| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ismail Kadare: Vete Serbia do te propozoje nje dite Shqiperine e Madhe |
| Postuar mė datėn: 2008-03-14 04:32:16 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkodėr, 14.03.2008
"Dhe prap jam i sigurte dhe besoj se do te vije koha qe do te jene te paret qe do te propozojne qe, keta shqiptaret, qe u shtrine ne dy shtete, sikur te mblidheshin ne nje do te ishte me mire", shprehet shkrimtari i shquar |
|
Shkrimtari i shquar Ismail Kadare shprehet i bindur se do te jene serbet ata qe do te propozojne nje dite Shqiperine e Madhe. Shkrimtari shkon dhe me tej duke e justifikuar kete propozim te ardhshem te serbeve. Sic ben te ditur agjencia e lajmeve VOA, ne nje takim me lexuesit e vepres se tij ne Shkoder, Kadare tha se nuk shqetesohej ne lidhje me tezat e Shqiperise se Madhe apo Shqiperise se Vogel, pasi kjo sipas tij eshte vetem forma e jashtme e ēeshtjes. E rendesishme eshte qe keto dy shtete shqiptare e rritin shume shtatin e kombit shqiptar, i japin shtatin natyral te tij. Nuk eshte me keq, as per ne, as per ata, por per mendjen e tyre te ngushte, me prirje antishqiptare, ose ashqiptare , ose jo dashamirese ndaj Shqiperise, jam i sigurte se dy Shqiperi ju duken me keq se nje Shqiperi e Madhe, e ashtuquajtur e Madhe. Dhe prapė jam i sigurte dhe besoj se do te vije koha qe do te jene te paret qe do te propozojne qe, keta shqiptaret, qe u shtrine ne dy shtete, sikur te mblidheshin ne nje do te ishte me mire. Prandaj, une e quaj kete problem te paqene, te parendesishem. E rendesishme eshte qe Shqiperia te shkoje mire ketu dhe Shqiperia te shkoje mire atje. Dhe qe midis ketyre dy shteteve shqiptare te mos kete mungese uniteti, te mos kete grindje, mesohet te kete thene Kadare gjate ketij takimi.
Shkrimtari i shquar shprehet se vetem disa jave pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, kombi shqiptar tashme gjendet ne nje situate te pazakonte. Nga nje vend qe ishim mesuar te kishim nje atdhe dhe qe quhej Shqiperi, tha Kadare, tashme jemi bere me dy shtete shqiptare dhe kjo ka filluar te veproje ne ndergjegjen tone. Kombi shqiptar tani ka dy shtepi. Te kesh dy shtepi eshte e ndryshme se sa te kesh nje shtepi. Kjo eshte banale ne pamje te pare, por kur shtepi quhet ai vend qe ne na e ka dhene fati , dhe fati vjen nje here ne jete, pra kur nje komb strehohet ne dy shtepi diēka ndryshon per te mire. Kjo ndihet ne kulturen e tij, ne tregun e pare te perbashket te kombit qe eshte kultura dhe ne kulture ben pjese gjithshtu libri.
Kadare vleresoi qendrimin e shqiptareve te Kosoves ndaj flamurit te tyre te ri. Kosova eshte shteti qe ka flamurin mė europian nga te gjithe te tjeret. Flamuri i Kosoves, tha ai, duket si nje bir i flamurit te Bashkimit Europian. Kosova eshte nje shtet si gjithe te tjeret. Shumica e shteteve europiane jane multietnike, por tashti Kosoves kjo i theksohet per arsye te kushteve politike kur u krijua, te reaksionit kunder Pavaresise se saj, etj, etj. Me thoni nje shtet unietnik ne Europe, pyeti Kadare, Nuk ka asnje. Te gjithe jane multietnike. Prandaj, askend nuk duhet ta shqetesoje ky theksim, qofte edhe i tepruar, i multietnicitetit te shtetit te Kosoves. Ky eshte nje shtet shqiptar, me shumice absolute shqiptare, ku eshte vene ne prove tolerance e shqiptareve. Ska asgje te keqe. Me pas do te tregohet si proverbiale se shqiptaret e dhane tolerancen maksimale per etnite e tjera dhe nuk humben asgje. Askush nuk do te humb, veē do te fitojne te gjithe.
Ne takimin me lexuesit e vepres se tij ne qytetin e Shkodres, shkrimtari Ismail Kadare ju pergjigj edhe shume pyetjeve ne lidhje me vepren e tij dhe, ne pergjithesi, per letersine shqipe.
balkanweb |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|