| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Bashkėpunimi serioz mes Greqisė e Shqipėrisė zgjidh shumė probleme |
| Postuar mė datėn: 2007-04-12 10:48:10 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė intervistė z. Aristidh Kola, kryetar i Shoqatės Arvanitase
Marko Boēari nė Greqi.
Aristidh Kola lindi mė 8 korrik 1944 nė njė fshat arvanitas tė zonės sė Thives. Pasi mbaroi Gjimnazin dha provime nė universitet, duke hyrė nė shkollėn filozofike, nė avokaturė. Punoi si avokat deri nė 1993. Nė kėtė vit boton librin e parė me titull Arvanitėt dhe origjina e grekėve, i cili pati njė sukses tė madh, aq sa tani po pėrgatit ribotimin e tij tė tetė. Qė atėherė e deri mė sot merret me tema qė i pėrkasin historisė, gjuhės dhe trashėgimisė sė arvanitasve. Prej 1985-ės ėshtė kryetar i Shoqatės sė arvanitasve Marko Boēari tė Greqisė, e cila u themelua mė 1981 nga njė grup intelektualėsh, nė krye tė cilėve ishte z. Jorgo Marunga. Z. Aristidh Kola ėshtė nga personalitetet mė tė njohura tė Diasporės shqiptare nė fushėn e kulturės.
-Z. Aristidh, mirė se vini nė faqen Emigracion. Na prezantoni ju lutem, diēka pėr shoqatėn qė kryesoni dhe pėr veprimtarinė tuaj ?.
Ėshtė e vėshtirė tė thuash se sa ėshtė numri i arvanitasve tė Greqisė. Ata, me pėrpjekjet, sakrificat dhe heroizmin e tyre ndihmuan shumė pėr Ēlirimin e Greqisė nga sundimi turk. Disa nga personalitetet mė tė mėdha politike dhe ushtarake tė kohės nė Greqi janė arvanitas. Nė 4 ditarėt qė botoi shoqata pėrmenden emrat e arvanitasve mė tė mėdhenj, heronj, kryeministra, akademikė dhe piktorė. Janė emrat e mėdhenj tė teatrit, muzikės, teknikės, arvanitas si: Melina Merkuri, Grikori Bithikoēi, Dhimo Muēo, Eli Lambeti, Jani Argjiri dhe Odisea Elitis,(akoma nga ana e nėnės sė tij). Sot nuk ėshtė e mundur tė bėsh njė regjistrim tė saktė dhe tė thuash: Kaq janė arvanitasit! Ajo qė mund tė thuhet janė vendet ku kanė qenė kohė mė parė dhe vazhdojnė tė jenė tė stabilizuar arvanitasit. Dhe ato vende janė: Peloponezi, thellėsia e territorit grek, ishujt e Argosaonikoit. Evia dhe Qikladhes (janė 12 ishujt).Vendosje tė arvanitasve kemi akoma edhe nė Kretė, nė shtatė ishujt dhe kryesisht nė : Viotia, Evia, Argolidha, Argosaroniko, d..th nė qendrat historike tė Greqisė sė vjetėr, ku pjesa dėrrmuese e popullsisė ishin arvanitas. Aty ėshtė ruajtur gjuha deri tani, si edhe nė disa vende tė Mesinias, Ahaias, dhe tė Arkadhies. Nė shumė zona tė tjera gjuha humbi shpejt si nė: Etoloakarnania, Lakonia dhe nė ishujt Qikladhes. Sot shqiptare flitet edhe nė Epir dhe Thrakė, por ajo popullsi nuk hyn tek arvanitasit d.m.th. tek ajo popullsi qė u vendos nė grup nė Greqinė Jugore nė shek. e 14-tė .Mė e shumta e grekėve, kush mė pak e kush mė shumė, lidhen me rrėnjėt arvanitase qė nė lashtėsi. Akoma edhe ata qė erdhėn nė Greqi pas vitit 1922 nga Azia e Vogėl, nė njė farė mase lidhem ne rrėnjėt arvanitase, kryesisht ata qė erdhėn nga Izmiri, nga Stambolli, nga Prusa etj. Njė shembull tė vogėl: nė Stamboll ekziston njė lagje qė quhej Arnautēoi, qė do tė thotė fshat arvanitas tė krishterė, mė e shumta e tyre kanė ardhur nė Greqi. Pak nga pasardhėsit e sotėm e njohin origjinėn e tyre tė vjetėr arvanitase. Tė shtoj edhe diēka, Shoqata e arvanitasve merret edhe me transmetimin e dokumenteve zakonore tė arvanitasve, me ruajtjen e gjuhės sonė, njohjen e rolit historik dhe kulturor tė arvanitasve nė krijimin e Greqisė bashkėkohore. Botojmė periodikun mujor BESA. Kemi botuar njė ditar album me 12 kryeministra arvanitas, njė ditar me heronjtė mė tė rėndėsishėm tė vitit 1821, njė me 12 akademistėt, njė me 12 piktorė dhe veprat e tyre pėrfaqėsuese, njė ditar kushtuar gruas arvanitase, njė pėr 200 vjetorin e lindjes sė Marko Boēarit. Zhvillojmė edhe festivale kėngėsh e vallesh, etj..
|
|
Libri im i parė titullohet ARVANITASIT DHE ORIGJINA E GREKĖVE. U botua nė vitin 1983. Ai ka dy pika referimi bazė. Pellazgėt nė lashtėsi dhe arvanitasit nė periudhėn bashkėkohore grekė, se Historia greke qė nuk ka parasysh pellazgėt dhe, arvanitasit, as greke dhe as histori ėshtė.
Nė 1991 pėrfundova veprėn time Gjuha e perėndive, njė studim pėr fenė e lashtė greke dhe idhujt e saj, pėr emrat e perėndive dhe tė idhujve, pėr lidhjet e tyre me emėrtime vendesh. Fjalėt, emra dhe toponimet fshehin njė histori tė tėrė, e cila del nė dritė pėrmes interpretimit tė origjinės sė tyre. Libri im i fundit ka titullin 1991-1994, Greqia nė grackėn e Serbėve tė Miloshevicit qė ėshtė njė denoncim i politikės sė jashtme tė atėhershme tė Greqisė, e cila ėshtė tėrhequr nga premtimet e rreme tė serbėve pėr gjoja zgjidhjen e ēėshtjes sė Maqedonisė, dha gjithēka pėr tė ndihmuar synimet e mėdha tė Milosheviēit, Karaxhiēit dhe shoqėrisė sė tyre, duke arritur deri aty sa tė izolohet nga shtete e tė tjera, dhe mė e keqja duke tronditur marrėdhėniet e saj me Shqipėrinė fqinje.
-A keni qenė ndonjėherė nė Shqipėri?
Shqipėrinė e kam vizituar katėr herė. Herėn e parė dhe tė dytė isha i ftuar nga institucione shqiptare. Herėn e tretė vajta tė shpjegoj mėnyrat e bashkėpunimit ekonomik midis Greqisė dhe Shqipėrisė, duke menduar se marrėdhėniet do tė kapėrcejnė krizėn dhe se Greqia sė shpejti do tė kuptojė se vėllezėr tė vėrtetė tė sajė nuk janė serbėt, por shqiptarėt. Faktikisht nuk arrita rezultatet qė doja, megjithatė, thellė brenda vetes kam parandjenjėn se njė bashkėpunim serioz nė tė gjitha fushat, midis Greqisė dhe Shqipėrisė do tė zgjidhte njė sėrė problemesh midis dy vendeve. Herėn e fundit vajta inkonjito. Dėshiroja tu bėj njė vizitė miqve tė mi, me tė cilat kalova ditė tė paharruara. Paralelisht u pėrpoqa qė tė prek dhe tė vė nė rrugė tė drejtė ēėshtjen e aftėsive dhe veprimtarive artistike e kulturore tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi, duke diskutuar me artistė tė mirėnjohur.
- Me qė ra fjala tek emigrantėt shqiptarė, a keni ndjekur jetėn e tyre nė Greqi dhe ēmendim keni pėr kėtė emigracion ilegal?
