DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KOSOVA - „MREKULLIA“ E TETĖ E BOTĖS MODERNE!
Postuar mė datėn: 2008-03-08 16:16:40 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Kristina Rasi

Thuhet se nė botė janė shtatė mrekulli tė kohės moderne, siē janė:

1. Tuneli i La Manshit
2. Kulla kombėtare e Kanadasė apo „CN Towr“
3. Ndėrtesa perandorake shtetėrore apo „ Empire State Building ”
4. Ura portė e artüe apo “ Golden Bridge ”
5. Diga Itaipu
6. Digat e Holandės apo “Deltawerken”
7. Kanali i Panamasė dhe sa ēudi e papritur e shekullit 21, sipas politikės “demokratike”, “kombėtare” dhe ndėrkombėtare
lindi dhe e “mrekullia”, e
8 „Kosova Multietnike “ !!!

Ja, pėr t“i shėrbyer “njerėzimit” pra, “paqes” nė rajonin e Ballkanit bota moderne deshi tė kėtė edhe njė “mrekulli” tjetėr dhe ja e zgjodhi Kosovėn si „mrekulli“ tė radhės tė modės moderne. Bota apo mė mirė tė them Evropa zgjodhi pikėrisht qė me tokat shqiptare tė bėnė mė tej projekte “provash” laboratorike , pėr „mrekullinė“ e tetė tė saj.

Kėshtu, pėr vite me radhė, prej pas luftės ēlirimtare tė kombit shqiptar, kjo botė “demokratike” po mundohet dhe nė veēanti Bashkimi Evropian t“ua imponon shqiptarėve tė Kosovės, standardet, multietnicitetin, decentralizimin,eksterritorialitetin, duke iu premtuar “ mrekullira” dhe duke iu zotuar e krekosur se ja: ” ne, u bėmė shtet dhe ju pranuam ndėrkombėtarisht, si shtet, ne do tė jemi me juve deri sa ju tė hyni nė Bashkimin Evropian”...- Por, ju o shqiptarė tė ndershėm duhet ta kuptoni se nė gjirin tonė Kosova, nuk mund tė hyjė si tokė shqiptare, por ajo dot ė hyjė si njė shtet multietnik, sepse ashtu po i shkon pėrshtati Serbisė, ashtu edhe ju do t“i kontribuoni mė tej paqes nė rajon dhe, nga kjo aspak mos u shqetėsoni sepse kohėt kanė ndryshuar ; koha e shteteve tė pavarura dhe sovrane tani mė ka kaluar – duhet tė na kuptoni se: pėr ta integruar Ballkanin dhe Evropėn, natyrisht duhen sakrifica nga shtetet qė ato tė gjitha tė heqin jo pak pavarėsi dhe sovranitet nga vetja e tyre; prandaj juve si shtet i ri, natyrisht barra po u bie mė e madhe” !

Kjo tingėllon nė dukje tė parė si mrekulli, qė nuk vret shumė, por qė patjetėr duhet analizuar mirė se ēfarė “mrekullie” ėshtė kjo, kur pas saj po fshihen aq shumė komplote, tė cilat nuk po na qojnė pėrpara, por vetėm po na rikthejnė prapa nė historinė tonė tė re.

Mirėpo, fatkeqėsisht kėto analiza nuk po i bėjnė aspak politikanėt shqiptarė, qė sot e drejtojnė Shqipėrinė Natyrale tė copėtuar dhe pėrēarė nė shumė parti e partiza, prandaj dhe ka mbetur kėshtu e varfėr! Si duket ata para interesave tė tyre pėr pushtet i kanė mbyllur sytė para kėtyre komploteve tė cilat i kanė fillimet e tyre (rrėnjėt ekspansioniste) pėr mė tepėr se njė shekull.

A ėshtė kjo „mrekulli“ e dobishme moderne pėr ne shqiptarėt ndarja e kombit tonė nė shqiptar dhe “kosovar” ?!

A nuk e mendon dikush kėtė me gjakftohtėsi se kjo nuk qon drejt bashkimit por drejt pėrēarjes?!

Pavarėsisht, se shumė po bėhen zhurma pėr njė bashkim tė ri shpirtėror, por njėkohėsisht nga politika shqiptare nė tėrėsi, po luftohet haptas ribashkimi territorial!!!

Madje, kjo u sanksionua edhe nė Projektkushtetutėn e Kosovės me nenin 3, e cila bie ndesh me nenin 8 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė administrative. (lexo Projektkushtetutėn dhe Kushtetutėn) do tė bindeni tė nderuar lexues.

Kėto pėrpjekje me siguri qojnė drejt dobėsimit e jo drejt forcimit tė kombit shqiptar. Por, jam e bindur se pėrpjekje tė tilla do tė dėshtojnė me turp!

Mos vallė ky qenka projekt “ i ri “ i vijimit tė programit tė radhės sė Evropės e cila nė Konferencėn e Londrės nė vitin 1913 i
copėtoi tokat shqiptare dhe qėllimi i saj qe, zhdukja e shqiptarėve dhe i Shqipėrisė Etnike.

Po ja tani: kjo “Evropė e Re” tani me njė projekt “tė ri” e cila fort me kujdes e ka „qėndisur me lule „ nga jashtė , por nga brenda mund tė kuptojmė qartė se e ka pėr qėllim zhdukjen e identitetin e shqiptarėve, i cili ėshtė njėri ndėr kombet mė tė vjetra nė Ballkan dhe nė Evropė.

Kėto janė qėllimet e kėsaj “mrekullie” qė pėrkohėsisht Evropa po duket sikur ia ka arritur duke na e hedhur si zjarrin nė mes tė shtėpisė „Pakon e Ahtisaarit“, me kėtė projekt po pėrpiqet tė na tjetėrsoj neve si shqiptarė, dhe “sa mirė”, ne tani “u bėmė” kosovarė !!!

Po, sipas kėsaj “mrekullie” e cila qon drejt recetave shkatėrruese kjo Evropė edhe me ndihmėn e servilėve tė saj shqipfolės, na tjetėrsoi nė Kosovė, duke na e ndryshuar “flamurin shtetėror” nga Flamuri Kombėtar, nėn tė cilin kemi derdhur aq shumė gjak e lot! Ja ironia e madhe e lyer me vajin e mashtrimit dhe tė dinakėrisė: njėkohėsisht na e “dhuruan”njė „Flamur multietnik“.

Vėrtetė, po kam frikė qė do vijė koha qė kjo Evropė me kėta “gjuhėtarė” modernistė do na e ndėrrojnė edhe gjuhėn e nėnės- shqipen tonė tė lashtė e tė re, pastaj, kėtė t“na e zėvendėsojnė me njė gjuhė „multietnike“, me njė fjalė ajo po pėrpiqet tė na vė nė gjumin e asimilimit.

Por, megjithatė pėrsėri e kam besimin e madh tek qėndresa jonė si komb, se: tė gjitha kėto pėrpjekje mizore, do tė dėshtojnė me turp!

Pra, gjysma e kėtyre „mrekullive“ishte vetėm „pakoja e Ahtisaarit“, kurse gjysma e tjetėr e„mrekullive “ tė zeza, ėshtė sepse ne “kosovarėt” po pranojmė tė bėjmė dialog me sllavėt okupatorė, por jo tė intensifikojmė veprimet drejt ribashkimit sė bashku me vėllezėrit tanė tė njė gjaku, me shqiptarėt e Shqipėrisė administrative , tė andej Drinit, me shqiptarėt e Iliridės me shqiptarėt e Ēamėrisė, me shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe tė Medmegjes dhe as me shqiptarėt e Malėsisė sė Madhe, prandaj, po dalin bllokada qė: sipas diplomatit tė Bashkimit Evropian, ish-shefi i diplomacisė polake, Bronjislav Geremek ka deklaruar se: “kėto tri shtete Maqedonia, Kosova dhe Serbia, do tė hyjnė nė Bashkimin Evropianė para Shqipėrisė administrative, pra pas vitit 2015, kurse Shqipėria duhet tė presė edhe njė dekadė, jo pėr shkak se nuk ėshtė e gatshme, por pėr shkak se ky vend duhet tė vėrtetojė se nuk ka asnjė ide pėr „Shqipėrinė e Madhe”.

Pra, Evropa herė hapur e herė maskuar po pėrpiqet qė me projekte tė saj qė shqiptarėt tė mbesin me tutje tė ndarė dhe ashtu tė dobėt , tė hyjnė nė Evropė, tė hyjnė nė BE copė- copė, dhe gradualisht tė arrihet mė lehtė dominimi tė huajve dhe kolonizatorėve sllavė mbi Shqipėrinė Natyrale.

Evropa pa ndėrprerė po bėnė trysni mbi qeverinė e Tiranės ashtu siē ua bėri me tė pabesė, shqiptarėve tė Kosovės qė tė heqin dorė nga ribashkimi kombėtar dhe tė heqin dorė nga identiteti i tyre, dhe kur tė „plotėsoi“ Shqipėria Londineze kėto kushte, atėherė do tė ketė mundėsin tė hyn nė „parajsėn” e Bashkimit Evropian.

Dhe, kėtyre kushteve po iu frikėsohet si gjarpėrinjve Tirana “ demokratike” dhe po i zbaton me pėrpikėri, kryeministri i tanishėm i Shqipėrisė Londineze, z. Sali Berisha.

Atij, aspak s’po i intereson pėr kombin shqiptar, pėr ata vėllezėr e motra qė po heqin nėn thundrat e UNMIK-ut, EULEX-it dhe tė kolonialistėve sllavė.

Atij , si duket nuk po i intereson as ēfarė thotė Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, pėr mbrojtjen e tyre!

Ai, po pėrpiqet “me mendje” e zemėr qė shqiptarėt tė tjetėrsohen, dhe tė shkojnė nė Evropė jo krenarė dhe tė lirė, por tė pėrulur dhe tė shtypur!

Prandaj, ėshtė koha qė ne t“i eliminojmė me punėn tonė titanike, kėto “mrekulli” tė zeza, qė Evropa moderne po na i servon ne shqiptarėve.

Ne, duhet menduar mirė, a na duhet me shumė integrimi nė Bashkimin Evropian, apo sė pari ta arrijmė integrimi kombėtar dhe t“i tejkalojmė me suksese kėto furtuna – pra, t“u pėrballojmė „mrekullive“ tė Evropės dhe botės moderne, e cila deri sot, aspak nuk u tregua e drejtė ndaj Shqipėrisė Natyrale.

“Albania Today/ Shqipėria Sot"

Zvicėr, mė 3 mars 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PASI KOSOVA TĖ BĖHET SHQIPĖRI! (2008-09-05 03:18:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SAQIPI: “ KOSOVA LINDORE MUND TĖ KRAHASOHET ME OSETINĖ APO ABHAZINĖ, KURRĖSESI KOSOVA ” (2008-09-02 16:46:20 nga admin1)
[ Kultura ] KOSOVA ME HALLE SHUMĖ (2008-09-01 09:20:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Bildt: Kosova nuk mund tė krahasohet me Gjeorgjinė (2008-08-29 18:41:07 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Plan atentati ndaj Broun, arrestohet kosovari (2008-08-29 18:26:11 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova dhe bota arabe (2008-08-28 15:23:22 nga admin1)
[ Intervista ] PA UĒK- nė KOSOVA DO TĖ ISHTE NĖN SERBINĖ (2008-08-23 13:06:00 nga admin1)
[ Opinione ] PSE KOSOVA NUK KA POLITIKĖN E SAJ TĖ JASHTME? (2008-08-22 16:31:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Surroi: Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme (2008-08-16 08:17:59 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova me “derė tė hapur” (2008-08-06 12:11:27 nga admin1)
[ Intervista ] Abramowitz: Kosovarėt s’janė tė organizuar mirė (2008-08-05 14:22:00 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster