| » Opcionet për artikullin |
|
Sociologu dhe analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq ka deklaruar se kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, edhe nė politikėn e jashtme edhe tė brendshme, ėshtė nisur rrugės sė presidentit tė ndjerė tė Serbisė dhe RF tė Jugosllavisė, Sllobodan Milosheviq, dhe ka vlerėsuar se ky ėshtė "fillimi i fundit" tė Koshtunicės.
"Koshtunica, fatin e vet, por edhe fatin e Kosovės e tė ardhmen e Serbisė e ka lidhur pėr kontestin amerikano-rus rreth ēėshtjeve globale qė ėshtė gabimi i njėjtė qė e ka bėrė Sllobodan Millosheviqi", ka thėnė Janjiq, pėr gazetėn "Gragjanski list" tė Novi Sadit.
Janjiq ka vlerėsuar se Koshtunica, sikundėr edhe Millosheviqi nuk ka kapacitet pėr ta pėrballuar atė luftė as nė planin e politikės sė brendshme as tė asaj ndėrkombėtare.
"Mund tė themi se ky ėshtė fillimi i fundit tė Vojisllav Koshtunicės dhe i politikės tė cilėn e ka mbėshtetur qeveria, kur ėshtė fjala pėr Kosovėn, e tėrthorazi edhe presidenti i Serbisė, Boris Tadiq", ka cekur Janjiq.
Sipas tij, ėshtė evidente se edhe mbi statusin e Kosovės nuk do tė ketė negociata direkte "e kjo ėshtė ajo qė Koshtunica dhe ministrat e tij vazhdimisht e kanė paralajmėruar, kėrkuar dhe e kanė shtruar si masė pėr sukses. Pra, qysh tani dihet se ato janė tė pasuksesshme", ka theksuar
Janjiq.
11.09.2007 |
|