| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Bugajski: Turp qė bota arabe s'e ka njohur Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2008-08-26 12:33:49 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
"Ėshtė e turpshme qė bota arabe, bota myslimane, s'e ka njohur Kosovėn si shtet. Shpresoj qė kjo do ndryshojė gjatė vitit tė ardhshėm", thotė Janusz Bugajski, nga Qendra pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare / Uashington.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Misioni i OKB-sė nė Kosovė ėshtė nė procesin e rikonfigurimit, ndėrsa misioni i BE-sė po pėrgatitet tė vendoset nė Kosovė. Si e shihni ju gjithė kėtė proces?
|
|
JANUSZ BUGAJSKI
Pėr fat tė keq, procesi ishte shumė i ngadalshėm. Fillimisht u premtua se gjatė shtatorit ēdo gjė do tė jetė nė vendin e vet dhe EULEX-i do ta marrė pėrgjegjėsinė nė mėnyrė komplete nga UNMIK-u.
Ka pasur vonesa, por tash duket se procesi po ec. Mendoj se parashikimi i fundit ėshtė diku nė fund tė vjeshtės. Mendoj se sa mė parė qė kjo tė bėhet, aq mė mirė do tė jetė, sepse mund tė ketė kundėrthėnie sa i pėrket autoritetit apo konceptit tė autoritetit nė Kosovė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Institucionet e Kosovės po kėrkojnė vendosjen e shpejtė tė EULEX-it dhe reduktimin e UNMIK-ut. Por, Beogradi po e kundėrshton misionin e BE-sė dhe po kėrkon qė pėr kėtė ēėshtje tė merret vendim nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. A e shihni ndonjė mundėsi qė ky organ tė pajtohet pėr kėtė ēėshtje?
JANUSZ BUGAJSKI
Nuk mendoj se Kėshilli i Sigurimit, nė kėtė moment, do tė pajtohej pėr ēfarėdo ēėshtjeje. Rusia dhe Amerika janė nė konflikt lidhur me Gjeorgjinė dhe disa ēėshtje tė tjera. Rusia do ta pėrdorė veton nė ēdo vendim qė e dėshirojnė Shtetet e Bashkuara dhe anasjelltas.
Pra, ėshtė krejtėsisht humbje kohe qė tė pritet ndonjė vendim nė Kėshillin e Sigurimit. Ajo qė duhet tė ndodhė, ėshtė qė Bashkimi Evropian tė thotė fuqishėm se do tė jetė pėrgjegjės pėr monitorimin e progresit tė Kosovės dhe tė institucioneve tė Kosovės, sipas planit tė Martti Ahtisaarit, ose sė paku, vendet qė e kanė njohur Kosovėn, duhet tė lėvizin pėrpara dhe ta ushtrojnė kėtė mision.
Unė jam shumė optimist se kah fundi i vjeshtės dhe fillimi i dimrit, misioni do tė jetė krejtėsisht komplet.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Bugajski, disa analistė thonė se situata nė veriun e Kosovės ėshtė sė paku konfuze. Serbėt atje ende janė kundėr ēdo gjėje qė bėhet nga institucionet e Kosovės dhe po refuzojnė ēfarėdo pjesėmarrjeje nė kėto institucione. Si e shpjegoni ju kėtė situatė?
JANUSZ BUGAJSKI
Ekziston konfuziteti pasi ka konfuzitet se kush ka pėrgjegjėsi: EULEX-i apo UNMIK-u? Mendoj se ėshtė absolutisht madhore pėr Bashkimin Evropian, qė ta shpallė autoritetin e tij nė veri. Mund tė jetė vetėm njė autoritet ndėrkombėtar monitorues, e ky ėshtė Bashkimi Evropian.
Ėshtė koha qė OKB-ja tė largohet dhe tė fillojė procesi i dorėzimit tė kapaciteteve. Po ashtu, ėshtė koha pėr serbėt dhe pėr Beogradin qė ta kuptojnė se duhet tė jetė njė autoritet e jo dy.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Kush ėshtė ky autoritet sipas jush?
JANUSZ BUGAJSKI
Autoritet kryesor ėshtė Prishtina dhe Qeveria nė Prishtinė. Janė disa fusha tė kėtij autoriteti, qė supozohet se duhet tė monitorohen sipas planit tė Ahtisaarit. Me fjalė tė tjera, duhet tė ketė monitorues tė BE-sė pėr sistemin e drejtėsisė, pėr strukturėn e policisė dhe pėr disa komponente tė tjera tė zhvillimit tė sistemit demokratik.
Kjo nėnkupton se Prishtina duhet ta ketė nėn kontroll gjithė territorin, derisa procesi tė lėvizė pėrpara. Mendoj se EULEX-i duhet ta dėrgojė njė mision tė madh nė veri, qė tė ketė siguri se ky proces ka filluar.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Mė herėt e pėrmendėt konfliktin nė Gjeorgji. Ka shumė analiza pėr kėtė konflikt. Disa e krahasojnė situatėn atje me Kosovėn. Tė tjerėt thonė se ėshtė njė situatė krejtėsisht tjetėr. Ēka mendoni pėr kėtė ēėshtje?
JANUSZ BUGAJSKI
Secila situatė ėshtė e ndryshme. Sa i pėrket Osetisė Jugore dhe Abkhazisė, Rusia e krijoi precedentin e vet. Rusia ka intervenuar nė kėto territore, e ka sponsorizuar luftėn, i ka sponsorizuar lėvizjet separatiste nė Gjeorgji, nė Moldavi dhe nė Azerbajxhan. Pra, ėshtė njė situatė krejtėsisht tjetėr.
Askush nuk e ka sponsorizuar pavarėsinė e Kosovės, por populli i Kosovės e dėshiroi pavarėsinė. Ēėshtje tjetėr kryesore ėshtė se Kosova po i ndėrton institucionet demokratike, ėshtė shtet demokratik. Osetia Jugore dhe Abkhazia janė sisteme tė vogla tė paralajmėruara dhe nuk janė demokraci.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Bugajski, deri tash Kosovėn e kanė njohur 46 shtete. A ėshtė ky numėr solid apo Kosovės i duhen mė shumė njohje?
JANUSZ BUGAJSKI
Sa mė shumė, aq mė mirė. Mendoj se kjo ėshtė vala e parė e njohjes dhe pres edhe njė valė tjetėr rajonale dhe ndėrkombėtare. Mendoj se mund tė ndodhė qė t'i mbetet administratės sė ardhshme amerikane, qė ta shtyjė kėtė ēėshtje.
Mendoj se invadimi rus nė Gjeorgji ėshtė thirrje pėr t'u zgjuar pėr Evropėn qė tė bashkohet dhe tė gjitha shtetet ta njohin vendin brenda Evropės, qė ėshtė i pavarur dhe tė lėvizin pėrpara nė procesin e zgjerimit.
Po ashtu, mendoj se ėshtė e turpshme qė bota arabe, bota myslimane, nuk e ka njohur Kosovėn si shtet. Shpresoj se kjo do tė ndryshojė gjatė vitit tė ardhshėm.
Fatmir Bujupi
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|