DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» “MUNDĖSIA” PĖR NDARJEN E KOSOVĖS UNMIKISTAN
Postuar mė datėn: 2007-09-21 14:37:04 nga admin4 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Sejdi Veseli

Qysh nė fazėn pėrgatitore tė ashtuquajturave, vazhdim i “bisedimeve” 120 ditore, Kosovė-Serbi, u lakuriqėsua, se synimi i vėrtetė i tyre nuk ėshtė zgjidhja e statusit politik tė Kosovės, por vazhdimi i pėrpjekjeve pėr ta rikthye atė nėn juridiksionin e Serbisė.

Nė kėtė drejtim, hapin e parė e bėri diplomati finok gjerman, Icshinger, gjatė njė prononcimi tė tij pėr mjetet e informimit. Ai nė kėtė rast, krahas shumė mundėsive tjera pėr zgjidhjen e “drejtė” tė ēėshtjes sė “krahinės serbe tė Kosovės dhe Metohisė”, lansoi edhe “mundėsinė” pėr ndarjen e saj. Siē edhe dihet, kjo ide e kėtij diplomati tė dėshmuar pėr “paanėsi”, sidomos nė rastin e Bosnjės, u pasua menjėherė, si nga bashkėpunėtori i tij, pėrfaqėsuesi i hegjemonizmit sllavomadh, Harēenko, ashtu dhe nga zyrtar tė lartė tė qarqeve tė ndryshme ndėrkombėtare.

Duke pas parasysh sjelljen e derisotme tė “pėrfaqėsuesve” shqiptarė, jo transparente ndaj popullit, skajshmėrish servile ndaj faktorėve ndėrkombėtar dhe e gatshme pėr t’i pėrmbushur tė gjitha kėrkesat qė i parashtrohen prej tij, mund tė dyshohet me bazė, se publikimi i kėsaj “mundėsie” nga ndėrkombėtarėt, nuk ka qenė diēka e pa pritur pėr disa kompromisaxhinj profesional, nė pėrbėrje tė kopesė sė “elefantėve” kosovar.

Pa dyshim, se lansimi i kėsaj “mundėsie”, me siguri, kishte pėr qėllim matjen e pulsit tė popullit shqiptar. Por, ekziston droja e bazuar se ky veprim i finokėve tė diplomacisė ndėrkombėtare, edhe kėsaj radhe nga njė pjesė jo e vogėl e popullit, tė manipuluar nga rrenat e shumicės sė “elefantėve”, nuk ėshtė kuptuar sa dhe si do tė duhej, si lajmėtare, se po afron momenti historik pėr hapjen e ēėshtjes sė kufijve nė kėtė pjesė tė Ballkanit.

Shpalosja e kėsaj “mundėsie” nga bashkėsia ndėrkombėtare, tregon katėrēipėrisht se mendėsia e saj nė raport me popullin shqiptar, ka mbetur ajo proserbja, ajo e kohės sė Oto(Pis)Markėve dhe e pasuesve tė tyre. Por, kėto veprime sipas kėsaj mendėsie tė mykur, mė sė paku duhet tė na shqetėsojnė ne shqiptarėve. Nėse hapet “mundėsia” e ndarjes sė Kosovės, nga ne shqiptarėt do tė duhej mirėpritur, se mė nė fund do tė hapet mundėsia pėr zgjidhjen e plotė dhe pėrfundimtare tė ēėshtjes tonė kombėtare.

Por, mos tė mashtrohemi, se duke u pėrfaqėsuar nga klika qė na “pėrfaqėsoi” nė kėto 8 vjetėt e fundit, nuk do tė arrijmė gjė pėr sė mbari, pėrkundrazi do tė bėhet realitet edhe paralajmėrimi i Icshingerit.

Kjo klikė e shthurur moralisht i ka vėnė interesat e veta meskine mbi ato, mė madhorėt pėr popullin dhe Atėmemėdheun, pėr ēka kanė dhėnė mjaft dėshmi nė kėto tetė vjet pas pėrfundimit me sukses tė luftės tė armatosur ēlirimtare.

Kjo klikė e korruptuar deri nė palcė, vetėm pėr nga pagat dhe honorarėt e majme qė merr, gjoja pėr tė bėrė punėt nė shėrbim tė popullit, ka rėnė edhe nėn pozitat e mercenarizmit, sepse, kur mercenarėt paguhen pėr tė bėrė njė punė, ata e kryejnė atė nė afatin optimal dhe tė plotė, ndėrsa kjo klikė shumė punė i ka nisur dhe jo vetėm se nuk i ka pėrfunduar, por i ka stėrkeq deri nė atė masė, sa qė po tė kryheshin si tė tilla, do tė ishin shumė tė dėmshme pėr interesat e popullit.

Shpalosja e kėsaj “mundėsie” nga vetė bashkėsia ndėrkombėtare, duhet tė na shėrbejnė si kushtrim, pėr tė filluar menjėherė me pėrgatitjet e gjithanshme, pėr tė shfrytėzuar kėtė moment historik, i cili na afrohet pas mė shumė se njė shekull.

Nė kėtė drejtim, ma thotė mendja, se objektivi jonė parėsor, duhet tė jetė, qė krahas veprimeve pėr bashkimin e potencialit tonė mendor, material dhe veprues, nė kuadėr tė njė organizmi tė fuqishėm gjithėkombėtar, ndėrmarrja e tė gjitha veprimeve tė nevojshme pėr t’u liruar nga kjo klikė dhe pėr tė zėvendėsuar atė me pėrfaqėsues tė devotshėm dhe tė vendosur pėr tė zbatuar me besnikėri mandatin qė u jep populli. Po nuk e bėmė ketė, pėr pasojat nuk do tė jetė pėrgjegjės askush tjetėr, pos vetė ne...

Ky objektiv nuk ėshtė i parealizueshėm, sidomos kur dihet se nė hapėsirat etnike shqiptare veprojnė segmente tė organizuara dhe me objektiva programore tė qarta kombėtare. Andaj edhe mund tė shpresohet me bazė, se falė pėrkushtimit tė tyre pėr tė punuar pėr realizimin e aspiratės tonė tė ligjshme njerėzore dhe kombėtare, nuk lypet shumė kohė as pėrpjekje shumė tė mėdha, pėr tė arritur tejkalimin e disa keqkuptimeve ndėrmjet tyre, pėr hir tė qėllimit madhor pėr krijimin e njė subjekti tė vetėm dhe tė fuqishėm gjithėkombėtar.



Nga mėnyra se si e bėjmė kėtė hap, do tė varen sukseset e pėrpjekjeve tona nė tė ardhmen pėr korrigjimin e drejtė, tė plotė dhe me sakrifica minimale, tė padrejtėsive qė na u bėnė nga Evropa Njerkė, qė nga viti 1878, 1913 e nė vazhdimėsi, deri nė ditėt e sotme.

Korrigjimi i kėtyre padrejtėsive mund tė konsiderohet i plotė, vetėm atėherė kur tė rivendosen kufijtė natyror tė Shqipėrisė Natyrale, pėrreth hapėsirės sė saj natyrore!

Ky korrigjim i padrejtėsive qė na u bėnė nga historia njerkė, mund tė bėhet vetėm me veprimet konkrete dhe tė vendosura tė neve shqiptarėve, jo pėr t’u hakmarrė ndaj popujve tjerė, nga pushtetet e tė cilėve hoqėm “tė zitė e ullirit” nė tė kaluarėn, por pėr tė konsumuar edhe ne tė drejtėn universale, pėr t’i dekolonizuar dhe ribashkuar trojet tona, nė shtetin tonė tė vetėm, Shqipėrinė Natyrale!

Kėtė detyrė madhore po e shtron para nesh edhe ky moment historik dhe domosdoshmėrish duhet ta bėjmė, ne e askush tjetėr.

Sot ėshtė koha pėr t’i lėnė anash tė gjitha ato ndasi artificiale, qė pengojnė bashkimin e atėmemėdhetarve pėrreth Flamurit tonė tė vetėm. Nesėr do tė jetė shumė vonė!

Vetėm tė bashkuar, do t’i bindim tė gjithė ata tė cilėt pėr interesa tė tyre po na pengojnė dhe qė do tė tentojnė tė na pengojnė nė rrugėn tonė tė drejtė, se kanė pėrfunduar pėr gjithmonė, ato kohėra kur interesat tona u shėrbenin mujsharėve ndėrkombėtar, si mall pėr tė larė hesapet nė pazarllėqet e tyre.

Tė gjithė ata qė i bishtnojnė realizimit tė kėsaj detyre, me rėndėsi jetike pėr popullin tonė, nė tė ardhmen do tė identifikohen e mallkohen si tradhtar!

Prishtinė, 15 shtator 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH) (2008-11-30 11:19:56 nga admin1)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Persiatjet e njeė amerikani mbi ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė (2008-11-29 02:21:45 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiut e Thaēit iu dorėzua Deklarata e Brukselit pėr vendosjen e misionit EULEX (2008-11-28 17:07:02 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster