| » Opcionet për artikullin |
|
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar sot se Prishtina nuk ka ndermend te miratoje mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme te Serbise ne territorin e saj. Tashme jemi nje shtet i pavarur, dhe zgjedhjet e Serbise per ne jane thjesht te nje vendi tjeter, deklaroi presidenti i Kosoves. I se njejtes linje ishte edhe kryetari i parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi, i cili deklaroi se nė Kosovė nuk do tė duhej tė mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare tė Serbisė. "Kosova ka shpallur pavarėsinė, e cila gėzon mbėshtetjen ndėrkombėtare. Mendoj se nė Kosovė nuk do tė duhej tė mbahen zgjedhjet e vendeve tjera", tha Krasniqi.
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare ne Serbi do te zhvillohen me 11 Maj, duke qene se pak dite me pare, kryeministri i Serbise Vojisllav Koshtunica shperndau qeverine si pasoje e perēarjes ne koalicionin qeverises te vendit. Beogradi e ka quajtur te paligjshme shpalljen e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt dhe ka kerkuar qe negociatat te vazhdojne ende, nderkohe qe nje sere shtetesh e kane pranuar pavaresine e Kosoves.
Erion Kaēorri/news24
13.03.2008
|
|