshtjen kombėtare, por nuk e lėvizėn asnjė hap pėrpara ekonominė, infrastrukturėn, energjetikėn, kulturėn, drejtėsinė etj. Koalicioni qeverisės qė veproi madje fare hapur mbi format e pėrshtatjes ku koncepti i mbijetesės do tė shpėrblehej nga dora e fuqishme e pushtetit e cila gjithmonė gjeti kompromis pėr hir tė postit dhe pėrfitimeve tjera materiale personale e nepotike! Pakėnaqėsitė e masave ( duke pretenduar qė pozicionin e tyre ta ruanin me ēdo kusht), ata i survejuan pėrmes dylbive tė UNMIK-ut, dhe nė emėr tė ēėshtjeve madhore maskuan abuzimet dhe spekulimet ekonomike jo tė ligjshme. Me moton: Duroni edhe pak, deri sa tė zgjidhet statusi! Kjo ishte motoja qė e pėrdorėn mė sė shumti gjatė kėtij legjislacioni qeveritarėt tanė, pėr tė bėrė ato qė sduheshin bėrė ose pėr tė mos bėrė ato qė duheshin bėrė. Me pėrftimet e tyre ekonomike por edhe politike, postet etj. koalicioni qeverisės pasi kaloi lumin nė fund fare hapur thanė: Kaluam lumin dhe ua lodruam atkinė opaaa!..
Nuk do duhet ndonjė shtjellim aq profesional nė fushėn e kriminalistikės pėr tė parė bėmat e zeza tė tyre qė i bėnė mbi kurrizin e Kosovės. Dėshtime tė njėpasnjėshme u konstatuan nė fushėn e ekonomisė, tė energjetikės, tė shkencės dhe arsimit, tė kulturės, tė hapėsirės dhe mjedisit, tė mjekėsisė dhe arsimit, tė punėsimit dhe tė ēėshtjeve sociale, tė pensionistėve dhe tė familjeve tė Dėshmorėve, tė tė pagjeturve dhe tė dėnuarve politikė, tė drejtėsisė e deri tė gjendja e alarmante e sigurisė madje edhe nėpėr shtėpitė korrektuese siē ndodhi nė Dubravė! Tė gjitha kėto tė arritura, pa dyshim se i dedikohen dikujt e ky dikush ėshtė koalicioni qeverisės aktual (qė nė njė mėnyrė apo tjetėr, ka pasur frenat nė dorė), ndėr mė tė dobėtit qė ndonjė herė kanė pėrjetuar institucionet e Kosovės apo edhe mė larg, mbarė institucionet shqiptare. Edhe me larg, koalicioni nė fjalė duke u shprehur nė kuptimin mė tė butė tė mundshėm, masakroi imazhin e Kosovės nė aspektin shumėdimensional! Kėto vite tė humbura tė kėsaj qeverisjeje, do duhej kohė e gjatė dhe e mundimshme pėr ti vėnė nė vendin e vet, madje mbėshtetur me njė ligj tė fortė i cili do tė vepronte paanshėm dhe me kompetencė tė plotė duke qėndruar ligji mbi tė gjithė pėr ta vėnė drejtėsinė nė vend. Nėse ky ėshtė realiteti, atėherė qytetari ynė me mekanizmin e votės e tij shumė sinqerisht e me plot guxim do duhej ta ndėshkonte dhe jo ta avanconte abuzuesin e votės sė tij.
13 shtator, 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|