Emigracioni dhe hyrja nė grupe e shqiptarėve nė Greqi pėrbėn njė ngjarje tė gjallė, historike me pėrmasa qė nuk janė vlerėsuar. Pėr mua ėshtė njė vėrtetim i gjallė i Teorisė Pellazge. Tė gjithė ata qė janė konsideruar si fise tė lashta greke si Ahhet, Jones Eolėt, Maqedonasit vijnė nga pellazgėt nė periudha tė ndryshme nga i njėjti vend i Ballkanit Veriperėndimor. Dhe unė qė e mbėshtes atė teori, nuk mund ta imagjinoja se nė fund tė shekullit XX, kur shtetet bashkėkohore kanė intuitė konsoliduese pėr kombėsinė e shtetit, do tė kishte akoma njė shpėrngulje tė tillė nga i njėjti vend. Isha natyrisht nga tė paktit, pėr tė mos thėnė i vetmi, qė kisha kapur pėrmasat, shtrirjen dhe rėndėsinė e kėsaj ngjarje historike, por zėri im nuk dėgjohej sepse, nė kėtė periudhė Greqia u lidh, me politikėn serbe tė Millosheviēit dhe mbante qėndrim armik ndaj emigrantėve shqiptar, ndryshe nga populli grek qė nė fillim, siē e dini, priti me dashuri dhe krahėhapur vėllezėrit shqiptarė. Propaganda bashkėkohore e shtetit mund tė kthejė natėn nė ditė dhe ditėn nė natė. Kėshtu u mashtrua dhe i gjithė populli grek qė mbajti shpesh herė njė qėndrim me rezerva, nė disa raste, edhe armiqėsorė ndaj refugjatėve shqiptarė. Natyrisht propagandėn antishqiptare e ndihmuan e dhe disa elementė keqbėrės qė fatkeqėsisht erdhėn nė Greqi.
Ruaj marrėdhėnie tė mira me shumė refugjatė shqiptarė, shumė prej tė cilėve bėnė prokopi nė Greqi dhe, me qėndrimin, punėn, moralin e tyre tė lartė, imponojnė tek njerėzit simpatinė dhe admirimin. Kohėt e fundit pėrpiqem tė kem marrėdhėnie me njerėz tė artit, tė arsimit, tė profesioneve tė ndryshme tek tė cilėt kam theksuar vazhdimisht se
e kanė pėr detyrė tė ndryshojnė opinionin negativ qė ėshtė krijuar nė Greqi pėr shqiptarėt. Miku im K. Traboini krijoi gazetėn Egnatia, tė cilėn vazhdon ta botojė e pasionuara Floriana Paskali. Kėngėtari dhe piktori Robert Alia-Dragot, ka vėnė nė qarkullim njė kasetė me kėngė shqiptare dhe greke, ka bėrė 4 ekspozita tė suksesshme pikture, qė krijuan ndjenjė dhe emocione tė mėdha. Mikja ime Majlinda Zeneli botoi njė zgjedhje poetike dhe tėrhoqi vėmendjen dhe mbarė opinionin.. Ėshtė njė poezi qė pėrveē interesit letrar ka edhe interes historik. Janė dėshmi tronditėse, refugjatėsh tė ndjeshėm shqiptarė nė Greqi. Janė vjersha qė nuk vijnė nga poetė tė mėdhenj dhe tė njohur, por nė njė moment do tė bėhet e kuptueshme, se ato pėrbėjnė grimca tronditėse tė fjalės, tė artit dhe tė eksperiencės. Gazetarė tė mirėnjohur si miku im Robert Goro punojnė nė Greqi dhe gėzojnė respekt tė veēantė. Ndėrsa shumė artistė letrarė dhe poetė si Xhevahir Spahiu kanė ardhur nė kontakt qė tė bėjnė tė njohur nė Greqi poezinė shqiptare dhe pėr kėtė po bashkėpunojnė intelektualė kryesisht tė pėrmendur qė jetojnė si refugjatė nė Greqi.
Po shtypin shqiptar, a e ndiqni?
Dikur mė dėrgonin tė gjitha gazetat shqiptare, mjaft prej tyre i lexoja, por nė pėrgjithėsi nuk mė mbetet kohė qė tė ndjek sistematikisht dhe pa mungesa shtypin. Nuk kam preferencė tė veēantė pėr ndonjė gazetė. I jap rėndėsi atij teksti qė mė pėrket dhe mė intereson.
Cilat janė hobet tuaja ?
Njė nga hobet e mia tė dashura ėshtė peshkimi dhe noti. Kohė mė parė, hobi im, ose mė mirė patosi im ishte piktura. Linda piktor por siē duket mė tėrhoqi njė tjetėr pathos, pathosi i kėrkimeve tė historisė, gjuhės dhe etnografisė sė arvanitasve, megjithėse kam programuar qė nga pjesa tjetėr e jetės sime njė vit tia kushtoj pikturės, ku tė pėrgatis 10 vepra qė tė shprehin intuitėn konkrete pėr artin.
Si avokat cili ėshtė mendimi i juaj pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės?
Pėr problemin e Kosovės nė Greqi ka pasaktėsi, mangėsi dhe pikėpamje konkrete. Nė librin tim tė fundit 1991-1994 Greqia nė grackėn e Millosheviēit informoj opinionin e lexuesit grek pėr problemin e Kosovės, duke ndryshuar pėrpjekjen propagandistike serbe se gjoja Kosova ėshtė pjesė e Kombit serb. Para se tė vijnė nė Ballkan sllavėt, dhe nė Kosovė Serbėt, ajo zonė banohej nga fise ilire, greko-pellazge si Dardanėt dhe Poenėt. Stėrnipa tė kėtyre popujve ilir janė shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shkupit (Maqedonisė). Para njė shekulli kur serbėt pėrpiqeshin tė nguleshin nė Kosovė, politikanėt grekė dhe tė njohur u pėrgjigjeshin: Nuk keni asnjė tė drejtė historike mbi kėtė zonė e cila banohet nga shqiptarė, vėllezėrit tanė, dhe me tė njėjtin atėsi nga Pellazgėt, stėrgjyshin e pėrbashkėt( shif Vic. Berard) Odhiporikostin Maqedonia 1986. Shpresoj se prapė ndjenjat e grekėve ndaj shqiptarėve do tė bėhen sė shpejti vėllazėrore dhe do tė pėrforcohet pėrpjekja e kosovarėve qė tė fitojnė lirinė e tyre. Nė Kosovė, shpejt a vonė do tė luhet pėrsėri fati i Ballkanit dhe nė qoftė se shqiptarė dhe grekė do tė gjejnė mirėkuptim, do tė dalin tė fituar. Kush e kuptoi- e kuptoi.
-Pėr situatėn politike nė Shqipėri sot, ēmund tė na thoni?
Nuk ndjek politikėn e konsumit tė brendshėm, vetėm atė qė u pėrket marrėdhėnieve me Greqinė, dhe mėkėmbjen ekonomike tė vendit me ēmimin mė tė vogėl. Qė tė mėkėmbet Shqipėria ekonomikisht do 10-12vjet. Nė qoftė se do tė humbas autoritetin e saj kombėtar, pėr mėkėmbjen e saj ekonomike, do ta paguajė shtrenjtė. Disa situata ekonomike shoqėrore mund tė dėrgojnė cilėsi morale, kulturore dhe tradita shekullore brenda njė nate. Shpresoj se traditat shekullore qė karakterizojnė popullin tuaj do tė mbijetojnė dhe nga kjo provė e madhe e kėsaj periudhe kalimtare.
Pėr ēpersonalitete politike shqiptare sot gėzoni respekt?
Skam njė mendim konkret pėr kėtė, por edhe po tė kisha nuk do ta shprehja. Do tė shprehem kur politikanė nga Greqia dhe Shqipėria do tė arrijnė tė paktėn atė qė ėndėrroi, por nuk arriti ta realizoi Ali Pashai. Tė bashkohen dy popujt vėllezėr duke lėnė mėnjanė dallimet fetare dhe kėshtu tė bashkuar e tė fortė tė ēojnė rrugėn pėr tė ardhmen, pa patur frikė e nevojė pėr asnjė armik, pėr asnjė mbrojtės.
Nė Kosovė pėrsėri do tė luhet fati i Ballkanit
Intelektualėt emigrantė e kanė pėr detyrė tė ndryshojnė opinionin negativ qė ėshtė krijuar nė Greqi pėr Shqiptarėt.
Poezitė e emigrantėve grimca tronditėse tė fjalės dhe eksperiencės.
Pėr problemin e Kosovės nė Greqi ka pasaktėsi
Disa situata ekonomiko-shoqėrore e dėrrmojnė kombin brenda njė nate.
Intervistoi : Albert Zholi
Athinė, 26 Qershor 1996
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|