| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » E VERTETA ĖSHTĖ E HIDHUR, POR GJITHMONE ESHTE AKTUALE DHE E DEMANTON "EUREKEN POZITIVE", PAVARESISHT NGA NDERRIMI I MOTEVE, I PARTENREVE DHE I "PJATAVE MODERNE" TĖ SHOQĖRISĖ KONSUMATORE (Prof.Dr.Mehdi HYSENI). |
| Postuar mė datėn: 2007-11-21 16:37:07 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
PARATHENIE LIBRIT TĖ MR. GAFURR ADILIT ME TITULL (NĖNA MĖ LINDI ,SHQIPĖRIA MĖ RILINDI, FJALA MBROJTĖSE NĖ GJYKATĖN E FAKTIT TĖ TIRANĖS), BOTOI ARBĖRIA, TIRANĖ, 2006.
Miku mė i ngushtė i patriotit tė vėrtetė ėshtė ATDHEU
pastaj vijnė tė tjerėt. (Albania, 28.XI.1918).
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Kėshtu, duhet tė kuptohet dhe tė trajtohet drejt, edhe orientimi dhe veprimtaria e arsyeshme dhe e ligjshme ideopolitike kombėtare dhe patriotike, devotshmėria dhe atdhedashuria e Gafurr Adilit ndaj ēėshtjes madhore tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike. Njė pėrcaktim i kėtillė i Gafurr Adilit si Kryetar i Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH) nuk cenon, as nuk rrezikon asnjė interes tė mirėfilltė dhe vital tė politikės kombėtare shqiptare, as tė aleatėve tė saj ndėrkombėtarė nė Ballkan. Pėr mė tepėr, ėshtė nė pėrputhje tė plotė me tė drejtėn historike tė shqiptarėve mbi tokat e tyre etnike, si dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes, si njė nga vlerat kryesore tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (1945).
* * *
Qė nė fillim dėshiroj tė nėnvizoj se pėrmbajtja e kėsaj parathėnie nuk ka pėr objekt shqyrtimi kėrkimin e pėrgjigjes sė ndonjė elementi kontestues, apo ndonjė tė metė sipas metodės heuristike tė historiografisė shqiptare, qė do tė kishte pėr qėllim vėnien nė pikėpyetje tė ngjarjeve tė pėrjetuara dhe konkluzionet vlerėsuese lidhur me to nga ana e autorit tė kėsaj autobiografie historiko-politike e atdhetare, qė janė tė ndėrlidhura nė mėnyrė kronologjike me sensibilizimin dhe me jetėsimin e konceptit tė idesė shekullore-ribashkimin dhe tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė Ballkan, por kjo duhet tė kuptohet dhe tė interpretohet vetėm si pjesė plotėsuese dhe sqaruese e tėrėsisė lėndore tė saj, qė do tė thotė se e mbėshtet dhe e justifikon pa asnjė rezervė Platformėn kombėtare dhe politike tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH), njė pjesė tė cilės lexuesi do tė ketė rastin ta lexojė nė fjalėn mbrojtėse tė Zotit Adili. Kėtė Platformė tė FBKSH-sė ( nė formė memorandumi, tė pėrkthyer nė anglisht), me tu miratuar nga Kuvendi i FBKSH-sė (12-13-korrik 2002), unė, menjėherė, po nė shtator tė tė njėjtit vit ua kam dėrguar pėr njoftim: SHBA-ve, OKB-sė, BE-sė, NATO-s, OSBE-sė etj., si dhe titullarėve tė institucioneve qeveritare dhe shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Kėtė vendim historiko-politik tė themelimit dhe tė bėrjes publike pėr opinion kombėtar dhe ndėrkombėtar tė FBKSH-sė, e vura nė dukje pėr hir tė inoformimit tė drejtė tė lexuesit mbarėshqiptar dhe atij ndėrkombėtar, sepse nuk ėshtė fjala pėr kurrfarė grupi terrorist apo gangsterėsh nėntoke, qė veprojnė kundėr interesave jetike tė vetėshqiptarėve dhe tė aleancave tė tyre miqėsore demokratike, (siē pandehin armiqtė e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike), por ėshtė njė lėvizje mbarėshqiptare, qė vepron hapur dhe nė mėnyrė paqėsore me Program tė caktuar historiko-politik, juridik, kushtetues, ligjor dhe demokratik, tė mbėshtetur nė aktet ligjore dhe demokratike tė sė drejtės sė brendshme tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare. Me njė fjalė, kėtė e kontestojnė vetėm ato politika tė instrumentalizuara me vetėdije tė ulėt-karrieriste personale dhe grupore, me njohje tė brishtė dhe tė pamjaftueshme tė identitetit historiko-kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike. Tė gjithė armiqtė e ribashkimit kombėtar shqiptar (qoftė si individė, qoftė si grupe, qoftė si aleanca e amalgama hibride serbosllave dhe prosllave tė huaja), pavarėsisht nga ushtrimi i diktatit dhe kėrcėnimi nga ana pozitės sė forcės, duhet ta kenė pasur tė qartė se Ribashkimi i Shqipėrisė Etnike ėshtė realitet e jo kurrfarė utopie, ashtu siē e ka xhiruar nė shekuj kaledioskopi i historiografisė dhe i politikės falsifikatore i Kishės Ortodokse Serbe dhe i Serbisė sė Madhe, e cila, si ngrehinė e tillė (me copa tė huaja territoriale siē janė: Kosova, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Toplica, Novi Pazari, gjysma e Vojvodinės hungareze, gjysma e Kroacisė Jugore-Lindore dhe gjysma e Bosnjės) jeton dhe vepron edhe sot nė zemėr tė Ballkanit. Mirėpo, kėtė fatkeqėsi shekullore serbomadhe pėr popujt e dėmtuar tė Ballkanit (shqiptarėt, kroatėt, hungarezėt, boshnjakėt), nuk janė duke e parė strategėt e hartave dhe tė agjendave tė reja gjeopolitike, ekonomike, integruese, demokratizuese, multietnike dhe pluraliste tė Bashkimit Evropian (BE). Sipas tyre, statusi i Serbisė sė Madhe, jo vetėm se ėshtė i pranueshėm ndėrkombėtarisht, por si i tillė, hėpėrhė edhe nuk ka bazė ligjore, qė tė pėsojė asnjė metamorfozė nė aspektin e ndryshimit tė kufijve tė saj ekzistues, tė krijuar gjatė historisė sė derisotme nė saje tė luftėrave tė saj grabitēare kolonialiste dhe gjenocidale nė kurriz tė territoreve etnike tė shqiptarėve, tė hungarezėve, tė kroatėve dhe tė boshnjakėve myslimanė.
Duke marrė pėr bazė mesazhin e qartė tė kapitujve jetėsorė tė kėsaj vepre, qė fatbardhėsisht pėr sė gjalli zbardhė tė vėrtetėn mbi orientimin dhe veprimtarinė politike, kombėtare dhe atdhetare tė kryeprotagonistit-autorit tė saj Mr. Gafurr Adili, konsideroj se paraqitja e saj nė duar tė lexuesit ėshtė bėrė nė kohėn e duhur, pavarėsisht nga lėshimi i anatemave dhe i akuzave tė trilluara dhe tė fabrikuara nga makineria politiko-propagandistike dhe agjenturore e regjimeve tė egra kolonialiste dhe hegjemoniste serbosllave, me qėllim qa ta kontestojnė dhe denigrojnė mbi bazėn njerėzore, politike, kombėtare atdhetare dhe ndėrkombėtare kryetarin e Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Z. Gafurr Adili. Kėto pėrpjekje tė zhvilluara nė formė tė intrigave dhe tė shpifjeve tė pa fre tė politikės dhe tė propagandės subversive antishqiptare tė UDB-ve serbosllave (Beograd-Shkup-Podgoricė) pėr ta izoluar nga gjiri i popullit tė vet, si dhe eliminuar fizikisht dhe politikisht nga skena e ngjarjeve politike dhe shoqėrore Gafurr Adilin, mbėshtetjen e leverdishme e kanė gjetur nė organet dhe nė institucionet policore, gjyqėsore dhe tė drejtėsisė sė qeverisė sė sotme demokratike-socialiste tė Fatos Nanos, e cila e arrestoi dhe e dėnoi me burg disamujor Gafurr Adilin, qė mėpastaj, nė mungesė tė provave ligjore juridike lirohet i pafajshėm, nė saje tė aktvendimit tė formės sė prerė tė Gjykatės sė Apelit tė Tiranės. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė shkaku i vėrtetė i lindjes dhe e daljes nė dritė i kėsaj autobiografie tė parakohshme tė Gafurr Adilit.
Botimi i kėsaj vepre ėshtė i mirėseardhur dhe me interes tė shumėfishtė si pėr opinion publik tė brendshėm shqiptar, ashtu edhe pėr atė ndėrkombėtar, sepse pėrmes saj kanė rastin qė tė njihen mė sė drejtpėrdrejti, si thuhet nė gjuhėn e fjalorit tė masmediave, nga dora e parė (pėr sė gjalli, duke mos iu lėnė hapėsirė manovruese kuazihistorianėve parapagues tė kohės, qė pas vdekjes sė tij, nė mėnyrė arbitrare dhe improvizuese, tė spekulojnė me tė vėrtetėn historike pėr FBKSH-nė dhe pėr themluesin dhe drejtuesin e saj, Mr. Gafurr Adili, sipas prirjes sė tyre tradicionale tė pozitivizmit historiko-shkencor, nė bazė tė dėshmitarėve tė dyshimtė tė kohės, duke e sofisitikuar dhe improvizuar tė vėrtetėn historike mbi ngjarjet dhe protagonistėt e vėrtetė tė tyre), se Gafurr Adili nuk ėshtė pėrēarės, nuk ėshtė kriminel, nuk ėshtė karrierist, nuk jeton nėn hipotekėn e borxhit ndaj kombit dhe atdheut (ashtu siē po orvaten turpėrisht ta denigrojnė dhe kompremetojnė nė sy tė popullit dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare armiqtė e pėrbetuar tė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, nė mėnyrė qė ata tė mos i humbin kolltuēet e tyre tė buta nėpėr parlamentet dhe qeveritė e tyre e as lidhjet e biznesit ekonomiko-tregtar me partnerėt e dėshmuar demokratė serbo-sllavė), por ėshtė personalitet me ndėrgjegje tė pastėr morale, kombėtare dhe patriotike, qė nė shpirt dhe nė vepėr e ka tė mishėruar amanetin e Vaso P.Shkodranit se Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, e jo kursesi pajtimi me ēdo kusht me armiqtė serbosllavė nė kurriz tė ribashkimit tė popullit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike. Gafurr Adili ėshtė hero i kohės, (me gjithė faktin se kėrkesa e domosdoshme dhe e drejtė historikisht, moralisht, ligjėrisht, kombėtarisht dhe ndėrkombėtarisht pėr ribashkimin e Shqipėrisė Etnike nga politika mėditore dhe mentorėt e saj, ėshtė bėrė mollė e ndaluar, ashtu sikurse dikur qė ishte rasti konkret me kėrkesėn Kosova Republikė (pėr pohimin dhe pėr mbrojtjejn e sė cilės janė dėnuar, burgosur dhe torturuar nė format mė brutale me qindra shqiptarė anembanė Shqipėrisė sė kolonizuar etnike) dhe, kush guxon ta pėrmendė atė nė ēfarėdo aspekti qoftė bėn krim, pėrndiqet-arrestohet nė forma tė ndryshme nėpėr kufijtė e hapur-integrues-demokratikė tė Evropės dhe tė Ballkanit, dėnohet me burg, futet nėpėr lista tė zeza, shpallet persona non grata, mbahet peng si apatrid, merret nė biseda informative, survejohet nė forma tė ndryshme kriminalizuese, me qėllim qė tė vihet jashtė normave ligjore dhe morale etj., edhe pse historikisht, ligjėrisht dhe me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė sė vitit 1998, kėrkesa pėr ribashkimin mbarėkombėtar shqiptar ėshtė e legalizuar. Prandaj, pavarėsisht nga format dhe metodat e ndryshme antiligjore dhe antidemokratike tė politikės sė brendshme dhe tė jashtme, qė nė emėr tė ruajtjes sė bashkim-vėllazėrimit ento-pluralist kolonial dhe gjenocidal serbo-sllav, po synojnė dhe po veprojnė konkretisht (sikurse nė kohėn e Kongresit tė Berlinit, tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės, tė Konferencės sė Paqes sė Versajės) nė saje tė universalismit demokratik, qė me ēdo kusht, edhe nė shekullin XXI, ta mbajnė tė arkivuar ēėshtjen e shkolonizimit dhe tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan, mbarė inteligjencia, politika dhe shkenca e mirėfilltė shqiptare, pėrkatėsisht mbarė populli shqiptar nuk duhet tė pranojnė njė kapitullim tė tillė para sė keqes universale, e cila fshehurazi dhe haptazi ėshtė nė funksion tė mohimit tė drejtės historike dhe sovrane, qė ai vetė tė vendosė pėr fatin dhe adhmėrinė e tij. Mė saktėsisht, problematizimi dhe kontestimi i panevojshėm, antihuman, antiligjor dhe antidemokratik i Platformės politike dhe kombėtare tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH) nė relacionet e poliitkės propagandistike tė brendshme shqiptare dhe tė asaj ndėrkombėtare, si qėllim tė fundit ka kompremetimin dhe asgjėsimin e qenies homogjene kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike, duke e lėnė atė edhe mė tej si pronė tė patjetėrsueshme koloniale tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe tė Maqedonisė sė ish-Jugosllavisės sė Titos. Nė kėtė kontekst (nė shpėrputhje me tė drejtėn morale, ligjore, kombėtare, ndėrkombėtare dhe historike), Gafurr Adilin (kryetarin e FBKSH-sė) e kontestojnė, e urrjenė, e shpifin, e akuzojnė, e burgosin dhe e intrigojnė nė forma tė ndryshme fshehurazi dhe hapatazi para tė huajve (njėsoj sikurse poliitka dhe propaganda antishqiptare serbosllave), se ai kinėse po lufton pėr krijimin e njė Shqipėrie tė Madhe nė disfavor tė prishjes sė balancės multietnike, tė pluralizmit dhe tė intgerimit tė konceptit ndėretnik tė popujve nė Ballkan. Mirėpo, si nė aspektin doktrinaar, ashtu edhe nė atė praktik, fabrikimi dhe etiketimi i akuzave tė tilla antishqiptare nga ana e paranojės kolektive tė shovinistėve serbomėdhenj, si dhe nga ana e bashkėmendimtarėve dhe e bashkėmbėshtetėsve tė tyre, nė tė vėrtetė, pėrbėn boshtin dhe konstantėn e sinonimit historiko-politik, propagandistik dhe pseudoshkencor tė mbrojtjes sė tezės Serbia e Madhe, qė nga shfaqja e Naēertanijes sė Ilia Garashaninit (1844) nė shekullin XIX e deri mė sot, nė fillimshekullin XXI.
Brendia e kėtij libri ėshtė shkruar nė formė tė kronologjisė historiko-politike, tė cilėn unė do ta quaja njė autobiografi autentike, qė shquhet pėr nga vlerat e saj tė ēmueshme antologjike, kombėtare dhe atdhetare. Pa dyshim se, Mr. Gafurrr Adili me vėrtetėsi ka pasqyruar ngjarjet, faktet dhe argumentet lidhur me kushtet dhe me rrethanat e kohės nė tė cilat ka jetuar dhe vepruar, duke u kacafytur, dhe duke mos u pajtuar kurrė (25 vjet rresht) me padrejtėsitė mė brutale, mė antinjerėzore, mė antiligjore, mė antidemokratike dhe antishqiptare tė sundimit egėr tė regjimit ortodoks kolonialist serbosllav, tė njohur me emrin Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė (1943-1989). Ngrehinė artificiale kjo, e cila dallonte vetėm pėr nga emėrtimi i saj, sepse ipso facto pėrmbajtja e saj institucionale: juridiko-kushtetuese, politike dhe ushtarake ishte e barasvlershme sikurse Mbretėria Serbo-Kroato-Sllovene (1919-1940), e cila ishte burgu mė i errėt, mė i llahtarshėm dhe mė i pashpresė pėr lirinė, pėr pavarėsinė dhe pėr ribashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre tė Shqipėrisė Etnike. Fatkeqėsisht, kėtė konstatim tonin, e provoi edhe gjendja e mjerueshme ekonomiko-politike, kombėtare dhe kulturore e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė Etnike nėn sistemin e shtypjes dhe tė tiranisė njėshekullore tė Serbisė sė Madhe (mbretėrore dhe socialiste). Si rrjedhim, i politikės pushtuese kolonialiste dhe imperialiste tė Serbisė sė Madhe gjenocidale, tė ndihmuar dirket dhe indirekt nga aleatėt e saj tradicionalė tė Fuqive tė Mėdha tė Evropės (1878; 1912-1913; 1919-1920; 1945), shqiptarėt dhe Shqipėria e tyre etnike (50%), edhe sot nė fillimshekullin XXI (viti 2005) ende kanė ngelur plaēkė koloniale e Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe tė Maqedonisė.
Nė kėtė vėshtrim, duhet kuptuar dhe interpretuar drejt edhe apelin historik tė fjalės mbrojtėse tė Mr.Gafurr Adilit para Gjykatės sė Faktit tė Tiranės, mė 8 Nėntor 2003, qė ishte nė shenjė tė mbrojtjes sė pakompromis tė aspiratės shekullore tė shqiptarėve pėr tu bashkuar nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar, ashtu siē ka ndodhur edhe me popujt e tjerė tė Ballkanit. Kėtė tė drejtė dhe obligim tė pėrgjithshėm kombėtar shqiptar, Gafurr Adili me kohė, qė nga fėmijėria dhe jeta studentore e kishte mbėshtetur nė edukatėn, nė arsimimin dhe nė pėrvojėn atdhetare kombėtare, revolucionare dhe demokratike tė patriotit dhe demokratit tė shquar shqiptar, Avni Rrustemi, i cili nė fjalėn e tij mbrojtėse nė procesin gjyqėsor nė Paris (1920, pėr shkak tė vrasjes sė kryetradhtarit, Esad P. Toptani), me urti, me guxim dhe me krenari shqiptari, pa iu trembur syri nga kėrcėnimet fishkulluese tė prokurorit tė atij gjyqi, i cili nga trupi gjykues kėrkonte dėnimin me vdekje tė Avni Rrustemit), pat deklaruar botėrisht se : Nuk ka kulturė, drejtėsi, as demokraci nė botė, qė mund tė justifikojė robėrinė koloniale serbo-sllave mbi shqiptarėt dhe trojet e tyre etnike, nė emėr tė ndonjė diplomacie tė hollė-elastike.... Vėrtet, se sa Avni Rrustemi kishte tė drejtė morale, ligjore, kombėtare dhe ndėrkombėtare nė pohimin dhe nė mbrojtjen e kėsaj teze aksiomatike, sė fundi, Gjykata e Seneit tė Francės, atė e liroi si tė pafajshėm ngaqė vepra e tij e kryerė kundėr Esad P. Toptanit ishte plotėsisht e merituar dhe, nė pėrputhje tė plotė me mbrojten e intersit tė pėrgjithshėm tė popullit shqiptar dhe tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė Etnike.
Nė parim mbijetesa shekullore e interesave hegjemoniste tė fuqive tė mėdha evropiane dhe botėrore nė qendėr tė vėmendjes ka pasur dhe ka pėr qėllim mohimin e parimit nacional dhe tė vetėvendosjes sė popujve tė vegjėl, siē ėshtė rasti konkret qindravjeēar me shqiptarėt nė Ballkan. Mirėpo, shkenca dhe politika aktuale shqiptare nuk kanė asnjė arsye, qė ta margjinalizojnė ose ta heshtin shqyrtimin e rolit dhe tė rėndėsisė sė faktorit nacional shqiptar nė kontekstin e marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare, sepse ky ėshtė ndėr pėrcaktorėt parėsorė tė artikulimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes, si dhe njėherit ėshtė bazėnisje e domosdoshme pėr shqyrimin kritik objektiv dhe tė gjithanshėm tė probelemeve dhe tė ngjarjeve, tė shfaqura nė arenėn e marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare. Gjithashtu, faktori nacional nė kuptimin e politikės sė brendshme, ėshtė njė nga mjetet kryesore pėr mobilizimin e forcave dhe tė programeve orientuese tė lėvizjeve dhe tė partive kombėtare. Nė tė vėrtetė, faktori nacional ėshtė ndėrlidhuria e bazės materiale dhe e superstrukturės shpirtėrore, qė pa dyshim shpie nė zgjimin e vetėdijes kombėtare, si dhe nė masovizimin e lėvizjeve revolucionare kombėtare pėr ti pėrmbysur regjimet pushtuese kolonialiste dhe imperialiste, qė janė barriera kryesore e krijimit tė shteteve tė pavarura kombėtare dhe demokratike.
Kėto premisa me bazė shkencore nė favor tė vlerėsimit tė faktorėt nacional si nė aspektin e politikės sė brendshme, ashtu edhe asaj tė jashtme, i gjejmė tė sanksionuara edhe nė pėrmbajtjen e Platformės politike kombėtare tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), e cila veē dokumenteve tė hershme historiko-politike kombėtare shqiptare (Programi dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė Kuvendit mbarėshqiptar tė Vlorės nga i cili doli Qeveria e parė e pavarur shqiptare me Ismail Qemalin nė krye), bazė themeltare dhe tė vlefshme ka edhe Kushtetutėn mė tė re tė Shqipėrisė sė vitit 1998, ku nė preambulėn e saj thuhet: me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar, si dhe Platformėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė sė vitit 1998, ku nė faqen 50 thuhet: Aspirata e drejtė e gjithė shqiptarėve ėshtė ashtu siē e kanė pėrcaktuar qė nė shekullin e kaluar (fjala ėshtė pėr shekullin XIX m.h.) rilindėsit tanė bashkimi i mbarė trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Deri sot ky bashkim ende nuk ėshtė arritur jo pėr faj tė shqiptarėve. Pėrkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhen ende nėn zgjedhėn e disa shteteve tė huaja (konkretisht, kanė ngelur nėn sundimin e egėr kolonialist dhe imperilaist tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe tė Maqedonisė m.h.). Si rrjedhim, ēėshtja kombėtare shqiptare ėshtė njė ēėshtje ende e pazgjidhur.
Prandaj, riaktualizimi dhe mbrojtja e kėrkesės imediate pėr rindėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, pa dyshim se ėshtė njė akt i lartė moral, kombėtar patriotik dhe i ligjshėm, i detyrueshėm dhe me pėrgjegjėsi njerėzore, historiko-politike dhe kombėtare jo vetėm pėr Kryetarin e Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Mr. Gafurr Adilin, por pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė frymojnė dhe veprojnė nė botė. Ky konkluzion ėshtė i pakundėrshtueshėm si nė aspektin historik, kombėtar, politik dhe shkencor shqiptar, ashtu edhe nė atė tė sė drejtės dhe tė drjetėsisė pozitive ndėrkombėtare. Kėtė mund ta kenė kontestuar dhe vėnė nė pikėpyetje vetėm politikat armiqėsore antishqiptare me pėrmbajtje fiksioni, si antitezė e papranueshme dhe iracionale e argumenteve tė qėndrueshme historiko-juridike, gjeopoltike dhe kombėtare tė qenėsisė sė pamohueshme tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Nė kėtė kuptim, nevojitet tė kuptohet dhe tė shpjegohet drejt Fjala mbrojtėse nė Gjykatėn e Faktit tė Tiranės e Mr. Gafurr Adilit, subjekti i sė cilės pėrbėn tėrėsinė e kėtij libri, qė nė thelb ėshtė njė autobiografi autentike e jetės dhe e veprės sė tij politike dhe kombėtare atdhetare, me pikėsynim tė qartė vizional dhe artikulues tė rimėkėmbjes dhe tė jetėsimit tė aspiratės shekullore-ribashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre indigjene brenda kufijve natyrorė dhe historiko-gjeopolitikė tė Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, nė kundėrshtim me kėtė aspiratė shekullore, qė tė gjithė shqiptarėt tė jetojnė nė njė shtet tė vetėm etnik tė tyre, Kryetari i Frontit pėr bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Mr. Gafurr Adili, pėr shkak tė bindjeve dhe tė veprimtarisė kombėtare shqiptare nė favor tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike, arrestohet dhe burgoset nga regjimi socialist-demokratik-kombėtar i Shqipėrisė sė Fatos Nanos. Sipas justifikimit politik tė qarqeve gjyqėsore dhe tė drejtėsisė tė Shqipėrisė, se Gafurr Adili ( nė vitin 2003) ishte burgosur dhe dėnuar me disa muaj burg, pėr shkak se kishte kryerė vepėr penale, ku si eksponent nacionalist kishte prishur ekuilbrin e pėrbashkėsisė ndėretnike nė territorin e Shqipėrisė sė stome, si dhe ekuilibrin e frocave tė marrėdhėnieve ekonomiko-politike dhe integruese ndėrkombėtare (!)
Me gjithė akuzat shpifėse, tė atribuara nga politika ditore intrigante dhe mafioze nė adresė tė Kryetarit tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), Gafurr Adili, fjala mbrojtėse e tij nė Gjykatėn e Faktit tė Tiranės, mė 8 Nėntor 2003, nė mėnyrė dokumentuese dhe me fakte zbardhi tė vėrtetėn, se ai ishte burgosur dhe gjykuar pėr shkak tė bindjeve dhe tė veprimtarisė kombėtare shqiptare, ashtu siē ishte burgosur dhe dėnuar paraprakisht nga UDB-a serbo-jugosllave dhe nga gjykatat policore-politike tė Maqedonisė, pėrkatėsisht tė Jugosllavisė titiste-rankoviqiste si separatist, nacionlaist, irredentist, enverist dhe agjent i Shqipėrisė. Kėshtu qė, me gjuhėn dhe fuqinė e argumenteve tė pakundėrshtueshme nė favor tė ribashkimit mbarėkombėtar shqiptar, Gafurr Adili qė nė fillim tė fjalės sė tij mbrojtėse para kolegjit tė Gjykatės sė Faktit tė Tiranės, prerazi i hudhi poshtė si tė pavlefshme tė gjitha akuzat e shpifura nė adresė tė tij dhe tė FBKSH-sė, duke deklaruar se nxjerrja e tij dhe e FBKSH-sė para atij gjyqi, nė tė vėrtetė ishte njė proces i montuar politik dhe farsė gjyqėsore. Kėtė sė fundi, e vėrtetoi edhe lirimi i tij nė saje tė aktvendimit tė formės sė prerė tė Gjykatės sė Apelit tė Tiranės ngase ajo nxori pėrfundimin e saj tė ligjshėm, duke u bazuar nė provat materiale, qė ishin nė favor tė mbrojtjes sė integritetit moral, ligjor, kombėtar dhe atdhetar jo vetėm tė Gafurr Adilit, por edhe ato qė ishin me interes jetik pėr mbrojtjen direkte dhe indirekte tė identitetit kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike, ashtu siē ėshtė sanksionuar nė Platformėn e FBKSH-sė(korrik 2002), tė bazuar nė Platformėn e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė (1998) dhe nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė (1998) etj.
Ska dyshim se periudha 25-vjeēare e veprimtarisė kombėtare patriotike e revolucionare e Gafurr Adilit ėshtė dėshmia mė e saktė se ai ka zgjedhur rrugėn e vėshtirė dhe me sakrifica tė shumta dhe tė paparashikuara (si nga armiqtė e brendshėm, ashtu edhe nga ata tė jashtėm tė ribashkimit tė Shqipėrisė), por gjithėsesi tė ndritshme dhe tė pėrjetshme-ribashkikimin e Shqipėrisė Etnike, sikurse patriotėt dhe revolucionarėt e plejadave tė dikurshme tė brezave shqiptarė tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878), tė Qeverisė sė Pavarur Mbarėshqiptare tė Vlorės (1912) etj.
Prandaj, kur kihet parasysh fakti i rėndėsishėm se Gafurr Adili ėshtė edukuar, frymėzuar dhe mishėruar, qė nė fėmijėri, nė rini dhe nė djalėri me idetė dhe me veprat atdhetare tė rilindėsve dhe tė tė gjithė martirėve tė kombit shqiptar, qė nė kohė dhe nė rrethana tė ndryshme historike kanė flijuar pėr idenė dhe kėrkesėn e ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike, atėherė fare nuk ėshtė e rastėsishme, as e befasishme kyēja e tij e hershme nė veprimtarinė kombėtare tė lėvizjeve revolucionare shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera etnike, tė cilat ishin nėn sundimin e egėr kolonial tė ish-RSFJ-sė, e cila nė thelb, me tė gjitha atributet e saj ishte njė Serbi e Madhe, por qė njihej me emrin Jugosllavia socialiste federative e Titos.
Siē shihet nga rrjedha e logjikshme e zhvillimit tė fazave tė shkruajes sė kėsaj kronologjie autobiografike jetėsore, e ngjeshur me aktivitete nė sfondin kombėtar dhe patriotik, Gafurr Adili qė nga fillimi i viteve tė 70-ta dhe 80-ta tė shekullit XX, kur ishte si gjimnazist dhe student i Fakultetit Juridik nė Prishtinė, pati fatin tė njihet dhe tė bashkėpunojė ngushtė me shokėt e tij tė idealit siē ishin dėshmorėt e kombit: Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Xhevė Krasniqi-Lladrofci dhe Fehmi Lladrofci, si dhe vėllezėrit Jusuf dhe Bardhosh Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Enver Hadri...,etj. nė njė front tė pėrbashkėt kombėtar atdhetar e revolucionar pėr ēlirimin e Kosovės dhe tė trojeve tė tjera etnike shqiptare. Pėr tėrė kėtė aktivitet ideopolitik dhe kombėtar tė Gafurr Adilit dhe tė bashkėveprimtarėve tė tij tė penės dhe tė pushkės, tė zhvilluar nė ilegalitet si brenda vendit, ashtu edhe nė Evropė dhe mė gjerė, kishim rastin tė mėsojmė nga faqet e kėtij libri me karakter tė ēmueshėm kombėtar, politik dhe atdhetar shqiptar.
Ndonėse autori i kėsaj fjale hyrėse ėshtė i vetėdijshėm pėr tė gjitha kushtet dhe rrethanat e ndėrlikuara dhe tė pafavorshme tė kohės sė atomizimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve nė Ballkan, si dhe pėr pasojat eventuale, qė mund ta shoqėrojnė kėtė proces dhe aktorėt e tij edhe nė tė ardhmen, si rrjedhojė e kohės sė falsifikimeve, siē ka konstatuar nė mėnyrė heuristike objektive dhe tė saktė ish-profesori im i nderuar Akademik Rexhep Qosja. Mirėpo, pavarėsisht nga efektiviteti i tyre negativ i paparashikuar, nuk ka kurrfarė arsye morale, kombėtare dhe profesionale, qė vullnetarisht, pėr hir tė interesave strategjike edhe ekonomiko-tregtare tė armiqėve tė brendshėm dhe tė jashtėm, tė abstenojė nga mbėshtetja e gjithanshme e Platformės politike dhe kombėtare sė FBKSH-sė, qė ėshtė nė fuksion tė ribashkimit tė tė gjithė shqiptarėve brenda territorit tė tyre etnik, natyror dhe historik, qė quhet Shqipėria Etnike. Ia vlen tė theksojmė se, vetėm pasi qė shqiptarėt tė jenė integruar sė pari nė kuadrin e shtetit tė tyre etnik, mund tė llogaritet se do ti i plotėsojnė tė gjitha kushtet nė tė ardhmen, qė tė integrohen nė Bashkimin Evropian (BE) si njė shtet i vetėm shqiptar nė Ballkan. Ndryshe, perspektiva do tė jetė e errėt dhe absurde, nėse shqiptarėt e copėtuar dhe nėn flamuj tė shteteve kolonialiste serbo-sllave, do tė aderonin nė familjen e Bashkimit Evropian.
Pėr mua si rezident me stazh 50-vjeēar nėn robėrinė koloniale serbomadhe, interesat vitale tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike qėndrojnė mbi interesat e politikės ditore shqiptare dhe mbi interesat koniunkturore tė politikave integruese kolonialiste dhe perandorake tė fuqive tė mėdha botėrore, pavarėsisht nga polet e tyre gjeografike tė nxehta apo tė ftohta. Nė favor tė kėtij koncepti, ėshtė edhe ky konkluzion i peshuar si nė aspektin e objektivave prioritare tė politikės kombėtare shqiptare, ashtu edhe tė drejtėsisė dhe tė diplomacisė evro-ndėrkombėtare: Ka ardhur koha qė bota ti mbėshtesė shqiptarėt nė pėrpjekjet e tyre pėr vetėvendosje dhe, pse jo, pėr RIBASHKIMIN nė njė shtet shqiptar me madhėsinė e Zvicrės, duke krijuar kėshtu njė ekuilibėr ballkanik nė zonėn e Ballkanit, qė historikisht ėshtė konsideruar fuqi baruti?( Astrit Leka, Shqiptarėt dhe Evropa, Lura, Tiranė, 1993, f.16).
___________
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Boston, 17 prill 2005
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|