| » Opcionet për artikullin |
|
Kur qyteti i Nju Jorkut feston 4 Korrikun, atė e feston tėre bota
Fourth of July - Shpirti i Lirisė tė Popujve Liridashės
Nė qytetin e Nju Jorkut jetojnė rreth 170 raca dhe kombe nga e tėrė bota, dhe kur ata gėzohen pėr festėn kombėtare tė Amerikės, gėzohet vetė bota mbarė.
Kjo date nuk shėnon vetėm shkėputjen e Amerikės nga kolonializimi (sipas nėnshkrimit tė Deklaraės sė Pamvarsisė) por mbi tė gjitha, kjo datė simbolizon shpirtin e lirisė dhe shkėndijėn e parė tė flakės qė ndezi zemrat e mėndjet e popujve tė skllaveruar tė botės pėr tė mos rrojtur mė nė errėsirėn shtypse.
Zemra e festės sė 4 Korrikut nė Nju Jork ėshtė Statuja e Lirisė nė mes tė ujrave ku bashkohen dy lumenjtė; East River dhe Hudson River, tė dy sė bashku lidhen me Oqeanin Atllantik nė tė ashtuquajturin Gjiri Hudson. Po aty bashkohen Manhattan, Brooklyn, Staten Island dhe New Jersey. Nė kėtė bashkim lumenjsh, lagjesh, oqeani dhe shtetesh, bashkohen dhe zemrat e kombeve dhe racave njerzore.
Nė mbrėmjen e 4 Korrikut zona pėr rreth Statujes sė Lirisė mbulohet nga bukuria e fishekzjarreve qė nuk pushojnė deri nė mesnatė. Amerikanėt, pamvarsisht nga origjina e tye, i kanė shumė tė shenjta lirinė, bashkimin dhe Amerikėn. Asnjė komb nė faqe tė dheut nuk ėshtė aq patriot e liridashės sa kombi amerikan! Kjo gjė ėshtė dukur shumė mirė nė fatkeqėsitė qė i kanė ndodhur SHBA. Po ashtu ėshtė parė edhe nė fatkeqėsitė e tė tjerėve ku dora amerikane ju ėshtė gjendur e para.
Nė 4 Korrik, duke filluar mbrėmja, tė gjitha rrugėt qė tė shpjenė pėrballė Statujės sė Lirisė, mbushen plotė e pėrplotė me njerėz tė gėzuar qė rrjedhin si lumenj tė vėrtetė njerzorė. Parqet e shumta pėr rreth, anijet e pasagjerve dhe ato tė turizmit, i kthejnė ujrat e Gjirit Hudson nė njė flakadan madhėshtor qė tė bėjnė tė ndihesh krenar qė je amerikan ose qė jeton nė Amerikė. Pastaj kur ndizen fishekzjarret, rreth orės 21:00, ska sesi tė mos tė shkojė mėndja se ky vėnd i madh dhe i fuqishėm ėshtė vertetė njė vėnd i bekuar jo vetėm pėr ata qė rrojnė aty por pėr gjithė njerzimin nė rruzullin tokėsor.
Kėtė ditė, si ne asnje dite tjeter, mbushen plot me njerėz tė gėzuar taracat e qiellgervishtsėve ne Manhattan dhe kodrat e bukura te Staten Island-it pėr tė parė mė mirė festėn e madhe. Po kete dite zhvillohet dhe Parada e Dites se Pamvarsise,( Independence Day Parada), ku bashkohen flamujt e Amerikes me bandat muzikore, me njesite ushtarake dhe me njerzit me te shquar te Nju Jorkut qe parakalojne me popullin.
Kulmi i bukurise dhe madheshtise se Dites se Pamvarsise arrin kur ne mbremje von me mijra fishekzjarre mbulojne Statujen e Lirise dhe Gjirin Hudson.
Kete ditė e festojnė tė gjithė me pėrjashtim tė atyre qė u shėrbejnė festarėve. Ėshtė gabim i madh nėse dikush nė kėtė ditė rri mbyllur nė shtėpi apo nė ndonjė klub. Me aq sa mbaj mėnd, ēuditrisht kjo ditė ka qėnė dita mė e sigurtė, mė e bukur dhe mė gazmorja nė qytetin e Nju Jorkut. Asnjėher nuk kam parė tė jetė prishur ky gezim si pasoj e motit apo e ndonjė rrėmuje shkaktuar nga ligėsia njerzore. Kėtė ditė njeriu ndeshet me fytyrat mė tė bukura e mė tė qeshura njerzore. Kėtė ditė njerzit marrin fytyrėn e Amerikės dhe Amerika vesh fytyrėn e bukur tė amerikanėve paqesorė dhe gazmorė.
Po kėtė ditė tė gjitha vėndet turistike dhe muzeumet janė tė hapura qė prej ores 10 A.M., sigurisht nėn njė kontroll tė fortė sigurimi (kontroll nė disatancė), ashtu siė janė dhe parqet, rruget, mjetet e transportit dhe tė gjitha vėndet publike. Nė kėtė ditė Nju Jorku ėshtė mė i sigurtė se kurrė qe njerzit tė festojnė tė qetė dhe tė lumtur. Kėtė ditė, dhe shamata mė e vogėl qė mund tė ndodhė, shuhet menjėherė pasi tėrė njujorkezėt janė vigjilentė dhe rojet mė tė sigurta tė Nju Jorkut. Broadway, (Rruga e Shfaqeve) nė ditė tė zakonshme, ėshtė rruga mė festive e Nju Jorkut por nė kėtė dite, tė gjitha rrugėt njujorkeze janė Broadway. Mall-et, Metro-ja, Grand Center, Federal Plaza, Times Square, Empire State Building, Union Square, Madison Square Garden, Chinatown, portet, heliodrom-et, etj., janė plotė e pėrplotė me vizitorė qė perfitojnė tė marrin diēka nėn ēmimin e pėrditshėm.
Tė mos harrojmė se nė shumė vėnde tė ndryshme tė Nju Jork-ut jepen shfaqe falas si, Folklife Festival,(festivale popullor) me rite dhe zakone tė popujve tė ndryshėm tė botės, jepet muzikė, vallėzime, tregohen tregime pėr Amerikėn nga ciceronė, bėhet leximi i « Deklaratės sė Pamvarsisė » nga persona tė veshur si Benjamin Franklin apo Thomas Jefferson, shikon akrobatė tė rrugės, xhonglerė, lodėrtarė, zbavitės, kėngėtarė multilinguistė tė cilėt kėndojnė kėngė tė popujve dhe kontinenteve ku ti mund tė gjesh dhe njė kinez qė kėndon kėngėn shqip "Ndėr Ara Fabrika, Kantjere"! Bėhen fluturime patriotike me avionė luftarakė nė oren 8 P.M. nga kortezia e U.S. Air Force. Po ashtu dhe fluturime te tjera me avionė tė lehtė qė tėrheqin banderola dhe parrulla patriotike. Kėtė ditė mund tė shohėsh ballona shumėngjyrshe dhe aerobot (montgolfiere) nė qiellin njujorkez. Mund tė hasėsh dhe piktorė e karikaturistė qė pėr pesė dollarė tė tė bėjnė portretin apo karikaturėn tėnde, etj. Central Park (Parku Qėndror) ėshtė nė kėtė ditė pika mė e nxehtė e argėtimit dhe shlodhjes. Pėr ata qė nuk e dinė se ku bie ky park gjigand dhe i bukur po japim vėndndodhjen qė ėshtė nė mes tė Manhattan-it e qė zgjatet qė nga 110 rrugė nė veri, deri nė 59 rrugė nė jug. Qė zgjerohet, nė perėndim nga Central Park West deri nė tė pestėn Avenue nė lindje. Aty ju mund tė merrni llandonė (pajtonė) me kuaj dhe tė bėni shėtitje.
Fishekėzjarret lėshohen nga tre drejtime kryesore; nga 34 street ne East River pėr kėtė FDR do tė jetė i mbyllur. Nga South Streety Seaport deri tek Ferry Terminal dhe nga Liberty State Park i Nju Xhersit. Per 20 dollare mund te hysh ne ishullin Roosvet Island per te pare me mire fishekzjarret mbi koken tende. Aty do te gjeni pije alkolike dhe BBQ (mish te pjekur).
Po kėtė ditė, bashkia e qytetit nuk harron edhe tė varfėrit dhe tė pastrehėt tė cilėve ju afrohet ushqim, fjetje dhe rroba falas. Nė kėtė ditė shumė biznesmenė njujorkezė japin falas ushqime dhe pije pėr tė gjithė, njė nga kėta ėshtė dhe shqiptari biznesmen, z. Tony Mbrapshtia nė Bay Ridge, Brooklyn. Po kėtė ditė disa kamiona vetėlėvizės ofrojnė ushqime tė veēanta tė gatuara nga mjeshtėr te kulinarisė mė tė mirė njujorkeze nėn etiketėn e simbolit amerikan (veēanrisht njujorkez), Yankees, (Jankis).
Vėllezėr e motra shqiptarė nė Amerikė dhe kudo qė jeni, Gėzuar Ditėn e Pamvarsisė! Happy Independence Day!
Agim Bacelli, New York, 3 Korrik 2008
|
|