| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PA MUSHKĖRITĖ E POPULLIT, ASNJĖ QEVERI NUK MERR DOT FRYMĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-10-12 06:35:25 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Faridin TAFALLARI
Shqiptarėt e Kosovės, mbas viteve 60, emigruan nė vendet e Perėndimit pėr arsye ekonomike dhe tė pėrndjekur nga rregjimi i urryer serb e ish-Jugosllavisė, e cila kishte pėr qėllim largimin masiv tė shqiptarėve dhe dėbimin e tyre nga trojet stėrgjyshore, siē ndodhi dhe mė herėt me shqiptarėt e larguar nė Turqi apo nė vende tė tjera.
Por shqiptarėt qė emigruan mbas viteve 60, kudo qė ishin, kurrė nuk harruan Kosovėn, kudo qė ishin kontribuan me mish e me shpirt pėr lirinė dhe pavarėsinė e saj.
Edhe larg atdheut , ata u ndoqėn, u maltretuan, u vranė, u burgosėn, u torturuan nga udbashėt kriminelė, por kurrė nuk u friksuan, nuk u tėrhoqėn, nuk rreshtėn sė vepruari e luftuari pėr pavarėsinė e Kosovės e Bashkim Kombetar.
Atje, nė mėrgim ata u lidhėn me njeri tjetrin, u afruan duke kaluar nėpėr rreziqe tė mėdha tė kohės. Me shumė mund e vėshtirėsi formuan organizatat e tyre politike tė Mėrgatės, ku nėpėrmjet tyre, mėrgimtarėt, vazhduan veprimtarinė politike pėr ēėshtjen kombėtare.
Por duke u organizuar dhe antarėsuar nė Lėvizjen Kombėtare, e cila ishte mjaft e vėshtirė, ata arritėn, qė tė antarėsojnė njė numėr tė konsiderueshėm tė bashkėatdhetarėve, tė cilėt ju futėn kėsaj pune me zell, pėr tė dhėnė dhe ata kontributin e tyre, qė Kosovėn me viset e saj nė ish-Jugosllavi tė ēlirohej nga okupatori serb-maqedon-malazes, duke qenė tė vetėdijshėm, se betimi i tyre, tė cilin e kėrkonin programet dhe statuset e organizatave tė tyre, i ēonte deri nė flijimin e jetės.
Por kishte dhe nga ata, madje dhe intelektualė, tė cilėt i shmangeshin kėtyre veprimtarive, qė qėndruan indiferentė, qė panė vetėm rehatinė e tyre, atje nė shtetet e perėndimit, sa mund tė themi disa harruan dhe Kosovėn!?
Organizatat e lartpėrmendura tė mėrgimtarėve, duke u zgjeruar e duke u udhėhequr si nga Jusuf Gėrvalla e Kadri Zeka, kryenin aktivitete e veprimtari tė shumta patriotike, ku mbajtėn gjallė gjuhėn, zakonet, folklorin, flamurin, atdhedashurinė e patriotizmin, zemrėn e shqiptarit, tė cilat u pasqyruan dhe nė shtypin ilegal tė kohės, si gazeta "Liria" e botuar nga Kadri Zeka, apo "Lajmėtari i Lirisė" botuar nga Jusuf Gėrvalla dhe mė vonė "Zėri i Kosovės".
Sa shumė sakrifikuan mėrgimtarėt pėr shpėrndarjen e kėtij shtypi, pėr futjen e tij ilegalisht nė Kosovėn, qė vuante atėherė nėn thundrėn serbe, pėr ēuarjen e kėtij shtypi kudo nė diasporė, kudo qė ndodheshin shqiptarėt. Pėr kėtė punė u kap dhe u torturua pėr vdekje Zija Shemsiu nė burgun qendror tė Beogradit, si dhe Sami Kurteshi, i dėnuar me 15 vjet burg e sa e sa tė tjerė u dergjėn burgjeve tė tmerrshėm tė ish-Jugosllavisė, me vite e vite tė tėra!
Por, atdhedashuria dhe dėshira pėr ēlirimin e Kosovės nga okupatori serbo-sllav se ndali veprimtarinė e kėtyre organizatave tė mėrgimtarėve, pėrkundrazi u forcuan dhe u rrit mė tej organizimi i tyre.
Veprimtaria e tyre, e organizuar ndihmoi nė parapėrgatitjen e demonstratave tė marsit tė vitit 1981.
Ishte kjo mėrgatė, qė formoi formacione tė tėra tė UĒK, qė, qė nė ditėt e para tė Luftės Nacionalēlirimtare, me parrullėn "Vendlindja na thėrret" rroku armėt, luftoi trimėrisht dhe shumė prej tyre dhanė dhe jetėn pėr lirinė e shumėpritur tė Kosovės. Ishin kėta mėrgimtarė qė dhanė 3% e Fondit tė Republikės sė Kosovės, sė qeverisė sė Bukoshit dhe Fondit "Vendlindja thėrret", tė luftėtarėve tė UĒK, e cila pati njė shtrirje nė gjithė diasporėn.
E sot, nė fillimet e para tė shtetit tė brishtė shqiptar, nė Kosovė, ēthuhet pėr kėtė mėrgatė?!
Shohim qė dhe qeveria Thaēi, e cila erdhi nė pushtet me votat, qė i dha populli duke menduar, qė Thaēi ishte udhėheqėsi i Luftės ēlirimtare, nuk do tja dijė, se a kanė ekzistuar dhe ekzistojnė kėta mėrgimtarė atdhetarė e patriotė, tė ndershėm e punėtorė, qė menduan e punuan natė e ditė, vite me rradhė, pėr kėtė Kosovė e kėtė popull.
Siē thashė edhe mė lart, midis shqiptarėve mėrgimtarė patriotė, ka pasur dhe shumė indiferentė, madje dhe nga ata qė kanė punuar me UDB, qė i kanė shėrbyer rregjimit tė urryer serbosllav. Por pėr ēudi, sot, kėta duket se janė mė "tė privilegjuarit". Pa pėrmendur emra, shohim, se kanė gjetur edhe post apo karrike nė qeveri e pushtet dhe krekosen e mbahen me tė madh, a thua se ju ėshtė dhims aq shumė Kosova e kanė kontribuar pėr kėtė ditė. Se si kanė arritur deri nė ato poste njė zot e di, por njė gjė ėshtė e qartė, i kanė arritur pa i merituar, vetėm me rrugėn e njohjes, miqėsisė, servilizmit, farefisnisė.
E duke venė njerėz tė tillė nė pushtet, kurrė Kosova Demokratike nuk do tė gjejė qetėsi. Kryeministri me kabinetin e tij, me ministrat, duhet ta dijė, se populli me menēurinė e urtėsinė e vet, di tė vlerėsojė, di tė analizojė, di tė tė japė hakun, ashtu si e meriton.
Dhe pėr tė marrė kėtė vlerėsim duhet tė punosh pėr popullin, pėr mirėqėnien e tij. Kėshtu ti gjesh punės njeriun e duhur e tė zot, ti ofrosh postin nė qeveri njeriut tė aftė e tė papėrtueshėm, tė papėrlyer nė vlerat e tij morale. Ėshtė e gabuar, tė nisemi nga fakti, se duhet emėruar kėtu apo atje dikushi, sepse ėshtė i biri i dikujt, vėllai apo miku i kėtij apo atij pushtetari. Mendoj qė shteti i ri i Kosovės, kryeministri nuk duhet tė mendojė, qė tė jetė rehat me veten dhe me ata qė e rrethojnė, por tė jetė rehat me popullin, tepėr tė duruar e patriot.
Nuk ėshtė popull i madh populli i Kosovės, ku tė mos dihen ata qė kontribuan nė mėnyrė tė ndershme pėr tė, si brenda Kosovės ashtu dhe nė diasporė. Nga tė dyja anėt gjen njerėz tė zot e tė shkolluar, profesionistė, qė meritojnė tė jenė nė shumė poste tė ndryshme. Me shumė bujari, qeveria Thaēi duhet tu bėjė disa privilegje, atyre, qė kanė dhėnė mė shumė pėr kėtė vend, ti afrojė patriotėt e vėrtetė, tė cilėt janė harruar.
Ēdo ditė dėgjon nga tė rinjtė qė duan tė ikin jashtė vendit, pėr tė punuar, se nė Kosovė nuk gjejnė punė, nuk gjejnė pėrkrahje. Iknim ne dikur se Kosova ishte nėn sundimin serb!!! Ikin sot rinia, kur Kosova ėshtė e lirė, ėshtė nė duart tona!? Pse!?!
Kur mėrguam dikur, ne ishim fare tė rinj dhe u kthyem pleq, me flokė tė bardhė, tė thinjur!
Sa tė pėrmalluar ishim, malli pėr atdheun e lirė na digjte zemrat! Po sot!? Pėrsėri mė lėngon shpirti pėr vendin tim, pa rrymė, pa ujė tė pijshėm, papunėsi, pa lekė nė xhep!?
Hej, dreq o punė! Dikush njė ditė mė tha: - Se dashke fare Thaēin!
Vura buzėn nė gaz dhe i thashė: -Thaēi me moshė ėshtė djali im. Kur unė e ti i binim cep mė cep vendeve tė perėndimit, pėr Ēėshtjen tonė Kombėtare, ai akoma nuk kishte lindur
Thaēi u bė luftėtar, komandant i UĒK, luftoi pėr kėtė popull, pėr Kosovėn, u arsimua, u diplomua, e votova dhe unė si tė tjerėt, mori votbesimin e popullit dhe u bė kryeministėr! E unė pėr kėto jam shumė i kėnaqur, d.m.th e dua, e vlerėsoj dhe ndaj e kritikoj, ndaj i numėroj tė metat, sipas meje, qė ai tė shohė, tė dėgjojė e tė korrigjojė punėn e tij! A e ke dėgjuar or burrė fjalėn e urtė popullore "Armiku tė lėvdon e miku tė qorton". E ju ēfarė nuk flisni ndėr vete, por dhe me zė pėr qeverinė, shtetin e kryeministrin. Por unė po e dua Thaēin, po kėrkoj prej tij, qė qeveria e drejtuar prej tij tė pėrmirėsohet, tė mos kėnaqet, tė mos flerė nė dafina, tė mos komandohet 100% nga tė huajt ( e pamė sesa na duan tė huajt. Tė mos harrojmė kurrė, qė zot kėtu jemi ne), por tė punojė vetė, tė gjejė njerėz tė aftė, tė vlerėsojė nė maksimum ata qė kontribuan pėr ēėshtjen kombėtare, ata qė dhanė jetėn pėr lirinė! Ēėshtė bėrė me dėshmorėt? Me tė humburit e luftės?
E nėqoftėse kjo qeveri e ndjen, e kupton pulsin e popullit, e dėgjon zėrin e tij, nuk i frigohet ballafaqimit me tė, kėshtu do tė meritojė mė shumė.
Dhe ky shkrim njė lloj ballafaqimi ėshtė, qė unė mėrgimtari i vuajtur, patriot, qė kontribuova bashkė me shokėt pėr 30 vjet nė legalitet dhe ilegalitet, pa asnjė lloj interesi, vetėm e vetėm pėr Ēėshtjen Kombėtare, qė i bėj qeverisė Thaēi, pėr tė mbytur dhe njė zė, tė cilin po e ndėgjoj pothuajse pėrditė e qė mė vret shumė veshėt, ku thuhet se ishim mė mirė nė kohėn e atij, apo kėtij kryeministri!? E ti or mik, bashkė me naivė tė tjerė mė drejtohesh mua duke mė thėnė, se e dua apo se dua Thaēin!? Pse, se po kėrkoj nga qeveria tė punojė mė mirė e natyrisht barra kryesore ėshtė e kryeministrit!
Po mė e bukura ėshtė, se unė nuk po kėrkoj asgjė personale, por diēka pėr pėrmirėsimin e jetesės sė popullit tim. A e sheh realitetin e jetės sė pėrditėshme!? Si mund tė jetohet pa rrymė elektrike, pa ujė tė pijshėm!? Tė duhet njė dokument e kurrė nuk mund ta marrėsh pa u sorollat disa ditė nga njė zyrė nė tjetrėn. Tė duhet pasaporta e re e duhet me u kacafytė me njeri tjetrin nė rradhė, se mungojnė sportelet, mungon mbajtja e rregullit dhe nga policia. Jetojnė nė kontenjera njerėzit. Tmerr! Rom apo dikush tjetėr, mbi tė gjitha ai ėshtė njeri dhe duhet tė jetojė si tė tjerėt, nė banesė dhe me tė gjitha kushtet jetike. Si mund tė heshtėsh, kur dėgjon se ka njerėz qė kėrkojnė bukė nė bėrllok!? Ka fėmijė qė nuk shkojnė nė shkollė se skanė tė ardhura!? Gjatė viteve tė mėrgimit sa e sa ndihma ju dėrguam njerėzve tanė, familjeve tona! Me mund e sakrifica punuam atje pėr tė ardhur kjo ditė. Po sa ndihma dha bota pėr Kosovėn martire, po ku janė , ku shkuan!? Sikur ato tė ishin ndarė nė mėnyrė tė drejtė, gjendja nuk do tė ishte e tillė. Me siguri ato shkuan nė xhepat e disave, pėr tu pasuruar. Unė dhe ti do tė kthehemi pėrsėri atje nė perėndim, ku nuk mungon rryma e uji i pijshėm, por koka duhet tė na mbetet mbrapa, tek ky popull i vuajtur, ku shumė prej tij mendojnė tė ikin, ta braktisin Kosovėn, se jeta ėshtė bėrė tepėr e vėshtirė. Dhe kjo duhet tė na brengosė tė gjithėve, tė mos na zerė gjumi aq mė tepėr qeverinė e kryeministrin. Nuk po e krahasoj as me shtete e as me qeveri, por po dua, qė kjo qeveri, e cila ka qenė shumė e dėshiruar pėr popullin tė mendojė e tė punojė, duke u mbėshtetur mė shumė tek ai, se pa mushkėritė e popullit, asnjė qeveri nuk merr dot frymė kurrė!
Prizren 11.10.2008
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|