| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SIMBOLIKA E SHQIPONJĖS NĖ VITIN 1912 |
| Postuar mė datėn: 2007-12-03 03:01:02 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Agim Morina
Tė nderuem!
Shkrimi i z. Meksi pėr gjetjen e shkruesit tė deklataratės sė pavarėsisė ma rikujtoi nji pėrfundim, nė tė cilin pata ardhė tue provu me e kopju shqiponjėn e flamurit tė vitit 1912.
Qysh i vogėl derisa lexoja historinė e popullit shqiptar, jam mahnit me pamjen e shqiponjės sė vitit 1912 nė nji reprodukim tė dobėt fotografik nė librin e historisė. Ajo shqiponjė mė dukej ma e fuqishme, ma elegante dhe ma krenare, sidomos kur e krahasoja me shqiponjėn qė valonte nė flamurėt zyrtarė. I shtytun prej kėsaj dėshire pėr me e pa nė ngjyra ma tė forta dhe ma tė qarta pata ba disa herė disa kopje tė kėsaj shqiponje. |
|
Nė punė e sipėr mė duhej doemos me e pa me shumė kujdes ēdo detal e me numėru ēdo flatėr tė shqiponjės. Dhe kjo, doemos, mė solli nė nji pėrfundim tė papritun: pendlat e krahėve tė shqiponjės mė dolėn me qenė 14+14 qė bashkė bajnė 28! Natyrisht, mendja mė shkoi te dita 28 e nandorit, nė tė cilin qe ngritė flamuri ynė nė Vlonė. Mendova se mund me qenė rastėsi, por kur numėrova edhe pendlat e bishtit tė shqiponjės dhe mė dolėn 11 atėherė fillova me mendu se kėtu ka diēka ma tė ndėrgjegjshme sepse dilte dita 28 dhe muji 11. Mandej, m'u duk e kotė me kėrku edhe vitin 1912, sepse kjo ishte e pamundun. Mirėpo, si duket nuk kishte qenė krejt e pamundun pėr dizajnerin! Kur numėrova kreshtat nė qafėt e dy krenave tė shqiponjės mė dolėn 6+6 qė bajnė 12. Dmth. dizajneri i shqiponjės e kishte shkurtu vjetin 1912 nė 12. U gėzova shumė qė flamuri ynė ishte qėndisė dhe ishte dizajnu me aq dashuri e kujdes.
Ky pėrfundimin ndihmon edhe nė anėn historike pėr me dijtė ma me saktėsi ēashtjen e datės se kur ishte vendosė me u ngritė flamuri. Dizajnimi ēon kah ideja se ose data 28 Nandor ka qenė e paracaktume dhe e dijtun disa kohė ma parė, ose flamuri asht qėndisė mbrenda nji nate derisa Ismail Qemali udhėtonte pėr nė Vlonė. Sidoqoftė, kjo gja le t'u mbetet pėr shqyrtim historianėve.
Pėr kėtė pėrfundim timin me 1990 pata shkru nji artikull nė revistėn Republika qė botohej nė Lubjanė, redaktor i sė cilės kam qenė pėr disa numra. Por mbas disa kohe, mė duket me 1991, i pata shkru nji letėr edhe Kuvendit tė Shqipnisė bash nė kohėn kur diskutohej se cili dizajn me u pranu pėr flamurin shqiptar, tue tregu pikėrisht kėtė anė tė panjohun tė flamurit tė 1912-s. Sidoqoftė, pėr punė tė mira kurrė nuk asht vonė dhe ndoshta ndonji ditė, nė tė ardhmen, mund me u shqyrtu kjo ēashtje prapė.
Unė po e bashkangjes nji foto me shpjegime pėrkatėse me numra!
Shumė tė fala,
Agimi |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|