DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» (Ri)integrimet tregatare dhe ekonomike tė Kosovės: ku, si dhe kur?
Postuar mė datėn: 2008-06-26 13:25:15 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Transicioni i shoqėruar me shpėrbėrjėn e ish-Jugosllavisė rezultoj me hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike divergjente nga shtetet e reja. Tregu i pėrbashkėt Jugosllav ishte ēintegruar dhe nė vend tė tij u shfaqen shumė pengesa nė shkėmbimet tregatare. Nga njė ekonomi qė pėr dy dekada deri nė fillim tė viteve ’80-ta kishte pasur bilanc pozitiv nė tregtinė e jashtme, gjatė transicionit pėr nė ekonominė e tregut nė kuptimin e plotė (ish-Jugosllavia ka qenė ekonomi gjysmė e tregut) shtetet e reja, me pėrjashtim tė Sllovenisė, ende kanė deficit tė lartė tregtar.

Shkruan: Isa MULAJ

Sipas statistikave zyrtare, eksporti i Kosovės gjithmonė ka qenė shumė mė i vogėl se importi. Nė vitin 1987, afėr 2/3 e bruto prodhimit material (kėshtu quhej atėherė) tė Kosovės ishte tregtuar nė tregun lokal dhe mė pak se 1/4 nė njėsitė tjera federative tė ish-Jugosllavisė. Vetėm 12% e tregtisė sė pėrgjithshme llogaritej si eksport nė shtetet e jashtme ose mbulesė e importit me eksport. Nėse kėsaj i shtohet edhe eksporti brenda ish-Jugosllavisė, eksporti i Kosovės ka qenė ndėrmjet 35% dhe 36% e importit tė pėrgjithshėm. Dy dekada me vonė ose nė fund tė vitit 2007, ky tregues siē e raporton Ministria e Tregtisė dhe Industrisė ėshtė vetėm 6,4%. Kjo mbulesė tejet e vogėl duket si pėrmirėsim nga vitet paraprake kur kishte qenė 5,7% mė 2006 dhe 4,1% mė 2005.

Eksporti nė strukturė ose raport ndaj importit ka arritur diēka mė shumė se gjysma e asaj qė ishte mė 1987. Mirėpo, kėtu tani pėrfshihet edhe eksporti nė shtetet e pavarura qė dolėn nga ish-Jugoslavia qė nė tė kaluarėn llogaritej si tregti e brendhshme. Nė vėllimin e pėrgjithshėm tė eksportit gjatė vitit 2007 nė vlerė prej 96.420.000 euro, katėr vende tė ish-Jugosllavisė (Maqedonia, Serbia, Bosna dhe Hercegovina, dhe Sllovenia) marrin pjesė me rreth 35%, qė nuk pėrfshinė edhe pjesėmarrjen shumė tė vogėl tė dy shteteve tjera (Kroacisė dhe Malit tė Zi). Eksporti i Kosovės nė vendet e ish-Jugosllavisė duket me strukturė mė tė pėrmirėsuar, por nė raport me importin prej tė njėjtave vende shumė mė i disfavorshėm ose deficit tregtar mė tė pėrkeqėsuar. Deri nė 40% e importit vie nga kėto shtete. Vetėm Maqedonia dhe Serbia pėrfaqėsojnė mbi 30% e importit tė pėrgjithshėm tė raportuar nė Kosovė. Eksporti pėr nė Serbi ka rėnė ndėrsa importi ėshtė shtuar dukshėm nga viti 2006 nė vitin 2007. Njė partner i rėndėsishėm nė shkėmbimet tregtare tė Kosovės tani ėshtė Shqipėria, kryesisht vetėm nė eksport. Eksporti i Kosovės nė Shqipėri pėr vitin 2007 pėrfaqėsonte 15,3% e vlerės sė pėrgjithshme dhe kjo ėshtė paraqitur si rritje nga viti paraprak si nė vlera absolute ashtu edhe nė pėrqindje. Me kėtė pjesėmarrje (15,3%) Shqipėria paraqitet si vendi kryesor menjėherė pas Maqedonisė (15,7%) ku Kosova eskporton.

