Shkruan: Sejdi Veseli
Duke pėrcjellė deklaratat e zyrtarėve kosovarė, mund tė arrihet deri te pėrfundimi, se kėtė siguri ata e mbėshtesin nė prezencėn e KFOR-it, policisė unmikistaneze dhe nė SHPK-nė. Dihet botėrisht, se pjesėtarėt e SHPK, deri nė dy javėt e fundit, pėrjashtuar njėsinė speciale tė saj, pėrveē pistoletave, armatime tjera nuk posedonin. Ndėrsa gjatė dy javėve tė fundit, pjesėtarėt e saj u ngarkuan me AK-47 tė vjetra, shumica prej tyre tė prodhimit hungarez.
E thash mė parė zyrtarėt kosovare dhe mendoj se juridikisht kam tė drejt, ngase sipas Projekt Kushtetutės sė Kosovės e cila po debatohet gjoja me popullin, nė truallin ku duhet tė aplikohet ajo, nuk paska shqiptar.
Sinqerisht, realiteti mė duket krejt ndryshe. Ai ėshtė pėr tu brengosur dhe i pa parashikueshėm. Ky ėshtė opinioni im, dhe do tė doja shumė qė tė jem gabim!
Por, mjerisht ngjarjet e kėtyre ditėve e rrisin qėndrueshmėrinė e kėtij opinioni.
Siē dihet, me 19 shkurt 2008, Citim:"Rreth orės 11:30, dy vendkalimet kufitare Kosovė - Serbi nė vendin e quajtur Jarinje (Leposaviq) dhe Banjė (Zubin Potok) janė sulmuar nga grupe protestuesish dhe pasi janė demoluar ndėrtesat dhe gjėrat qė kanė qenė pėrreth, iu ėshtė vėnė flaka",- tha Veton Elshani, zėdhėnės nė ShPK., mbaron citati.
Epilogu i kėtij sulmi ishte nė kundėrshti tė plotė me sigurinė qė shprehin drejtuesit kosovar.
U dogjėn komplet stabilimentet e kėtyre pikave, ndėrsa organet e sigurisė kufitare kosovare dhe ndėrkombėtare morėn ikėn, aq me vrull sa qė nuk patėn kohė tė tėrhiqnin, jo vetėm dokumentacionin zyrtar, por as automjetet zyrtare, tė cila pėrfunduan, ca nė zjarr e ca nė humnerė.
Pamje nga njėra pikė kufitare Kosovė-Serbi, mė 19 shkurt 2008
Nė lidhje me kėtė rast, kam bindjen se ėshtė me rendėsi tė theksohet, se njėsia speciale e policisė rumune, nė pėrbėrje tė asaj unmikistaneze (po ajo njėsi qė rrahu dhe tėrhoqi zvarrė nėnat e tė pagjeturve para hyrjes kryesore tė Kuvendit tė Kosovės, ishte po ajo njėsi qė intervenoi nė mėnyrėn e vandalėve serbo-ēetnik kundėr protestuesve paqėsor tė Lėvizjes Vetėvendosje, me 10 shkurt 2007, me qė rast i qėlloi pėr vdekje Arben Xheladinin dhe Mon Balajn dhe plagosi dhjetėra shokė tė tyre), refuzon urdhrin pėr ti shkuar nė ndihmė pikės kufitare tė sulmuar, dhe sa dihet, edhe kėsaj radhe askush prej eprorėve tė saj nuk ka dhėnė pėrgjegjėsi pėr refuzimin dhe moszbatimin e kėtij urdhri.
Gjithashtu, kam bindjen se duhet theksuar edhe ky fakt, se njėsitė e KFOR , pėrkundėr faktit se sipas Rezolutės famėzezė 1244 tė KS tė OKB-sė, janė pėrgjegjėse pėr sigurimin e kufijve qė pėrkufizojnė integritetin territorial tė Kosovės, nuk u ndien pėr sė gjalli. Ato erdhėn me vonesė shumė tė madhe, atėherė pasi qė dhunuesit e kufirit tė Kosovės kishin sosur punė, atėherė pasi dhjetėra autobusė dhe automjete tė mbushura me pjesėmarrės tė kėtij akti tė dhunshėm dhe mund tė dyshohet me bazė edhe me armatime, kishin hyrė nė Kosovė, tė papenguar nga askush dhe vetėm pas shumė thirrjeve pėr ndihmė, tė bėra nga efektivat e njėsisė kufitare tė ShPK, tė cilėt sipas standardeve unmikistaneze ishin tė armatosur vetėm me armė brezi (!?)
