DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kosovė: Zyrtarėt bėjne thirrje pėr qetėsi pas incidenteve me dhunė
Postuar mė datėn: 2006-12-09 06:21:14 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore
Zyrtarė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendas nė Kosovė kanė bėrė thirrje sot kundėr ēdo forme tė dhunės nė Kosovė e cila sipas tyre do tė dėmtonte aspiratat e qytetarėve tė saj. Komentet e tyre pasuan njoftimet pėr shkėmbim zjarri ndėrmjet policisė dhe njė grupi tė personave tė armatosur nė Kosovėn perėndimore.

Sipas policisė, persona tė armatosur dhe tė maskuar janė shfaqur nė fshatin Gėrqinė tė komunės sė Gjakovės, duke vendosur njė postbllok ku janė ndaluar dhe kontrolluar kalimtarėt e rastit. Zyrtarė tė policisė pohojnė se janė shkėmbyer tė shtėna me armė zjarri por pa pasoja nė njerėz ndėrmjet shėrbimit policor dhe kėtyre peronave tė cilėt janė larguar nė drejtim tė panjohur.

Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Joachim Ruecker tha se nuk ka informacion tė saktė se cilat janė ato grupe tė armatosura e tė paraqitura nėpėr rrugėt e Kosovės, apo kush qėndron prapa tyre. Por ai tha se kėto njoftime po merren shumė seriozisht nga organet e rendit… “Mendoj se policia si ajo vendase ashtu edhe ajo e UNMIK-ut, bashkė me KFOR-i do tė jenė syēelė dhe do tė veprojnė konform vendosjes sė rendit dhe se unė kam besim tė plotė nė to", tha zoti Ruecker i cili ka debatuar sot kėtė ēėshtje edhe me kryeministrin e Kosovės Agim Ēeku dhe kryetarin Partisė Demokratike Hashim Thaēi. Ky i fundit e ka akuzuar sot Qeverinė e Kosovės se ka lidhje me grupet e armatosura tė paraqitura me maska nėpėr pjesė tė caktuara tė Kosovės. “Shpreha shqetėsimin pėr situatėn aktuale, tė tendencave pėr destabilitetet dhe prishje tė imazhit tė pavarėsisė qė po ndodh kėto ditė, qė para-politika qė dirigjon qeverinė e Kosovės, ka vunė nė funksion edhe maskat, tė cilat i organizon dhe i vė nė rrugė tė Kosovės, pėr tė kėrcėnuar procesin por edhe pėr t;i dėrguar njė imazh tė keq tė Kosovės para botės ndėrkombėtare”, tha zoti Thaēi. Por, me njė pohim tė tillė nuk ėshtė pajtuar kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, i cili tha se Kosova po ndėrton njė shtet ligjor dhe po strukturat e veta qė do tė garantojnė sigurinė e plotė nė Kosovė. “Nuk e di se ka ndonjė qeveri tjetėr nė Kosovė. Kjo qeveri qė unė drejtoj ėshtė legjitime dhe ajo nuk qėndron prapa grupeve joformale apo konkretisht atyre qė dalin me maska. Kjo qeveri, pėr tė cilėn unė jap llogari, nuk qėndron pas tyre”, tha kryeministri Ēeku.

Asnjėri nga zyrtarėt nuk ka dashur tė ndėrlidhė paraqitjen e personave tė armatosur me shtyrjen e propozimit tė krye negociatorit Martti Ahtisari pėr statusin e Kosovės. Ata thanė se qytetarėt e Kosovės, pėrkundėr pakėnaqėsive, janė sjellė me dinjitet. Shtyrja e procesit tė zgjidhjes sė statusit, megjithatė ka nxitur shqetėsime pėr shtimin e pakėnaqėsive nė Kosovė. Edhe vetė Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan nė raportin e tij tė fundit pėr Kosovėn qė do tė debatohet mė 13 dhjetor nė Kėshillin e Sigurimit ka tėrhequr vėrejtjen se ekstremistėt e tė gjitha palėve mund tė pėrfitojnė nga pakėnaqėsitė e pėrgjithshme(VOA)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Lideri radikal i serbeve ne Kosove: Do themelojme parlamentin serb ne Kosove (2008-05-07 03:53:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt nė Kosovė: Shpallja e pavarėsisė nuk na detyron ta respektojmmė si vendim (2008-02-12 09:49:52 nga admin4)
[ Kultura ] Gazetaria e kulturės nė Kosovė: kyēje apo shkyēje! (2008-02-03 03:37:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosovė: Emėrohet diplomati amerikan Lari Rosi zv/shef i UNMIK ut (2008-01-09 12:09:07 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosovė: 4 te plagosur nga shperthimi i njė mine (2007-11-09 01:54:56 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosovė: Nė prag tė bisedimeve tė 30 gushtit (2007-08-29 07:36:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Zyrtarėt serb reagojnė ndaj deklaratės sė Solanės pėr mbėshtetje forcave demokratike nė Serbi (2008-04-08 13:47:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Slloveni: Zyrtarėt e BE-sė diskutojnė me dyer tė mbyllura pėr Kosovėn (2008-01-20 15:50:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gati pėr zbatimin e planit Ahtisaari pas shpalljes sė pavarėsisė, thonė zyrtarėt vendorė (2008-01-03 16:08:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kushner bisedon me zyrtarėt amerikanė pėr Kosovėn (2007-09-20 14:32:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tadiq i mllefosur pėr fushatėn kundėr NATO-s dhe SHBA-ve, nga zyrtarėt e partisė sė Koshtunicės (2007-08-21 15:11:48 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster