| » Opcionet për artikullin |
|
Nė njėrin prej mjediseve tė Konsullatės sė Pėrgjithshme tė mbretėrisė belge, nė Nju Jork, ekselenca e saj Renilde Loeckx Drozdiak, konsulle e pėrgjithėshme, organizoi shfaqjen private tė filmit dokumetar Illyria, njė realizim i producentes dhe skenaristes amerikane me origjinė hebreje, Myriam Abramowicz.
Shfaqja u bė para njė auditori, i cili ishte kryesisht me tė ftuar nderi; njė grup historianėsh, muzikantė, diplomatė, kineastė, gazetarė e artistė. Filmi flet pėr Shqipėrinė e shqiptarėt dhe origjinėn e tyre.
Abramowicz preferoi tė ftojė nė kėtė shfaqje edhe disa nga miqtė e saj si ish-kryesuesin e misionit tė OSBE-sė, heroin i Reēakut, ambasadorin William Walker, Agim Karagjozi, kryetar i Federatės PanShqiptare tė Amerikės Vatra, dr. Ana Kohen, kryetare e shoqatės humanitare tė grave shqiptare nė Amerikė Motrat Qiriazi, kompozitoren e njohur qė banon nė SHBA, Dhora Leka, violinistin e kompozitorin e talentuar Arenc Leka, z.Agim Rexhaj, afaristėt e suksesėshm Zyhdi Karagjozi e Sejdi Hysenaj.
Fillimisht, dėshiroj tju them falemnderit tė gjithėve ju, qė me prezencėn tuaj, po mė nderoni mua nė shfaqjen e kėtij filmi tė papėrfunduar. Gjithashtu, mė duhet tė falėnderoj edhe Kosnsullatėn e Pėrgjithshme tė Belgjikės, e cila hapi dyert pėr kėtė shfaqje. Falėnderoj edhe ata, tė cilėt me kontributin e tyre, u bėnė pjesė e kėtij filmi, ka thėnė nė fillim tė shfaqjes realizuesja e filmit dokumetar Illyria, Myriam Abramowicz.
Dokumentari i prezantuar nė Nju Jork ėshtė njė punė e kujdesshme 10-vjeēare e producentes Abramowicz, e papėrfunduar, e cila jep njė tablo tė plotė nėpėrmjet dokumeteve, pamjeve filmike e dėshmive tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr liri, pavarėsi e demokraci.
|
|