| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Gjeneratorėt po ndalin zhvillimin e fėmijėve |
| Postuar mė datėn: 2007-08-12 03:27:32 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sonila Isaku
Zhurmat e gjeneratorėve ndikojnė negativisht nė psikologjinė e njeriut, por sidomos tė fėmijėve. Kėto vėrtetohen nga psikologėt dhe mjekėt, tė cilėt nė bazė tė studimeve kanė arritur nė kėtė pėrfundim. Nėse, gjeneratori ėshtė njė zgjidhje momentale pėr tė shpėtuar nga mungesa e njė shėrbimi, pasojat qė ato lenė janė tė parikuperueshme nė shėndetin e njerėzve. Por probleme mė tė mėdha janė tek tė vegjlit, pasi pakėsohet zhvillimi biologjik, kur dihet qė tek kėto mosha ėshtė shumė i domosdoshėm. Zhurmat e gjeneratorėve, por edhe gjithė zhurmat e tjera, janė njė faktor i shumėfishtė nė aspektin psikologjik tė njeriut, pohon pėr gazetėn psikologu i njohur Edmond Dragoti. Sipas tij, zhurmat e mėdha dhe kryesisht ato tė gjeneratorėve, tė cilėt janė shumė pranė ambienteve ku punohet, shkaktojnė goditje tė vazhdueshme nė trurin e njeriut, gjė qė mė pas pėrcillet edhe duket mė qartė nė punėn e tyre. Sipas studimeve tė realizuara deri mė tani rezulton se ata persona qė janė ndeshur mė shumė me kėto zhurma kanė qenė mė pak tė aftė pėr tė kryer punėn e tyre. |
|
Gjeneratorėt nė punė pas ikjes sė energjisė elektrike
Nuk janė vetėm goditjet psikologjike, por edhe ato shėndetėsore, qė shkaktohen nga ndotjet e gjeneratorėve. Kėshtu, nuk ka probleme vetėm nė sistemin nervor, por edhe atė tė ushqyerit. Njė tjetėr fakt qė duhet theksuar ėshtė se zhurmat e gjeneratorėve, tė cilat lėnė pas njė ndotje tė madhe tė mjedisit, ndikojnė negativisht nė sistemin e etabolizmit tė njeriut, pohon Dragoti. Sipas tij, pėrveē zhurmave dhe ndotjeve nga kushtėzimi i ndriēimit njerėzit humbasin edhe aftėsitė e tyre rigjeneruese. Po kėshtu shtohen edhe paaftėsitė nė punė, si dhe jeta u duket disa herė mė e vėshtirė, ndėrkohė nuk arrijnė qė nė shumė raste tu japin zgjidhje shumė problemeve tė tyre.
Njė tjetėr faktor negativ, veē nervozizmit dhe stresit, ėshtė edhe humbja e dėgjimit. Duke qenė se aparati i dėgjimit mėsohet pėr njė kohė tė gjatė me njė zhurmė shumė tė madhe atėherė sipas mjekėve ai e kėrkon po kėtė lartėsi zėri edhe pėr tė dėgjuar. Sigurisht qė zhurmat e gjeneratorėve ndikojnė nė dėgjimin e njerėzve. Ka persona tė cilėt janė mė tė predispozuar pėr tu kapur nga kėto zhurma dhe qė ndikojnė nė nivelin e dėgjimit, pohon mjeku i ORLsė nė poliklinikėn qendrore, Pėrparim Neziraj. Sipas tij, mė tė rrezikuar janė atė qė punojnė nė zona tė kombinateve, qė e kanė zhurmėn tek koka, ata qė janė me eksplozione, e shumė persona tė tjerė, tė cilėt mund tė pėsojnė edhe njė ulje dėgjimi. Sipas mjekėve, pėr personat qė kanė edhe shqetėsime tė tjera me shėndetin zhurmat janė edhe mė tė rrezikshme, dhe kėshilla e vetme ėshtė qė tė shmangen sipas mundėsive.
Stresi dhe zhurmat rrezikon punonjėsit
Rritja e sėmundshmėrisė te punonjėsit ėshtė vėrtetuar, pasi nė ambientet e tyre tė punės janė tė pranishėm ndotėsit kimikė, fizikė, biologjik, zhurmat dhe stresi. Sipas studimit tė kryer nga Njėsia e Epidemiologjisė dhe Shėndetit nė Punė nga specialistėt e shėndetit publik vėrtetohet se kėta janė shkaktarėt kryesorė tė pėrkeqėsimit tė shėndetit tė punonjėsve. Elementėt kimik si toksiciteti, vetitė avulluese dhe mėnyrat e kontaktit me punėtorėt, janė tregues tė pranishėm, qė ndikojnė nė shėndetin e tyre. ISHP, pėr kėto lloje ndotėsish, rekomandon qė, pavarėsisht nga aktiviteti qė ushtron njė ndėrmarrje shtetėrore apo private, duhet tė punohet pėr standardet dhe normat pėr ajrin nė vendet e punės, duke e monitoruar atė nė mėnyrė aktive, me synim mbajtjen nė kontroll tė ndotėsve kimikė. Krahas zhurmave dhe kimikateve, punonjėsit nė vendet e punės janė tė ekspozuar edhe ndaj ndotėsve biologjikė dhe stresit. Ajri i ambientit tė punės ėshtė i ndotur edhe nga ndotėsit biologjikė, ku pėrfshihen ndotėsit mikrobikė, viralė, parazititikė dhe mykotikė, tė cilėt kanė veti tė shkaktojnė sėmundje pėr punėtorėt gjatė procesit tė punės sė tyre ditore. Por edhe lodhja e sistemit nervor (ndotėsit ergotamikė) gjatė procesit tė kryerjes sė punės konsiderohet njė faktor shqetėsues pėr punonjėsit, qė shkaktohet kryesisht nga pozicionet e detyruara dhe pėrqendrimi i sforcuar. Ndėrkaq, punonjėsit nė ambientet e tyre janė tė ekspozuar edhe nga ndotjet fizike, zhurmat, pėr tė cilat nuk janė vendosur ende standardet.
12 Gusht 2007
Burimi: Koja Jonė |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|