| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistė me veprimtarin e njohur tė ēėshtjes shqiptare nė ballkan, Mr. GAFURR ADILI, Zėdhėnės Politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar dhe Sekr. i Pėrgj. i Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar.
Infopress :
Fillimisht na thoni diē pėr veten tuaj: Kur u vendosėt nė Tiranė, cfarė ju shtyri tė vini kėtu, me se merreni
.?
Gafurr Adili: Mė lejoni qė fillimisht ti pėrshėndes tė gjithė lexuesit e gazetės Infopress, dhe mė pas edhe tiu prezantohem shkurtimisht, si mė poshtė vijon :
Para disa ditėsh i mbusha 48 vjet. Shkollėn fillore e kam kryer nė vendlindje, nė fshatin Kastriot (Serbica e quajnė sllavo-maqedonasit) tė Kėrcovės apo tė Uskanės Ilire.
Tė mesmen (gjimnazin) dhe fakultetin Juridik i kam kryer nė Prishtinė. Kurse, studimet posuniversitare (pėr magjistraturė) me temė « Aspektet juridiko-ekonomike nė Lidhjen Shqipatare tė Prizrenit », nga shtatori 1982 deri nė nėntor 1984, i pėrfundova nė Zagreb.
Pjestar, fillimisht simpatizant dhe mė pas edhe anėtar i Lėvizjes Atdhetaro-Revolucionare, fillimisht i Organizatės Marksiste-Leniniste tė Kosovės (OMLK) dhe mė pas edhe i grupeve e organizatave tė tjera tė kėsaj lėvizjeje, jamė bėrė qė nė pranverėn e vitit 1978. Pra, kam pas nderin dhe fatin e madh qė pėr mėsues tė parė, nė qapitjet e mia tė para nėpėr kėtė rrugė revolucionare, ta kisha ideologun e dėshmorin e kombit, shokun Kadri ZEKA.
Gjatė demonstratave tė « Pranverės sė Kuqe », siq i pat quajtur demonstratat e mars-prillit 1981, dėshmori i kombit, shoku im Nuhi Berisha, isha pjesmarrės aktiv i tyre, kurse nė demonstratat e vitit 1982 jo, sepse nė kėtė kohė isha i arestuar, dhe ashtu si shumė djem e cuca heroike shqiptare, edhe unė i skuqja qelitė e burgjeve sllavo-maqedonase nė Kėrcovė dhe nė Manastirit.
Nga fillimi i nėntorit tė vitit 1984 deri nė fillim tė prillit tė vitit 1985, kohė kjo kur isha rrezikuar nė Kėrcovė, sepse ishin arrestuar 4 shokė dhe Ali Ahmeti (aktualisht lider i BDI-sė) me Musa Xhaferrin (ish Zėvendės-Kryeministėr i Branko Crvenkoskit) kishin shkuar nė Zvicės, unė pėr 5 muaj bėra njė jetė ilegale nė Prishtinė dhe dhashė kontributin tim modest nė riorganizimin e Lėvizjes Atdhetaro-Revolucionare, e cila pas vrasjes sė prijėsve tė kėsaj lėvizjeje : Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Bajram Bahtiri, kishte pėsuar goditje shumė tė rėnda dhe duhej riorganizuar e rikonsoliduar.
Nė fillim tė prillit 1985 shkova nė Zvicėr, iu nėnshtrova azilit politik, i cili edhe mu njoht shumė shpejt (shtator 1985), dhe sė bashku me gruan time (Fekrijen) dhe 6 (gjashtė) fėmijėt : Kastriotin, Kushtrimin, Kelmendin, Gėzimen, Albulenėn dhe Donikėn, deri nė pranverė tė vitit 2003 kam jetuar, punuar dhe vepruar nė Malters tė rrethit tė Lucernit.
Kurse, sa iu pėrket pyetjeve tuaja se kur jamė vendosur nė Tiranė, cka mė ka shtyrė qė tė vija kėtu dhe me se merrem
.,
mė lejoni qė tiu them se :
Pėr herė tė parė nė Tiranė kam pas ardhė nė verė tė vitit 1986, dhe qė atėherė e deri kur pėrfundimisht (nė korrik tė vitit 2003) u vendosa kėtu, mund tė kemė ardhė mbi 100 herė. Sidomos gjatė kohės sė luftės nė Kosovė (1998-1999) dhe tė luftės nė IRJM (2001), si dhe gjatė viteve 2002-2003, kur nė korrik tė vitit 2002, nė Kuvendin Themelues tė FBKSH-sė (kėtu nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė), edhe u zgjodha Kryetar i FBKSH-sė, kam ardhė gati pėr cdo muaj dhe disa herė edhe nė cdo dy javė.
Besoj qė tanimė i gjithė opinioni kombėtar ėshtė i njoftuar se, fillimisht mė 8 mars 2003 mė kėthyen nga Aeroprti i Rinasit tė Tiranės, ku mė shpallėn person non-grada, dhe mė pas kur erdha pėr sė dyti, mė 1 korrik tė vitit 2003 edhe mė arrestuan kėtu nė Tiranė, dhe pėr 5 muaj rradhazi u mbajta nė burg, nė ate burg ku dikur ishin mbajtur edhe Adem Jashari, Luan Haradinaj dhe Zahir Pajaziti., ku mė nė fund (25 nėntor 2003) fitova edhe pafajėsinė dhe u lirova nga salla e gjykatės sė Tiranės.
Pikėrisht gjatė kėsaj kohe, kur unė isha i arrestuar kėtu dhe akuzohesha pėr « Nxitje tė urrejtjes nacionale, fetare dhe racore », Parlamenti i Zvicrės fillimisht mė morri statusin e refugjatit politik dhe mė pas edhe lejeqėndrimin (vizėn C) nė Zvicėr. Pėrfundimisht Zvicra mė bindi se nuk ėshtė shtet demokratik, siq po proklamohet, sepse pėr sa kohė je i akuzuar nuk do tė thotė se je fajtor, dhe duhej tė priste qė tė pėrfundonte procesi politik gjyqėsor, gjė tė cilėn nuk e bėri por ra nėn ndikimin e lobit serb aty, i cili rregullisht Zvicrėn e ka akuzuar si strehė tė « terroristėve » shqiptar, siq na kanė quajtur dhe vazhdojnė tė na quajnė pushtuesit e kolonizatorėt sllavo-grekė ne clirimtarėve.
Kurse, sa i pėrket pyetjes suaj se me merrem, shkurtimisht po iu them se merrem me zanatin tim gati 30 vjecar, me aktivitet politiko-atdhetar,
Aktualisht ushtroj dy detyra politiko-atdhetare :
Zėdhėnės Politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), dhe nga 25 nėntori i vitit 2006 edhe
Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar, Kryetar i tė cilit ėshtė Gjeneral Kudusi LAMA (BABUSHI).
Infopress :
Meqė qė nė rininė e hershme qenkeni njohur me ideologin dhe drejtuesin e lėvizjes ilegale tė rezistencės sonė kombėtare, tani dėshmor i kombit, Kadri Zekėn, a ju kujtohet ndonjė rast veqantie me te, qė do tia vlente ta shpalosni pėr lexuesit e gazetės sonė ?
Gafurr Adili: Isha student i vitit tė parė tė Fakultetit Juridik (1977-1978) dhe meqenėse aty ku banoja, nė njė bodrum nė rrugėn Sremi (sipėr mensės sė studentėve), nuk i kisha kushtet pėr tė mėsuar, shkoja nė sallėn e leximit tė fakultetit Juridik. Kjo sallė mbushej plotė e pėrplotė, sepse edhe ishte shumė e vogėl. Njė ditė marsi i vitit 1978, kur unė pėrgaditja tė drejtėn romake, aty erdhėn dy gazetarė tė Radio Prishtinės, tė cilėt na intervistonin pėr kushtet tona aty nė fakultet, dhe nė rastin konkret edhe nė ate sallė. Pikėrisht ate ditė, meqė unė nuk kisha gjetur vend tė lirė pėr tu ulur nė karrige, isha ulur nė tokė. Ky rast i kishte bėrė pėrshtypje Kadriut, i cili nė ate kohė punonte nė Radio Prishtina (udhėhiqte emisionin e natės) dhe mė nė fund pasi i intervistoi 7-8 veta, vetėkuptohet qė tė parin mė intervistoi mua, mė nė fund erdhi te unė dhe mė ftoi pėr kafe. Shkuam te ajo kafja qė ishte te podrumi i fakultetit Juridik. Ishte zhurmė e madhe, por unė e Kadriu flisnim shumė ngadalė, qė tė mos na dėgjonin spiunėt e UDB-sė, siq thoshte Kadriu.
Ndejtėm gati dy orė dhe me nė fund, vetėkuptohet kur Kadriu u bind se nuk isha djal i keq, mė dha edhe detyrėn e parė. Ato ditė nė Prishtinė do tė vinte kėngėtari serb Zdravko Qoliq. Nga xhepi i tij nxorri para qė unė tė blija biletėn pėr tė ndjekur koncertin nė ish sallėn 25 Maj. Nuk ia morra paratė dhe i thash kam para. Do ta keshė tė vėshtirė tė gjejsh biletė, prandej merri edhe kėta para. Biletėn bleje edhe nga ata qė i shesin dyfish e trefish nėpėr duarė, sepse rėndėsi ka qė tė shkojsh dhe pastaj bashkė do tė takohemi e do tė flasim pėr pėrshtypjet qė tė ka lėnė ai koncert, ku do tė shpaloset degjenerimi i rinisė sonė, qė mė shumė pėlqen muzikėn sllave se sa ate popullore shqiptare.