Kėta tregues sugjerojnė se Kosova ėshtė duke bėrė njė lloj integrimi tregtar dhe ekonomik sikur nė tė kaluarėn tė cilit i shtohet edhe Shqipėria. Kostoja e kėtij (ri)integrimi duket mė e lartė dhe me pengesa tė shumta. Levizshmėria e mallrave dhe e njerėzve nga Kosova ėshtė kufizuar nė shtetet tjera tė ish-Jugosllavisė, e mos tė flasim pėr nė disa shtete tė Bashkėsisė Europiane (BE) qė ende nuk na e kanė njohur pavarėsinė. Ėshtė indoktrinuese fushata me parullat “E tash Europa; Eja nė Europė” qė ėshtė duke u zhvilluar nepėr disa qytete dhe fshatra tė Kosovės nė kohėn kur enklavizimi ekonomik nė baza etnike ėshtė intensifikuar nė terren. Kosova nuk ėshtė e integruar brenda vetevtes e disa na shpifin se e ardhmja e saj ėshtė integrimi nė BE. Njė grup tjetėr na shpifin pėr gjoja vlerat kulturore tė BE-sė si element kryesor i arsyeshmėrisė pėr integrim, duke harruar se moto e BE-sė ėshtė “tė bashkuar nė diversitet”. Autorėt dhe aktorėt e parullave “E tash Europa; Eja nė Europė” janė tė ngjashėm me ata qė na i promovonin dogmat e vėllazėrim-bashkimit. Disa shqiptarė ende vazhdonin me parullat e vėllazėrim-bashkimit nė kohėn kur disa njėsi federative shikonin si tė zhvilloheshin me tepėr, e pse jo edhe tė shkėputeshin nga ish-Jugosllavia (kujto pranverėn kroate mė 1971, demostratat e studentėve nė Kosovė mė 1981, dhe pėrgatitjet e Sllovenisė pėr pavarėsi nė fund tė viteve 80-ta).

Parulla “E tash Europa..” ėshtė joreale. Cila Europė? Nga ajo qė u pėrshkrua mė lartė kjo duket tė jetė ish-Jugosllavia dhe Shqipėria dhe shtetet pėrreth si Greqia, Bullgaria, dhe Rumania. Nėse mendohet nė anėtarėt tjerė tė BE-sė ose shtetet pėrendimore, atėherė nuk ka nevojė tė na thuhet “Eja nė Europė”. Vetėm le t’i hap dyert dhe brenda njė periudhe njėmujore sė paku 1/4 e popullsisė shumicė tė Kosovės do tė jetė atje. Para se ta bėjnė kėtė, do tė ishte mirė qė ato shtete tė mos na torturojnė tej mase pėr viza kur garancionet janė zyrtare, e sidomos njė shtet anėtar i BE-sė me tė cilin para 20 viteve ishim nė njė shtet tė pėrbashkėt dhe kishim tė njėjtat pasaporta. Ēfarė kuptimi ka tash parulla “Eja nė Europė” nė rrethanat aktuale tė Kosovės?

Autorėt, aktorėt dhe sponzorėt e parullės “E tash Europa...” ose e nėnvlerėsojnė seriozisht situatėn nė terren, ose janė duke synuar t’ua mbyllin sytė njerėzve pėrballė realitetit. Ata ndoshta nuk e njohin sa duhet historinė e BE-sė. Sa pėr informim tė shkurtė, ajo qė sot njihet si BE ėshtė themeluar nė vitin 1957 dhe pėr 35 vite nė vijim quhej Bashkėsia Ekonomike Europiane (BEE). Ka qenė ekonomia dhe vetėm ekonomia forca shtytėse e integrimit Europian. BE-ja ėshtė themeluar mė 1993 me traktatin e Mastrihtit tė nėnshkruar mė 1992 pėr ta ushtruar dhe zgjeruar veprimtarinė e saj nė kėto tri shtylla: 1) Bashkėsia Europiane; 2) Politika e jashtme dhe siguria e pėrbashkėt; dhe 3) Bashkėpunimi ndėrmjet policisė dhe gjyqėsorit nė ēėshtjet kriminale. Shtylla e parė merret me politikat ekonomike, sociale dhe tė mjedisit. Kjo duhet tė na interesoj mė sė shumti, e jo parulla “Eja nė Europė”. Vetėm ekonomistėt nuk e kuptojnė si duhet se ekonomia dhe ndikimi i saj ėshtė politika mė e madhe dhe mė e menēur. Si tė integrohemi ne nė BE kur ekonominė tonė me qėllim e kemi lėnė krejtėsisht pas dore? Tė gjitha qeverive tė Kosovės qė nga pas lufta e fundit kanė mundur t’iu interesojnė lloj-lloj dogmash pėr BE-nė por nė aspektin ekonomik kanė bėrė dhe vazhdojnė ta bėjnė ēintegrimin e Kosovės. Qeveritė e Kosovės nuk kanė bėrė asgjė pėr banorėt shqiptarė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės me pėrjashtim tė deklaratave tė thata si strukturat paralele, esktremistėt serbė, Beogradi, etj. Pėr dallim nga qeveritė tona, qeveria e Serbisė ėshtė marr dhe vazhdon tė merret me spastrim ekonomik dhe etnik nė atė pjesė duke i blerė pronat e shqiptarėve dhe duke i detyruar ata tė shpėrngulen mė nė brendi tė Kosovės. Me vetė faktin se qeveritė e Kosovės nuk kanė ndėrmarrė me kohė asgjė nė aspektin ekonomik pėr ata qė u shpėrngulėn nga atje dhe i shitėn pronat, janė pėrgjegjėse pėr spastrimin etnik tė atij rajoni po aq sa edhe vet serbėt dhe Serbia. Nuk po i pėrmendim kėtu edhe planet pėr kolonizimin e pjesėve tjera tė Kosovės qė do t’ia ngushtojė popullsisė shumicė hapėsirėn e veprimit nė terren sikur me rastin e eksperimentit tė miut nė kafaz. Qeveritė e Kosovės shumė rrallė i kanė inkurajuar shqiptarėt nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, dhe atė vetėm me fjalė, qė tė mos i shesin pronat por tė qėndrojnė atje pa pėrkrahje dhe mbrojtje institucionale, pa punė dhe pa mjete pėr ekzistencė. Nė anėn tjetėr, qeverive tė Kosovės i kanė tepruar qindra miliona euro nga buxheti si suficit, pėr ēka janė kritikuar shumė herė nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar pėr planifikimin dhe qeverisje tė dobėt tė buxhetit.

BE-ja i ofron pėrkrahje, lehtėsira dhe i bėnė presion Serbisė qė tė ofrohet pėr anėtarėsim nė BE dhe Serbia tregohet e rezervuar. Kosova dėshiron tė anėtarsohet nė BE ndėrsa BE-ja nuk e pranon. Ndoshta edhe ne duhet tė jemi pak refuzues sikur Serbia qė BE-ja tė na lusė pėr anėtarėsim! Nė rast se BE-ja reagon ndryshe ndaj neve nė krahasim me Serbinė ose nė disfavor tonin, atėherė ne mund ta akuzojmė se zbaton standarde tė dyfishta! Kėshtu nė vend tė fushatės “E tash Europa; Eja nė Europė” duhet ta zhvillojmė fushatėn “E tash Mitrovica, Parteshi, Brezovica..; Eja nė Mitrovicė, Partesh, Brezovicė...” ose “E tash rreziku i ēintegrimit ekonomik tė Kosovės.” Fushata e tanishme “E tash Europa” ėshtė vetėm dėshirė. Parulla e mėhershme “Bac, u kry!” po ashtu ishte dėshirė. Derisa qasja tė jetė e orientuar vetėm nė dėshira, nuk ka kurrfarė integrimi as nė BE e as diku tjetėr. Njė fjalė latine thotė: radix malorum est cupiditas – rrėnja e tė kėqijave ėshtė dėshira.


Isa Mulaj ėshtė Hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike

Prishtinė, 26.06.2008

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] “DRENICA” E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE (2008-08-27 17:05:55 nga admin1)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut (2008-08-26 12:12:10 nga admin1)
[ Opinione ] Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar (2008-08-26 11:22:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjendja nė Mitrovicė dhe statusi i Trepēės (2008-08-25 12:11:21 nga admin1)
[ Opinione ] LIGJĖSITĖ NATYRORE DHE “NJERĖZORE” (2008-08-24 07:34:38 nga admin4)
[ Kultura ] Kanceri dhe unė! Si e mposhta Kancerin? (2008-08-23 17:15:26 nga admin4)
[ Opinione ] Ēka duhet tė ndodhė, qė tė bashkohen shqiptarėt?! (2008-08-22 10:41:08 nga admin4)
[ Kultura ] Martin Ēuni - Antoni, njeriu i pendės dhe sakrificės (2008-08-22 06:01:58 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster