DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» TRASHĖGIMIA KULTURORE HISTORIKE E NJĖ POPULLI - TRASHĖGIMI UNIVERSALE E GJITHĖ NJERĖZIMIT
Postuar mė datėn: 2008-03-12 05:36:07 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Prof. Dr. Masar Rizvanolli

Trashėgimia kulturore historike e njė populli paraqet tėrėsinė e vlerave shpirtėrore dhe materiale tė krijuara gjatė historisė sė tij, pasqyron zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik, fetar e kulturor nė tė kaluarėn e tij, paraqet luftėn e tij shekullore pėr ruajtjen e identitetit tė tij etnik, gjuhėsor dhe kulturor. Popujt e ndryshėm gjatė zhvillimit tė tyre historik, pėrkatėsisht, gjatė zhvillimit ekonomik, shoqėror, politik, fetar e kulturor ishin nė kontakte tė pėrhershme me popujt e tjerė, pa marrė parasysh karakterin miqėsor apo armiqėsor tė kėtyre kontakteve dhe, si rrjedhojė e kėsaj, patėn ndikime tė ndėrsjella nė njeri tjetrin. Prandaj, trashėgimia kulturore historike e njė populli paraqet edhe kontributin e tij nė thesarin e kulturės sė pėrgjithshme botėrore. Nė deklaratėn e OKB mbi bashkėpunimin ndėrkombėtar, tė vitit 1966, nė pjesėn ku bėhet fjalė mbi parimet e bashkėpunimit ndėrkombėtar nė fushėn e kulturės, ndėr tė tjera, lexojmė :"tė gjitha kulturat nė shumėllojshmėrinė e tyre tė pasur, nė diversitetin dhe ndikimin e ndėrsjellė qė ushtrojnė nė njera tjetrėn, bėjnė pjesė nė trashėgiminė e pėrbashkėt tė njerėzimit."Konventa mbi Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore dhe Natyrore, e miratuar nė Paris nė 1972, e konsideron, gjithashtu, trashėgiminė kulturore dhe natyrore tė njė shteti trashėgimi, e cila "paraqet trashėgimi universale nė mbrojtjen e tė cilės duhet tė bashkėpunojė e tėrė bashkėsia ndėrkombėtare."



Pėr rėndėsinė e ruajtjes sė trashėgimisė kulturore historike, si njė akt qytetėrues i njė populli, si njė faktor i rėndėsishėm, i cili tregon se historia nuk filloi me ne, por ēdo dukuri bashkėkohore mund tė ketė rrėnjė tė thella historike folėn me pėrkushtim shumė mendimtarė tė shquar. Historiani i njohur amerikan Scharles M. Andreys thot: "Niveli i qytetėrimit tė njė populli varet nga fakti se sa i kushtohet kujdes e rėndėsi ruajtjes sė monumenteve tė sė kaluarės sė tij," ndėrsa njeri nga intelektualėt mė tė mėdhenj tė shek. XX, disidenti hungarez, Bella Hamvash, shkruan :"Trashėgimia nuk ėshtė emocion historik, nuk ėshtė revolucion shoqėror, nuk ėshtė themelim feje. Trashėgimia ėshtė prehja pėrfundimtare e sė vėrtetės."

Pėr shkak tė arsyeve tė pėrmendura, sot ekziston njė mori konventash, paktesh, marrėveshjesh, rezolutash, dekretesh, rekomandimesh, kartash dhe deklaratash ndėrkombėtare, tė cilat paraqesin bazėn juridike dhe shoqėrore tė sistemit ndėrkombėtar tė mbrojtės sė tė mirave kulturore dhe natyrore, tė cilave iu kėrcėnohet rreziku i shkatėrrimit si nga faktorėt natyrorė siē ishin fatkeqėsitė natyrore, tėrmetet, vėrshimet etj., ashtu edhe nga faktorėt njerėzorė siē ishin luftėrat, shkatėrrimet e qėllimshme nė kohė paqeje pėr leverdi tė ndryshme materiale, apo pėr tė arritur caqe tė caktuara politike me rastin e pastrimeve etnike, qė synonin zhdukjen e gjurmėve tė trashėgimisė kulturore tė popujve, tė cilėt nėn dhunėn e forcės dhe tė gjenocidit, ishin tė detyruar tė lėshonin trojet e tyre stėrgjyshore.



Rrėnjėt e sistemit ndėrkombėtar pėr mbrojtjen e tė mirave kulturore dhe natyrore duhet kėrkuar qysh nė tė kaluarėn e lashtė, nė periudhėn e sistemit shoqėror skallavopronar, nė urdhėrat e Amfiktionisė sė Delfit, tė lidhjes mė tė njohur fetare politike tė shteteve tė vjetra greke, tė lėshuara, si duket, pas vitit 1100 para erės sė re. Sipas kėtyre urdhėrave asnjeri nga shtetet anėtare tė aleancės sė pėrmendur nuk guxonte ta shkatėrronte deri nė themel qytetin e mposhtur, as qė t'ia ndalte ujin gjatė rrethimit tė tij. Siē po shihet, qė nė fillim, rrėnimi i tė mirave kulturore dhe natyrore ishte i kėrcėnuar, nė radhė tė parė, nga faktorė subjektivė, nga vetė njerėzit dhe luftėrat qė shkaktonin ata. Prandaj, edhe aktet juridike ndėrkombėtare mbi tė cilat mbėshtetet sistemi ndėrkombėtar i mbrojtjes sė mirave kulturore dhe natyrore janė tė lidhura, kryesisht, me mbrojtjen e tyre nė kohė lufte, sepse, nėnkuptohet, nė kohė paqeje ato do t'i mbrojnė vet bartėsit apo krijuesit e kėtyre tė mirave, si njė thesar tė ēmueshėm, si njė gjė tė shenjtė, tė trashėguar nga tė parėt e tyre. Megjithate, duhet tė theksojmė se nė deklaratėn e pėrmendur tė OKB-sė, ndėr tė tjera, thuhet :"ēdo kulturė ka njė dinjitet dhe njė vlerė tė veēantė qė duhet tė ruhet dhe tė respektohet" dhe "se ēdo popull ka tė drejtė dhe detyrė tė zhvillojė dhe tė ruajė kulturėn e vet." (nėnvizoi-MR)



Mirėpo, qė nga lashtėsia e deri nė fund tė shek. XIX u zhvilluan shumė luftėra, qė u shoqėruan, pos tjerash, edhe me rrėnimin e shumė tė mirave kulturore dhe natyrore. Prandaj, mė 1899, u nėnshkrua nė Hagė Konventa mbi Ligjet dhe Zakonet e Luftės bashkė me rregulloren qė ishte pjesė pėrbėrese e saj. Me kėtė rregullore formulohen dy parime themelore qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e tė mirave kulturore nė rast lufte. Parimi i parė ka tė bėjė me nevojėn e marrjes sė masave tė nevojshme pėr respektimin e tempujve dhe tė ndėrtesave qė shėrbejnė pėr qėllime shkencore, artistike dhe humanitare me rastin e rrethimit dhe tė bombardimit tė vendbanimeve tė caktuara, me kusht qė tė rrethuarit t'i shėnojnė kėto godina me shenja tė dalluara, dhe, pėr kėtė, t'i informojnė rrethuesit, ndėrsa parimi i dytė ka tė bėjė me ndalimin e plaēkitjes, tė shkatėrrimit apo tė dėmtimit tė tempujve, tė ndėrtesave tė institucioneve shkencore dhe artistike, tė pėrmendoreve historike, tė veprave shkencore dhe artistike. Kjo konventė, e nėnshkruar nga 24 shtete, paraqet fillimin e zhvillimit tė vėrtetė tė sistemit ndėrkombėtar tė mbrojtjes sė tė mirave kulturore dhe natyrore nė kuptimin bashkėkohor tė fjalės. Kėto parime qė paraqesin vlerė tė pėrhershme juridike i verifikoi Konventa tjetėr e Hagės, e vitit 1907, tė cilėn e nėnshkruan 41 shtete.

Sistemin ndėrkombėtar tė mbrojtjes sė tė mirave kulturore dhe natyrore e pasuruan edhe dy akte tė pėrgjithshme ndėrkombėtare nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore: Karta e Athinės e vitit 1933 dhe Pakti i Uashingtonit i vitit 1935. Kartėn e Athinės qė paraqiste njė akt revolucionar pėr kohėn e miratoi Kongresi i Arkitekturės Moderme, nė tė cilin mori pjesė dhe dha njė ndihmesė tė ēmueshme nė pėrgatitjen e Kartės, arkitekti i famshėm Korbizie. Karta e Athinės pėrfshinė parimet mbi tė cilat mbėshtetet mbrojtja e trashėgimisė historike e qyteteve. Sipas kėsaj karte vlerat arkitektonike tė objekteve tė izoluara apo tėrėsitė urbanistike duhet tė gėzojnė mbrojtje tė veēantė. Posaēėrisht kėto objekte duhet tė ruhen kur pasqyrojnė njė kulturė tė mėhershme dhe kur i pėrgjigjen interesit tė pėrgjithshėm. Ato duhet tė konservohen dhe, nė raste tė veēanta, pėr ruajtjen e tyre, duhet tė merren masa radikale, siē janė ndėrrimi i drejtimit tė rrugėve tė komunikacionit apo translokimi i qendrave, tė cilat janė konsideruar tė pandryshueshme, tė zhduken harvalinat nė rrethin e pėrmendoreve historike dhe nė vend tė tyre tė krijohen sipėrfaqe tė gjelbėrta. Nė mėnyrė tė veēantė theksohet se ėshtė tepėr i gabueshėm pėrdorimi stileve nga e kaluara nė godinat e reja, tė cilat ndėrtohen nė zonat historike me pretekste estetike.