Kur u ndamė Kadriu mė tha: Detyra kur merret duhet tė kryhet.
Do ta kryej shoku Zeqė, i thash unė; sepse dua tė rradhitem nė krahė tė atyre djemve e vashave shqiptare qė e duan Shqipėrinė.
Detyrėn qė e morra edhe e kreva. Mbajė mend qė salla ishte plotė e pėrplotė. Rinia, pėrgjithėsisht shqiptare, kėrcente dhe brohoriste sikur tė ishte e droguar. Pastaj, kur pėrfundoi koncerti dola jashtė dhe erdha te dera ku do tė dilte Qoliqi. Gjithashtu, mė kujtohet qė kur Zdravko doli dhe dashti tė futej te vetura e tij, Zotroen DS (ngjyrė metalike), duke dashur ta puthnin edhe ia dėmtuan veturėn. Dhe, kur TV Beogradi 2 e pyeti Zdravkon se si e ndjente veten pasi ia dėmtuan veturė, ai tha: Do tė zemėrohesha sikur tė ma dėmtonin nė Beograd, por meqenese ma dėmtuan vajzat shqiptare nė Prishtinė, jo vetėm nuk jamė zemėruar, po pėrkundrazi, jamė gėzuar.
Ah sikur ta kisha njė allti e ta vrisja kėtė qen bir qeni thash unė. Sipas tė gjitha gjasave kėtė fjalė do ta kisha thėnė me zė tė lart, kur papritmas te brryli i dorės sė majtė dėgjova njė shtrengim nga njė dorė, dhe kur unė kėtheva kokėn pash se ishte Zeqa, i cili mė tha: Do ta vrisje njė Zdravko dhe nuk do bėje asgjė, veq qė do humbisje veten, sepse ka plotė Zdravko Jugosllavia!.
U larguam nga aty dhe duke ecur rrugės mė foli shumė. Mbajė mend qė mė ka folur pėr luftėn midis dy koncepteve:
1.Konceptit tė vėllazėrim-bashkimit jugosllav dhe
2. Konceptit tė vetėdijėsimit kombėtar shqiptar.
Pra, qė nė kėtė kohė unė u rradhita nė rradhėt e konceptit tė dytė, ku fillimisht u bėra simpatizant dhe mė vonė edhe anėtar i Organizatės Marksiste Leniniste tė Kosovės (OMLK), ku unė si simpatizant (qershor 1978) nė Prishtinė shpėrndava disa trakte pėr 100 Vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Gjatė kėsaj kohe mė humbėn lidhjet me Kadri Zekėn, sepse Kadriu kishte shkuar nė Zvicėr, por shumė shpejt kėto lidhje i rivura me Nuhi Berishėn, i cili nė kėtė kohė ishte njė vit pas meje nė fakultetin Juridik. Dhe, po ta lexoni librin: « Pranvera e luleve tė kuqe » tė dėshmorit Nuhi Berisha, aty ku flet pėr demonstratat e 26 marsit 1981 dhe pėr ate djaloshin (siq thotė Nuhiu) qė nuk parnoi tė ulej aty ku e urdhėronin policėt serb, jamė unė ai djaloshi qė, gjithashtu sė bashku me Nuhiun, tė nesėrmen (27 mars) organizuam bojkotimin e mėsimit te fakulteti juridik dhe ekonomik, nė shenjė revolte pėr arrestimet, plagosjet dhe vrasjet qė kish bėrė armiku ynė.
Infopress :
I pėrmendėt tre luftėtarėt e luftės sė UCK-sė : Adem Jasharin, Luan Haradinajn dhe Zahir Pajazitin. A jeni njohur personalisht me ndonjerin prej tyre dhe, nėse po, kur dhe si ndodhi kjo njohje?
Adili: Fatkeqėsisht nuk kam pas as nderin dhe as fatin qė ti njoh kėta tre pishtarė tė lavdishėm tė UCK-sė. Por, kam patur fatin dhe nderin e madh ta njoh dėshmorin Fehmi Ladrovci, i cili nė vitin 1982 mė ka regjistruar nė studimet posuniveristare nė Zagreb, si dhe dėshmorin Abedin Rexha, me tė cilin (nė tetor tė vitit 1992) kemi kaluar (nė kėmbė) kufirin nė Bllatė tė Dibrės dhe bashkė kemi shkuar deri nė Preshevė, ku u ndamė pėr tu ritakuar nė Prishtinė.
Kemi qenė tre veta, tė tre tė gatshėm dhe tė pėrgaditur edhe pėr dyluftime me armiqtė tanė, sepse kufijtė artificial i kalonim nė kėmbė, sepse as unė, as Abedini dhe as shoku tjetėr, nė cantat tona nuk mbanim dokumenta identifikimi.
Pastaj, mė 18 tetor tė vitit 1992 (ora 15) unė e Abedimi jemi ritakuar para Institutit Albanologjik tė Prishtinės dhe kemi shkuar te njė banesė aty afėr, ku unė rrija i fshehur me shokun tim.
Pikėrisht, nė kėtė kohė (16 tetor 1992), nė fshatin Kqiq tė Vushtėrrisė mbajtėn Konferencėn e Organizatės Revolucionare Shqiptare (ORSH) dhe vendosėm qė gazetėn Kushtrimi I Lirisė ta nxirrnim nė Prishtinė.
Ate ditė, kur erdhi Abedini, ne (5 drejtuesė tė lartė tė ORSH-sė) mbanim mbledhjen pėr konsolidimin e redaksisė. Ate ditė unė i kisha 10 mijė marka gjermane, qė duhej tua dorėzoja shokėve pėr aktivitetin e tyre dhe botimin e gazetės. Dhe, kur Abedini na foli se kishin gjetur ca gjėra me tė cilat do ta dėmtonin shumė armikun, por nuk kishin para qė ti blinin, atėherė unė nga shokėt kėrkova qė tia jepnim Abedinit dhe iu premtova se sapo tė kėthehesha nė Zvicėr do ti mobilizoja shokėt nė diasporė e do tiu dėrgoja para pėr ta botuar gazetėn Kushtrimi I Lirisė.
Propozimin tim e pranuan tė gjithė shokėt e mi aty dhe unė sapo ia dhash 10 mijė markat Abedinit, Ai u ngrit dhe shkoi nė detyrė. Kur u kėtheva nė Zvicėr dėgjova pėr sulmet e shumta mbi policinė serbe nė Drenicė.
Infopress :
Ju ishit aktiv gjatė luftės nė Kosovė dhe IRJM dhe edhe pas luftės ju nuk u kėthyet as nė Kosovė a as nė vendlindjen tuaj, sic vepruan shumė shokė apo bashkėveprimtarė tuaj tė lėvizjes ilegale apo edhe tė luftės sė armatosur. Pse ndodhi kjo dhe a keni ndonjė shpjegim?
Adili: Pėr sa kohė trojet shqiptare do tė vazhdojnė tė mbahen tė pushtuara e tė kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorėt serbė, malazezė, sllavo-maqedonas dhe grekė unė nuk do tė kėthehem nė vendlindjen time.
Tre djemve tė mi (Kastriotit, Kushtrimit dhe Kelmendit) ua kam lėnė amanet qė, nėse do tė ndodh qė tė vdes para se tė realizohet ribashkimi kombėtar shqiptar, trupin tim tė ma varrosin kėtu nė Tiranė, mundėsisht pranė varrit tė (Mergimit), dėshmorit ILIR Konushevci, tė cilin gjitashtu e kam njohur mire, dhe tė mos mė varrosin nė vendlindje, sepse armiku im mundet qė mbi varrin tim tė ngrit njė postė policie dhe mu te koka ime ta vejė WC-nė e kėsaj poste tė policisė sllavo-maqedonase.
Infopress :
Pas shpalljes sė pafajėsisė dhe lirimit nga burgu, ju vazhduat dhe edhe mė tej vazhdoni tė mirreni me aktivitete tė njejta politike. A ballafaqoheni me ndonjė shqetėsim nga ana e organeve tė shtetit shqiptarė apo aktivitetin e zhvilloni lirshėm dhe pa pengesa?
Adili: Qėllimi i arrestimit tim dhe mbajtja ne burg pėr gati 5 (pesė) muaj me rradhė (1 korrik deri 25 nėntor 2003), atėherė kur unė isha Kryetar i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH), ishte njė dhe i vetėm, qė tė shpartallohej FBKSH, gjė qė deri diku edhe e kishin arrijtur. Kur dola nga burgu (25 nėntor 2003) vėrejta se shumė gjėra, qė i kishim ndėrtuar me mund e djersė ishin prishur. Shumė njerėz, bile edhe drejtues tė lartė tė FBKSH-sė, ishin trembur dhe larguar. Disa, tė cilėt ishin edhe dėshmitarė nė procesin politik kundėr meje, ishin implikuar edhe nė veprime tė pista, ndėr tė cilat ishin edhe organizimi i grupeve me maska, maska kėta qė vidhnin popullin nė emėr tė AKSH-sė.
Edhe pas daljes nga burgu, jo vetėm ndiqesha nė cdo hap nga spiunėt qė i urdhėronte qeveria socialiste, por disa herė edhe jamė kėrcėnuar se nėse nuk do tė ndėrprisja aktivitetin politiko-atdhetar do tė dėbohesha nga Shqipėria. Njė hap i tillė edhe u ndėrmor nė dhjetor 2003, kur mu nė ditėn e Bajramit, pak para mesnatės (nė ora 23), te shpija ime erdhėn 2 oficerė tė policies sė Tiranės, dhe mė dorėzuan vendimin e nėnshkruar nga Igli Toska (Zv.Ministri i Brendshėm), permes te cilit kerkohej qe une deri te nesrmen (ora 12) te shoqerohesha deri ne Aeroportin e Rinasit dhe nga aty te percillesha per ne Zvicer.
Por, une ne ora 10-te te dites se neserme, para Drejtorise se Policise se Tiranes, organizova nje konfrence me masmedian e shkruar dhe elektronike shqiptare, ku deklarova : Zotit Nano ia fala kur me 8 mars 2003 me kethei nga Aeroporti i Rinasit. Gjithashtu, ia fala edhe mbajtjen ne burg per 5 muaj. Por, nuk do t-ia fale kurre nese do te me deboje nga Atememedhu im Shqiperia, sepse po aq sa eshte Shqiperia e tij eshte edhe e imja. Zoti Nano dhe qeveria e tij socialiste perfundimisht duhet te binden se nga kjo rruge dhe betimi im qe kam bere para 25 vitesh, si dhe ribetimin qe e bera edhe para gjykates se Tiranes, do te mund te me largojne vetem plumbat e armiqeve dhe tradhetareve, prandej apeloj qe te nderpresi presionet e deritanishme dhe te mos me pengoje e sabotoje ne kete rruge qe eshte e sanksionuar edhe ne preambulen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ku decidivisht thuhet: Me aspiraten shekullore per identitet dhe bashkim kombetar
., sepse shume shpejt ka me ardhe koha kur do te pergjigjet per shkelje te aktit me madhor juridik, te cilin permes referendumit (shtator 1998) e ka miratuar sovrani popull.
Te nesermen Zevendes Ministri i Brendshem (Igli Toska), i cili ushtronte funksionin e Ministrit, sepse ish ministri Luan Rama (i cili dikur, me 8 mars 2003, permes telefonit kishte urdheruar shpalljen time non-grada, tanime kishte dhene doreheqje) u terhoq dhe deklaronte se nuk kishte leshuar vendim per debimin tim nga Shqiperia.
Keshtu edhe une perfundimisht u vendosa ne Tirane, ku edhe shtrova kerkesen per nenshtetesi, por nga ana tjeter as ndjekjet dhe percjelljet nuk u ndalen, qe ne dhjetor te vitit 2004 per 4 jave me rradhe, perseri pa asnje vendim te shkruar, me mbajten ne izolim shtepiak, qe ishte kulmi i turpit te qverise socialiste.
Megjithate, nuk guxoj te harroj dhe te mos theksoj perkrahjen dhe mbeshtetjen e madhe qe po me jep populli dhe ne vecanti intelektualet shqiptare ketu, shumica e te cileve jane nenpunes dhe deputete te Kuvendit te Republikes se Shqiperise.
Infopress :
Organizata qe ju perfaqesoni, eshte vazhdimesi e levizjeve qe per synim kishin bashkimin kombetar te shqiptareve, ne nje shtet te vetem, apo paraqet risi ne rrafshin organiyativ dhe funksional ?
Adili: Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) eshte vazhimesi e gjithe Levizjes Atdhetare Shqiptare qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), qe si nje pe i kuq, me hopet e zigzaket, dhe me ramjet e ngritjet e saj ka propaganduar, vepruar dhe luftuar per ribashkimin kombetar shqiptar, nder te cilat gjate dekadave te fundit ishin: Levizja Revolucionare e Bashkimit te Shqiptareve (LRBSH), Organizata Marksiste Leniniste e Kosoves (OMLK), Levizja Popullore e Kosoves (LPK), Levizja Kombetare per Clirimin e Kosoves (LKCK), Komiteti I Trojeve Shqiptare (KTSH), Organizata Revolucionare Shqiptare (ORSH), dhe se fundi edhe nga Ushtria Clirimatre e Kosoves (UCK).
Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) eshte bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare, intelektualesh atdhetare dhe i masave te gjera popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje, qe punon, vepron dhe lufton per ribashkimin e te gjitha trojeve shqiptare dhe popullit qe jeton ne keto troje ne nje shtet te vetem kombetar shqiptar ne Ballkan, me emrin Shqiperi.
Pra, kjo eshte pjesa hyrese e Platformes Politike te FBKSH-se, e miratuar ne Kuvendin Themelues te FBKSH-se (12 dhe 13 korrik te vitit 2002), ku edhe eshte miratuar edhe Statuti i FBKSH-se, ne te cilin, krahas te tjerave, jane sanksionuar edhe zonat e FBKSH-se, si me poshte vijon : Zona Nr. 1 (Republika e Shqiperise me 7 nenzona : 1. Tirana, 2. Shkodra, 3. Kukesi, 4. Peshkopia, 5.Elbasani ), Zona Nr. 2 (Kosova Historike me 7 nenzona: 1.Prishtina, 2. Mitrovica, 3.Peja, 4.Prizreni, 5. Ferizaj, 6.Gjilani dhe 7.Presheva), Zona Nr. 3 (Lugina e Vardarit me 8 nenzona: 1.Shkupi, 2.Kumanova, 3.Tetova, 4.Gostivari, 5.Kercova, 6.Dibra, 7.Struga dhe 8.Manastiri), Zona Nr. 4 (Malesia e Madhe me 5 nenzona: 1.Ulqini, 2.Tivari, 3.Tuzi, 4.Plava dhe 5.Gucia), Zona Nr. 6 (Evropa me 13 nenzona: 1. Zvicra, 2.Italia, 3.Franca, 4.Spanja, 5.Beneluksi, 6.Skandinavia, 7.Britania e Madhe, 8.Gjermania, 9.Autria, 10.Cekia, 11.Sllovenia, 12.Kroacia dhe 13.Bosnja),
dhe Zona Nr.7 (SHBA, Kanada dhe Australi).
Infopress :
A funksionon ky lloj organizimi edhe ne hapesira te tjera shqiptare apo eshte mjaftuar vetem ne Shqiperi, Mqedoni dhe Kosove?
Adili: Duke pershkruar me siper gjithe strukturimin e FBKSH-se, ku shihet qarte se FBKSH eshte nje formacion mbarekombetar, besoj se i jame pergjigjur edhe pyetjes Suaj.
Kuvendi i Dyte Kombetar i FBKSH-se, qe u mbajte ne Prizrenin Historik (16 shtator 2005), konstatoi se FBKSH eshte formacioni i vetem mbarekombetar dhe te gjitha kryesite e keshillave te Zonave u porositen qe FBKSH tani e net e ardhmen te behet edhe nje front mbarepopullor, qe do te thote se FBKSH duhet te shtrihet ne cdo fshat e lagje te qyteteve shqiptare te Shqiperise, si dhe u percaktuar edhe dy detyrat madhore per FBKSH-ne:
Detyra e pare, te misheroje idene e ribashkimit kombetar shqiptar ne cdo familje shqiptare te Shqiperise Natyrale dhe ne diaspore.
Detyra e dyte, te perpiqet maksimalisht qe ta minimizoje percarjen ndershqiptare, percarje qe na e kane mbjelle armiqte tane, sepse deviza e tyre ka qene dhe mbetet: Percaje e sundo!.
Ne sherbim te detyres se pare ka qene edhe aksioni politik I vitit te kaluar, ku vetem Brenda nje nate, keshillat e FBKSH-se net e gjitha hapsirat e Shqiperise vendosen posterat me fotografite e dy koloseve te kombit: Kryetarit te Nderit te FBKSH-se, Ukshin Hotit dhe Komandantit te Nderit te AKSH-se, Adem Jasharit, dhe amanetin e Ukshin Hotit: Shqiperine e pabere beje te bere, beje ose vdis
!, si dhe mbishkrimet e shumta me parullat: FBKSH-AKSH: RROFTE BASHKIMI KOMBETAR.
Kurse, ne sherbim te se dytes, minimizimit se percarjes ndershqiptare dhe krijimit te unitetit kombetar, eshte edhe inisiativa e FBKSH-se, qe u kurorezua me themelimin e Keshillit Organizator te Kuvendit Mbareshqiptar, me 25 nentor 2006, ketu ne Tirane, keshill ky qe ka per detyre dhe mission organizimin, mbajtjen dhe perfundimin me sukses te larte te Kuvendit Mbareshqiptar, nga I cili do te dale Asamblea Kombetar Shqiptare. Kryesia e Keshillit Organizator te Kuvendit Mbareshqiptar tanime I ka publikuar Projekt-Tezat e Bashkimit Kombetar te Shqiptareve, te cilat mund t-I gjeni edhe te web-faja: www.al-today.com
Infopress :
Rastet e daljes se njerezve me uniforma dhe emblema te AKSH-se, koheve te fundit jane shpeshtuar. A keni me te vertete ndonje lidhje me to apo thjeshte behet fjala per grupe - fraksione qe nuk kontrollohen nga ju ?
Adili: Aspak nuk eshte e vertete qe dalja e njerezve me uniforma dhe emblema te AKSH-se te jete shpeshtuar. Perkundrazi, numri i grupeve me maska, te cilet nuk jane asgje tjeter pos grupe hajdutesh ordinere, qe here-here veshin edhe uniforma dhe vendosin edhe ndonje embleme te AKSH-se, eshte zvogeluar shume, per mos me thene krejtesisht, sepse siq thote populli: Nuk ka mal pa derra, dhe nuk eshte ashtu siq ka qene gjate viteve 2003-2004, periudhe kjo kur, siq e theksova edhe me siper, grupe te caktuara hajdutesh e kriminelesh qe organizoheshin nga sherbimet sekrete antishqiptare, jo vetem vidhnin popullin ne emer te AKSH-se, por gjithashtu ne emer te AKSH-se edhe i kercenonin intelktualet e personalitetet politike ne Kosove.
Dalja e nje grupi banditesh me maska (prej 7-8) vetash ne nje fshat te malesise se Gjakoves (ne dhjetor 2006), ishte perpjekja e fundit e sherbimeve sekrete antishqiptare qe veprojne ne Kosove dhe jashte saje, qe nuk kishin arrijtur te bindeshin se FBKSH dhe strukturat e tij jane aq shume mire te organizuara, qe te populli shqiptar i Kosoves te krijonin pershtypjen sikur AKSH nuk na qenka e mireorganizuar dhe na paska fraksione, si dhe mbi te gjitha per ta njollosur imazhin dhe misionin e AKSH-se, se sikur AKSH na qenka nje bande qe vjedh dhe grabit popullin e vet.
Por u gabuan rende, sepse perfundimisht u binden se struktura inteligjente e FBKSH-se, Sigurimi Kombetar Shqiptar (SKSH) eshte shume me mire i organizuar se ata, sepse SKSH ashtu siq mundi dhe dijti qe te zbulonte gjithe organiken e te ashtuquajtures Ushtria Serbe per Clirimin e Kosoves (SOVK), mundi dhe dijti qe vetem brenda 8 oresh ta zbulonte edhe kete grup hajdutesh ordinere dhe mbi te gjitha edhe ta demaskonte publiksht, permes masmedias se shkruar dhe vizive te Kosoves.
Kuvendi i Dyte Kombetar i FBKSH-se (16 shtator 2005), krahas shume vendimeve te tjera, ka sanksionuar edhe si me poshte vijon:
1. I ka anuluar dhe i shpallur te pavlefshme te gjitha gradat ushtarake, cka do te thote se te gjithe drejtuesit e AKSH-se, qe nga niveli me i larte (Shtabi i Pergjithshem) e deri te niveli me i ulet, nuk kane grada ushtarake.
2. I ka anuluar dhe i ka shpallur te pavlefshme te gjitha kartelat ushtarake te pjestareve te AKSH-se.
3. I ka anuluar dhe i ka shpallur te pavlefshem blloqet e prodhuara ne emer te AKSH-se, sepse AKSH nuk ka pse te grumbulloje ndihma ne popull kur per kete gje kompetente eshte struktura tjeter e FBKSH-se, Fondi Kombetar Shqiptar (FKSH).
4. Ndalohet dhe cilesohet akt kriminal perdorimi i maskave me uniforma dhe emblema te AKSH-se ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe te Kosoves Administrative, sepse AKSH nuk vepron aty ku veprojne simotrat e saj, Ushtria Shqiptare (ne R. e Shqiperise) dhe TMK-ja (ne Kosoven Adminstrative), si dhe ne diaspore (Evrope, SHBA, Kanada dhe Australi), ku veprojne ushtrite e shtetve perkatese, dhe
5. Vetedeklarimi i pjesetareve te FBKSH-se ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosoven Administrative, si dhe ne diaspore (Evrope, SHBA, Kanada dhe Australi) si luftetare te AKSH-se eshte jo vetem i ndaluar por eshte cilesuar edhe si akt i denueshem, qe do te thote se nese ndonjeri nga pjestaret e FBKSH-se ne vendet e sipercekura, ne vende publike do te deklarohet se na qenka AKSH, atehere do te barte edhe konseguenca, konseguenca keta qe shume mire jane te sanksionuara ne Rregulloret e Brendshme te FBKSH-se dhe ne Rregulloren e Disiplines se AKSH-se.
Pra, bazuar per sa siperceka besoj se shume qarte del edhe pergjigja ime ne pyetjen Tuaj, se Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), zedhenes politik i te cilit jame une, jo vetem nuk ka asnje lidhje me keta grupe qe, siq e ceka edhe me lart, i organizojne sherbimet sekrete antishqiptare, por edhe i ndjek dhe denon keta grupe qe nuk jane asgje tjeter pos banda kriminale qe me vetedije apo pa vetedije iu sherbejne armiqeve tane.
Nga ana tjeter, ne emer te Kryesise Qendrore te FBKSH-se, kam kerkuar dhe vazhdoj te kerkoj, si nga djemt e vashat shqiptare qe punojne ne kuader te SHPK-se ashtu edhe ne TMK, si dhe nga i gjithe populli shqiptare i Kosoves qe kurdo qe te hasin bandite te tille ti vrasin si qen te rrugeve, dhe pasi ti vrasin tua hjekin edhe masken, dhe nese do te ndodhte qe njeriu me maske te ishte djali im tia pasi ta vrasin si qen te rrugeve tia degjenerojne edhe kufomen.
Gjithashtu, kerkoj qe ne shqiptaret te jemi shume te qarte dhe te vetedijshem se fenomene te tilla ndodhin edhe ne shtete shume te sofistikuara, sepse siq thash edhe me siper Mal pa derra nuk ka, dhe aq me teper kur te kihen parasysh kushtet dhe rrethanat ne te cilat vepron Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij: AKSH, SKSH dhe FKSH konsideroj se edhe ne e kemi shume te veshtire qe ti eliminojme dukurite e tilla pa ndihmen e popullit tone dhe te djemve e vashave me te devotshme te ketij populli qe na lindi e na rriti per ti sherby deri ne frymemarrjen tone te fundit.
Infopress :
Po si e shpjegoni pra rastin e fundit ne Bozhdarhane?
Adili: E gjithė kjo ishte njė skenar i parapėrgaditur nga segmente tė huaja antishqiptare, tė pėrkrahur nga segmente antishqiptare edhe brenda Kosovės Protektorat, tė cilėt kėta hajdutė pulash i kishin mėsuar qė, fillimisht tė mos e grabisnin popullin dhe tė krijonin pėrshtypjen sikur A.K.SH. na paska fraksione.
Por, kur ne ua corrėm maskat kėtyre maskarenjėve, padronėt e tyre u terhoqėn, kryesori i tyre iku nė Itali dhe ata (hajdutėt e pulave dhe tė lopėve) filluan tė grabinsin fshatarėt e gjorė e tė varfėr, siq kishin bėrė edhe herė tė tjera, gjatė viteve 2003-2004, kur kanė grabitur edhe njė motėr tė dy dėshmorėve tė kombit ne Rrafshin e Dukagjinit.
Nė vitin 2002-2003, nė Tetovė, kur strukturat tona i arrestuan 3 veta me maska dhe me uniforma e emblema tė A.K.SH.-sė, doli qė ata hajdutė ordinerė i kishte organizuar dhe nxjerrė nė veprim shefi i policisė sllavo-maqedonase tė Tetovės, emri i tė cilit shkjau pėr momentin nuk po mė kujtohet, por qė e kemi tė regjistruar dhe tė arkivuar nė dokumentet e strukturave inteligjente tė F.B.K.SH.-sė.
Raste tė tilla do tė ketė edhe nė tė ardhmen, sepse qėllimi dhe misioni i armiqėve ka qenė dhe do tė vazhdojė tė mbetet pėrpjekja e tyre pėr tė kompromentuar idenė dhe misionin e krahut tė armatosur tė F.B.K.SH.-sė, tė Armatės Kombėtare Shqiptare (A.K.SH.), siq kanė vepruar edhe me Ushtrinė Clirimtare tė Kosovės (U.C.K.), por kėtė rradhė do tė dėshtojnė me turp dhe nuk do tė kenė sukses siq e kanė pasur deri diku me U.C.K.-nė, sepse fatkeqėsisht U.C.K. nuk pati formacion politik drejtues siq A.K.SH. e ka Frontin pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (F.B.K.SH.).
Infopress: Zoti Adili, ju falėderoj pėr intervistėn e dhėnė, si dhe ju uroj shėndet dhe suksese nė misionin qė keni pėrpara.
Adili: Falemnderit edhe nga ju.
Sqarim:
- Qe te publikohet kjo interviste ne Gazeten Infopress te Prishtines nuk lejoi Z. Hashim THACI, Kryetar i Partise Demokratike te Kosoves.
- Vendosa qe ta publikoj ne masmedian e shkruar dhe elektronike shqiptare, sepse konsideroj qe edhepse eshte bere ne janar te vitit 2007, nuk e ka humbur aktualitetin.
Me pershendetje atdhetare shqiptare,
Gafurr ADILI.
Tirane, 20 shtator 2007
Intervistoi: Naser KUKA.
(Janar 2007)
|
|