| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » REZOLUTA E KOMPROMISEVE TĖ DHIMBSHME PĖR POPULLIN TONĖ |
| Postuar mė datėn: 2007-06-04 02:40:57 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kosova para njė udhėkryqi tepėr tė rrezikshėm!
Shkruan: Faton KLINAKU, Prishtinė
Delegacioni qė pėrfaqėsoi Kosovėn nė bisedimet e Vjenės, e qė ėshtė pjellė e sistemit tė ndėrtuar nga UNMIK-u sepse ka qenė pėrgjegjėsi e tij pėr tė krijuar qeverisjen vendore, nuk ėshtė i denjė pėr ta pėrfaqėsuar popullin shqiptar, dhe pėr rrjedhojė edhe nga ky aspekt, pėr ti ikur situatave tė paqėndrueshme ėshtė i domosdoshėm referendumi popullor sepse ky delegacion nuk pasqyron vullnetin real tė popullit shumicė nė Kosovė.
Tani e ka kuptuar edhe populli kompromisin e dhimbshėm qė e ka bėrė klasa politike e tij, e cila hapur po deklaron se ēėshtja e statusit politik tė Kosovės varet pėr zgjidhje nga bashkėsia ndėrkombėtare e jo mė nga vullneti i popullit, nė emėr tė tė cilit e kanė marrė votėn. Natyrisht qė ėshtė kėshtu kur ke politikanė servilė!
|
|
Kompromisi i dhimbshėm pėrmes rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr statusin e Kosovės!
Projektrezoluta pėr Kosovėn, e propozuar ditė mė parė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, nuk pėrmban termat pavarėsi dhe as sovranitet siē i kishin premtuar popullit, politikanėt e Pavarėsisė sė Kosovės. Ata thanė dhe ende thonė se me kėtė rezolutė po i hiqet sovraniteti Serbisė, po thonė se po shfuqizohet rezoluta 1244, ndėrsa nuk ėshtė ashtu sepse pėr tu shfuqizuar kjo rezolutė duhet qė me rezolutėn e re tė thuhet decidivisht se sovraniteti i Serbisė mbi Kosovėn hiqet dhe kalon nė filan shtetin. Kėtu kemi tė bėjmė me fshehje tė sovranitetit tė Serbisė, me suspendim tė tij dhe suspendimi nuk ėshtė heqje.
Njė nga arsyet qė teksti i rezolutės ėshtė i papėrcaktuar ka qenė qė hartuesit e rezolutės kanė synuar tė pacifikojnė Rusinė dhe Serbinė, nė mėnyrė qė ta pėrkrahin rezolutėn. Kjo rezolutė do tė bėhet nė pajtim me planin e Ahtisaarit dhe nė atė plan e dimė tė gjithė se mungojnė termat sovranitet dhe pavarėsi, ngase ėshtė propozuar pavarėsia pa sovranitet. Nėse kjo rezolutė miratohet nė KS tė OKB-sė ne ende ngelemi territor i padefinuar nė aspektin juridiko-shtetėror, dhe kur mungon kjo, nuk mund tė bėhet as shpallja e Pavarėsisė. Atė shpallje qė do tė mund ta bėnte Parlamenti i Kosovės me sugjerimin nga jashtė nuk ėshtė pavarėsi. Nuk ka shtet nė botė, tė cilit i mungon sovraniteti dhe pastaj tė mund tė bėhet edhe anėtar i OKB-sė, apo kemi shtete nė botė qė janė tė pavarura, por nuk kanė sovranitet dhe nuk janė anėtar tė OKB-sė si: Qipro, Eritrea etj. Prandaj, me mungesėn e kėtyre elementeve, Kosova po mbetet prapė krizė ndėrkombėtare, e cila mund tė sjell pėrleshje dhe luftė tė re nė tė ardhmen, kur tiu nevojitet hartuesve tė kėsaj rezolute.
Nėse duhet menduar siē mendojnė politikanėt e politikės ditore me politikėn e tyre plotė gojėn pavarėsi, atėherė po e marrim njė shembull: mund tė jesh i pavarur edhe nė burg mirėpo tė mungon sovraniteti sepse dikush tjetėr e ka autoritetin mbi ty. Nėse nė burg i ke ēelėsat e qelisė, atėherė e ke edhe sovranitetin dhe mund tė dalėsh jashtė burgut.
Kjo projektrezolutė e cila bazohet nė planin e bisedimeve tė Vjenės, e mohon vetėvendosjen e popullit shqiptar si shumicė bile as qė thuhet se jemi popull por bashkėsi etnike; Nuk e pėrcakton dhe nuk e mundėson Pavarėsinė e Kosovės por njė vetėqeverisje tė saj me mbikėqyrje ndėrkombėtare siē edhe e kemi; E tjetėrson pėrkatėsinė kombėtare shqiptare tė Kosovės, pėrpjekje e krijimit tė kombit kosovar. Kėshtu do tė jetė edhe nė Kushtetutėn e Kosovės, e cila nuk buron nga vullneti i lirė i popullit shqiptar e qė do tė miratohet sėrish nė OKB. Kjo kushtetutė me siguri qė do tė lė vend pėr manipulime politike qė do tė thellojnė pėrēarjen brenda kombėtare duke nxitur njė nacionalizėm kosovar me qėllim qė ēėshtja shqiptare tė largohet sa mė larg zgjidhjes si e tillė. Nė atė kushtetutė do tė pėrcaktohen edhe simbolet gjoja shtetėrore tė Kosovės, dhe krejt kjo bėhet si parapėrgatitje drejt krijimit tė kombit kosovar nė fetus.
Ndodhemi para njė udhėkryqi tepėr tė rrezikshėm, me rrezikun e zhbėrjes sonė si komb, si rezultat i politikės sė mjerė dhe tė dėmshme tė politikanėve tė trojeve shqiptare, tė cilėt aplikojnė politikė tė zgjidhjes parciale tė ēėshtjes sonė tė pazgjidhur kombėtare. Politikanėt e tė gjitha viseve ku jetojnė shqiptarėt deklarojnė se Kosova e pavarur ėshtė dėshirė dhe angazhim i tyre dhe se duhet ndryshuar simbolet qė kombi ynė i ka bartur historikisht. Nė emėr tė pavarėsisė po vazhdohet me status quo tė gjatė ndėrsa Kosova shtet nuk e besoj se do tė mund tė bėhet ndonjėherė sepse nuk e lejojnė rrethanat.
Kėsaj politike tė pavarėsisė sė Kosovės, do ti vije fundi njė ditė sepse ėshtė politikė e parealizueshme. Populli ka nevojė pėr politikėn pėr tė cilėn edhe e bėri luftėn historikisht, atė tė ēlirimit dhe bashkimit kombėtar, si politikėn mė realiste, mė tė realizueshme pėr rrethanat aktuale dhe e cila politikė ėshtė nė interesin e tij.
Kombi shqiptar ėshtė mė i pėrēarė se kurrė nė historinė e tij. Aspirata e tij kombėtare kurrė nuk ka qenė nė krizė pėr tė degjeneruar se sa ėshtė sot. Vlerat kombėtare shqiptare po degjenerohen ēdo ditė e mė shumė. Pėrballja me kėtė situatė kėrkon njė organizim tė fuqishėm pėr tė evituar degjenerimin e mėtejmė dhe kthjellimin e ndėrgjegjes sė hutuar nga mashtrimet.
Pashtriku.org |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|