| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruar nga: Alia IZETBEGOVIQ
Kėtė artikull e mendoj si njė diskutim tė shkurtėr me prindėrit dhe pedagogėt fetarė.
Kohėt e fundit takova njė mikun tim tė ngusht, pėr ndryshe njė musliman i mirė dhe njė entuziast, i cili shkruante njė artikull mbi edukimin e rinisė muslimane. E lexova artikullin, i cili akoma nuk ishte i pėrfunduar, por idetė kryesore tė tė cilit tashmė ishin paraqitur. Duke insistuar mbi edukimin nė frymėn fetare, miku im i fton prindėrit qė tė kultivojnė te fėmijėt virtytet e mirėsisė, sjelljės sė mirė, modestisė, mosshquarjes, mėshirės, faljės, pajtimit me fatin, durimit, etj. Nė mėnyrė tė veēantė i paralajmėron edukatorėt qė t'i ruajnė fėmijėt nga rruga, nga filmat me kauboj dhe kriminalistik, shtypi i padobishėm, nga disa lojėra sportive qė nxisin agresivitetin dhe frymėn garuese, etj. Mirėpo, fjala mė e shpesht nė artikullin e mikut tim ishte: dėgjueshmėria. Nė shtėpi fėmija duhet t'u bindet prindėrve, nė mekteb hoxhės, nė shkollė mėsuesit, nė rrugė kujdestarit tė rendit, e nesėr nė punė drejtorit, shefit, eprorit.
Pėr ta ilustruar "idealin" e vet, autori tregon pėr njė fėmijė qė largohet nga ēdo gjė e keqe, qė asnjėherė nuk rrahet nė rrugė, nuk shikon filma kaubojsh (nė vend tė tyre ndjek orėt e pianos nė shkollėn e muzikės), nuk luan futboll, nuk mban flokė tė gjata, nuk shkon me vajza ("e kur tė vijė koha" prindėrit do ta martojnė). Ai kurr nuk bėrtet, zėri i tij askund nuk dėgjohet ("sikur tė mos ishte i gjallė), ai, ēdokund falenderon dhe kėrkon falje. Autori kėtė nuk e thotė, por ne mund tė vazhdojmė: atė e mashtrojnė, ai hesht. I bien shputė - ai nuk e kthen, veē argumenton se ajo nuk ėshtė mirė. Me njė fjalė, ai ėshtė prej atyre "qė nuk e shkel as bubrrecin".
Duke e lexuar kėtė artikull, e kuptova plotėsisht domethėnien e atij provebit qė thotė se rruga pėr nė ferr ėshtė e shtruar me pllaka qėllimesh tė mira. Dhe jo vetėm kaq: mendoj se kam arrtiur tė kuptoj, tė paktėn, njė nga shkaqet e prapambetjės sonė tė shekujve tė fundit: edukimi i gabuar i njerėzve.
Nė tė vėrtetė, ne, tanimė mė shekuj e edukojme gabimisht rininė tonė si pasojė e tė tė moskuptuarit tė mendimit burimor islam. Derisa armiku, i arsimuar dhe i pamėhirshėm, nėnshtronte njė nga njė vendet muslimane, ne i mėsonim tė rinjt tanė qė tė jenė tė mirė, qė "mos t'ia mendojnė tė keqėn as mizės", qė tė pajtohen me fatin, qė tė jenė tė dėgjuedhėm, qė t'i nėnshtrohen ēdo pushteti, sepse, "ēdo pushtet ėshtė nga Zoti".
Kjo filozofi e nevritshme e nėnshtueshmėrisė, origjinėn e vėrtetė tė sė cilės nuk e di, por, me siguri nuk buron nga islami, kryen dy funksione qė plotėsohen mjerisht nė mėnyrė tė pėrkryer; nga njėra anė, ajo tė gjallėt i bėn tė vdekur, ndėrsa nga ana tjetėr duke vėnė nė dukje ideale tė gabuara nė emėr tė fesė, ajo mbledh rreth islamit ata qė kanė vdekur, para se tė fillonin tė jetojnė. Nga krijesat normale njerėzore, ajo krijon njerėz jo tė sigurtė, tė ndjekur nga ndjenja e gjynahit dhe e fajit dhe kėshtu bėhet nė tė njėjtėn kohė shumė atraktive pėr ato krijesa tė dėshtuara qė ikin nga realiteti dhe kėrkojnė strehė nė pasivitet dhe ngushėllim.
Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė sqarohet fakti qė edhe nė periudhėn e sotme tė zgjimit, pikėrisht bartėsit e menimit islam, ose ata qė e quajnė veten ashtu, nė ēdo konfrontim e humbasin betejėn rregullisht. Tė ngatėrruar me kėtė filozofi ndalesash e dilemash, kėta njerėz, pėrndryshe me moral tė lartė, tregohen inferiorė dhe tė paaftė nė konfliktet me kundėrshtarėt mė pak tė ndershėm, mė pak tė kulturuar, prandaj edhe tė vendosur e tė panjerėzishėm, qė dinė ēfarė duan dhe tė cilėt nuk zgjedhin mjete qė t'i arrijnė qėllimet e veta.
A ka gjė mė normale se popujt muslimanė tė udhėhiqeshin nga njerėz tė edukuar nė islam dhe tė frymėzuar me mendime islame? Por, ata nuk arrijnė ta bėjnė kėtė nga njė arsye e thjeshtė: janė edukuar jo tė udhėheqin, por tė jenė tė udhėhequr.
A ka gjė mė tė natyrshme qė pikėrsht muslimanėt nė vendet e tyre tė ishin bartėsit e kryengritjės kundėr pushtetit tė huaj, ideve tė huaja dhe dhunės sė huaj politike e ekonomike? Por ata kėtė nuk mundta bėjne, pėrsėri nga arsyeja e njėjtė themelore: nuk i kanė mėsuar ta ngrejnė zėrin, veē se tė nėnshtrohen.
Kemi edukuar (apo kemi mbledhur), pra jo muslimanė, por poltronė (qyqarė), gati shėrbėtorė.
Nė njė botė qė ėshtė pėrplotė me tė kėqija, robėri e padrejtėsi, t'u prediksoh tė rinjve tė shtėmėngėn, tė jenė tė qetė, tė bindur - a nuk ėshtė kjo bashkėpjesmarrje nė robėrimin dhe shtypjen e popullit tėnd?
Psikologjia pėr tė cilėn po flasim, ka mė shumė aspekte. Njėri nga ta ėshtė gjithmonė tregimi i pėrsėritur mbi tė kaluarėn. Tė riut tanė nuk i flasin ēfarė duhet tė jetė islami, veē ēfarė ka qenė dikur. Ai di pėr Alhambrėn dhe pushtimet e hershme, pėr qytetin nga "Njė mijė e njė netė", pėr bibliotekat nė Samerkand dhe Kordovė. Shpirti i tij, vazhdimisht i kthehet sė kaluarės dhe ai fillon tė jetojė me tė. Natyrisht, e kaluarja ėshtė e rėndėsishme. Por, sot ėshtė mė e dobishme tė riparosh kulmin e vjetėr tė xhamisė sė thjeshtė nė lagjėn tėnde, se sa tė dish tė numrosh tė gjitha xhamitė e bukura qė i ndėrtuan paraardhėsit tanė tė lashtė. Si duket do tė duhej t'ia futnim flakėn tėrė asaj historie tė lavdishme, nėse ajo bėhet strehė e zhvillimit dhe tė tė jetuarit nga kujtimet. Do tė ishte mė mirė tė rrėnoheshin tė gjitha ato permėndore tė shkėlqyera, nėse ajo ėshtė kusht qė mė nė fund tė kuptojmė se nuk mund tė jetohet nga e kaluarja dhe se duhet edhe ne tė bėjmė diēka.
Ėshtė paradoksale qė kjo pedagogji fatale e nėnshtrimit dhe moskundėrshtimit, tė predikohet nė emėr tė Kur'anit, ku parimi i luftės dhe rezistencės ėshtė pėrmendur, tė paktėn nė pesdhjetė vende. Si kod ligjor Kur'ani e ka hequr nėnshtrimin. Nė vend tė nėnshtrimit ndaj shumė autoriteteve tė rrejshėm, Kur'ani vendosi njė nėnshtrim tė vetėm - nėnshtrimin ndaj Zotit. Por, nė kėtė nėshtrim ndaj Zotit, Kur'ani ndėrtoi lirinė e njeriut, ēlirimin e tij nga tė gjitha nėnshtrimet dhe friksimet tjera.
Ē'mund t'i kėshillojmė, pra, prindėrit dhe pedagogėt tanė?
Para se gjithash, mund t'i porosisim qė mos t'i presin forcat nė krijesėn e re. Mė parė le t'i formojnė dhe le t'i orientojnė. Eunuku i tyre nuk ėshtė musliman, as qė ka ndonjė mėnyrė qė njeriu i vdekur "tė kthehet" nė islam. Qė tė edukojnė muslimanė, le tė edukojnė njerėz, dhe atė nė mėnyrė sa mė tė plotė dhe sa mė komplete. Le t'u flasin atyre mė shumė mbi krenarinė, se sa mbi modestinė, mė shumė mbi trimėrinė se sa mbi nėnshtrimin, mė shumė mbi drejtėsinė se sa mbi mėshirėn. Le tė ngrejnė njė gjeneratė dinjitoze, qė do tė dijė se nuk duhet tė kėrkohet leja e askujt pėr tė jetuar dhe pėr tė qenė ai qė ėshtė.
Sepse ta mbajmė nė mend: progresi i islamit - sikurse edhe ēdo progres tjetėr, mbi tė gjitha - nuk do tė vijė nga njerėz tė qetė e tė nėnshtruar, por nga trimat dhe kryengritėsit.
Marrė nga: Preporod, islamske informativne novine, izbor tekstova 1970-2000
Pėrktheu: Muhidin Ahmeti
|
|