Citim: Sipas gazetės britanike The Guardian, nė Kosovė kanė hyrė afėr 1 mijė serb tė cilėt dyshohet tė jenė punonjės sė ministrisė sė punėve tė brendshme tė Serbisė. Sipas dėshmitareve, ata sė bashku me serbėt lokal te veriut tė Kosovės kane sulmuar pikat kufitare, pastaj kane hyrė nė Kosovė. Ministri serb Sllobodan Samarxhic i cilėsoi sulmet e djeshme kundėr dy pikave kufitare nė veri tė Kosovės si veprime qė janė nė pajtim me politikėn e Serbisė pėr doganat, duke terhequr vėrejtjen se vendi i tij nuk mund te lejoje dogana nė tokėn serbe.
Gazeta thekson se dyshohet se Serbia po pėrgatitet pėr trazira tjera ne Kosovė, mbaron citati. (www.dervina.com).
Se sa janė tė qėndrueshme deklaratat e zyrtarėve kosovar, se njėsitet e KFOR nė bashkėveprim me policinė unmikistaneze dhe SHPK e TMK, do tė pengojnė cenimin e tėrėsisė territoriale tė Kosovės, mjafton tė lexohet ky citat i botuar 25 shkurt 2008 nga agjencia Beta, Cit.:Nė pjesėn e rrugės prej afro 50 kilometra prej Jarinje deri te Mitrovica e Kosovės, si dhe nė rrugėn tė tė njėjtės gjatėsi prej Mitrovicės deri te vendkalimi Brnjak, dje nė ēdo 10 kilometra ishin vendosur transportier tė blinduar tė KFOR me ushtarė nga Greqia, Danimarka dhe Franca, prej tė cilėve shumica i pėrshėndeste kalimtarėt me tre gishta tė ngritur!-mbaron citati.
Njėsia speciale pėr veprime antiterroriste e policisė serbe, vepron edhe nė Kosovė
Kjo njėsi speciale e policisė serbe ėshtė pasuese e njėsisė me emėrtim tė ngjashėm e cila ishte formuar nė vitin 1978, nė kuadėr tė Sekretariatit tė punėve tė brendshme tė Jugosllavisė.
Gjatė procesit tė pėrgjakshėm tė shpėrbėrjes sė RSFJ-sė, kjo njėsi e specializuar morri pjesė aktive, e rreshtuar nė anėn atyre forcave fashiste serbe tė cilat luftonin pėr realizimin e Serbisė sė Madhe . Dh pa drojėn mė tė vogėl mund tė konstatohet, se tė gjitha veprimet edhe tė kėsaj njėsie, kundėr popullatės civile kroate, veēanėrisht kundėr popullatės sė pambrojtur boshnjake dhe shqiptare, u karakterizuan me brutalitet dhe vandalizma tė tipit mesjetar, tė cilat kufizoheshin me gjenocidin.
Pas shpėrbėrjes sė ngrehinės artificiale tė quajtur Jugosllavi, kjo njėsi u transformua nė njė njėsi tė pavarur tė sektorit tė sigurisė sė MUP-it tė Serbisė.
Detyrat kryesore tė saj janė mbrojtja e sigurisė sė shtetit dhe qytetarėve tė saj (kuptohet vetėm atyre me pėrkatėsi kombėtare serbe).
Duhet konstatuar, se efektivat e kėsaj njėsia famėkeqe janė prezente, nė Luginėn e Preshevės (sidomos pėrreth kufirit me Kosovėn dhe Maqedoninė) dhe nėpėr tė gjitha enklavat serbe nė Kosovė, sidomos nė veriun e saj, nė Ranilug, Shtėrpce, Shillovė, Gorazhdec, Graēanicė... dhe bashkėveprojnė me mbrojtjen territoriale tė ushtrisė serbe e cila ėshtė pėrtėri pas luftės, si dhe me hordhitė e gardės Car Llazar dhe me ato tė Beretave tė kuqe (JSO), tė cilat janė futur nė Kosovė kohėve tė fundit.
Ekspertėt e kėsaj njėsie janė tė ngarkuar me detyrat e zbulimit dhe kundėr zbulimit dhe janė tė stacionuar nė objekte tė kultit ortodoks shensavian, tė maskuar si murgj.
Rikonicionin e terrenit e bėjnė duke lėvizur lirshėm nė territorin e enklavave serbe, ndėrsa jashtė tyre, nė shumicėn e rasteve lėvizin tė siguruar nga patrulla pėr mbrojtje tė afėrt tė KFOR, policisė sė Unmik-ut dhe sė fundit edhe nga ato tė ShPK-sė.
Kėto efektiva marrin instruksione nga Drejtoritė Rajonale tė Policisė serbe, tė cilat i zbatojnė nė vepėr:
-Pėr regjionin e Gjilanit, nga ПУ ГЊИЛАНЕ Измештено командно место је ВРАЊЕ, Стефана првовенчаног б.б., 17500;
-Pėr regjionin e Gjakovės, nga ПУ ЂАКОВИЦА Измештено командно место је ЈАГОДИНА, Бошка Бухе б.б., 35000;
-Pėr regjionin e Mitrovicės, nga ПУ КОСОВСКА МИТРОВИЦА Измештено командно место је КРАЉЕВО, Димитрија Туцовића б.б., Зграда Неопланте, 6000;
-Pėr regjionin e Pejės, nga ПУ ПЕЋ Измештено командно место је
КРАГУЈЕВАЦ , Бранка Радичевића 3, 34000;
-Pėr regjionin e Prishtinės, nga ПУ ПРИШТИНА Измештено командно место је НИШКА БАЊА, Вила ЕРНА, 18205;
-Pėr regjionin e Prizrenit, nga ПУ ПРИЗРЕН Измештено командно место је
КРУШЕВАЦ, Друмски пут б.б., зграда Ватрогасне јединице, 37000;
-Pėr regjionin e Ferizajt, nga ПУ УРОШЕВАЦ Измештено командно место је ЛЕСКОВАЦ, Димитрија Туцовића 108, 16000.
Si kėto drejtori tė policisė serbe, ashtu dhe selia e tyre, pėr njė numėr tė madh tė qytetarėve nuk ėshtė diēka e panjohur. Sidomos pėr ata qytetarė tė cilėt u pajisen me dokumentacion personal (kartė identiteti dhe pasaportė udhėtimi) pas pėrfundimit tė luftės tė armatosur ēlirimtare kundėr pushtuesit hegjemonist serbian. Por, e keēja qėndron nė faktin, se gjatė procedurės pėr marrje e kėtij dokumentacioni, kėta tė mjerė, ėshtė dashtė qė mė parė tė pranojnė detyrimisht edhe shtetėsinė serbe. E them tė mjerė, besoj me plotė tė drejtė. Sepse kjo shtresė e shqiptarėve veproi kėshtu nga halli. Ajo nė pamundėsi pėr tė shfrytėzuar mundėsinė pėr tė punuar jashtė vendit dhe pėr nevojat e vizitės sė tė afėrmve tė tyre tė cilėt gjendeshin jashtė vendit, detyrohej tė ndėrmerrte veprime tė tilla poshtėruese, ngase procedura pėr marrjen e pasaportės unmikistaneze, jo vetėm se zvarritej me javė dhe muaj, por ajo nuk vlente hiq gjė, pėr tė udhėtuar nė shumicėn e shteteve...
Pėr opinionin e gjerė nuk ėshtė i pa njohur fakti, se deri sė voni edhe zyrtarėt vendor nė shėrbim tė unmikistanit, gjatė udhėtimeve tė tyre pėr jashtė vendit, ose detyroheshin tė pajiseshin me pasaporta diplomatike shqiptare, ose detyroheshin qė tė kėrkonin intervenimin e administratės unmikistaneze, pėr tu mundėsuar shfrytėzimin e linjės ajrore Shkup-Budapest, ku para se tė vazhdonin mė tutje, duhej tė pajiseshin me njė dokumentacion, natyrisht duke nėnshkruar njė dokument, me qė rast edhe pranonin shtetėsinė e federatės Serbi - Mali i Zi (SCG).
Gjithashtu, pėr opinionin nuk ėshtė i panjohur faktet, kur shqiptarėt prisnin me rreshta tė gjatė para zyrave tė Serbisė, nė Prishtinė, Fushė Kosovės... si dhe pėr linjat e pėrditshme Gjilan-Vrajė, Prishtinė-Nish...pėr tu pajisur me dokumente serbe tė udhėtimit.
Nėpėr tė gjitha kėto drejtori regjionale, vepron njė aparati i plotė dhe nė koordinim tė plotė me njėri tjetrin dhe me pėrgjegjėsit e Drejtorisė Koordinuese tė MUP-it pėr Kosovė dhe Metohi .
Drejtorėt e kėtyre drejtorive janė anėtarė fuqiplotė tė Drejtorinė Koordinuese pėr Kosovė dhe Metohi, ndėrsa drejtori i kėsaj drejtorie ėshtė anėtarė fuqiplotė nė Drejtorinė Qendrore tė Policisė tė Republikės sė Serbisė.
Nė tė gjitha kėto drejtori, veprojnė:
-Drejtorati e policisė kriminale;
-Drejtorati e policisė;
-Drejtorati e sigurimit;
-Njėsitė pėr mbrojtjen e pjesėmarrėsve nė procedurat penale;
-Drejtorati e policisė sė trafikut;
-Drejtorati e policisė kufitare;
-Drejtorati pėr punėt administrative;
-Qendra operative;
-Drejtorati pėr analiza;
-Drejtorati pėr teknologjitė informative(IT);
-Drejtorati pėr ndėrlidhje dhe kriptė mbrojtje;
-Xhandarmeria;
-Njėsia speciale pėr veprime antiterroriste (SAJ);
-Njėsia e helikopterėve
Duhet theksuar, se nė tė gjitha rastet kur efektivat e kėtyre drejtorive lėvizin drejt dhe brenda Kosovės, ata shėrbehen me automjete private.
Ato i kanė tė pėrpunuara tė gjitha planet operative, deri nė detalet mė tė vogla, qė nė rastet e veprimeve agresive ndaj territorit tė Republikės sė Kosovės dhe pėr raste tė tilla i kanė tė siguruara tė gjitha mjetet logjistike dhe ato luftarake, si pėr formacionet aktive, ashtu dhe pėr rezervėn e tyre nėpėr enklavat serbe. Mund tė konstatohet pa hamendjen mė tė vogėl, se tė gjitha kėto plane, janė pjesė pėrbėrėse planeve globale kundėr shqiptare tė Beogradit Zyrtar, tė cila deklarohen si gjoja sekrete dhe qė do fillojnė sė aplikuari pas shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės.
Pėrveē tjerash detyrat kryesore tė njėsive speciale antiterroriste, janė luftimet nė pjesėt urbane, atentatet, diversionet, si dhe pushtimi i pikave tė rėndėsishme tė kundėrshtarit, pra tė mbrojtėsve tė integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės.
Nisur, nga e gjitha ajo ēka u tha mė parė, edhe rebelimi i pjesėtarėve tė minoritetit serb tė SHPK, nuk ėshtė gjė tjetėr, pos zbatim i detyrave qė iu kanė parashtruar nga eprorėt e komandės sė tyre tė vėrtetė. Me siguri, ky veprim i tyre ėshtė pjesė e skenarit serb pėr realizimin e planeve agresive ndaj Kosovės. Gjithashtu, nuk duhet pėrjashtuar mundėsia, se me rastin e pranimit tė pjesėtarėve tė minoritetit serb pėr tu inkuadruar nė IPVQ, SHPK dhe TMK, janė futur edhe operativist tė zbulimit ushtarak dhe policor tė Serbisė. Pra, rebelimi i tyre, nuk ka se si tė kuptohet ndryshe pos pėrfundim i misionit tė tyre tė zbulimit. Andaj mund tė konstatohet pa hamendje, se falė kėtyre zbuluesve dhe atyre tė shteteve mike tė Serbisė, tė gjitha planet organizative dhe operative tė strukturave mbrojtėse kosovare, janė zbardhur tė gjitha.. Prandaj, ato si tė tilla nuk mund tė konsiderohen sekrete dhe as tė pėrdorshme karshi planeve serbe kundėr sigurisė sė Kosovės.
Prishtinė, me 02 mars 2008 |