DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» EDHE VELLA-VRASJA ESHTE NE TAVOLINA TE ARMIQVE TONE,PER ZHBERJEN PERFUNDIMTARE TE POPULLIT SHQIPTAR!
Postuar mė datėn: 2007-11-21 15:41:27 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Nga:Albert Shabanaj,Gjermani

Sinqerisht me ka shqetesuar fakti qe dje ne shtyp dhe sot nga nje miku im, mesova qe po kurdiset nje instrumentalizim i keq (vellavrasje)nga faktoret antikombtare shqiptar,faktore te shumte por edhe faktori kryesor politika aktuale me politikaj te skajshem!!!

Sipas mendimit tim,jane friguar-trembur matrapazet politike qofshin vendore apo nderkombetare,qellimkeqij qe ne nje vend e kane koken(…)qellimkeqij qe nuk pushojne vetem e vetem per te gjunjezuar popullin Shqiptar,te shumevuajtur! Vetem e vetem per t'ua mohuar te drejten e vullnetit politik per te jetuar te lire,vullnet ky univerzal per vetevendosje.

Antishqiptaret kane filluar te tremben seriozisht nga deshira gjithnje me e rritur per bashkim kombetar!Ky sublimitet i shqiptarve i trembe armiqte tane te shumte,sepse vetem te bashkuar jemi te forte,shqiptaret vetem te bashkuar behen faktor..por edhe faktor paqeje,stabiliteti si dhe bashkepunimi ne rajon dhe me gjere.

Gje qe une mendoi,se per t'u arritur kjo e drejte sublime dhe e domosdoshme, kerkohet unifikim i energjive politike mbar kombetare por edhe perkrahje nderkombetare,si ēeshtje (1) e vetme dhe shume madhore,ēeshtje kjo si e vetme ne ballkan e pa zgjedhur,qe nga mos zgjedhja e drejte barte me vete rreziqe te shumta potenciale.

Gje qe per habi,dhe per mendimin tim shume skandaloz eshte fakti qe pas shthurjes se sllaveve te jugut, shqiptaret ballafaqohen ende me rreziqe te reja,te ndarjeve te reja qe ngerthejne ne vete mohimin e te drejtes universale per te jetuar te bashkuar.

Pse?
Une mendoj qe faktoret jane te shumte,ashtu siē jane te shumta gabimet e Politikajve tane.

Per dallim nga Popujt tjere,vazhdojne te veprojne veq e veq dhe fare te shthurur ne berjen e politikave konstruktive kombetare,ju sherbejn lloj-llo sherbimeve sekrete antishqiptare ,sherbime sish te shumta ne trojet tona te lloj-lloj natyrave,qe ja kane dale te ulen kembkryq mbi interesat tona kombetare.Te gjitha keto kane arritur te depertojne permes politikajve tane te inkriminuar ne krime ekonomike,politike,fizike etj..Permes politikave te tyre regresive,klanore,mafioze qe me nje fjale matrapaz te shitur kudo qofshin,Shqiperi,Kosove,Ilirid e gjetiu!

Nga kjo e tera sipas mendimit tim,Kosova ne veqanti dhe Shqiptaret ne pergjithesi po i paguajne shtrejte te berat e despoteve tane politik,po i paguan populli shqiptar martir,qe eshte shendrruar ne labore nga me te ndryshmet, ne perpjekje per monedh qerimi hesapesh mes fuqive relevante.

Kosova dhe Shqiptaret ne pergjithesi serish (sa here ne Histori)te instrumentalizohen qe te mos fitojne asgje,vetem sa per te sherbyer si monedhe e devalvuar,respektivisht e lire per konflikte ne bote,si dhe konflikteve sllavo-sllave,qofshin ato serbo-boshnjake apo serbo nderkombetare, gje qe nuk duhej te ndodhte pas gjithe asaj katrahure qe perjetoi historikisht populli Shqiptare!!!

Te gjitha keto und t'i i quajme padrejtesi nderkombtare ne njeren ane te medaljes,ndersa ne anen tjeter quhen mosaftesi tona Kombetare! Mosaftesi keto te natyrave te ndryshme,qofshin ato organizative,rreshtimeve te gabueshme te popullit,interesave nga me te qoroditurat personale,si dhe impotenca intelektuale dhe amullia e tyre e pa shoqe per veprimin politik.

Pikerisht keto aspekte te lartcekura patem rastin t'i vijojm mire-mire te apostrofuara ne bisedimet shqiptare-serbe qe i ngjajne me se shumti konflikteve klanore ne afrike,dhe me se paku i ngjajne bisedimeve konstruktive kombtare.

E tera doli ne pah si tregti politike,nga i ashtuquajturi grup i unitetit.Grup ky i cili arriti vetem fiasko pas fiaskos ne bisedime!Grup ky si palaqot vraponin te deshmonin para faktorit nderkombtar se cili nga ta eshte me zemergjere per ta rilejuar sundimin serb mbi kosove, qoft ai sundim edhe vertikal,koncepte keto fare te shthurura nga interesat kombetare.
Une mendoj qe jo rastesisht nuk u mbajt procesi verbal-protokoli i bisedimeve,jo rastesisht po fshehet protokoli,gje qe sipas mendimit tim,fshehet tradhtia ndaj idealit kombetar.

E tera ajo qe ka ndodhe dhe qe vazhdon te ndodhe, e deshmon fuqishem logjiken e despotizmit,logjiken e friges vetem per t' i mbrojtur interesat personale per pushtet si dhe per t'u mbrojtur para faktorit te huaj ne vendin tone nga krimet e ngjyrave te ndryshme te bera nga matrapazet tane politik.

Se fundi kemi fenomenin me te keq ne loje " vella-vrasjen"kjo karte shume e rrezikshme per popullin tone, karte kjo me e fuqishme e armiqve tane,qe po orvaten ta fusin ne loje dhe perfundimisht ta gjunjezojne popullin shqiptar neper mjet dobsive karrieriste te politikajve tane. Po pergatitet goditja me e rrezikshme ndaj popullit shqiptar qe quhet vella-vrasje.

Perpjekje tjeter kjo per ta instrumentalizuar Kosoven-shqiptaret drejt vetevrasjes-vella vrasjes.Fenomen ky qe tentohet te mobilizohet TMK-ja dhe SHPK-ja,te i luftojne Motrat dhe Vellezerit tane te AKSH-se, ushtri kjo e cila si e vetme po e rikthen dinjitetin tone mjafte te neperkembur!

Shtrohet pyetja:
Pse deri me tash nuk erdhi ne shprehje nje mobilizim i tille,per t'i luftuar bandat dhe hordhite e ēetnikeve te car llazareve apo bandat ēetnike qe jetojne dhe kontrollojne Veriun e Mitrovices???

Sipas mendimit tim, del ne pah se vertete eshte fillimi i fundit qe te bashkohemi rreth projekteve per bashkim kombetar,si e vetmja mundesi per shpetim nga ma e keqja qe po na kercenohet.

Armiqte tane arriten qe heret te kuptojne, para despoteve tane politike, se rreshtimi per bashkim KOMBETAR dhe unifikimi i potencialeve kombtare eshte i vetmi shpetim nga zhberja Shqiptare.

Pra ketu kemi te bejme me nje projekt teper mire te elaboruar ne laboret e diplomacive te armiqve tane,qe ne kete projekt shume famkeq nuk kursehen mjetet e luftes, qofshin ato propagandistike,dhe implikime te llojeve te veta,duke instrumentalizuar satrapet tane politike gjere ne pafundesi. Sekendejmi, perpjekje keto per ta fute vella-vrasja nder ne, per te mos fituar asgje perpos me te keqes,qe ka modele ne afrike, konflikte fisnore,klanore etj.qe vazhdojne edhe kesaj dite.

Megjithate, syqeltesia dhe maturia e udheheqjes se Armates Kombtare Shqiptare(AKSH) rrespektivisht FRONTI PER BASHKIM KOMBTAR SHQIPTAR(FBKSH),ne keto ēaste eshte mjafte prezente, meqe eshte e domosdoshme,nese per asgje tjeter,se paku per te mos ra viktime populli yne i shume vuajtur,mos me ra viktime e hordhive te armiqve tane,qe kane ra ne panik nga frige e Bashkimit tone Kombtar.

R R O F T S H Q I P R I A E T N I K E E S H Q I P E T A R V E !


bardhi33@hotmail.de


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ E ZĖDHĖNĖSIT POLITIK TĖ FBKSH-AKSH (2008-11-27 13:05:37 nga admin1)
[ Opinione ] 6 PIKAT E BANIT, JANĖ EDHE NĖ 6 YJET E FLAMURIT TONĖ?! (2008-11-20 09:33:10 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Opinione ] SI PO DUKET, EDHE KĖTĖ HERĖ DO TA H AJMĖ?! (2008-11-15 14:10:57 nga admin1)
[ Opinione ] BRENDA SHQIPĖRISĖ NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJĖ PĖLLĖMBĖ TĖ TOKĖS SĖ HUAJ! (2008-11-12 18:21:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Kultura ] LUFTĖN E FITUAM, TA FITOJMĖ EDHE PAQEN (2008-11-08 17:32:08 nga admin1)
[ Opinione ] EDHE NJĖ HERĖ AMERIKA DĖSHMOI SE ĖSHTĖ VEND I JETĖSIMIT TĖ ĖNDĖRRAVE NJERĖZORE (2008-11-06 15:31:00 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE VEPRIMET E FUNDIT TĖ BAN KI MOON, DO TĖ PĖRFUNDOJNĖ NĖ KOSHIN E PLEHRAVE TĖ HISTORISĖ! (2008-11-03 16:00:53 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster