DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Opinione nga Arben Zeqiri
Postuar mė datėn: 2007-08-05 14:46:51 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Zgjedhjet para statusit pėr t’I shpėtuar anėtarėt e Grupit tė Unitetit

Nė njė material timin tė publikuar disa ditė mė herėt, shkruajta rreth rėndėsisė dhe qėllimit tė zgjedhjeve nė Kosovė para finalizimit tė statusit. Vetėm sa pėr t'ua rikujtuar se atėherė thash qė zgjedhjet do tė mbahen vetėm e vetėm pėr tė shtyrė Pavarsinė si dhe pėr tė ja pamundėsuar Agim Ēekut ta mbajė fjalėn, ose thjesht pėr tė arsyetuar ai vetveten, sepse mund ta paramendondi si do tė ishte presioni nė periudhėn e mbajtjes sė kampanjės dhe mbajtjes sė zgjedhjeve nėse dikush pėrmend tė shpallė pavarsinė.



Arben ZEQIRI

Por, shtyerja e statusit s’ishte qėllimi i vetėm!

Atėherė thash qė ky ishte qėllimi i vetėm i mbajtjes sė zgjedhjeve, por kur pyeta veten se pėrse politikanėt apo anėtarėt e Grupit tė Unitetit pranuan kėtė propozim, atėhera zbulova realitetin e vėrtetė qė besoj qė dhe ju ndoshta e keni parė deri mė tani, ose do tė ndani tė njejtin mendim me mua kėsaj radhe. Paramendoni sikur zgjedhjet tė mbaheshin pas finalizimit tė statusit, paramendoni si do ishte situate kur do tė thuhej se pavarėsia do tė vinte mirėpo me mbikqyrje 100 vjeēare, paramendoni si do ishte reagimi kur do t'u thonin shqiptarėve se shqiponja s'ka vend nė flamurin e Kosovės, paramendoni si do ishte gjendja kur nė Kushtetutėn e Kosovės do tė shkruante se Kosova ėshtė shtet i kosovarėve, sėrbėve dhe minoriteteve tjera duke mos pėrmendur kėtu fjalėn shqiptarė.

Paramendoni se sa i madh do tė ishte zhgėnjimi i popullatės pas shpalljes sė statusit?

Dhe gjithė kjo situatė flet shumė qartė pėr atė se si do tė ishte fati i politikanėve aktual dhe atyre qė morėn pėrgjegjėsinė mbi statusin e Kosovės. Por, saktėsisht nuk e keni idenė se si do tė ishte rezultati i zgjedhjeve ku shumica do tė zhdukeshin bashkė me partitė e tyre nga skena politike, dikush nga fitues dhe bartės i qeverisė do tė bėhej parti jashtėparlamentare, presidenti i cili njihet si qytetari i parė, do tė shpallej ndoshta edhe “PERSONA NONGRATA”, e dikush ndoshta do tė humbte dhe kokėn. Andaj, duke shfrytėzuar dinakėrinė dhe miqtė e tyre tė jashtėm tė cilėt janė ekspert tė mashtrimit dhe rrenave, i shpėtuan politikanėt kosovarė dhe u dhanė deri mė tani shpėrblimin mė tė madh pėr dėgjueshmėrinė e tyre dhe lėshimet qė bėnė. Ata do t’u organizojnė zgjedhje pėrpara statusit, vetėm e vetėm, qė populli duke vazhduar tė jetojė me agoninė qė e ka kapluar aktualisht dhe duke votuar me njėrin sy tė mbyllur e duke vazhduar tė dėgjojė fjalėt e politikanėve me njėrin vesh tė mbyllur do tė votojė si ka votuar deri mė tani, nuk do tė ketė mundėsi tė kuptojė pėr gabimin qė po bėn duke mos ditur se ēfarė i sollėn Kosovės kėta politikanė. Pėrveē kėsaj, ata po i tremben se sikur tė mbaheshin zgjedhjet pas statusit, jo vetėm qė nuk do ishin nė skenėn politike kėta politikanė, por tė huajt tanimė nuk do kishin punė me tė dėgjueshmit e deritanishėm, por ndoshta do kishin punė me ndonjė Albin Kurti e Gafurr Adili apo ndonjė nga idealistėt si kėta , andaj ata shpresojnė qė me propozimin e artė qė bėn t’i shpėrblejnė duke i shpėtuar miqtė e tyre tė dėgjueshėm nga Kosova dhe tė vazhdojnė bashkėpunimin me ta.

