| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUSHTETUTA QYTETARE APO ETNIKE? |
| Postuar mė datėn: 2008-06-14 17:11:48 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pro et Contra
Shkruan: Valon MURATI
Prishtinė, 14. 06. 2008
1. Kohėt e fundit nė opinionin publik ėshtė manipuluar jashtėzakonisht shumė me qėndrimin se Kushtetuta e Kosovės ka gjoja karakter qytetar, andaj edhe ėshtė moderne, demokratike dhe nė trend me pėrcaktimin euro-atlantik tė politikės sonė. Kėshtu, - vazhdojnė apologjetėt e kėsaj zgjidhjeje, - kjo kushtetutė do tė ishte anakronike po ta pėrcaktonte Kosovėn nė preambulėn e vet si shtet tė popullit shqiptar (dhe tė pakicave kombėtare qė jetojnė aty), sepse ajo nė tė vėrtetė ėshtė e tėrė qytetarėve tė saj pa dallim etnie (thuajse dikush me mend nė kokė do ta kishte mohuar kėtė!). Kushtetuta jonė, - arsyetojnė ata, - ėshtė e bazuar nė konceptin e qytetarit si individ dhe jo nė pėrkatėsinė etnike tė tij. Nė kėtė arsyetim kinse ideologjik dhe filozofik (qytetari kundėr etnisė) asnjėherė nuk thuhet krejt e vėrteta. Ajo mbėshtillet me njė tis mjegulle, duke u pėrpjekur tė stiset njė arsyetim racional pėr zgjidhjen irracionale qė i ėshtė bėrė rregullimit juridiko-politik tė Kosovės dhe, si rrjedhim, marrėdhėnieve tė popujve brenda saj. Nuk ka dyshim se sinqeriteti do tė ishte rrugėdalja mė e ndershme nga kjo situatė. Dhe sinqeriteti do tė nėnkuptonte qė ti sqarohej popullit tė Kosovės, qytetarėve tė saj, se parimet themelore mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar kjo kushtetutė nuk i kemi vėnė ne, por ato janė vendosur nė njė proces politik tė imponuar, qė ka rezultuar me shkėputje nga Serbia, me pavarėsi tė kushtėzuar, tė kufizuar e tė mbikėqyrur dhe me pak apo aspak sovranitet tė popullit (nė daēi: qytetarėve) tė Kosovės mbi vendin e tyre. Kjo situatė e re krijoi njė konflikt tė nxehtė permanent me serbėt e Kosovės dhe konflikt tė ngrirė me Serbinė. Pastaj, se kush i ka ndėrtuar teknikisht disa nga pjesėt e kėsaj kushtetute nuk ka fare rėndėsi. I rėndėsishėm nė kėtė mes ėshtė materiali me tė cilin ėshtė ndėrtuar shtėpia (kupto: kushtetuta), e jo dizajni i jashtėm i saj. Materiali i brishtė mund tė bėjė qė kjo shtėpi pėr kohė tė gjata tė qėndrojė nė kėmbė tė qelqta (me rrezik rrėnimi). Si e tillė, kjo kushtetutė nuk mund tė konsiderohet se ėshtė vullnet i kėtij populli, nuk ėshtė vullnet i qytetarėve tė kėtij vendi, por vullnet i atyre qė e kanė bėrė Pakon e Ahtisaarit, rrjedhimisht i koniunkturave momentale ndėrkombėtare. E tė mos flasim pastaj se funksionimi edhe i vetė kėtij rregullimi juridiko-kushtetues nė pjesėt ku jetojnė serbėt, pėr shkak tė mosnjohjes nga ana e tyre e shtetit tė Kosovės, do tė jetė sfida qė do tė na harxhojė shumė mund e energji nė vitet nė vijim. |
|
2.Nė tė vėrtetė ajo qė po konsiderohet kushtetutė qytetare nuk ėshtė aspak e tillė. Nė radhė tė parė, ndonėse ajo pretendon tė jetė akti mė i lartė juridik i Republikės sė Kosovės, nuk ėshtė e tillė. Kushtetuta nė tėrėsi i nėnshtrohet Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės, pėrkatėsisht Marrėveshjes sė Ahtisaarit (shih nenin 143). Njėkohėsisht, edhe institucionet e vendit janė tė kufizuara nė fuqitė e veta qeverisėse, sepse Pėrfaqėsuesi Ndėrkombėtar Civil ėshtė autoriteti pėrfundimtar nė Kosovė lidhur me interpretimin e aspekteve civile tė Propozimit Gjithėpėrfshirės (e Propozimi ėshtė mbi Kushtetutėn) dhe se asnjė autoritet i Republikės sė Kosovės nuk ka juridiksion ta rishikojė, ta pakėsojė ose nė ndonjė mėnyrė ta kufizojė mandatin, kompetencat dhe detyrimet e pėrcaktuara me nenin 146 dhe me kėtė nen tė Pėrfaqėsuesit Ndėrkombėtar Civil (shin nenin 147). Duke qenė produkt i Pakos sė Ahtisaarit, kjo kushtetutė ėshtė etnike nė vetė karakterin e saj. Porse ajo ėshtė etnike nė njė mėnyrė tė ēuditshme dhe origjinale. Ajo ėshtė etnike nė dhėnien e privilegjeve pakicės, nė veēimin e pakicės ndaj shumicės dhe nė de-sovranizimin e shumicės. Ajo ėshtė etnike nė mėnyrėn sesi ėshtė planifikuar tė bėhet decentralizimi, sesi i ėshtė dhėnė karakteri krejtėsisht etnik trashėgimisė ortodokse serbe nė Kosovė dhe sesi i veēon serbėt nga shumica dhe nga pakicat e tjera (ndonėse nuk janė pėrcaktuar nė mėnyrė eksplicite nė kushtetutė, nė Pako qė ėshtė mbi Kushtetutėn kėto janė tė pėrcaktuara shumė qartė dhe si tė tilla po rregullohen me ligjet e Kuvendit tė Kosovės, pra janė pjesė e rregullimit kushtetues-juridik tė Kosovės).
3.Nėse do tė kishim kushtetutė tė pastėr qytetare (p.sh. tė tipit francez apo amerikan), ashtu siē po trumbetojnė pėrkrahėsit e saj, atėherė nė kushtetutė nuk do ta kishim tė pranishėm nė kėtė masė konceptin e komuniteteve, sepse aty do tė mbizotėronte fryma se tė gjithė qytetarėt pa dallim etnie janė tė barabartė si qytetarė tė Kosovės dhe si tė tillė do tė duhej ti realizojnė tė drejtat e tyre individuale dhe si rrjedhim edhe ato kombėtare. Koncepti i pastėr qytetar i kushtetutės nuk do ta duronte konceptin e komuniteteve. Pėr mė tepėr ėshtė e palogjikshme dhe absurde qė tė thirremi nė vlera tė konceptit qytetar pėr shtetin e Kosovės kur kemi tė bėjmė me shumicėn dėrrmuese (shqiptarėt), e ta etnizojmė konceptin kur i trajtojmė pakicat (sidomos serbėt). Nuk mundet Kosova tė jetė shtet qytetar kur bėhet fjalė pėr shqiptarėt dhe shtet etnik kur bėhet fjalė pėr serbėt. Njė qasje e tillė vetėm sa e rėndon situatėn dhe krijon burime tė pafundme tė konfliktit. Dhe atė jo vetėm nė relacionet shqiptarė-serbė, por edhe brenda vetė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė (kujto situatėn e tensionuar qė u krijua gjatė miratimit tė Ligjit pėr Festat Zyrtare nė Kosovė nga ana e Kuvendit tė Kosovės). Pastaj, po tė shtrihej nė kushtetutėn e vendit tonė edhe koncepti qytetar nė tėrėsinė e tij, do ta kishte bėrė sovran qytetarin e Kosovės, e rrjedhimisht koncepti i vullnetit tė shumicės as qė do tė vihej nė dyshim. Edhe me kėtė koncept qytetarėt e Kosovės do tė mund tė bashkoheshin me ndonjė shtet tjetėr. Ajo qė e cenon atė ėshtė sanksionimi nė kushtetutė i shprehjes sė vullnetit abstrakt tė kosovarėve pėr tė mos u bashkuar me njė shtet tjetėr. Nga ku buron ky vullnet asnjėherė i matshėm, pėrveē nė Pakon e Ahtisaarit, nuk e kanė shpjeguar asnjėherė apologjetėt e kėtyre zgjidhjeve krejtėsisht tė imponuara politike tė kushtetutės. Dhe nėse njėherė ky vullnet matet dhe si rrjedhim realizohet e drejta e vetėvendosjes sė popujve me tėrė kuptimin e saj (pėr shqiptarėt dhe pėr serbėt nė veriun e Kosovės), atėherė rezultati edhe mund tė mos jetė i rėndėsishėm. Sepse atij populli, atyre qytetarėve qė njėherė u garantohet kjo e drejtė, nuk mund tu merret mė. Ajo nuk ėshtė njė e drejtė e konsumueshme. Sot mund tė vendosin pėr tė mos u bashkuar, por nesėr mund tė vendosin ndryshe. Pikėrisht hartuesit e Pakos sė Ahtisaarit dhe shkruesit e vėrtet tė Kushtetutės i janė frikėsuar moskonsumimit tė saj. Kėshtu qė pėrgjigja mė realiste ndaj pretendimeve se Kosova ka njė kushtetutė qytetare, ėshtė se sot Kosova ka njė kushtetutė ku as qytetari, e as populli i saj nuk janė sovranė tė vendosin pėr fatin e vet.
4. Sidoqoftė, po luhet dhe po manipulohet edhe me vetė termet kushtetutė me koncept qytetar a etnik. Nė tė vėrtetė, sot tėrė kushtetutat moderne janė qytetare nė thelbin e tyre edhe kur nė preambulė pėrcaktohen si shtete tė kombeve tė caktuara. Tė gjitha kushtetutat moderne dhe demokratike pa dallim, nė thelbin e vet mbrojnė liritė dhe tė drejtat e qytetarit dhe qytetari pa dallim etnie apo feje ėshtė i barabartė para ligjit. Nė parimin e barazisė para ligjit tė tė gjithė qytetarėve, nė tė gjitha kushtetuat moderne konsiston karakteri qytetar i tyre. Nė kėtė pikė nė shoqėrinė tonė ka pasur njė pajtueshmėri tė plotė, duke pasur parasysh se askush nuk ka qenė dhe nuk ėshtė i interesuar tė ndėrtojė shtet qė nuk do ti plotėsonte parimet themelore demokratike. Kėshtu, duke e ditur historinė e Kosovės, trashėgiminė e diskriminimit shekullor tė shqiptarėve, si dhe pėrpjekjeve titanike e tė vazhdueshme pėr liri kombėtare dhe njerėzore, si dhe duke e ditur pėrkushtimin e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės pėr tė ndėrtuar njė shoqėri demokratike ku do tė respektoheshin tė drejtat dhe liritė e individit, por edhe tė drejtat dhe liritė e pakicave kombėtare qė jetojnė nė Kosovė, nuk ka pasur asnjė arsye qė Kosova tė jetė pėrjashtim nė mėnyrėn sesi e ka tė rregulluar sistemin e vet kushtetues-juridik. Pra, nuk i ėshtė dashur ti vendosen popullit tė Kosovės pengesa dhe kufizime nė ushtrimin e sovranitetit mbi Kosovėn. Nuk do tė ishte kundėr parimeve demokratike qė Kosova nė preambulėn e kushtetutės sė vet tė pėrcaktohej si njė shtet i popullit shqiptar tė Kosovės dhe tėrė pakicave qė jetojnė nė tė. Pėrkundrazi. Nuk ėshtė dashur tė jetė problematike qė Kosova tė jetė njė shtet i qytetarėve tė lirė qė mund tė vendosin lirshėm pėr tė ardhmen e tyre dhe tė shtetit tė tyre. Kėshtu siē ėshtė rregulluar sistemi politiko-juridik i Kosovės, ne jemi njė vend sui-generis, ku shumė parime (ai qytetar, etnik dhe multietnik) janė pėrzier nė njė dokument, pėr ta prodhuar njė amalgamė, qė do tė mund tė jetė me pasoja tė mėdha pėr funksionimin e vetė kėtij shteti dhe pėr marrėdhėniet nė mes tė popujve brenda tij. I vetmi shpėtim pėr kėtė vend do tė jetė kur tė shpėtojė nga prangat e Pakos sė Ahtisaarit. E kjo mund tė bėhet vetėm me veprime dhe vendime tė pėrgjegjshme dhe tė guximshme politike. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|