| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: RIZA LAHI
Shėmtira e drogės mbetet shėmtirė. Njė krim i dėnuar nga i gjithė njerėzimi. Viktimat e drogės janė tė shumtė dhe tmerrėsisht tė dhimbshėm.
Nuk e kam fjalėn te kjo temė me radiografi tė llahtarėshme, por te krimi i regjstruar tė jetė kryer nga njė shkrimar shqiptar, nga Kryetari i Unionit tė Shkrimtarėve Shqiptarė, nga nxjerrėsi i gazetės Drita, Zyhdi Morava.
Ka dy tre netė qė ky burr me pamjen e njė luftėtari qė i thotė sherrit lepee qė i zgjidh punėt me grushta apo me tė thyera karrigesh; ky burgaxhi qė, nė njė libėr kushtuar burgut tė tij nė Burrel mbjell shumė mė tepėr dhimbje, dashuri njerėzore se sa urrejtje, ky burr i mvrejtur me mustaqe qė shėtiste zakonisht i vetėm, pinte kafe i vetėm dhe me njė koleksion sėmundjesh nė trup, i divorcuar sė fundi dhe nga gruaja; pra, ka tre netė qė Zyhdi Morava, ndodhet i prangosur nė njė stacion tė policisė iraliane, nė Bergamo. Ėshtė prangosur si kriminel. Ėshtė prangosur edhe njė herė nė kohėn e komunizmit pėr arsye tė ca poezive. Do tė ulet nė bangon e tė akuzuarve si kriminel.. Pjesėn mė tė madhe nga tė katėrmbėdhjetė librat e botuara ia ka kushtuar bijės sė tij Ana Maria. Do tė ndėshkohet si kriminel. Pasi ka bėrė 5 vjet nė burgun e tmerrshėm tė Spacit prej nga, ndrysh nga Zhanvalzhani, ka dalė i tillė, sa ta cilėsojnė poet tė dashurisė. Sepse kishte me vete drogė. Drogėn e kishte nė makinėn e tij, qė, nėse ėshtė ajo qė i qe prishur aq sa tia merrrnin me karrotresh. Nuk e di nė ėshtė makina qė ia ka sjellė i biri emigrant ia kishte sjellė i biri emigrant, gjė pėr tė cilėn u tregonte plot lezet qė tė gjithve qė kishte rast qė hipnin nė makinėnn e tij apo kur hapte dikush bisedė veturash.
Po mendoja pėr Zyhdiun, ndėrsa njerėzit fjalosnin nėpėr Tiranė pėr lajmin drithėronjės. Kishte qė gėzoheshin, kishte shumė qė habiteshin, kurse mua mė erdh shumė trishtim.
Dhe ja pėrse.
Nė njė novelė tė Gorkit, shumė tė dhimbėshme, ai tregon se si njė gjysh qė i bėnte moral nipces, vodhi pikėrisht pėr hir tė nipces sė tij.
Paustovski, nė njė tregim tė tij tregon se si njė kuzhinjer plak, pak caste para vdekjes, i tregon njė tė panjohuri qė zėvėndėsonte priftin, se, po, kishte bėrė njė krim njė herė, qė nuk qe zbuluar kurr. Kishte vjedhur njė filxhan tė artė qė ta shiste pėr tė blerė ilace pėr nusen e sėmurė nė grahmėn e fundit. I panjohur, kur plaku nė agoni i tregoi motivin e vjedhjes sė vetme nė jetėn e tij, nuk ia qujti krim; vecse, kini parasysh, i panjohuri nuk qe as Riza Lahi e as ti, lexues i dashur, por ishte Volfgang Amadeus Moxart.
Tė dy shkrimtarėt, Gorki dhe Paustovski qė, ja, nė njė falė mėnyre, toleruan dy vjedhje, ishin banorė tė Rusisė sė varfėr, tė mbuluar me korrupsion, me politikanė bajraktarė e batakcinj, sic i kemi dhe ne sot.
Shqipėria ngjan jo pak me Rusinė e kohės sė Gorkit e Paustovskit, qė mbajtėn kėtė qėndrim pėr dy lloje vjedhjesh.
Po Zyhdiu, chyn nė kėtė mes?
Disa herė kam pirė kafe me Zyhdi Moravėn, pavarėsisht se me tė kaluar krejt tė kundėrt, unė pilot ai burgaxhi Burreli; kam pirė se rrinte i vetėm. Rivalėt e tij, qė mė sė fundi e hoqėn, rrinin bashkė, pinin kafe bashkė dhe kishin bėrė gati edhe organikėn e Lidhjes dhe gazetės Drita si ta nxirrnin tė jashtėligjshėm njeriun me tė cilin mund tė rriheshe me grushta kur tė duash. Sinqerisht ia kisha pėrsėritur disa herė se, nuk kisha asnjė interes tė botoja te Drita, pasi autoriteti im personal nė gazetari apo nė botim librash, i pata thėnė atij, ėshtė mė i lartė se niveli ku ėshtė katandisur gazeta 105 vjecare dhe mė e dashura pėr shumė letrarė e artistė.
Nė emėr tė kėyre tė panumrtėve shqiptarė qė vuajnė pėrnatė e pėrditė nė tavolinėn e krijimtarisė dhe qė sot janė nė pikėn e hallit, mė keq se lypėsit, unė pėrpiqesha ta ndihmoja- Ja
edhe pinim ndonjė kafe.
Vdiste i shkreti pėr atė gazetė Drita. Ende e kam bindjen se ai rrezik tė digjte veten me benzinė a, me siguri, do tė bėnte grevė urie apo do tė ndeshej me policėt me grushte gjersa ta rrasnin prap brėnda, pėr atė tė flamosur Ndėrtesė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, sė cilės qeveria ia kishte vėnė syrin prej kohėsh.. Popo, do tė kishte bėrė gjithcka qė mundet tė bėjė njė njeri i dalė nga burgu i Burrelit, qė kishte punuar gati dhjetė vjet punėtor ndėrtimi, ngarkim-shkarkimi, nė fermė bujqėsore, deri edhe roje nate ( jo nė ndonjė konvikt femrash, por nė njė stallė kuajsh) dhe qė kishte atė tė flamosur passion pėr tu bėrė shkrimtar dhe qė rrinte kėmbė mbi kėmbė ulur nė karrigen e Dritėro Agollit e tė Dhimitėr Shteriqit.
Zyhdi Morava, me nje katalog sėmundjesh nė shtat, ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta gjallėruar tė vetmen mundėsi qė kanė shkrimtarėt tė jenė tė organizuar ( nėqoftėse ua pėrjashtojmė ofertėn e pėrditėshme qė kanė nga politikanė qė i kanė dy palė mėnd). Pėrpjekjet e tija i ngjanin atyre tė njė tė burgosuri qė ka vendosur tė arratiset nga muret e burgut. Kėto pėrpjekje bėheshin pėrditė e mė tė dhimbėshme, po t ė kemi parasysh se, ky nuk kishte asnjė mbėshtetje organizative partiake, sic e kanė patur kryetarėt e mėparshėm tė kėsaj lidhjeje.
Me dt 30 korrik gazeta 105 vjecare Drita, organ i shkrimtarėve dhe artistėve tė vėndit tonė, jepte me shkronja tė mėdha sinjalin e tmerrshėm tė falimentimit duke i kėrkuar ndihmė drejtpėrdrejt kryeministrit. Autori i kėtij sinjali, kryetari i Lidhjes, sic duket i kish ezauruar shkallėt e tjera tė ndėrmjetėshme pėrdrejt tavolinės sė zotit Berisha.
Askush nuk e ndihmoi.
Asnjė biznesmen, askush nga qeveria.
Drita u mbyll mė nė fund. Lidhja u mor. Nuk e di se cfar do tė bėjė qeveria me pozicionin qė mbajti zyrtarisht nė pėrkrahje tė librit, por Drita mbaroi. Gazeta Drita tanimė ka vdekur.
Sec u bė njė Lidhje tjetėr, sėrish Zyhdiu nė krye tė saj dhe
kur Drita doli nė skenė prap. Se ku i kish gjetur Zyhdiu paratė pėr njėzet numura si dhe njė gazetar tė mrekullueshėm tė quajtur Granit, qė e kish vėnė kryeredaktor dhe qė, si edhe ai vetė, punonin badiava.
Njė ditė unė botova tė Drita intervistėn e njė personaliteti tė huaj kėtu nė Tiranė. Kur po ia cuam me makinėn qė ma ka sjellė djali
hehehe
faleminderit! tė 100 gazetat iranianit zemėrbardhė qė iraniani zemėrbardhė i bleu pėr tė ndihmuar gazetėn, Zyhdi Morava mė tha: Ėshtė numuri i fundit. Por do ta nxjerr prap pas njė muaji. Do tė them se ishim me leje
Do ta gjej fondin, do ta gjej
ishalla na ndihmon qeveria. Do tė kėrkoj takim me Salėn
Pėr mė tepėr ai kishte disa numura, ku kishte shpallur njė goxha konkurse, ku cmimi i parė shpėrblehej, 6 7 qind dollarė.
Kaluan ditė.
Temė mė qesharake se sa shpallja e njė konkurse me kaq shumė para pėr fitimtarėt pėr njė gazetė pa patur brekė nė b
, e ku gjėndet?
Njė ditė e pashė nė rrugė. Iu dridh dora, ndėrsa paguajti kafetė, ama, i paguajti me cdo kusht ai. Hala nuk kam gjetė fond askund pėr gazetėn
E kush tė jep, o Xake? Pėr kėsi shaljashtesh japin, pėr gazetėn Drita
Zyhdiu
nuk po shihej mė askund.
Kam pėrshtypjen, qė sikur ata para tė ndyra droge tė mos ishin zbuluar, burgaxhiu, si tė qe rehatuar me kujdes nė shtėpi, do tė niste tė botonte gazetėn Drita, do tė doroviste paratė e fitimtarėve tė konkursit, do tė merrte njė godinė lluksoze me qera e ta quante Godinė Shkrimartarėsh do tė botonte libra me siglėn e Unionit tė Shkrimtarėve, do tė organizonte koktei e darka nė repsket tė njėrit e tjetrit personalitet tė letrave - Dritėroin e donte shumė, dhe do tė botonte romanin kushtuar legjendės sė Varrit tė Ashikut. Kishte kaq kohė qė shkruante mbi kėtė roman, - Ėshtė e tmerreshmė tė tė mbėsin nė dorėshkrim.
Pra
Vini re, njerėz!
Shkrimtari Zyhdi Morava, kur sapo mendonte se i kishte rėnė sopata nė mjaltė si Edmond DAntesė, kur sapo bubullinin nė kokėn e tij plane pėr atė tė mjerė letėrsi ( kush politikan nuk mi beson kėto lloj ethesh, le tė pyesė shkrimtarėt politikanė Diana Culi, Prec Zogaj, Besnik Mustafaj !), kur
Hekurat!
Ndėrsa synonte paratė e shkreta.
Por jo paratė e ishullit tė Montekristos, por paratė e tmerrit.
Jo paratė e sponsorėve, por paratė e lemerisėshme.
Jo paratė e shtetit e tė Minsitrisė qė mori ndėrtesėn klasike tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, por paratė e krimit ndėrkombėtar. |
|