Pakti mbi Mbrojtjen e Institucioneve Artistike Shkencore dhe Pėrmendoreve historike apo, siē njihet mė shpesh, Pakti i Uashingtonit ėshtė i pari akt i pėrgjithshėm juridik nė botė, i cli e trajton nė terėsi ēėshtjen e mbrojtjes sė tė mirave kulturore nė planin ndėrkombėtar. Sipas
tij, pėrmendoret historike, muzetė, institucionet shkencore, artistike, edukative dhe arsimore duhet tė konsiderohen neutrale nga palėt ndėrluftuese dhe, si tė tilla, duhet tė respektohen dhe tė mbrohen si nė luftė ashtu edhe nė paqe. Nga ana tjetėr, qeveritė e shteteve, nėnshkruese tė kėtij pakti, janė tė detyruara tė marrin masa juridike pėr tė siguruar respektimin dhe mbrojtjen e tė mirave kulturore, duke miratuar shenja tė veēanta me anėn e tė cilave duhet tė shėnohen pėrmendoret dhe institucionet kulturore, shkencore dhe arsimore. Pos kėsaj, secili shtet ėshtė i detyruar tė pėrpilojė listen e objekteve qė janė nėn mbrojtje dhe t'ia dorėzojė kėtė Kėshillit Panamerikan. Por, mbrojtja dhe respektimi i pėrmendoreve dhe i institucioneve kulturore, shkencore, arsimore dhe edukative nuk vlen nė qoftė se ato shfrytėzohen pėr qėllime ushtarake.

Aktet e pėrgjithshme tė pėrmendura nuk arritėn tė pengojnė shkatėrrimet e mėdha tė tė mirave kulturore dhe natyrore gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Prandaj, nė Konferencėn e Londrės, u themelua, mė 1945, Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė (UNESKO), si organizatė speciale, e cila, pos tjerash, nė veprimtarinė e saj pėrfshinte edhe kujdesin pėr mbrojtjen e tė mirave kulturore dhe natyrore. Siē dihet UNESKO kishte pėr qėllim ruajtjen e paqes dhe tė sigurisė nėpėrmjet tė bashkėpunimit tė popujve nė lėmenjtė e arsimit, shkencės dhe kulturės, pėrparimin e respektimit ndėrkombėtar tė drejtėsisė, tė tė drejtave tė njeriut dhe tė lirive themelore pėr tė gjithė popujt. Kjo mund tė arrihej, sipas programit tė saj, tė miratuar nga organet e UNESKO-s, nėpėrmjet tė pėrparimit tė njohurive tė pėrbashkėta dhe tė mirėkuptimit tė popujve me tė gjitha mjetet e komunikimit masiv, kjo mund tė arrihej nėpėrmjet tė arsimit popullor, pėrhapjes sė kulturės dhe tė kėmbimit tė njohurive.

Prandaj, me plot gojėn mund tė themi se zhvillimi i sistemit ndėrkombėtar tė mbrojtjes sė tė mirave kulturore dhe natyrore pėrjetoi nxitje tė reja me themelimin e UNESKO-s dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare si Qendra Studimore Ndėrkombėtare pėr Konservimin dhe Restaurimin e tė Mirave Kulturore (ICCROM), Kėshilli Ndėrkombėtar pėr Monumentet dhe Tėrėsitė Monumentale (ICOMOS) etj.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Feith: Trashėgimia kulturore e Prizrenit, vlerė e veēantė nė Kosovė (2008-02-23 13:50:27 nga admin4)
[ Kultura ] Trashėgimia kulturore e Kosovės nė bisht tė sorrės (2007-06-11 16:04:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Trashėgimia kulturore tė trajtohet si vlerė mė vete, jashtė rivaliteteve politike, ideologjike, fetare e nacionale ? (2006-12-18 03:21:28 nga Flori Bruqi)
[ ] Nga veprimtaria kulturore e mėrgimtarėve tanė (2008-08-13 14:01:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Feith: Trashėgimia kulturore e Prizrenit, vlerė e veēantė nė Kosovė (2008-02-23 13:50:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė Shkup u pėrurua Instituti pėr Trashėgimi Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve (2007-11-22 13:20:56 nga admin4)
[ Kultura ] Trashėgimia kulturore e Kosovės nė bisht tė sorrės (2007-06-11 16:04:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Krijohet nje parti e re serbe ne Kosove, qe synon autonomine kulturore dhe arsimore (2007-03-12 02:18:03 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Trashėgimia kulturore tė trajtohet si vlerė mė vete, jashtė rivaliteteve politike, ideologjike, fetare e nacionale ? (2006-12-18 03:21:28 nga Flori Bruqi)
[ Kultura ] “MIKENET – PELLAZGET” LIBER QE EMANCIPON SHKENCEN HISTORIKE BALLKANIKE DHE EUROPIANE (2008-06-05 07:15:29 nga admin1)
[ Histori ] Analiza politike - historike (2008-05-09 12:07:24 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster