| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » INTERVISTĖ ME RESHAT SAHITAJ SHKRIMTAR DHE NJĖRI NDĖR TRE BASHKĖPUNETORĖ TĖ ENVER HADRIT |
| Postuar mė datėn: 2007-12-03 15:59:50 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistė pėr BOTA SOT, 3 dhjetor 2007
Kam filluar tė bindem se e mėrkura ėshtė ditė qė me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Unė asnjėherė nuk e kam munduar vetėn qė tė shkruaj tema tė mėdha, siē pretendojnė disa krijues, sepse nuk ekziston temė e madhe dhe e vogėl. Assesi!Secila temė ėshtė e madhe por varėsisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botėn psikologjike tė personazhit...
Bota Sot: Nėse kultura, krijimtaria artistike ėshtė realitet nė vete (dhe jo pėr vete), nėse tradita ėshtė tepruar fatkeqėsisht deri nė paskajshmėri, se kultura, historia (nė kuptimin e tė mbeturės alias trashėgimisė) dhe vepra krijuese artistike ėshtė gllabėruar nga njė art ta quaj kushtimisht tė TETI- n apo hermafrodit, ėshtė fjala pėr internetin (@), si e konceptoni nocionin apo raportet mes kulturės pėr karshi traditės, kritikės dhe teknikės? |
|
RESHAT SAHITAJ: Kjo pyetje e do njė pėrgjigje mė tė gjerė, por unė do pėrgjigjėm konciz dhe shkurt. Tradita, historia dhe kultura respektivisht ne rastin konkret krijimtaria letrare, janė tė lidhura ngushtė dhe njėra pa tjetrėn nuk mund tė ekzistojnė. Fatkeqėsisht disa nga krijuesit tanė i kanė harruar ose eliminuar traditėn dhe historinė duke shpresuar se mund tė lėnė gjurmė nė krijimtari kulturore. Ne fakt ēdo krijim artistik me pėrmasa botėrore mbėshtetet nė kėto baza dhe mbi kėtė bazament krijojnė vepra monumentale siē kemi rastin e Ismail Kadaresė me Prillin e thyer. Sa i pėrket anės tjetėr tė gllabėrimit nga interneti @, ky ėshtė njė problem ndėrkombėtar qė i ka shqetėsuar shtėpitė filmike, shtėpitė botuese etj, dhe ka ndikuar qė librit tia zvogėlon lexuesit, mirėpo interneti nuk ka tė bėjė asgjė me gllabėrim tė kualitetit. Andaj, shtėpitė botuese, filmike, po pėrpiqen qė ti pėrshtatėn internetit e jo interneti atyre. Interneti nuk dėmton veēse qytetarėve ua lehtėson veprimtarinė kėshtu qė lexuesi nuk ka nevojė tė dali pėr tė blerė gazetėn,librin por atij i ofrohet nė banesė. Edhe ne nė Kosovė, internetin nuk duhet shikuar ne prizmin e gllabėrimit por si njė avancim teknologjik i ardhmėrisė.
Bota Sot: Burimet dhe materiali prej nga i merrni pėr shkrimin e veprave fiktive? Fillimet e tė shkruarit, frymėzimi, ndikimet, redaktimi, personazhet, zakonet tuaja tė tė shkruarit?
RESHAT SAHITAJ: Unė asnjėherė nuk e kam munduar vetėn qė tė shkruaj tema tė mėdha, siē pretendojnė disa krijues, sepse nuk ekziston temė e madhe dhe e vogėl. Assesi!Secila temė ėshtė e madhe por varėsisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botėn psikologjike tė personazhit...
Tema e romaneve te mia ėshtė e thjeshtė por dalė nga dalės ajo lexuesin e tėrheq duke e shpie labirinteve herė mė pak tė ndriēuara e herė tė errėta pėr ta shpie nė pjesėn ndriēuese tė cilėn lexuesi e ka pritur ose nuk e ka pritur. Nė njė prej romaneve tė mia ku pėrshkruhet dashuria e dy tė rinjve lexuesi gjatė leximit ka dėshirė qė djaloshi ta puth vajzėn por krijohen asi kushte qė vetėm pas 60 faqeve dy tė dashuruarit bashkohen. Tash po rikthehemi tė Umberto Eco, i cili thotė se nuk ėshtė tregim i mirė nėse e pėrshkruajmė dashurinė e dy tė tė rinjve duke u puthur ne njė lulishte por ne njė vepėr artistike pritja/vonesa ėshtė ajo qė lexuesin e pėrfiton. Sa i pėrket ndikimit tim nė letėrsi disa kritikė kur shkruajnė pėr romanet e mia thonė se jam i ndikuar nga Paulo Coehlo, disa tjerė thonė nga Tolstoi, ka tjerė qė thonė nga Markesi, unė nuk e di ndoshta nga leximi i shumė romaneve secili ka ushtruar ndikim tė unė. Gjatė shkrimit nuk kam ndonjė orar tė caktuar por fillimin e ēdo vepre time e filloj ditėn e mėrkurė.
Bota Sot: Pse pikėrisht tė mėrkurėn e jo njė ditė tjetėr?!
RESHAT SAHITAJ: Secili njeri ne botė ėshtė supersticioz, por kur gjėrat pėrsėritėn pa qenė ti i organizuar dhe pa dijeninė tėnde kėto shndėrrohen ne obsesion ose nė bindje. Ne rastin tim kam shumė gjėra qė nė fillim nuk u kam kushtuar rėndėsi por me kalimin e kohės dhe me pėrsėritjen e fenomenit kam filluar edhe tė bindem se e mėrkurja ėshtė ditė qė me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Nė fėmijėri nėna me thoshte se tė mėrkurėn kur kisha lindur ajo ishte gėzuar dhe kjo ishte asgjė pėr ato kohė. Mė vonė nė rini pa asnjė pėrgatitje nė njė orė letrare qė kishte organizuar Frrok Kristaj nė Zym me 1973, u takova me Beharen dhe prej asaj kohe jemi bashkė. Prej tre fėmijėve qė i kam secili ka lindur ditėn e mėrkurė dhe kėtė gjė unė nuk e kam planifikuar. Ka edhe shumė raste tė tjera tė lumtura dhe tė rėndėsishme qė mė janė realizuar ditėve tė mėrkure. Kėshtu qė kurrė unė nuk e filloj romanin tim tjetėr ditė.
Bota Sot: Filozofia e studimit tė letėrsisė ka shkuar nė njė rrjedhė kontinuitive: Shkrimtari, autori, krijuesi- vepra- lexuesi, recepienti, pranuesi. Ēast nga ndonjė pėrplasje, mbresa qė nuk do ti harroni kurrė, apo, qė mund tė shėrbej pėr gjeneratėn tonė dhe pėr tė ardhmen? Dhe pėr lexuesit e gazetės Bota sot?
RESHAT SAHITAJ: Ky kontinuitet, qe e thoni ju, ėshtė i pashmangshėm. Shkrimtari krijon qė vepra e tij tė gjej impakt te lexuesi e qė ky ta pranojė atė rrėfim tė shkrimtarit si njė ngjarje qė e ka pėrjetuar ose qė do ta pėrjeton. Nė tė kundėrtėn kur lexuesi nuk do e gjen veten shkrimtari dėshton. Mbresa qė nuk mundem ti harroj kurrė kam pėrjetuar kur lexuesit qė kurrė mė herėt nuk i kam parė mė kanė ndalur nė rrugė, nė vetėshėrbim, nė plazh etj dhe mi kanė rrėfyer mbresat e tyre gjatė leximit tė romanit tim. Kjo ėshtė kėnaqėsi pėr autorin. Gjer mė tani, asnjėherė nuk mė ka rėnė tė kem pėrplasje lidhur me krijimtarinė letrare, por pėrplasje nė veprimtarinė atdhetare po.
Bota Sot: Ju , Gani Azemi dhe Behare Rexhepi jeni ndėr bashkėpunėtoret mė tė ngushtė tė Enver Hadrit, si ka mundėsi qė tė keni edhe pėrplasje?!!
RESHAT SAHITAJ: Pikėrisht kėtu qėndron edhe enigma. Nė kohėn kur ne kemi vepruar pėr sensibilizimin e ēėshtjes kosovare, disa janė marrė me gjėra tjera dhe kurrė me ne nuk kanė pasur guximin tė pinin njė kafe. Njerėzit qė kurrė ne jetėn e tyre nuk kanė bėrė njė punė edhe mė tė vogėl kombėtare e biles as nuk janė marrė me shkrime tash shkruajnė libėr pėr biografinė e Enver Hadrit, jo pėr ta ngritur punėn e Enver Hadrit, por pėr ta zhvlerėsuar dėshmorin qė Kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova e dekori veprimtarinė patriotike tė Enver Hadrit. Nuk mund tė mblidhen opinione tė disa rrugaēėve, tė disa tė dehurve dhe kategorikisht tė shkruhet se Reshat Sahitaj,Gani Azemi dhe Behare Rexhepi nuk ishin bashkėpunėtorė tė Enver Hadrit kur opinioni shqiptar i ka parė dhe i ka nė dispozicion videokasetat e televizioneve mė prestigjioze evropiane si RTL,RTBF etj, gazetat mė prestigjioze botėrore si Times,Le soir etj fotografi nga agjencitė me tė njohura botėrore si Belgapresse Asochdessprese etj ku shihet Behare Rexhepi, Gani Azemi ne konferenca te shtypit, ne Parlament, ne demonstrata bashkė me Enver Hadrin e kėtė duke filluar qe nga 1981 e deri nė vrasjen e Enver Hadrit. Ato qė shkruhen ne asi libra janė gėnjeshtra tė thjeshta tė ditės. Aty gėnjehet kur shkruhet se familja e Vehbi Ibrahimit nuk e ka lejuar Reshat Sahitajn tė marri pjesė ne zbulimin e pėrmendores, kur tėrė Kosova e ka parė pėrmes mjeteve televizive dhe te shtypit se pikėrisht familja e Vehbi Ibrahimit me ftuan dhe unė e Musa Hoti e bėmė zbulimin e pėrmendores se Vehbiut ne prezencėn e shumė qytetareve Gjilanas e te personaliteteve politike siē ishte prezent Hidajet Hyseni, Ahmet Isufi dhe Trupat Mbrojtėse tė Kosovės. E mos te flasim pėr gėnjeshtra tė tjera tė paskrupullta tė cilat e kanė vetėm njė qėllim destruktiv ndaj figurės se Enver Hadrit dhe tre bashkėpunėtorėve mė tė devotshėm. Ato janė gėnjeshtra tė pėrgatitura nė Beograd e tė serviruara pikėrisht nė kohėn kur Kosova po i numėron ditėt e konkretizimit tė Pavarėsisė. As qė dua tė flas pėr sharlatanė tė tillė qė paguhen nga Beogradi. Njė ditė shteti ynė do ti hap dosjet dhe do tė shohim kush ishte shqiponje e kush ishte korb. Me vjen keq pėr dy recensentėt tė cilėt do tė japin pėrgjegjėsi historike.
Bota Sot: Nė kėtė pyetje (A do tė mund ta thyejmė porosinė e Eco-sė pėr autorin dhe krijuesin: Rrėfimtari nuk duhet tė bėj interpretimin e veprės sė vet
apo Autori ishte mirė tė vdiste pasi tė shkruante. Qė tė mos pengonte rrugėn tekstit.) a do tė mund tė nxirrni intimitete individuale nga laboratori i labirinteve tė shkrimtarit, studiuesit tė letėrsisė, siē jeni ju, qė pėr lexuesin janė pak tė njohura?
RESHAT SAHITAJ: Kėto thėnie tė Umberto Eco-s, janė cituar edhe shumė kohė para tij nga teoricientė tė njohur tė letėrsisė dhe akoma qėndrojnė aktuale. Kritikėt dhe studiuesit janė ata qė njė romanit ia bėjnė autopsinė dhe e zbėrthejnė nė detaje. Nė letėrsi shpesh ndodh qė autori i njė vepre as vetė nuk ka qenė i vetėdijshėm se e ka zbuluar njė sistem tė ri tė shkrimit. Gjatė njė recensioni tė njė romani nė dorėshkrim qė ma solli shkrimtari M.M., bėra analizėn time duke e zbėrthyer karakterin e personazheve nga ana psikologjike dhe nė fund autori u detyruar tė ndėrronte emrat e personazheve te tij pėr shkaqe subjektive. Njė recension qė ia bėra romanit tė Gani Gjafollit, autori mbeti i mahnitur sesi kisha bėrė studimin e personazhit dhe kisha gjetur elemente tė cilat vetė autori i kishte shtresuar ne pjesėn e pavetėdijshme tė tij por qė nė njė moment ai pavetėdije ua kishte veshur personazheve te tij.
Krijimtaria e Reshat Sahiatj me shifra:
Reshat Sahitaj ka interpretuar nė teatėr dhe film: nė dramėn Sfinga e gjallė, nė regji tė Sefo Beta Krasniqit, 1977; Vdekja e Gjergjezit-radiodramė pėr RTP,1978; Rropullari- film televiziv i RTP-sė, 1978; Procesi autor Jusuf Gėrvalla, film televiziv 1984; Prilli i thyer- film franko-amerikan, Francė 1986; AD film ne regji tė Isa Qosjes, ku luajnė Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; Zemėr e vetmuar- seri televizive TV21,2004; Krim pa krisma film nga Halil Budakova.
Reshat Sahitaj der mė tash ka botuar kėto libra:
Rojtari i Shqipėrisė sė harruar tregime, 1982;
Rruga pa kthim-roman ,1983;
Mali i ndaluar- roman , 2003;
Ėndrra e nuses- tregime, 2004;
Jeta e dyfishtė- roman, 2005;
7 Minutat e fundit- roman, 2007;
Pėrktheu nga frėngjishtja Munuali i luftėtarit te dritės, nga Paulo Coelho etj
Autor i emisionit letrar Labirintet e fjalės RTK 2006
Autor i filmave dokumentar:
Atdheu mbi tė gjitha
Kosova ėshtė gjaku ynė qė nuk falet
Miftar Hasani-legjendė apo realitet...? etj
Ka shkruar disa skenarė te filmit dokumentar dhe artistik
Krim pa krisma film artistik nga Halil Budakova
Mėsuesi i malit
Kosova ėshtė gjaku ynė qė nuk falet- dokumentar pėr jetėn dhe vrasjen e Enver Hadrit
Atdheu mbi tė gjitha dokumentar pėr jetėn dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK
Miftar Hasani-legjendė apo realitet dokumentar pėr jetėn dhe pushkatimin
e M.Hasanit- RTK
Musli Dumoshi RTK etj.
Bashkėbisedoi: Enver S. Morina |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|