Nipi i tij atdhetar i ndjerė, Din Egriu dhe biri i Dinit,stėrnipi poashtu i ndjerė i Xheladinit, luftėtar i shquar nė betejėn e lavdishme legjendare tė Koshares-dėshmori Naxhi Egriu.
* * *
Xheladin Strazimiri, lindi mė 1845, nė fshatin Pocest tė Peshkopisė dhe ndėrroi jetė nė maj tė vitit 1925. Me profesion bujk dhe i ka takuar shtresės sė vegjėlisė;kėshilltar dhe delegat nė kuvendet e Nėntė Maleve tė Dibrės, mendjemprehtė, fjalėzjarrtė dhe patriot i shquar shqiptar.
I brumosur me ndjenjėn e humanizmit patriotik, me urtėsi e fisnikėri, jetoi dhe veproi nė periudhat mė tė errėta tė intrigave, dallavereve, tė shfrytėzimit e tė eksploatimit tė popullit tonė nga ana e anadollakėve e tė veglave tė tė tyre, marioneta tė pushtetit osman.
Tėrė jetėn, duke sakrifikuar moralisht e materialisht, Xheladini veproi pėr njė tė ardhme mė tė ndritur e tė pavarur tė popullit tė popullit shqiptar.
Ky burrė sypatrembur, kurrė si pėrfillte ligjet e osmanlinjve dhe asnjėherė su pajtua me krerėt shqiptarė servilė e kapadahi, pavarėsisht se i mungonte Sofra. Emri i Xheladin Strazimirit jehoi anė e kėnd Krahinės sė Dibrės, veēanėrisht tek shtresat e ulta tė vegjėlisė. Andaj, duke depėrtuar thellė nė shpirtin e vegjėlisė, atij i besuan tre poste:
1.- Kėshilltar pėr zgjedhjen e tė drejtave tė popullit tė Maqellarės me rrethinė.
2.- Anėtar nė Kėshillin e Organizatės sė Abetares.
3.- Delegat nė Kuvendin e Nėntė Maleve tė Dibrės.
Sipas tė dhėnave tė pleqve, nė Kuvendin e Nėntė Maleve, qė u mbajt nė
Maqellarė, fjala e tij pėrshėndetej e pėrqafohej nga tė gjithė tė pranishmit. Nė Kuvend janė parashtruar ēėshtje mjaft tė rėndėsishme, siē janė: -marrja e tė rinjve shqiptarė ushtarė nė ushtrinė turke, pagesa e taksave dhe e tatimeve dhe hapja e shkollave nė gjuhėn tonė.
Siē dihet, nė atė kohė, vėllavrasja si plagė e kahmotshme, ka ekzistuar edhe nė Krahinėn e Dibrės sė Madhe. Kjo veti e ka shqetėsuar pa masė kėtė plak mentar, i cili ishte i lidhur ngushtė me popullin, si thoji me mishin, veēanėrisht me shtresat e varfėra, tė cilėt nuk kanė gėzuar kurrfarė tė drejtash morale e materiale, jetėsore e ligjore. Ai. me plot vigjilencė, fleksibilitet e matutri,diti si ta mbėshtesė e ta marrė nė mbrojtje vegjėlinė nga kurthet e intrigat e osmanlinjve e tė bajraktarėve tė ndryshėm.
Siē bėjnė tė ditur disa pleq tė moshuar, derisa Paria e atėhershme pėrdorte hurin e zjarrit nė popull, Xheladin Strazimiri, me ibrik uji pėrpiqej tė shuante ēdo konflikt e tė pajtonte sa mė shumė gjaqe, ashtu siē veproi nė vitet e90-ta nė Kosovė, Anton Ēeta.
Si shembull konkret, rrėfejnė dėshmitarėt pėr dy vėllezėrit: -Haxhi dhe Ramadan Burnazi, tė cilėt pėr nevojat familjare shkojnė nė Dibėr tė Madhe tek Maliq Begu dhe huazojnė njė sasi tė hollash me kamatė (interes) pėr njė kohė tė caktuar. Mirėpo, me plotėsimin e afatit, tė dy vėllezėrit sishin nė gjendje qė ta paguajnė borxhin gjatė asaj periudhe, atėherė, Maliq Begu shkon nė fshatin Pocest qė tua konfiskojė pasurinė e tundshme me pėrdhunim vėllezėrve -Burnazi. Mirėpo, kur Begu nė fjalė e pėrfundon konfiskimin nė tėrėsi, mandej e nis karvanin me sende t e konfiskuara nė drejtim tė Dibrės; nė ato ēaste, vetėtimthi, me armė nė dorė, del nė pritė plaku gojėmbėl dhe mendjemprehtė, Xheladin Strazimiri me disa fshatarė tė tjerė trima, ndaloi karvanin, duke iu drejtuar Maliq Begut me kėto fjalė: Deri sa tė kemi frymėn e fundit, kurrė sdo lejojmė tė kryhet konfiskimi i djersės sė fshatarėve, por sa mė parė tė kthehet karvani me bagėti, se pėr ndryshe do tė bėhet gjaku deri nė gjunj.
Maliq Begu, me tė vėrejtur vendosmėrinė dhe kėmbėngulėsinė e trimit Xheladin me shokė, ai dorėzohet pa kushte. duke mbetur duarthatė si Ali Ēiēja me lėkurat, pa kamatė, pa para e pa plaēka tė konfiskuara. Raste dhe shembuj tė tillė kanė ndodhur edhe me bejlerėt e Maqellarės, tė cilėt poashtu u jepnin fshatarėve fukarenjė para me fajde (me kamatė). Kėto forma tė aplikuara nga beglerėt e Dibrės sė Madhe e tė Maqellarės, vendosmėrisht i kundėrshtuan kėshilltarėt e Zonės sė parė nga Xheladin Strazimiri, i cili me elikuencėn dhe oratorinė e fortė qė ia kish falė natyra, gjatė debateve me bajraktarė tė ndryshėm, fajėsonte beglerėt pėr dhėnien e tė hollave me fajde (me interes) fshatarėve tė varfėr, tė cilėt sdispunonin pasuri tė tundshme, por ēdonjėri prej tyre ka pasur nga njė bisht dhie apo deleje, lope apo kali. Ai, i sugjeronte bejlerėt qė tė dinė se kujt tia japin paratė me interes (kamatė).
Gjatė sundimit tė Austrisė nė Shqipėri, bejlerėt e Maqellarės sė bashku me njė oficer austriak, shkojnė nė fshatin Pocest pėr tė grabitur ujin e burimit Cercec. Me atė rast, me tė marrė tė dhėnat pėr njė veprim tė tillė, kėshilltari Xheladin, menjėherė mobilizoi fshatarėt:burra e gra, pleq e tė rinj, me armė nė dorė e zhbllokuan burimin. Kėshtu qė nga ajo forcė e madhe mobilizuese e masės, pushtetmbajtėsit nė fjalė, kthyen me turp nga patėn ardhur.
Po tė njėjtėt bejlerė, kryen edhe njė veprim tjetėr tė shėmtuar tek popullata e Zonės sė Maqellarės me rrethinė. Ata, pa pėlqimin e masės vendosėn qė nga 4 - 5 veta nga ēdo fshat tua dorėzonin autoriteteve austriake, tė cilėt do ti dėrgonin tė kryenin punė tepėr tė vėshtira, diku larg nė Serbi. Nė listėn e fshatarėve, qė duhej tė shkonin ishte edhe Ragip Gjoni, babai i Osmanit e tė tjerė. Mirėpo, pasi informohet Xheladini pėr njė aksion tė tillė, ai, si kėshilltar pengoi dėrgimin e fshatarėve nė Serbi.
Pėr tė gjitha ato merita e sakrifica qė i bėri Xheladini pėr ti dalė nė ndihmė vegjėlisė, kėngėtari popullor ia thurri kėto vargje:
"Kush e mblodhi Xhelizin
(Kuvendin ) e tretė,
Strazimiri me Pocestė.
Ky burr burri dai,
e ka idealin pėr Shqipėri.
Sa madhėshtor ky Xhelisė,
I dha dritė gjith naisė.
Kur kuvendoi ai Xhelis
i dridhej zemra gjith Turqis.
Siē rrėfeu kryeplaku i zgjuar, Aqif Rustem Spahia dhe shumė pleq tė tjerė, bėjnė tė ditur se nėpėr konaqe dhe oda burrash, flitet dhe sot e kėsaj dite me respekt e krenari pėr plakun e zgjuar, trim e fjalėzjarrtė, Xheladin Strazimirin, i cili, jo vetėm qė i dha emėr fisit Strazimiri, por emri i tij pėrmendet anė e kand Shqipėrisė e Kosovės.
Nė vitet e pas luftės, pleqtė e Maqellarės e tė Pocestit, parashtruan kėrkesėn tek pėrgjegjėsi i Muzeumit tė Maqellarės -Tosum Xhemili, qė kooperativa e Maqellarės tė pagėzohet me emrin e Xheladin Strazimirit, mirėpo kėrkesat e tyre su pėrfillėn pėrshkak tė birit tė tij -Qamilit, i cili paskėsh qenė oficer i mbretit-Zog.
Nga takimi i fundit nė Shijak mė 20 shtator 2003
Mbesim me shpresė se nė tė ardhmen, popullata e asaj treve, do tia jep vendin e merituar edhe kėtij trimi-humanisti tė vegjėlisė.
SQARIM:Tė dhėnat i mblodhi biri i tij, tani i ndjerė-Qamil Strazimiri, i cili, mė 20 shtator 2003, gjatė vizitės sime nė Shijak, se bashku me mikun tim tė ēmuar suedez, kryetarin e Shoqatės sė Miqėsisė Suedi - Kosovė, z. Anders Vessman, alias-Iliriani. Ai, gjatė ndarjes me lot nė sy, mi ofroi kėto tė dhėna e mė luti qė kėto informacione tė babait tė tij e gjyshit tim tė dalin nė dritė. Ndaj, obligohem moralisht qė me rastin e Pėrvjetorit, dėshirėn e tij tė zhurritur tia plotėsoj.
Pra,mė 19 shtator 03, morėm pjesė nė Mbledhjen e Kryesisė sė Lidhjes Shqiptare nė Botė sė bashku me intelektualin suedez, mikun e madh tė shqiptarėve, Anders Vessman dhe, pėr herė tė fundit shfrytėzuam rastin dhe u takuam me Dajėn Qamil nė Shijak. Ai, megjithė se i kish mbushur 99 vjet, akoma dukej i freskėt dhe mund tė bisedohej me tė, veēanėrisht z.Vessman, i cili fliste me tė nė gjuhėn shqipe, u befasua nė vitalitetin dhe menēurinė e tij. Nė anė tjetėr, gjatė bisedės u prekėm qė tė dy kur na rrėfente pėr zhdukjen e birit tė tij, prof. e gjuhės e tė letėrsisė-Burhanit. Kurrė smund tė harroj diegėn e djalit tim, i cili mė 1997 shkoi qė nė Greqi dhe e zhdukėn pa nam e pa nishan! Mandej vazhdoi:-Dhe sot e kėsaj dite, bashkėshortja e tij -Teuta dhe djali Herolindi, nuk dijnė asgjė pėr tė.
Nga e djathta:-Daja Qamil, Mensure Egriu, Teuta -bashkėshortja e Prof. Burhanit tė zhdukur, dhe Imi Egriu. Shijak, gusht 1990
- Njė fjalė popullore thotė: Peni i pėrngjet gėzofit ndaj dhe Daja Qamil i pėrngjiste nė shumė aspekte babait tė vet, ashtu mendjemprehtė, bujar, i dashur, atdhetar, oficer i dalluar nė kohėn e mbretrisė sė Ahmet Zogut, i cili gjithmonė e ėndėronte njė Shqipėri tė bashkuar e tė pėrqėndruar kah Perėndimi e jo kah sllavizmi.
Dritė i bėftė shpirti dhe, dheu i Shijakut i qoftė i lehtė!
Me nderime,
nipi i tij, Ibrahim Egriu
Malme Suedi, 20 maj 2008 |