Por, mos tė harojnė tė huajt njė fakt: Kosova din edhe tė rrėzojė sisteme!

GRUPI I “UNITETIT” NUK PERFAQĖSON KOSOVĖN E AQ MĖ PAK SHQIPTARĖT E KOSOVĖS

…Po e filloj shkrimin tim me kėto tre pika, sepse pėrpara kėtyre fjalėve ka pasur dhe miliona fjalė tė tjera tė cilat kanė qenė tė vlersuara vetėm nga disa atdhetarė dhe dashamirė tė ēėshtjes kombėtare tė cilėt me sinqeritetin ėm tė madh ju intereson se si ėshtė realiteti dhe si duhet zgjidhur, andaj unė edhe pse jam i zhgėnjyer nga ata qė na pėrfaqėsojnė, prapseprar do tė shkruaj deri sa tė ketė nga ata qė lexojnė dhe nga ata qė dinė tė vlerėsojnė dhe qė ja duan tė mirėn vetes dhe popullit tė vet.

Tė gjithė te untuziazmuar dhe me padurim pėrpara ekraneve televizive, pėrpara radiove dhe me gazeta nė duar duke pritur se ē’farė sollėn nga Viena “Grupi i Unitetit” dhe pėrsėri e njejta gjė, tani nuk e di se nga do na vijnė lajmet por e di pėrmbajtjen e tyre: pėrsėri tė vetėshpallurit pėrfaqėsues tė Kosovės do tė lavdėrohen dhe do tė shpallen nga ndėrkombėtarėt si mė tė dėgjuarit dhe me tė discilinuarit nė takime.

Si duket kėta njerėz e kan harruar misionin dhe detyrėn e tyre, si duket kėta njerėz akoma nuk e dinė se po japin provim pėrpara popullit tė vet por mendojnė se po japin provim pėrpara komisionit disciplinor ndėrkombėtarė.

Ēfarė janė negociatat?

Nė shumė vende tė botės ka pasur konflikte, padrejtėsi, krime, luftė dhe shumė e shumė ndodhi tė tjera dhe nė tė shumtėn e rasteve kanė pėrfunduar me ndonjė zgjidhje qė ka dalė nga negociatat mes palėve nė konflikt. Mirėpo vėrtet ajo zgjidhje ka dalė nga njė marrėveshje mes palėve nė konflikt dhe mos u habitni pse pėr osovėn nuk po del njė zgjedhje pėr statusin final. Nuk mund tė dalė zgjedhje e drejtė pėrderisa nuk janė tė pėrfaqėsuara realisht tė dy palėt qė janė nė konflikt dhe edhe nėse del njė zgjidhje do tė jetė jolegjitime dhe invalide.

A mendoni se pėrfaqėson dikush Kosovėn nė negociata?

Gaboheni shumė, me falni qė po ju them drejt por vėrtet gaboheni shumė nėse mendoni se dikush po pėrfaqėson Kosovėn nė negociatat qė ndodhėn nė Vienė apo nė negociatat qė do vazhdojnė edhe kėsaj rradhe. Pėr tė pėrfaqėsuar Kosovėn, apo popullin e Kosovės qė realisht ėshtė shumica dėrmuese shqiptarė, duhet qė nė kėto negociata dikush tė paraqiste dhe tė kėmbėngulte nė kėrkesat reale qė kishin nė fillim shqiptarėt e Kosovės dhe shum intelektualė tė tjerė.

Kėnd e pėrfaqėson i ashtuquajturi “Grupi i Unitetit”

A mund tė mendoni se “Grupi i Unitetit” pėrfaqėson Kosovėn? Po, nėse dėshirojmė tė rrejmė vetveten dhe ta lehtėsojmė punėn, por poqėse dėshirojmė tė shofim tė vėrtetėn dhe tė gjejmė zgjidhje reale, duhet qė punėt ti shofim pak mė ndryshe. Nuk do tė mund tė themi qė ky grup i vetėshpallur si pėrfaqėsuese e Kosovės, po pėrfaqson Kosovėn apo shqiptarėt e Kosovės. Pse? Ėėshtė aq e dallueshme sa vaji prej ujit, por si duket se rralėkush dėshiron ta shof kėtė dallim. Ju lutem, qė nė rradhė tė parė ti shqyrtojmė tė gjitha aspektet dhe hapat qė mori ky grup dhe mė pas tė vlersojmė. A kishte strategji tė unifikuar ky grup me tė cilėn do tė prezentohej nė Vienė dhe a ka edhe kėsaj rradhe njė strategji me tė cilėn do tė prezentohen edhe nė kėtė raund. Ēfarė kėrkuan dhe kėnd e pėrfaqėsuan ata nė Vienė.

Ē’farė duhej tė bėnte “G.U”?

Grupi i unitetit, sikur tė ishte pėrfaqėsuesja e vėrtetė e Kosovės do tė duhej qė atje tė shkonte dhe tė kėrkonte:
1. Pavarsinė e pakushtėzuar tė Kosovės,
2. Tė ruhet intėgriteti dhe sovraniteti i Kosovės.
3. Tė ruhen vlerat dhe identiteti i Kosovės dhe popullatės shumicė nė Kosovė.
4. Kosova tė identifikohet me simbolet tė cilat do t'i zgjedhė popullata shumicė nė Kosovė.
5. Populli tė aprovonte zgjedhjen me njė referendum tė pėrgjithshėm.
6. …..etj…etj,…..etj

Nuk po i pėrmendi tė gjitha kėrkesat por ua ilustrova vetėm disa sa pėr tė rikujtuar se ky grup nuk i ka pas para vetes as gjėrat kryesore kur shkoi atje, por bėri njė punė tjetėr. Ky grup atje shkoi me:
1. Lėshime dhe oferta pėr Sėrbinė, pėrpara se ajo t’i kėrkonte kėto.
2. Me bindjen se patjetėr do tė duhet tė lėshojnė pėrpara kėrkesave Sėrbe.
3. Mė shumė interes pėr ēėshtjen e pakicės serbe sesa shumicės shqiptare nė kėtė vend.
4. Pėrkujdesje dhe angazhim mė tė madh pėr kishat ortodokse sesa pėr institucionet e Kosovės.
5. Nė simbole dhe flamur, mė tepėr rėndėsi i kushtuan qė tė pėrfshinin edhe elemente sėrbe duke pranuar qė ta humbin shqiponjėn.
6. …etj .etj .etj.

Nėse mendoni se kjo qė po them ėshtė vetėm gėnjeshtėr apo trillium, pritni tė ardhmėn e largėt dhe do bindeni vetė.

Andaj, mė shumė do t'i ngjante qė tė themi se ky grup ka pėrfaqėsuar palėn ndėrmjetėsuese, apo ndoshta ata qė kėrkonin njė Kosovė pa identitet ose mė e keqja, lobin proserb me maskė shqiptare, por asesi nuk duhet lejuar qė kėta tė thirren nė emėr tė Kosovės dhe tė popullit shqiptar dhe lirisht mund tė themi se shqiptarėt e Kosova nė kėto bisedime ishin pa paėrfaqėsues, andaj dhe kanė tė drejtė morale qė kurdoherė ta rrezojnė ēdo propozim apo zgjidhje eventuale qė do rridhte nga kėta njerėz apo qė do miratonin kėta njerėz.

Kush janė UDB-ashat dhe ēfarė krioji UDB-a?

Nje fenomen tanimė i njohur nė mesin eshqiptarėve dhe njė akuzė qė shumė lehtė na rrėshqet nga goja saherė qė vjen nė pyetje ēėshtja kombėtare ėshtė tendenca se ky apo ai ėshtė udbash.

Nuk do them se kjo ėshtė njė gabim absolut, bile edhe dyshoj ta quaj gabim, por do mendoj qė kjo po keqpėrdoret aq shumė saqė mėse gjysma e shqiptarėve po del se paskan punuar me UDB-en.

Kush janė nė tė vėrtetė ata qė punuan pėr UDB-nė?

Pėrpara se tė sqarojmė se kush janė shqiptarėt qė kanė punuar pėr UDB-ėn, do doja qė tė mundohem qė sė pari tė rikujtoj se kush ishte UDB-a?
UDB-a (Sigurimi i brendshėm shtetėror) ishte njė agjencion apo aparat shtetror i cili ishte nėn control absolute tė kryetarit tė Jugosllavisė, si nga Milloshevici ashtu dhe nga kryetarėt e ardhshėm dhe tė mė parshėm sėrb. Qėllimi kryesor i kėsaj organizate nuk ishte siguria e brendshme e Sėrbisė apo vendeve tjera Jugosllave, po qė nga vitet 1970 e kėndej, qėllimi kryesor i UDB-sė ka qenė shkatrimi dhe pėrēarja e shqiptarėve, duke filluar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe duke arritur qė mė pas agjentėt e tyre tė depėrtojnė edhe nė Shqipėri dhe diasporė. Por a thua vallaė UDB vetėm vriste shqiptarėt dhe i burgoste? Jo, kjo ishte ndoshta puna mė e vogėl qė bėnin ata, detyra kryesore e UDB-se ishte tė krijonte dhe tė inflirtonte njerėz tė cilėt pėrjetėsisht do tė jenė nė dėm tė shqiptarėve dhe nė shėrbim tė apetiteve sėrbomadhe. Por, ēfarė njerėzish dėshironin ata? A thua ata shfrytėzonin njerėz tė cilėt i donin vetėm pėr vete apo njerėz qė do kishin ndikim edhe ne qarqet ndėrkombėare dhe nė popull?

Kemi dėgjuar qė zakonisht kur vjen nė shprehje ēėshtja kombėtare e konkretisht kur kemi konflikt deklaratash midis dy politikanėve apo figurave publike, ata shkėmbenin akuza nė drejtim tė njėri tjetrit duke etiketuar si UDB-shė. Por, tė shohim se kush kishte mundėsi qė mė sė shumti tė ishte UDB-shė.

Zakonisht krerėt politikė, ata tė cilėt thiren nė emėr tė popullit dhe ata tė cilėt fituan besimin e popullit dhe deklarohen se punojnė pėr tė, i pėrdorin mė sėshpeshti kėto akuza, por jo dejtpėrsėdrejti por, duke shfrytėzuar njerėz tė cilėt do tė shpėrndanin fjalė nė popull. Konkretisht, sa herė qė dilte ndonjė figurė embementare dhe sa herė qė dilte ndonjė activist kombėtarė nga jashtė, politikanėt e etiketonin atė si UDB-shė. Dimė shumė raste!

Tė rikujtojmė kronologjinė e rasteve:

Kur bėheshin sulmet e para tė UCK-sė nė Kosovė dhe kur Adem Jashar dhe shokėt e tij po sulmonin nė mėnyrė guerile forcat policore sėrbe dhe mė pas kur filloi tė shpallej UCK nėpėrmjet tė komunikatave, pikėrisht krerėt politik ishin ata tė cilėt tė parėt lancuan teorinė se UCK nuk egziston nė tė vėrtetė por kjo ėshtė e servuar nga kuzhinat serbe antishqiptare. Por, nė fund doli se kjo ishte gabim. Ama, nuk e lėmė me kaq. Tė pyesim veten dhe politikanėt, se nga e dinin ata qė paska kėso kuzhina sėrbe antishqipare qė po pregadisin “gjellėra” antishqiptare? Ata ishin tė parėt tė cilėt na dolėn pėr kėto kuzhina dhe pėr kėto tendenca. Dihet mirė qė krerėt politikė nuk flasin gjėra qė sdin, edhe pse rrejnė por aty ka njė tė vėrtetė, e vėrteta ishtė asokohe, se vėrtet UDB kishte lėshuar shqiptarė tė cilėt do tė punonin pėr tė keqen e shqiptarėve dhe pėr interesin serb, por shtrohet pyetja se kush ishin ata?

Nė kėtė rast kishim dy palė:

Njėra palė ishin ata qė dėshironin tė zhvillojnė luftė pėr ēlirim dhe nga pala tjetėr ishin paqedashėsit, krerėt politikė tė cilėt tė parėt na folėn pėr servimet e UDB-sė dhe spiunat shqiptarė. E nėse mė vonė doli se UĒK nuk ishte njė gjellė sėrbe por ishte vėrtet njė ushtri e mirfilltė qė e ēliroi Kosovėn, atėherė kush ngel tjetėr tė ketė punuar pėr UDB-sė? Njė fjalė e urtė popullore thotė: “Nėse se ka bėrė Husa, e ka bėrė Hasa” dhe ju mendoni mirė se kush ėshtė Hasa nė kėtė rast.

Po pėr Albin Kurtin?

Pasi mbaroi lufta, Albin Kurtin e njihja si njė ish zėdhėnės i luftės nė fillim, i cili mė pas u burgos dhe arriti tė lirohet nga burfu. Ishte ky njė shqiptar i cili pėrveē qė rrezistoi t'i nėnshtrohet Sėrbisė dhe kėrkoi Pavarsi, vazhdoi t'i rezistojė edhe okupimit tė dytė qė ju bė Kosovės sė pasluftės dhe qė pėrsėri u fut nė burg me po tė njejtėn akuze: destabiluzues, prishės i rendit… etj, qė mė vjen turp edhe t't'i rikujtoj. Por ironia nuk mbaron kėtu, miqė nga Kosova vazhdonin tė mė thonin se kishin informata tė sigurta se Albin Kurti ishte njė UDB-as i cili dėshiron ta destabilizoj Kosovėn dhe tja prish pavarsinė. Ata tentonin se VETVENDOSJA ėshtė rrugė e gabuar dhe kjo do tė shpije drejt humners dhe do t’a dėmtojė Kosovėn edhe mė shumė dhe do ta humb edhe kėtė Pavarsi.

GABOHENI!!!!!!

A mund ta quajmė UDB-ash nėj njeri i cili po vuan nėpėr burgje tė Sėrbisė e mė pas edhe nė burgjet e atdheut tė vet, njė njeri i cili poduron torturat dhe ofendimet mė tė mėdha qė bashkqytetarėt e vet ta shijojnė atė Pavarsinė pėr tė cilėn po shkatrohet Albini. E ku do ti ēojnė fjalėt liderėt e Kosovės dhe tė gjithė ata qė thonė se Albini po gabon kur ata vetė kohėve tė fundit po deklarojnė se ka ardhur koha qė Kosova vetė tė shpall Pavarsinė? A nuk ju duket kjo vetvendosje, a nuk po e shifni se Albin Kurti paska pas tė drejtė dhe tė gjithė ata qė e kundėrshtuan dhe qė po pėrpilonin plane pėr bisedime, planet e tyrė ranė nė ujė?

Edhe kėsaj radhė po del se ai qė u akuzua se qenka UDB-as, nė fakt paska qenė patrionti mė I madh dhe njeriu qė hartoi planin mė tė mirė pėr Kosovėn, ėshtė ai vetė Albin Kurti i cili i pari lansoi tezėn e Vetvendosjes dhe mė tani janė pikėrisht ata qė e akuzuan, vetė liderėt kosovarė tė cilėt edhe pse kan turp dhe nuk dinė si ta thonė, por prapseprap janė kthyer kah ajo rrugė: VETVENDOSJE.

Pra, pėr sė dyti herė po del, qė ai qė u akuzua se me miqtė e tij po punojnė pėr UDB-ėn, nė fakt paskan punuar me sinqerietin mė tė madh pėr pavarsinė e Kosovės, edhe kėsaj radhe po na del si mė lartė, se spaska qenė Hasa i UDB-ės por Husa.

Tetovė, gusht 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Dy Opinione nga - Luljeta Hetemi (2008-07-23 12:26:35 nga admin1)
[ Opinione ] Opinione nga Skėnder KORĒA (2008-07-18 14:14:15 nga admin1)
[ Opinione ] Opinione nga: Arbėnor DEHARI (2007-12-25 08:56:23 nga admin1)
[ Opinione ] Opinione nga: Refik HASANI (2007-12-10 16:30:28 nga admin1)
[ Opinione ] Opinione nga Arbėnor DEHARI (2007-11-30 18:03:57 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] Deklarata e ditės nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni (2008-11-30 11:36:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] TRAKTET E SHPĖRNDARA NGA AKSH (2008-11-26 15:41:27 nga admin1)
[ Kultura ] Letėr nga Vendlindja e Alfabetit (2008-11-21 15:59:44 nga admin1)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] DEKLARATA E DITES NGA Prof.Dr.Mehdi HYSENI (2008-11-17 17:28:16 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster