DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» VIZIONI REAKSIONAR I NJĖ ANALISTI PACIFISTO RUGOVIST
Postuar mė datėn: 2008-02-02 08:42:53 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Duke shfletuar librin e Nexhmedin Spahiut "Drejt kombit kosovar", lexuesi aty do tė gjejė "zbulime epokale", qė jo rrallė i ka lexuar e dėgjuar nga elaboratet famėkeqe tė kishės dhe tė shkencės historike serbomadhe, nė raport me kombin shqiptar.
Vet titulli i librit paralajmėron qė "analisti i famshėm" paska marrė mundimin qė prej njė kombi shqiptar siē ekziston nė shekuj, t“i bėjė dy kombe, por siē e shkruan edhe vet pa dorashka, kėtė do ta arrijė me ndihmėn e pushtuesve, sigurisht dje tė okupatorėve serbo-malazezė e maqedon, ndėrsa sot me pushtimin e Kosovės nga ushtritė e NATO-s. Nga kjo objektivė "vizionare" analisti po del hapur me qėndrimin se robėria paska qenė fatlume pėr shqiptarėt, sepse si burim i saj tani i kemi mundėsitė qė nga njė komb sa ishim, tani tė bėhemi dy, ose "nė dashtė Zoti e me na prirė fati"- qė kjo robėri tė zgjatet mė tej, shikuar nga kjo optikė "shkencore", ne do tė mundemi tė bėhemi tri e mė shumė kombe, kuptohet pėr aq sa jemi tė copėtuar nga shtetet fqinje tė Ballkanit, po aq kombe do tė krijojmė!!!
Ide tragjikomike e vizionarit reaksionar rugovist, apo jo?!…
Autori i kėtij libri, qė s“ka redaktor as lektor, vetėm tregon vendin e botimit dhe vitin; Mitrovicė, 2004. Nė librin "Drejt Kombit Kosovar" - siē thotė autori, "kam pėrmbledhur nė rend gati kronologjik disa analiza dhe komentet e mia politike tė botuara nė shtypin shqiptar e tė huaj nė periudhėn Maj 1999 - Korrik 2004, analizat dhe komentet politike shprehin shqetėsimet e mia pėr rrjedhat politike nė Kosovė dhe pėrpjekjet e mia pėr tė kontribuar drejt njė vizioni kombėtar, libri u kushtohet njerėzve tė vizionit dhe tė sakrificės, veprat e tė cilėve pėrbėjnė themelet e Kombit Kosovar".


Shkruan: Fadil SHYTI

Secili ka tė drejtė t“i shprehė pikėpamjet e veta mbi tė kaluarėn, tė sotmen dhe tė ardhmen e kombit tonė, por nė emėr tė kėsaj lirie demokratike, sot po bėhen shkelje flagrante jo vetėm mbi tė gjallėt, por edhe mbi dėshmorėt e kombit tonė. Dėshmorėt tanė nuk ranė si vizionarė tė Kombit Kosovar, ata ranė si vizionarė tė Kombit Shqiptar. Asnjėherė, nė historinė e kombit tonė, ne nuk i kemi ndarė heronjtė nė heronj kosovarė e nė heronj vlonjatė, nė heronj dibranė apo nė heronj ulqinakė, por i kemi pėrfshirė me njė emėr madhor, ata/ato ishin heronj e heroina tė Shqipėrisė Etnike, ishin dėshmorė tė lirisė kombėtare.
Jam i bindur qė pėr kėtė ndarje, dėshmorėt do ta mallkonin autorin dhe prijatarėt e tij "vizionarė" tė kombeve tė reja nėn ombrellėn e robėrive... "Kosova ē“ka qenė, ē“ ėshtė e ē“do tė bėhet dhe si do tė bėhet" (Editorial nė "Kohėn Ditore", 26 shtator, 1999. F. 2: "Nė qoftė se synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė Kosova tė jetė shtet i pavarur, atėherė kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb. Kushtet ekzistuese pas okupimit tė saj nga ushtritė e NATO-s, janė ideale pėr kėtė. Vetėm se duhet ditur tė shfrytėzohen"- shkruan N. Spahiu.
Unė, do t“i thosha "analistit ndėrkombėtar", a nuk po tė lejon verbėsia e "politikės sė hollė", ta shijosh se shqiptarėt e Kosovės, prej kohėsh i kanė plotėsuar karakteristikat e formėsimit si komb, por jo tė njė kombi tė veēantė i "shpikur" nga elaboratet reaksionare, por njė komb me tė gjitha atributet shqiptare.
Komb- I, 1 m.sh -E, -ET. 1. Bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht nė bazė tė bashkėsisė sė gjuhės, tė territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psikik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės. Kombi shqiptar, E drejta e kombeve pėr vetėvendosje, Baballarėt e kombit. vjet. deputetėt reaksionarė nė parlamentin e regjimit zogollian. Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, 852 fq.
Kombėtar,-E mb.1. Qė ka tė bėjė me kombin, qė i pėrket kombit, i kombit qė ka tė bėjė me kombėsinė, i kombėsisė. Pavarėsia kombėtare, Zgjimi (ēlirimi) kombėtar. Ēėshtja kombėtare, Festė kombėtare, Flamuri kombėtar.



2. Qė shpreh veēoritė e njė kombi qė karakterizon prestarėt e njė kombi, qė ėshtė krijuar nga prestarėt e njė kombi. Kultura kombėtare, Gjuha kombėtare, Arti kombėtar, Valle (veshje) kombėtare, Vetėdija kombėtare, Veēori (tipare) kombėtare. Fjalor i Gjuhės sė sotme Shqipe, Prishtinė, 1981, 853 fq.
Ndėrsa, siē shkruan sociologu dhe juristi ynė Rexhep Ahmeti, i cili bukur gjatė ėshtė marrė me ēėshtje tė kombit tonė, Ay, konstaton:
1. "Kombi ėshtė grup i madh njerėzish me karakteristika tė pėrbashkėta si janė prejardhja (gjenetika), historia, gjuha, zhvillimi ekonomik, psikologjia, kultura, territori, organizimi" etj.
2. "Kombi ėshtė populli nė shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit ekonomik, social, shtetėror--uridik, kulturor" etj. Pastaj, del me qėndrimin e tij programatik, i bazuar nga pėrvoja jetėsore individuale dhe kolektive se:
3. "Siē po e tregon pėrvoja, parakusht pėr zhvillimin normal tė kombit qenka edhe organizimi adekuat shtetėror i tij, ashtu siē dėshiron tė vendosė ai vetė pėr jetėn dhe fatin e tij".
4. "Kur tė piqet kombi e realizon organizimin, vetveten". (R. A.)
Nga kėto sqarime modeste qė i parashtrova, lexuesit e nderuar le tė logjikojnė dhe tė konstatojnė drejt se a jemi ne shqiptarėt e Kosovės me karakteristika tė tjera, kombėtare, siē dėshiruan e do tė dėshironin tė na paraqesin armiqtė tanė shekullorė dhe vasalėt e tyre tė hapur e tė maskuar prapa tezave tė tyre "kombėtare"?!
Po, Kosova mund tė bėhet shtet edhe pa ndryshimin e kėtyre karakteristikave, qė e pėrbėjnė Identitetin e saj shqiptar, tipare kombėtare qė i barti nė shekuj, pa pėrēudnimet gjuhėsore, tradicionale, kulturore, vetėdijėsimore etj.
Autori, mė tej shkruan: Fq. 131; "Kombi ėshtė projekt politik. Projekti i rilindėsve shqiptarė ėshtė realizuar vetėm pjesėrisht. Pavarėsia e Kosovės e pėrkohshme apo e pėrjetshme, ėshtė shmangie nga ky projekt".

Nga kėto teza mund tė konstatoj:
E sqarova mė lartė, duke iu referuar fjalorit tonė shkencor dhe sociologut e juristit tonė tė nderuar, se ē“ėshtė Kombi.
Por, nėse nga aspekti teoriko-politik, autori i referohet vizionit tė rilindėseve, tė cilėt luftuan pėr njė Shqipėri Etnike nė Ballkan, sipas tė drejtės natyrore, ashtu siē Zoti na krijoi, kėtu ka tė drejtė; sepse nuk ėshtė i kėnaqshėm as i drejtė krijimi i Republikave shqiptare nė Ballkan, kjo dihet nga tė gjithė se vėrtetė ėshtė njė tėrheqje nga presionet e faktorėve tė jashtėm; nga diplomacia ndėrkombėtare, nga ata qė tė parėt e tyre e krijuan dhe tani e konsiderojnė si tė pazgjidhur Ēėshtjen Shqiptare, pra ėshtė njė devijim (me kompromise politike) nga projekti madhorė kombėtar.
...Dhe, pikėrisht pėr kėtė po na hakmerret ēdo ditė e nė ēdo orė, historia! Shikuar, nga ky prizėm historiko-politik, (nėse s“po kemi mundėsi tani pėr tani tė bėjmė ndryshe) a nuk do tė ishte mė mirė qė tani tė pėrkrahet Unioni Shqipėri-Kosovė, kur politika shqiptare edhe me fajin e vet, momentalisht s“po ka mundėsi qė ta ēojė pėrpara deri nė fund, parimin e vetėvendosjes deri nė shkėputje nga shtetet e huaja. Shqipėria londineze, ėshtė shteti amė, pėrse tė mos bėjmė atė qė do tė ishte mė e mundshme pėrkohėsisht, Unionin, e kjo do tė ēonte drejt ribashkimit territorial tė kombit; populli ynė thotė: "prej borxhlisė tė keq, merre bishtin e sėpatės".
Edhe kombi gjerman e "gėzoi" njė okupim gjysmėshekullor nga fuqitė e huaja, por tek ai komb me histori dhe me kulturė tė madhe, nuk doli asnjė analist i hollė politik e tė kėrkojė "krijime kombesh" tė reja gjermane. Pėrkundrazi, nė Kushtetutėn e parė gjermane, tė vitit 1949 shkruan: Kushtetuta e Bonit 1949 Preambel (prijfjala) * I vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti pėr ruajtjen e tėrėsisė sė vetė kombėtare dhe shtetėrore dhe si pjesėtar i barabartė nė njė Evropė tė bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė krahinat: Baden, Hamburg, Hesen, Nidazaksen, Nord-hain-Vestfalen, Rainland-Falc,Shlesvih-Holshtain, Vytemberg-Baden dhe Vytemberg-Hohencollern nė saje tė dhunės ligjvėnėse me qellim qė jetės shteterore pėr njė kohė kapėrcyell t`i jepet njė rend (krahim) i ri, ka bestuar (vendosur) kėtė kushtetutė tė Republikės Federative Gjermane. Ai ka vepruar edhe pėr ata gjermanė, bashkėndikimi i tė cilėve ishte ndrydhur. Prej gjithė popullit gjerman kėrkohet nė njė vetėvendimmarrje (vetėvendosje) tė lirė tė pėrfundojė bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanisė. * Das Bonner Grundgesetz, Dr. Hermann von Mangold, ripėrpunuar nga Dr. Friedrich Klein, Vėllimi i Parė, botuar nga Franz Vahlen GmBH, 1966, faqe 39. Dr. Miahel Saks vė nė dukje se vetėm pas 03.10.1990 u bė i nevojshėm njė ndryshim i kėsaj prijesfjale, shih Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 65, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996.
Ndėrsa versionin i ri tė kėsaj prijesfjale nė kushtetutėn e tashme gjermane po e japim kėtu me poshtė. Preambel (Prijfjala) * I vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti si pjesėtar i barabartė nė njė Europė tė bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė saje tė dhunės ligjvėnėse ka dhėnė (qitur) kėtė kushtetutė. Gjermanėt nė krahinat: Baden, Vyrtemberg, Bajern, Berlin, Bradenburg, Bremen, Hamburg, Hesen, Meklenburg-Vorpomen, Nidazaksen, Nordhain-Vestfalen, Rainland-Falc, Zaarland, Zaksen,Zaksen-Anhalt, Shlesvih-Holshtain dhe Tyringen nė njė vetėvendimmarrje tė lirė kanė pėrfunduar bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanisė. Kėshtu qė kjo kushtetutė vlen pėr gjithė popullin gjerman. *Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 63, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996.
Politikanėt shqiptarė, do tė duhej tė mėsonin nga kjo kushtetutė, do tė duhej ta respektonin kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, e pse jo edhe nė kushtetutėn e ardhshme tė Republikės sė Kosovės, kjo duhet tė sanksionohet dhe tė zbatohet, nėse kjo objektivė historike arrihet me sukses, pra nėse Kosovės do t“i njihet Pavarėsia, nga shtetet e botės.
Jo, okupimi i gjatė shekullor, kurrsesi nuk i jep tė drejtė autorit, N. Spahiu dhe prijatarėve tė tij, qė tani tė pėrfitojnė politikisht nga kjo fatkeqėsi gjithėkombėtare, e tė dalin me "teza historike", pėr krijimin e kombeve tė reja brenda kombit shqiptar.
Kėta, siē po shihet, po fitojnė poste tė larta "pushtetore" dhe ēmime ndėrkombėtare, "Saharov", ėndėrrojnė pastaj edhe pėr ēmimin "Nobel" pėr paqe, nga tė huajt, por mos tė harrojnė se dėme tė pallogaritshme po i shkaktojnė Kombit Shqiptar. Prandaj, tė mos harrojnė se pėr kėtė, do t“i dėnoj historia! Nisur nga kjo ide madhore e rilindėsve do t“jua pėrkujtoja "analistėve kosomopolitikė", vargjet poetike tė dy atdhetarėve tė mėdhenj rilindės; Ndre Mjedjes dhe tė Luigj Gurakuqit:

Qoftė mallkue, kush qet ngatėrrime,
Te kėta vllazėn shoq me shoq,
Kush i ndanė me gjuhė e shkrime,
Ēka natyra vet i pėrpoq!...
(Ndre Mjedja).
...Dhe mė tej, atdhetari, "vigani liberator" siē do ta quante Noli, do tė shkruante:
Kur e humb gjuhėn njė popull shqim mbaron,
Nė njėmijė ēeta ka me u shpėrnda,
Gjuha njerėzit i bashkon,
I lidhė si vėlla me vėlla!...
(Luigj Gurakuqi)

I mllefosur nga rrethanat e reja qė u krijuan nė Kosovė, pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė, apartēiku rugovist, nuk harron pa i akuzuar padrejtėsisht, udhėheqėsit kryesorė tė kėsaj lufte, Thaēin dhe Haradinajn. Ky, trumbeton, kinse janė Thaēi dhe Haradinaj ata qė e ndryshuan Flamurin tonė kombėtar!!! Kjo miopi politike s“ka aspak bazė tė vėrtetė. Po, a nuk e di i tėrė opinioni kombėtar dhe ndėrkombėtar se Ibroja, tėrėsisht pa mbėshtetje ligjore, prej vitesh po e mbanė nė rezidencėn e tij presidenciale, njė tjetėr flamur, do tė thosha njė flamur krahinorist, flamur qė se ka mbėshtetjen as tė Parlamentit as tė Qeverisė sė Kosovės, sepse atė flamur nuk e ka votuar, asnjėra palė. Pėr kėtė shkelje ligjore, sikur Kosova tė kishte kushtetutė e tė zbatoheshin ligjet, presidenti teknokrat do tė duhej tė nxirrej para gjyqit.
Unė, do t“i pyesja lexuesit e nderuar; kur i ka parė dikush nga shqiptarėt apo ndėrkombėtarėt, liderėt e partive tė dala nga lufta ēlirimtare, tė jenė paraqitur me kėtė flamur apo me ndonjė flamur tjetėr, pa qoftė edhe partiak, nga zyret e tyre apo nė vende publike (pėrveē me rastin e zgjedhjeve) hera tjera jo, kurrėn e kurrės?! Kėta burra tė mėdhenj tė kombit e nderuan dhe i dolėn zot Flamurit Kombėtar qė sot e pėrfaqėson shtetin shqiptar.
Kush po luan me fatet e kėtij populli, kush janė pėrēarėsit e vėrtetė tė tij, tani po shihet si nė dritėn e diellit… Mjerisht, qė edhe ti z. Spahiu, ke hyrė prej kohėsh nė kėtė valle tė rrezikshme e cila ēon nė pėrēarje tė thellė kombėtare, sipas motos politike berishjane, kinse jugu e urren veriun dhe anasjelltas, por lufta ēlirimtare e Kosovės me Vise tė robėruara tregoi se kėto ishin vetėm "gjepura politike", por fatkeqėsisht kombi ynė nga ato slogane partiake, nuk kaloi pa pasoja…
Po i rikthehem citimit nga libri ,"Drejt Kombit Kosovar":



F.2: "Sado qė pjesa e popullit (etnisė) shqiptare qė mbeti jashtė kufijve tė shtetit shqiptar tė vitit 1913 u pėrpoq ta injoroj si fakt lėnien jashtė kufirit shtetėror gjatė kėsaj kohe dhe ta kuptoj tė qenėt jashtė kufijve si okupim tė pėrkohshėm, zgjatja e madhe e kėsaj "pėrkohėsie", bėri tė krijoheshin themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".
Siē vlerėsova edhe mė lartė, do tė shtoja se:
Nė teorinė politike tė publicistit dhe "ekspertit pėr ēėshtje ballkanike", tė z. Nexhmedin Spahiut, okupimi dhe pėrshtatja ndaj tij krijojnė kombe tė reja! Rasti i Kosovės, sipas tij nuk paska nevojė fare tė hiqet okupimi, pasi qė ai po bėka "qė tė krijohen themelet edhe pėr njė komb tjetėr, nga gjiri i popullit shqiptar, pra themelet e kombit kosovar".
Sipas kėsaj teorie reaksionare, shqiptarėt paskan bėrė gabime historike, me pėrpjekjet dhe luftėrat e tyre qė prej vitit 1913 e deri mė 2004, se kanė luftuar pėr ēlirim e Ribashkim kombėtar! Paska qenė dashur ta shfrytėzonin (shqiptarėt) kushtin ideal pėr formimin e kombeve tė reja-okupimin dhe ja mbaroi puna e kombit!…
Ironi e teorisė alla nexhmedinspahiane, apo jo?!
Por, ja qė shqiptarėt e Kosovės dhe tė Viseve tė tjera tė robėruara nuk e dėgjuan "analistin ndėrkombėtar" dhe dirigjuesit e tij pacifisto-rugovistė, por i bėnė tri luftėra ēlirimtare nėn emblemat famėmėdha tė UĒK-sė, UĒK-re dhe UĒPMB-sė, tė cilat u betuan pėr Ribashkimin e trojeve shqiptare, ndėrsa, z. N. Spahiu, edhe pas kėtyre luftėrave po teorizon se themelet e robėrisė-okupimit, duhet shfrytėzuar pėr formimin e Kombit tė ri Kosovar!
A nuk e kishte dalė dikur para kėtyre luftėrave edhe Serbia me kėtė ide, me parullat: "Albanci" e "Shiptari", kur aludonte se tė tjerė janė "Albancat", shqiptarėt e Shqipėrisė londineze dhe tė tjerė janė "Shiptart", shqiptarėt e Kosovės. S“ka dyshim se pėr ringjalljen e kėsaj ideje dhe tė tjera teorive tė saj antishqiptare Serbia, me siguri njė ditė, z. N. Spahiun, do ta shpėrblejė me titullin "shiptar i ndershėm"!...
F. 5: Ēėshtje tė strategjisė!!!
E para: "Nėse synimi shqiptar nė Kosovė ėshtė qė Kosova tė jetė njė shtet i pavarur, atėherė kjo nuk mund tė arrihet pėr pa u formėsuar kosovarėt si komb. Kushtet ekzistuese nė Kosovė pas okupimit tė saj nga ana e ushtrive tė NATO-s, janė ideale pėr kėtė. Vetėm se duhet tė shfrytėzohen". Fq. 6: " E dyta, klasa e mesme e shoqėrisė... Forcimi i kėsaj klase do tė thotė forcim i kombit kosovar dhe pėrkrahje e interesave strategjike tė Kosovės".
Kėtu, z. Spahiu mund tė ketė kuptuar intelektualėt mikroborgjezė klasėn e vet dhe tė Ibro "trimit", qė aq shumė po lufton pėr identitetin kosovar, apo mė saktė pėr pėrēarjen e kombit shqiptar, e tė cilėve si duket "analisti ndėrkombėtar", ua kushton edhe librin, kuptohet tek parathėnia e vet autorit pėr librin e tij "tė famshėm".
F. 129: "Cilin standard tė shqipes do ta mbrojė ligji kosovar?
Krijimi i standardit kosovar tė shqipes do tė ishte ndoshta mė praktik nė kėtė drejtim. Nė fakt ky do t“mund tė ishte standardi themelor pėr Pavarėsinė e Kosovės. Druaj, qė nė pritje tė njė standardi gjuhėsor tė pėrbashkėt nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, do tė zė rrėnjė akoma mė thellė anarkia gjuhėsore e bashkė me tė edhe anarkitė e tjera nė shoqėrinė shqiptare".
Nga kjo mund tė pėrfundojmė qė sa frikė e paska ky pinjollė politik i pacifistėve, hapin madhor tė njėsimit tė gjuhės shqipe, vepėr kjo madhore e formuluar shkencėrisht, qysh nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe nė Tiranė, (1972), kjo kėrkohet tė pasurohet mė tej, por jo me "ndarje gjuhe kosovare" por me bashkim tė gjuhės shqiptare, sipas parimit "njėsim gjuhe, bashkim kombi"!
Kėshtu, s“ka rrezik fare pėr kurrfarė anarkie gjuhėsore, pėrkundrazi!
Profesor, Isa Bajēincės, i lumtė pėr nismėn e tij, qė standardi gjuhėsor tė mbrohet me ligj.
E, kjo nuk do tė thotė qė ligji do ta mbrojė pikėrisht standardin gjuhėsor qė e parashikon "analisti gjuhėsor".
Uroj, qė kurdoherė dhe nė ēdo rrethanė tė mbrohet standardi gjuhėsor qė shpie nga uniteti gjithėkombėtar e jo standardet politike gjuhėsore, qė shpien drejt pėrēarjeve dhe pėrēudnimit tė gjuhės sonė tė bukur shqipe. Pėr t“i sqaruar lexuesit pėr prapėsitė e kėtij "analisti", pėr pėrpjekjet e tij pėr tė hedhur mjegullnaja rreth krijimit tė kombit kosovar, do t“ju referohem disa tė dhėnave tė thukėta tė politologut atdhetar, Ukshin Hoti, i cili midis tjerash shkruante:
"…historikisht, qė nga vetėdijesimi politik nacional pėr shkak tė pozitės gjeopolitike - nė dyert e Otrantit, shqiptarėt ishin ndodhur midis synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: tė sllavėve qė e synonin Persinė si treg dhe Adriatikun si rrugė dhe italo-gjermanėve qė dikur e synonin tė njėjtėn gjė dhe tė njėjtėn rrugė". (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės, Shkup, 22 Dhjetor, 1991, "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", f.158).
Herėt datojnė fatkeqėsitė tona tė ndarjes sė territoreve shqiptare, ndėrsa tani disa po e hedhin vallen sė prapthi pėr ndarje tė kombit…
Pastaj, mendimtari ynė i madh, Ukshin Hoti, vijon:
"Shqiptarėt nė kohėn moderne, nė thelb kishin mbetur tė ndarė pėr shkak tė konfrontimit tė interesave strategjike tė kėtyre dy grupacioneve tė mėdha dhe perspektiva e bashkimit tė tyre qėndronte te zėvendėsimi gradual i botėkuptimeve tė tilla gjeopolitike me botėkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisė nė mbėshtetje tė pėrsosjes sė resurseve tė brendshme dhe tė avancimeve teknologjike qė do t“i zhvlerėsonin botėkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer tė territoreve tė huaja dhe tė pikave strategjike". (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės), Po aty.
Kėtu janė rrėnjėt famėkėqija por me kėto ide madhore mund tė gjenden shtegdaljet e ndritura nė perspektivėn historike, e jo tek akuzat e ndėrsjella brenda shqiptare, tek pėrēarjet lokaliste e krahinoriste, madje tek pėrpjekja e disa mjeranėve politikė qė ta thellojnė mė tej ndarjen kombėtare, kur dihet qė nga kjo pėrfitojnė vetėm armiqtė.
Krejt ndryshe do tė ketė vizione nė librin e tij N. Spahiu, kur thotė: "Kosova duhet tė bėhet e Pavarur nga Serbia dhe nga Shqipėria". Me konstatime tė tilla jo rrallė paraqitej edhe Ibroja, kur deklaronte: "Kosova duhet tė jetė e hapur si ndaj Serbisė ashtu edhe ndaj Shqipėrisė". Pastaj, me rastin e zgjedhjeve nė Kosovė, pa menduar gjatė deklaron: "Ne, i kemi zgjedhjet nacionale, shpresojmė do tė kalojnė mirė" etj, etj. Jo, nuk mund tė quhen zgjedhje nacionale, zgjedhjet kur mbahen nė Kosovė, sepse nė kėto zgjedhje nuk pėrfshihen tė gjitha territoret shqiptare, pra nuk pėrfshihet tėrė kombi shqiptar.
Derisa, dihet shkencėrisht qė fjala nacional,-e mb, shih kombėtar - E Ēėshtja nacionale, Problemi nacional. Lėvizja nacionale. "Fjalori i Gjuhės Shqipe", Prishtinė, 1981, f. 1195.
Paralelizma tė tilla antikombėtare, mund tė bėjnė veē maniakėt e verbuar tė politikės ditore, me "vizione tė larta"…
Ndėrsa, i madhi atdhetar, Ukshin Hoti, do tė konstatonte:
"…Prandaj, Republika e Kosovės nė njėrėn anė, pastaj statusi i pėrmendur i bartėsit tė shtetėsisė sė shqiptarėve tė sanksionuar me Kushtetutė nė Maqedoni si dhe tė drejtat e shqiptarėve tė garantuara nė Republikėn e Malit tė Zi, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative nė Evropė do tė duhej t“i krijonin kushtet e nevojshme pėr bashkimin e popullit shqiptar, veēse jo pėr inatin e tė tjerėve por pėr hir tė vetvetes dhe tė interesave tė pėrbashkėta. Njė gjė e tillė presupozon harmonizimin e politikės sė faktorėve tė interesuar politikė dhe urojmė qė kjo tė shpejtohet". (Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės) Po aty, fq. 160.
Kėshtu, shkruante me optikėn largpamėse atdhetari demokrat, Ay i cili doli me moton e qėndresės: "bėje ose vdis", Ay i cili u hodh pa rezerva pėr ta realizuar vėrtetė Ribashkimin territorial tė kombit. Ndėrsa, pėr katrahurat e brendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė Etnike, Ukshin Hoti do tė shkruante:
"Sindromi sadist dhe kompleksi i Prishtinės ishin nus-produkt tė presionit tė jashtėm, por edhe i vlimeve brenda faktorit politik shqiptar".
Vallė a nuk mund tė konstatojmė me tė drejtė qė edhe sot s“ kanė pushuar sė qeni kėto presione; kur tani nė Kosovė, po shfaqet si hienė faktori "brahimist", gjegjėsisht i ngjashėm me atė tė pashallėkut tė Durrėsit. Derisa, pashai i toptanėve po dekorohej me grada, nga Serbia dhe Evropa plakė, a nuk ndodhi kjo edhe me "pashain" nihilist Ibron.
A nuk flasin pėr kėtė shumė dėshmi, shumė privilegje qė ia krijoi Serbia, (madje edhe gjatė luftės) kėtij "politikani", nėn kujdesin e Italisė, Francės etj, si mallkuesi dhe penguesi mė i mjerė i luftės ēlirimtare.
Ideatori i vlerave tė mėdha, Ukshin Hoti, mė tej do tė konstatonte: "Shqiptarėt me fjalė tė tjera pėr shkak tė pozitės sė tyre gjeostrategjike nė dyert e Otrantit vazhdimisht ndodheshin nėn presionin e synimeve strategjike tė dy grupacioneve tė popujve: sllavėve dhe italo-gjermanėve qė e synonin Persinė (Iranin) si treg dhe Adriatikun si rrugė".
(Mė 5 Nėntor, 1992 nė Prishtinė organizuar nga forumi i Intelektualėve Shqiptarė u mbajt njė tryezė e rrumbullakėt, kushtuar ēėshtjes shqiptare, Ukshin Hoti, doli me qėndrimin e tij nė artikullin "Politikėn e drejtojnė interesat e jo emocionet). Po aty, fq.164.
Nga tė gjitha kėto sa u theksuan, le tė shpresojmė se lexuesit e nderuar do ta kuptojnė kthjelltėsisht se pėrpjekjet e kota tė "politikanėve modernistė" nuk janė aspak shpikje tė tyre tė reja, ato janė pėrpjekje tė nxitura nga qarqe tė huaja qė tė fusin pyka brenda trupit shqiptar, sepse njė fjalė urtė jona popullore thotė:
"Lisi (Shqipėria), mė sė miri ēahet me pykėn e vet"!…
Uroj, qė kėto pyka tė jenė tė dobėta, tė kalbura nga tė reshurat e stuhive historike qė kurrė s“ju pėrballuan, apo tė mykura nga qėndrimi i tyre brenda bodrumeve dhe barakave tė instaluara enkas nga tė huajt pėr tė pėrhapur tymnaja nė rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė popullit tonė, drejt konsolidimit tė tij si komb i lirė dhe i Ribashkuar, e pėr kėtė janė pėrpjekur atdhetarėt e mėdhenj tė tė gjitha periudhave tė historisė, qė nga koha e Rilindjes kombėtare e deri nė ditėt tona.
Uroj, qė kjo ide madhore tė bėhet realitet; sa mė parė aq mė mirė, pėr tė gjithė faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm qė janė tė interesuar pėr stabilizimin e kėsaj pike neurologjike nė rajonin e Ballkanit, Shqipėrisė Etnike.

Suedi, mė 05.01.2005
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Reagim ndaj Radio Televizionit tė Kosovės (2008-10-25 17:52:54 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Me 21 prill Thaēi paraqet para KS vizionin e shtetit te Kosoves (2008-04-18 18:28:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Reagim ndaj Radio Televizionit tė Kosovės (RTK) (2008-04-14 10:26:54 nga admin4)
[ Intervista ] Ylli Pepo /TVSH mbetet fidanishtja, pionierja e parė e televizionit, metalurgjia e Televizionit Shqiptar (2008-04-12 16:10:54 nga admin4)
[ Intervista ] LIMAJ:”ĒFARĖDO TENDENCE PĖR TĖ NDARĖ KOSOVĖN, ĖSHTĖ NĖ KUNDĖRSHTIM ME VIZIONIN EVROPIAN” (2007-08-09 11:52:29 nga admin1)
[ Kultura ] Televizioni, politikanėt dhe fėmijėt” (2007-05-22 15:40:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Eurovizioni - Festival Sllav (2007-05-13 20:07:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Raporti i punės thekson pėrkushtimin e LDK-sė pėr tė vazhduar vizionin e Presidentit Rugova (2006-12-09 04:16:25 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Njesia speciale "Shqiponjat" e Divizionit te "Skenderbeut" (2006-12-01 14:08:19 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] INTERVISTA/ Idetė e mia pėr informacionin nė Televizionin Publik (2006-11-26 05:32:15 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] JO, PLANEVE TĖ ERRTA REAKSIONARE! (2008-11-23 17:12:56 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster