DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» 10 vjet nga dita D !
Postuar mė datėn: 2007-10-02 13:20:24 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Albion TOPIA

(1 tetor 1997) Shtypi i kohės atėbotė fliste pėr dhjetėra mijėra protestues… Fliste pėr tė gjitha qendrat e mėdha tė Kosovės qė tė prira nga studentėt mė nė fund po e “pėrmbytnin” frikėn e mbjellė nga politika dhe politikucėt e zhytyr nė alkoool. S’kishte dyshim, po pėrmbysej njė epokė. E errėt. E frikshme. E turpshme.
Ajo qė nisi atė ditė do tė mund tė pėrkufizohej me njė fjali; Rrugė e pakthyeshme drejt lirisė. Lirisė sonė. Nė kontekstin e rėndėsisė historike pa asnjė dyshim ishte njė ditė D pėr shqiptarėt e Kosovės.
Njėri nga protagonistėt kryesor tė asaj dite, ende ėshtė nėn mbikqyrje policore. Jo pėr shkak tė ndonjė posti tė rėndėsishėm qė ka zėnė, tė ndonjė pozite qė mund tė ishte rezultat i sakrificės, vetėflijimit, angazhimit tė tij tė parreshtur, por si pasojė e “mospėrshtatjes sė tij me ēmendurinė tonė kolektive”.
Pas 10 vitesh, nė mos kemi arritur asgjė, atėherė sė paku jemi ēmendur. Kolektivisht. U ēmendėm nga guximi, nga dehja e lirisė, nga fitorja e pabesueshme, nga uria pėr pushtet, pasuria, fama... kush ta dij kėtė!? Derisa dikur ishim njė burg i hapur, sot pas 10 vitesh jemi njė “Shtime” e rrethuar me tela!
Jemi bėrė pacientė tė vullnetshėm. Asgjė nga gatishmėria e dikurshme (gjithashtu e ndrydhur) qė shpėrtheu pėr t’u nisur rrugės sė mundimshme tė lirisė! Asgjė nga ajo fryma pėr t’a pėrmbysur padrejtėsinė! Asgjė nga e drejta e natyrshme pėr ta luftuar tė keqen! Asgjė nga protestat, rebelimi qytetar, demonstratat… Asgjė nga ne.
Se politika ėshtė zeje e fėlliqur ėshtė konstatuar kaherė nga njerėz tė urtė e personalitete tė shquara, dhe ta ripėrsėritėsh kėtė konstatim nuk mund tė jetė asgjė e re. Aq mė pak nuk ėshtė diēka e pathėnė. Por, se ky pisllėk prej politike do t’na mbuloj me gjithė kutėrbimin e vet, nė masė , forma, trajta nga mė tė neveritshmet rrallė kush mund ta ketė besuar!!! Kjo nuk mund t’i ndodh njerėzve tė vetėdijshėm. Kjo nuk mund t’i ndodh njė mase (ta quajmė edhe popull) qė di ēfarė do dhe do ēfarė gjakon! Kjo nuk mund t’i ndodh njė populli qė e do lirinė. Qė, vėrtetė e do lirinė. Se politika ėshtė nė gjendje tė zhduk ēdo dėshirė pėr drejtėsi, ēdo pėrpjekje pėr progres, ēdo intencė pėr ecje (tė mirėfilltė) para, kjo mund tė shihet e preket kėtu. Nė secilin qytet e katund tė Kosovės.
Sot, 10 vjet pas ditės D. Sot, 10 vjet prej atėherė kur u nisėm rrugės sė pandalshme tė sakrificave dhe flijimeve, duke besuar thellė se po loznim aktin e fundit tė njė drame tė trishtueshme historike. Vallė a mund tė jetė i saktė konstatimi se;
-Ne dimė tė luftojmė, por nuk dimė ēfarė tė bėjmė pas luftės?
-Se dimė ta prishim njė shtet te shėmtuar por nuk dimė ta ndėrtojmė njė tjetėr, tė bukur.
-Se dimė dhe mundemi ta heqim qafe njė gjakpirėse qė mbanė emrin Serbi, por nuk dimė dhe nuk duam ta shporrim njė tjetėr me emrin UNMIK!?
-Se dimė dhe duam t’a hedhim nė kontejnerė tė historisė, gjithė korpusin prej politikanėve antishqiptarė qė mbanin emra Dragan, Millan, Sllobodan… por, as nuk dimė dhe as nuk duam ta bėjmė tė njejtėn gjė kur ata mbajnė emra Hasan, Hysen, Ibish…!?
Si duket ne dimė ēfarė s’dimė dhe s’duam ēfarė themi se dėshirojmė. Ne s’duam ta dimė atė qė e dimė dhe bėhemi se e dimė atė ēfarė kurrė nuk do ta mėsojmė!!! Na kanė bėrė dėm ilaēet apo trajtimi? Kėmishat e ēmendurisė qė zėvendėsuan prangat apo “liria” e projektuar vetėm pėr politikanėt (e neveritshėm) qė thirren nė emrin tonė dhe nė tė drejtėn e natyrshme qė e prodhoka “vota e lirė”!?
Nė 10 vjetorin e kėsaj ngjarje ajo qė mė sė paku ėshtė dashur tė bėhet do tė ishte njė grumbullim paqėsor, ngjashėm si atėherė, me dekorin e bardhė, pėrpara shtėpisė sė njėrit nga ata. Tė pėrkujtohet ajo ditė sė bashku me Albin Kurtin i cili akoma ka mbetur peng i idealit tė lirisė, dhe mbahet i mbyllur nė shtėpinė e tij tė cilėn ia shndėrruan nė burg. Me njeriun i cili vėrtetė i kishte besuar popullit dhe fuqisė sė tij. Me njeriun i cili gjendej nė ballė, jo pėr shkak tė mirėqenies personale e zilisė pėr pushtet, por qė guxonte tė bėhej fli pėr lirinė e popullit. Vetėm njė protestė e tillė sot, do tė kishte kuptim. Vetėm njė protestė kėsisoj do tė ishte nė frymėn e asaj tė 10 viteve me parė. Vetėm njė mbėshtetje e tillė do tė mund tė “zbehte” konstatimin gjithnjė mė tė zėshėm e mė tė shpeshtė, se pėrnjemend jemi tė sėmurė (ēmendur).
Nuk e bėmė!!!
Pasi nuk e bėmė, mirė na e bėjnė!
1 tetori 1997 dhe 1 tetori 2007 janė shumė tė ngjashėm. Prandaj, nė pėrvjetorė tė tillė kemi rastin tė peshojmė ndėrgjegjen. Tė bėhemi kritik dhe vetėkritik. Satirik dhe sarkastik. Tė flasim jerėm dhe tė shkarravisim kot.
Nuk ka ditė mė tė pėrshtatshme se njė sikur kjo tė bėsh pyetje tė vėshtira, pa pritur tė tė pėrgjigjet dikush. Pyetje tė ēmendura! Tė hapėsh ēėshtje e dilema. Tė kritikosh e tė shash. Tė pėshtyesh e tė vjellėsh. Tė cijatėsh dhe tė ējerresh. Nė njė ditė si kjo mund tė bėsh gjithēka. Vetėm nuk guxon tė protestosh…
E ēuditshme! Nuk duhej guxuar as atėherė por guxuam.
Sot, duhet guxuar e nuk guxojmė!
E kanė vrarė lirinė brenda nesh. S’ka mbetur tjetėr pėrpos tė vorroset… Zoti ia bėftė lehtė lirisė sonė!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Pėrfundimi i manifestimit lidhur me 100-vjetorin e Kongresit tė Alfabetit (2008-11-26 15:29:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ NR. 10 E FBKSH (2008-11-16 12:49:49 nga admin1)
[ Histori ] NĖNTORĖT E LAVDISĖ - Nė 10- vjetorin e Epopesė sė Jasharėve (2008-11-14 15:37:10 nga admin1)
[ Kultura ] 100 VJETORI I KONGRESIT TE MANASTIRIT (2008-11-10 15:10:53 nga admin4)
[ Opinione ] "Држава" dhe Flamuri (2008-11-10 06:41:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fillon ndėrtimin e Nėnstacionit 400/110 kV Peja, i cili do tė mundėsojė pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe industrial tė pjesės perėndimore dhe qendrore tė Kosovės (2008-11-07 07:45:08 nga admin4)
[ Histori ] UDHЁPЁRSHKRUESIT KROATЁ NЁPЁR SHQIPЁRI (2008-10-30 13:46:49 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI PĖR GJENIUN ENVER HOXHA, ME RASTIN E 100 VJETORIT TĖ DITĖLINDJES! (2008-10-16 07:57:22 nga admin4)
[ Opinione ] RKL: Shėnimi i 100-vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės nė Prishtinė sfidoi mendjet e robėruara dhe tė harlisura tė titizmit (2008-10-14 15:36:00 nga admin1)
[ Opinione ] KOLOSIT EPOKAL SHQIPTAR, ENVER HOXHA – DINJITETSHĖM IU FESTUA 100-VJETORI I LINDJES, NĖ PRISHTINĖ (2008-10-12 12:11:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Drejtoria Arsimore: Nė Tiranė 1000 fėmijė analfabetė (2008-09-20 02:22:10 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster