DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Qyteti i Vushtrrisė mbledh poetet shqiptare
Postuar mė datėn: 2008-06-07 03:17:06 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Shkruan: M. BERISHA

Pėr dy ditė radhazi me 6 dhe 7 qershor nė qytetin e vjetėr tė Vushtrrisė, do tė mbahet manifestimi Takimet e Poeteshave Shqiptare. Pėr kėtė manifestim tashmė janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet ka bėrė tė ditur drejtori i arsimit dhe kulturės Qerim Selimi nė njė konferencė pėr shtyp tė Kėshillit organizativ tė kėtij manifestimi. “Ky manifestim tashmė tradicional i cili mbahet pėr tė 26 herė me radhė nė Vushtrri. Kėtė herė ėshtė i veēantė pėr faktin se pėr herė tė parė organizohen nė Kosovėn e pavarur pėr tė cilėn femra shqiptare dha njė kontribut tė veēantė”, ka thėnė Selimi. Ai nė vazhdim bėri tė ditur se pėrveē poeteve nga Kosova nė kėtė manifestim letrar, do tė marrin pjesė edhe shtatė poete nga Shqipėria, dy poete nga Maqedonia, dhe njė poete nga SHBA-tė, poezia e sė cilės ėshtė pėrzgjedhur pėr orėn letrare. Ndėrkaq, anėtarė i Kėshillit Organizativ (KO) Sabit Kadriut ka thėnė se me kėtė manifestim qyteti i Vushtrrisė gjatė dy ditėve do tė ketė mysafire tė veēanta si poeten e njohur shqiptare Mimoza Ahmeti, pastaj shkrimtaren Natasha Lako dhe aktorėt e famshme shqiptare Tinka Kurti, Margarita Xhepa, dhe Roza Anagnosti. “ Nė kėtė manifestim pėrveē pėrfaqėsuesve tė institucioneve qendrore tė kulturės dhe artit nė vend, po ashtu ėshtė i ftuar edhe simboli i rezistencės tonė kombėtare dhe shkrimtari Adem Demaēi”, ka bėrė tė ditur Kadriu. Edhe anėtari i kėshillit organizativ Xhevat Lahu vlėrsoj se pjesmarrja dhe vlera e poezisė qė ju janė pėrgjigjur kėtij manifestimi letrar ėshtė mjaftė e mirė. Ai bėri tė ditur se vlera e poezive konkurruese e veēanėrisht atyre tė pėrzgjedhura ėshtė mjaftė e mirė dhe se ka njė numėr tė madh tė poeteve qė kanė bagazh nė fushėn e poezisė dhe se kanė tė botuara nga dy e deri nė 15 pėrmbledhje me poezi. “Nga gjithsejtė 96 poezi konkurruese, nė orėn letrare tė kėtij manifestimi janė pėrzgjedhur 40 poezi”, ka thėnė Lahu. Drejtori i Qendrės sė Kulturės Habib Mustafa, ka thėnė se pėr ndryshim nga vitet e kaluara, hapja e manifestimit kėtė vit do tė bėhet me leximin e poezive jashtė konkurrencės nė ambient tė hapur nė Sheshin Adem Jashari nė qendėr tė qytetit. Ndėrkaq ora letrare do tė mbahet nė mbrėmje nė Qendrėn e Kulturės “Hasan Prishtina”. Shkrimtari vushtrrias Bedri Tahiri i cili gjithashtu ėshtė pjesė e kėtij manifestimi, ka thėnė se pėrveē karakterit garues qė ka ky manifestim nė ditėn e dytė do tė mbahet edhe njė tribunė letrare pėr figurėn e heroinės sonė kombėtare nė letėrsinė e shkruar dhe gojore. Manifestimi gjithėkombėtar “Takimet e Poeteshave 2008” fillon sot (e premte) nė orėn 10:00 ku hapja e manifestimit kėsaj herė do tė mbahet para sheshit “Adem Jashari”, pastaj do tė mbahet Orė letrare me poezi tė lexuara nga poetė dhe poete. Pjesėmarrėsit e manifestimit do tė vizitojnė Varrezave tė Dėshmorėve nė Bletajė, dhe do tė kenė njė vizitė nė Galicė, dhe Prekaz. Po ashtu nė orėn 18:00 do tė hapet njė ekspozitė. Nė orėn 19:00 mbahet Ora e Madhe Letrare. Ndėrsa, manifestimi do tė vazhdoj edhe ditėn e shtunė me 7 qershor, ku nisja e pjesėmarrėsve do tė bėhet nga Prishtina nė Vushtrri nė orėn 9:00 nga Instituti Albanologjik. Ndėrsa, nisja e poeteshave do tė bėhet nga Hotel Amazona nė orėn 9: 30. Pritja e mysafireve speciale dhe poeteshave nė zyrėn e kryetarit tė Komunės sė Vushtrrisė Bajram Mulaku do tė mbahet nė orėn 10:00. Nė orėn 11:00 mbahet Tribunė letrare, dhe ndarja e ēmimeve letrare.

Vushtrrri, 5 06 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nė Tetovė inaugurohet Klinika Spitalore e qytetit (2008-04-23 08:07:19 nga admin4)
[ Kultura ] QYTETI PO RRITET (2008-02-06 15:47:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mitrovica - qyteti i ndarė (2008-02-03 09:39:39 nga admin4)
[ Histori ] Qyteti i lashtė i Vushtrrisė- Kosovė (2008-02-03 08:53:32 nga admin4)
[ Kultura ] VARREZAT MIDIS QYTETIT (2007-12-21 06:34:19 nga admin4)
[ Histori ] Pse Enveri propozoi t'i jepet qytetit tė Tropojės, emri i Bajram Currit? (2007-12-11 11:55:43 nga admin4)
[ Histori ] Pse Enveri propozoi t'i jepet qytetit tė Tropojės, emri i Bajram Currit (2007-12-10 16:02:17 nga admin1)
[ Kultura ] Qyteti anglezoverior planifikon tė ardhmen duke kopjuar Las Vegasin (2006-12-11 04:18:33 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Moisiu festoi nė sheshin e Flamurit ne qytetin e Vlores (2006-11-28 17:58:45 nga A.Dervina)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster