DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» RIKONFIGURIMI I UNMIKUT TĖ BĖHET NĖ PRESHEVĖ, JO NĖ KOSOVĖN E PAVARUR
Postuar mė datėn: 2008-07-20 16:49:42 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** UNMIK-u, as Ban Ki Muni nuk kanė pse, dhe, pėr ēfarė tė “ndėrmjetėsojnė” nė relacionin Prishtinė-Beograd, sepse, tanimė, kėto janė dy shtete tė ndryshme tė pavarura. Sa i pėrket afrimit tė pikėpamjeve dhe tė qėndrimeve tė politikės zyrtare tė Prishtinės dhe tė Beogradit pėr krijimin dhe pėr normalizimin e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė shkallė diplomatike a konsullore, nė kėtė rast, nuk nevojitet kurrfarė “ndėrhyrje neutrale” dhe ndėrmjetėsuese nga ana UNMIK-ut, sepse, tani si Serbia, ashtu edhe Kosova janė dy subjekte tė barabarta tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilat, edhe pse, momentalisht nuk kanė marrėdhėnie diplomatike as konsullore, kjo nuk do tė thotė se kėto janė nė gjendje lufte. Ndaj, nė kėtė rast prania e UNMIKUT nė Kosovė, ėshtė e panevojshme dhe, krejtėsisht jashtėligjore.

Prandaj, as moralisht as ligjėrisht, Kosova nuk e meriton vazhdimin e “lojėrave tė pakufijshme” tė agonisė dhe tė dėshtimit tė OKB-sė nė Kosovė (qershor 1999-korrik 2008). Shėrbimet e vullnetit tė mirė paqėsor dhe neutral tė UNMIK-ut nė Kosovė kanė marrė fund mė 17 SHKURT 2008.

Prof. Dr. Mehdi HYSENI


Nėse marrim parasysh normat dhe rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare, dhe parimet, objektivat dhe dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, ėshtė krejtėsisht e paligjshme dhe jodemokratike kėrkesa e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun, qė Kosova, edhe pas pavarėsimit tė saj mė 17 shkurt 2008, tė jetė “PENG” dhe lodėr manovruese politike e UNMIK-ut dhe e Serbisė.

Bani Ki Mun nuk ka kurrfarė baze, kurrfarė autorizimi, kurrfarė detyrimi, e as kurrfarė pėrgjegjėsie ligjore as morale, qė tė urdhėrojė rivendosjen e UNMIK-ut nė Kosovė, pavarėsisht se edhe ky, sikurse qeveria serbe e Beogradit, dhe Kisha Ortodokse Serbe, thirret nė Rezolutėn 1244 tė KS tė Kombeve tė Bashkuara (10.06.1999).

Thjesht, kėrkesa dhe vendimi, pėrkatėsisht arritja e marrėveshjes sė Ban Ki Munit dhe e qeverisė sė Kosovės, qė Kosova tė vihet nėn “RIKONFIGURIMIN” e UNMIK-ut ėshtė jo vetėm absurd politik dhe diplomatik, por edhe gabim kardinal juridik, sepse nuk ka kurrfarė baze, as kurrfarė mbėshtetje qoftė nga ana e Kartės sė OKB-sė, qoftė nga ana e sė drejtės ndėrkombėtare, apo qoftė nga ana e sė drejtės sė brendshme tė Kosovės, sepse nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, nė asnjė paragraf a dispozitė tė saj, nuk ėshtė sanksionuar “RIKONFIGURIMI” I UNMIK-ut, as “RIKONFIGURIMI” I EULEX-it.

Tanimė, Rezoluta 1244 ėshtė NUL-ZERO pėr sovranitetin kolonial tė Serbisė nė Kosovė!

Me gjithė faktin se qeveria serbe (as dje, e as sot) nuk e ka kuptuar esencėn juridike tė Rezolutės 1244 pėr Kosovėn tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, ndaj, edhe e ka interpretuar, dhe ende ėshtė duke e “leēitur” nė tėrėsi gabimisht, dhe nė mėnyrė arbitrare, ashtu si i ka konvenuar dhe, si iu konvenon edhe sot interesave tė saj politike kolonialiste ndaj Kosovės (1912-2008), edhe tash, prapė gabimisht dhe, post festum (pas njohjes sė Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran) po kėrkon zbatimin e kėsaj Rezolute, e cila, me gjithė difektet e saj juridike, nuk ėshtė nė favor tė Serbisė, por nė favor tė shkėputjes sė Kosovės nga Serbia kolonialiste. Ky ėshtė mesazhi kryesor dhe pėrfundimtar juridiko-politik dhe historik i Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

Kėtė konstatim tonin e mbėshtet me bazė, dhe me arsye tė pakundėrshtueshme, edhe ky vlerėsim i peshuar aksiomatik juridiko-politik dhe diplomatik i Sekretares sė Departamentit Shtetėror tė SHBA-ve, Kondoleeza Rice : “ Kosova dhe Serbia kurrė mė nuk do tė jenė pjesė tė njė shteti tė pėrbashkėt, gjė qė kjo, edhe ka qenė logjika e Rezolutės 1244, qė do tė thotė statusin e veēantė tė Kosovės.”(Reuters, 21.12.2007).

Gjithashtu, kėtė interpretim tė drejtė me bazė juridike tė Kondoleeza Rice e kanė mbėshtetur edhe Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe shtetet e tjera anėtare tė KS tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian (BE), se Rezoluta 1244 pėr Kosovėn e miratuar nga KS i Kombeve tė Bashkuara, mė 10 qershor 1999, pėrbėn bazėn themelore juridike pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, me gjithė kundėrshtimet dhe bollkadat joligjore tė Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė favor tė mbrojtjes sė interesave sė politikės kolonialiste tė Serbisė nė Kosovė.

Prandaj, pavarėsisht nga mbrojtja e strategjisė tradicionale e sferės sė interesave tė aleancės serbo-rsue sllave nė Kosovė, pėrkatėsisht nė Shqipėrinė Etnike dhe, nė mbarė Ballkanin, sipas
sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, ėshtė jo vetėm absurd, por edhe gabim juridik aplikimi i Rezolutės 1244 tė KS tė Kombeve tė bashkuara pėr Kosovėn (10.06.1999), sepse pas njohjes sė Kosovės si subjekt juridik ndėrkombėtar mė 17 Shkurt 2008, ajo ėshtė vetėm NJĖ NUL-NJĖ ZERO E MADHE E PAVLEFSHME si pėr Kosovėn, ashtu edhe pėr Serbinė, dhe pėr UNMIK-un e “rikonfiguruar” nė Republikėn e Kosovės, pas klaimit tė mandatit tė tij tė dėshtuar, tė paparashikuar 9-tė vjeēar (1999-2008).

Duke qenė se, pėr shkak tė paralizimit tė KS tė Kombeve tė Bashkuara nga ana e Rusisė lidhur me nxjerrjen e njė resolute tė re nė vend tė Rezolutės 1244 pėr Kosovėn, Kombet e Bashkuara me nė krye sekretarin e pėrgjithshėm tė saj, Ban Ki Mun nuk duhet tė insistojnė, qė tė riaktivizojnė, pėrkatėsisht tė “Rikonfigurojnė” kurrrfarė UNMIK-u (sipas Rezolutės 1244, sepse ajo nuk ka kurrfarė vlere tė detyrueshme juridike pėr asnjėrėn palė nė konflikt ngaqė, tanimė, me t’u njohur Kosova si shtet i pavarur dhe sovran nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė BE-sė , dhe nga mė se 40 shtete tė tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare) “tė ri” nė Kosovė, sepse ai ka dėshtuar nė misionin e tij ndėrkombėtar dhe paqėsor tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Kjo ėshtė arsyeja kryesore pse kurrfarė UNMIK-u shtesė nuk nevojitet nė Kosovė, kinse pėr ta ndihmuar misionin e ri evropian tė EULX-it, por ai duhet tė tėrhiqet deri nė korrierin e fundit nga Kosova, sepse ka dėshtuar njėsoj sikurse nė disa misione tė saj tė derisotme ndėrkombėtare, siē ėshtė konkretisht moszgjidhja e konfliktit izraelo-palestinez (1948-2008), e problemit tė Qipros, tė Bosnjės etj….

Si palėt nė konflikt (Prishtina dhe Beogradi), ashtu edhe Ban Ki Muni, duhet ta kenė parasysh faktin se pėr zgjatjen e mandatit “rinkonfigurues” tė UNMIK-ut nė Kosovė, logjikisht as ligjėrisht nuk mund tė mirret pėr bazė Rezoluta 1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, sepse nė kuptimin juridiko-ndėrkombėtar, ėshtė zėvendėsuar me AKTIN E LIGJSHĖM TĖ NJOHJES NDĖRKOMBĖTARE tė Kosovės nga ana e subjekteve (shteteve) pėrkatėse tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Pra, si nga aspekti i sė drejtės ndėrkombėtare, ashtu edhe ai Kartės sė Kombeve tė Bashkuara AKTI NDĖRKOMBĖTAR i njohjes sė shtetėsisė sė pavarur dhe sovrane tė Kosovės, njėherė e pėrgjithmonė (ligjėrisht) e ka vėnė ad acta (jashtė pėrdorimit tė mėtejmė) Rezolutėn 1244 nė bazė tė sė cilės, ėshtė instaluar dhe ka vepruar UNMIK-u nė Kosovė (12.06.1999 – 2008).

Pavarėsisht nga efekti juridik, politik, diplomatik dhe paqėsor i Rezolutės 1244 tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, qė pa dyshim ka ndikuar POZITIVISHT nė shkėputjen e Kosovės nga Serbia kolonialiste, kjo, ligjėrisht, mė nuk ka kurrfarė vlere pėr Kosovėn, sepse mė 17 shkurt 2008 (me t’u bėrė Kosova shtet i pavarur dhe sovran), ka pėrfunduar nė arkivin historik tė Kombeve tė Bashkuara, si dhe tė dy palėve nė konflikt (Kosova dhe Serbia).

Pse riunmikizim-bankimunizim tė Kosovės?!

Nisma, kėrkesa dhe vendimi pėr “rikonfigurimin” e UNMIK-ut tė dėshtuar nė Kosovės, janė tė gabueshme mbi ēdo bazė ( morale, juridike, politike, diplomatike a paqėsore), sepse ky lloj “procesi ndėrkombėtar” i Ban Ki Munit( sekretar i Pėrgjithshėm i OKB-sė), ėshtė nė favor tė kompremtimit dhe tė sfidimit tė mėtejmė tė njohjes ndėrkombėtare tė Republikės sė Kosovės.

Gjithashtu, ribankimunizimi i Kosovės, ėshtė nė funksion tė kompremetimit tė rolit dhe, tė anagazhimit tė derisotėm tė gjithmbarshėm politik, diplomatik, ushtarak, juridik, paqėsor dhe humanitar tė SHBA-ve nė Kosovė, sepse SHBA-tė kanė meritėn kryesore historike pėr pavarėsimin e Kosovės, e jo OKB-ja e dėshtuar me misionin e saj UNMIK (1999-2008), e cila 9 vjet radhazi koketoi dhe bashkėpunoi me Serbinė, por nuk qe nė gjendje tė zgjidhė asnjė problem tė Kosovės. Kėtė, fatkeqėsisht, e dėshmon edhe Mitrovica Veriore shqiptare, e copėtuar de facto dhe de jure nga jurisdiksioni territorial dhe shtetėror i Kosovės.

Seketari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, mund tė “urdhėrojė” riunmikizimin e Kosovės, por ai nuk ėshtė nė interes tė Kosovės, as tė partnerėve tė saj evroperėndimorė, e para se gjithash, nuk ėshtė nė interes tė Amerikės, por vetėm nė interes tė propagandės, tė politikės dhe diplomacisė antipavarėsi tė Serbisė dhe tė partnerėve tė saj me nė krye Rusinė, qė me ēdo kusht po orvaten qė ta akuzojnė, dhe ta ngarkojnė me faj dhe me pėrgjegjėsi Amerikėn para sė drejtės, dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, qė vėrtet ligjėrisht e njohu pavarėsinė e Kosovės.

Pikėrisht, nė kėtė pikėvėshtrim qėndron problemi dhe mosmarrėveshja e Kosovės dhe e Amerikės me Serbinė, e cila, nė asnjė mėnyrė nuk do ta njohė subjektivitetin juridik ndėrkombėtar tė Kosovės, por, sė bashku me “nėnėn” e saj Rusi po kėrkon revizionimin e pavarėsisė sė Kosovės?!

Kėtė akt tė ēuditshėm antijuridik ndėrkombėtar, e provon edhe “padia shtetėrore” e Serbisė kundėr Amerikės, drejtuar Gjykatės Ndėrkombėtare tė OKB-sė nė Hagė, kinėse ajo “e paskėsh cenuar” tė drejtėn ndėrkombėtare me rastin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrkaq, nė kėtė kuptim, Serbia si shtet gjenocidal kolonizator pushtues i Kosovės shqiptare (1912-1999) sė Shqipėrisė Etnike, “paska vepruar nė mėnyrė ligjore, nė pėrputhje me normat dhe me rregullat” e sė drejtės ndėrkombėtare, tė Statutit tė Lidhjes sė Kombeve (1919), tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara (1945) dhe tė Aktit pėrfundimtar tė Helsinkit, Kreu VIII.(1975)?!

Shumė thjesht, bankimunizimi i Kosovės ka pėr qėllim qė Serbisė t’i hapė rrugė dhe, mundėsi tė tjera, nė mėnyrė qė ajo, tė vazhdojė me trysnitė dhe me shantazhet e saj politiko-propagandistike dhe diplomatike pėr mohimin dhe kontestimin e pavarėsisė sė Kosovės nė planin ndėrkombėtar dhe kombėtar.

Duke qenė se OKB-ja gjatė nėntė viteve tė shkuara nuk ka qenė nė gjendje qė ta zgjidhė problemin kolonial 100-vjeēar tė Kosovės, por kėtė, de facto dhe de jure e bėri Amerika me aleatėt e saj evroperėndimorė (Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia etj.), tanimė, Kosova nuk ka asnjė arsye qė tė pranojė kurrfarė riunmikizimi-bankimunizimi tė saj, sepse ėshtė e pavarur dhe, nė mbrojtjen e plotė dhe direkte tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikes, tė NATO-s dhe tė BE-sė.

Njėherazi, kėta janė faktorėt kryesorė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė garantojnė stabilitetin dhe paqen jo vetėm nė Kosovė, por nė mbarė Ballkanin, dhe mė gjerė nė planin e ndėrkombėtar tė vendosjes sė stabilitetit, tė ruajtjes dhe tė mbrojtjes sė sigurisė, tė paqes dhe tė bashkėpunimit ndėrmjet popujve dhe vendeve nė mbarė botėn.

UNMIKU nuk ėshtė mė “titullar as autoritet ligjor” nė Kosovė!

“Justifikimi” dhe “arsyet” e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun pse duhet tė bėhet RIUNMIKIZIMI-RIBANKIMUNIZIMI i Kosovės sė pavarur dhe sovrane, janė kėto:
(I) “E kam urdhėruar UNMIK-un qė tė bashkėpunoj me BE-nė nė mėnyrė qė kjo, ta ketė siguruar rolin e saj operativ nė Kosovė nė fushėn e sundimit tė sė drejtave nėn autoritetin e gjithmbarshėm tė Kombeve tė Bashkuara.
(II) Duke marrė parasysh thellėsisht ndryshimin e realitetit nė Kosovė, kam vendosur qė, nė interes tė ruajtjes sė paqes dhe tė stabilitetit nė Kosovė dhe nė rajon, tė vazhdojė me rikonfigurimin e pranisė civile ndėrkombėtare nė kuadrin e Rezolutės 1244 tė KS tė KB-sė.
(III) Kombet e Bashkuar do tė vazhdojnė me pozicionimin e tyre strict neutral kur ėshtė fjala pėr statusin e Kosovės.”(Beta,B92,Tanjug,18.07.2008).

Shikuar nė aspektin juridik tė sė drejtės ndėrkombėtare, asnjėra prej kėtyre “aresyeve justifikuese” tė Ban Ki Munit, nuk janė tė qėndrueshme, pėr shkak tė faktit se UNMIK- mė 17 shkrut 2008 (njohja ndėrkombėtare e Kosovės) e ka shpenzuar mandatin e tij 9-vjeēar nė Kosovė.

Si rrjedhim, UNMIK- mė nuk ėshtė kurrfarė “autoriteti ligjor”, as kurrfarė “titullari a instituti ligjor” nė Kosovė as nė kuptimin e sė drejtės ndėrkombėtare, as nė atė tė sė drejtės sė brendshme, por janė qeveria dhe parlamenti i Republikės sė Kosovės, tė cilat, duhet tė veprojnė nė bazė tė Kushtetutės sė Kosovės sė miratuar mė 15 qershor 2008, si dhe nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare. KY ĖSHTĖ AUTORITETI LIGJOR DHE KUSHTETUES I KOSOVĖS, jo UNMIKU-RIUNMIKIZIMI-RIBANKIMUNIZIMI I OKB-sė Bank Ki Munit.

Pos Qeverisė dhe Parlamentit tė Kosovės, kurrfarė UNMIKU i “rikonfiguruar” nė Kosovė (nė bazė tė Rezolutės 1244 dhe, tė neutralitetit tė OKB-sė ndaj statusit tė Kosovės, si “novus” antijuridik ndėrkombėtar i sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun), nuk mund tė jetė subsitut juridik ligjor kushtetues , politik dhe demokratik nė drejtimin, nė qeverisjen dhe, nė pėrfaqėsimin dhe nė prezantimin e Kosovės si nė kupmtin e sė drejtės sė brendshme, ashtu edhe tė asaj ndėrkombėtare.

Pikėrisht, ashtu siē ėshtė deklaruar “diplomatikisht” (jo nė frymėn e parimeve dhe tė qėllimeve tė dispozitave tė Kartės sė OKB-sė, as tė normave tė sė drejtės ndėrkombėtare, kur ėshtė fjala pėr rolin dhe veprimin e Kombeve tė Bashkuara nė zgjidhjen e problemeve koloniale, sikundėr qė ėshtė rasti i Kosovės sė Shqipėrisė Etnike) sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, pasiviteti, indiferenca dhe neutraliteti 9-vjeēar i UNMIK-ut nė Kosovė ka ndikuar negativisht nė zvarritjen dhe nė moszgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Duke qenė se sipas pohimit tė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun, OKB-ja nė rastin e Kosovės pėrmes UNMIK-ut, e pasė ka luajtur rolin “neutral” lidhur me statusin e Kosovės, atėherė, shtrohet pyetja serioze pėr juristėt e sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe pėr vetė Kėshillin e Sigurimit dhe tė Asamblesė sė OKB-sė, nė cilin paragraf, dhe nė cilin nen tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, ėshtė sanksionuar “instituti i neutralitetit” tė OKB-sė, kur ėshtė fjala pėr zgjidhjen e problemeve koloniale nė pėrmasa botėrore?

Vėrtet, pėr sa i pėrket praktikės dhe rolit pasiv 9-vjeēar tė UNMIK-ut nė Kosovė, kjo dėshmon deklaratėn e Ban Ki Munit, se OKB-ja ka luajtur rolin neutral nė Kosovė. Mirėpo, shikuar nė aspektin doktrinar dhe formal, OKB-ja, qė nga formimi i saj e deri mė sot nė kryerjen e misioneve tė saj paqėsore, nuk ka pasur, thejsht, vetėm karakter neutral, ashtu siē ka pohuar sekretari i pėrgjithshėm i saj, Ban Ki Mun, por, para sė gjithash, ėshtė organizatė ndėrkombėtare universale me tė drejta, me kompetenca dhe, me autorizime konkrete shumė mė tė gjera (sesa nocioni asnjanėsisė), qė nuk kanė tė bėjnė vetėm me “misionet neutrale” tė OKB-sė, por me zgjidhjen e konflikteve dhe tė krizave tė ndryshme nė pėrmasa botėrore. Sikur OKB-ja, tė kishte pasur vetėm “rol neutral” siē ka nėnvizuar Ban Ki Mun, atėherė, del e qartė se, asnjė shtet nė Afrikė, nė Azi dhe nė Amerikėn Latine, nuk do tė kishte fituar lirinė dhe pavarėsinė antikoloniale (rasti i fundit, pavarėsimi i Timorit Lindor, mė 20 maj 2002, si rrjedhim dhe, ndėrhyrje direkte e politikės aktive paqėsore e OKB-sė, e jo, assesi e pasivitetit dhe e neutralitetit tė saj absurd 9-vjeēar nė Kosovė-1999-2008) nga shtypėsit dhe nga kolonizatorėt e tyre evro-perėndimorė, por do tė kishin ngelur me statu quo tė pandryshuar koloniale, ashtu sikurse Kosova (1912-1999), sikur tė mos kishte qenė angazhimi dhe lufta direkte e Amerikės dhe e NATO-s nė pavarėsimine saj mė 17 shkurt 2008.

Fundja, duke qenė se, tanimė, Kosova ka institucionet dhe organet e saj shtetėrore, nė Kosovė nuk nevojtet kurrfarė UNMIK-u i Ban Ki Munit si “ndėrmjetėsues neutral” nė bisedimet me Serbinė, sepse as UNMIK-u e as EULEX- nuk kanė se ēfarė tė bisedojnė mė shumė me Serbinė ngase tanimė statusi i Kosovės ėshtė zgjidhur nga ana e Shteteve tė Bashkuara dhe nga BE-ja.

Kjo ēėshtje mė nuk ekziston si e tillė as pėr Kosovėn, as pėr Amerikėn e as pėr BE-nė, sepse Kosova e ka humbur statusin e saj tė dikurshėm kolonial tė Serbisė (1912-1999), tanimė, ėshtė shtet i pavarur dhe sovran nė Ballkan, ashtu sikurse Shqipėria, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Kroacia etj.

Sa mė sipėr, rikthimi i “rikonfigurimit” neutral dhe dėshtues tė OKB-sė nė Kosovė, ėshtė vetėm nė favor tė politikės sė interesave pushtuese dhe hegjemoniste tė Serbisė, qė t’i hapė “bypass” pėrzierjes dhe inflitrimit direkt dhe indirect tė saj nė ēėshtje tė brendashme dhe tė jashtme tė Kosovės, me theks tė posaēėm tė kantonzimit-copėtimit-ndarjes sė saj territoriale, duke filluar qė nga Mitrovica Veriore (qė hėpėrhė, si shkak dhe pasojė 9-vjeēare e neutralitetit, dhe e mosbėrjes asgjė tė UNMIK-ut dhe tė qeverive subordinuese tė Kosovės), e cila, tanimė, e pranuam, nuk e pranuam (de facto dhe de jure), ėshtė njė realitet i krijimit tė entitetit tė ri autonom, paralel, etnik, juridiko-shtetėror dhe territorial serb nė Kosovė. Kėtė nuk duan ta shohin dhe, nuk duan ta pranojmė si tė vėrtetė tė hidhur vetėm “qorrat politikė” tė autoriteteve zyrtare shqiptare nė Prishtinė, dhe UNMIK-u neutral, dhe i dėshtuar i Ban Ki Munit!?

Pra, pėr t’iu shmangur njė rreziku tė kėtillė katastrofik tė bankimunizimit tė Kosovės (qeveria dhe parlamenti i Kosovės urgjentisht, duhet ta hudhin poshtė “dekretin urdhėrues” tė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun pėr RIUNMIKIZIMIN-RIBANKIMUNIZIMIN E KOSOVĖS, sepse ai “plan neutral” i tij, do ta ndihmojė vetėm strategjinė dhe taktikėn e politikės kolonialiste tė Serbisė, qė ta coptojė Kosovėn mbi baza etnike, sikruse “Republika srpska” nė Federatėn e Bosnjės dhe Hercegovinės).

Shikuar nga tė gjitha aspektet politiko-diplomatik dhe juridik, Plani i ri i Ban Ki Munit (Rikonfigurimi-ridėshtimi) i UNMIK-ut nė Kosovė, ėshtė nė funksion direkt dhe indirekt tė rikthimit tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės nė “rishqyrtim” tė sė “drejtės ndėrkombėtare” serbo-ruse dhe tė aleatėve tė tyre, qė nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės.

Ia vlen tė nėnvizojmė se, disa prej partnerėve tė aleancės serbo-ruse (sidomos numri mė i madh i shteteve arabe, tė cilėt deri tani nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės shqiptare, pėr shkak se kanė gjetur gjuhė tė pėrbashkėt politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake antidemokratike, antiligjore dhe antipaqėsore), jo pse ata janė “aleatė tė nayrshėm” me Serbinė dhe me Rusinė, por pse e urrejnė, dhe e kundėrshtojnė Amerikėn deri nė armiqėsi, pėr shkak se Amerika ka meritat kryesore historike, politike, ushtarake, humanigtare dhe njerėzore pėr shpėtimin, dhe pėr njohjen ndėrkombėtare tė mbi 2 milionė shqiptarėve dhe tė Kosovės, e cila ėshtė pjesė e natyrshme integrale e Shqipėrisė Etnike, e jo, kursesi e Serbisė sė Madhe kolonialiste dhe gjenocidale.
__________________
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] RIKONFIGURIMI I BALLKANIT, PĖRMES NJĖ KONFERENCE TĖ LLOJIT LONDRA - 2, NJĖ DOMOSDOSHMĖRI E KOHĖS....! (2008-11-26 14:31:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Rikonfigurimi i UNMIK-ut fuqizon institucionet e Kosovės (2008-08-18 11:11:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK u merr udhėzimet pėr rikonfigurimin e misionit nė Kosovė (2008-06-26 09:08:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster