| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Vėshtirėsi pėr shkollat nė zonat e thella |
| Postuar mė datėn: 2007-11-05 02:26:50 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Jonuz Hallaēi
Korrespondenti i BBC-sė nė Kukės
Njė kor masiv i nxėnėsish i njė shkollė tė mesme nė njė nga qytetet e veriut tė vendit fillon protestėn me fjalėt "Duam tė drejtat tona, duam mėsim, duam mėsim!"
Nxėnėsit janė hedhur nė protestė nga mungesa e lokalit pėr tė bėrė mėsim paradite.
Ata nuk pranojnė qė mėsimin ta bėjnė pasdite pasi nė klasa mungon drita dhe bėn ftohtė.
Kjo situatė po ndodh nė shumė qytete tė vendit.
Shqetėsimin mė tė madh e kanė prindėrit, sepse fėmijėt e tyre mė pas duhet tė udhėtojnė natėn nga shkolla pėr nė shtėpi dhe kjo pėr ta pėrbėn rrezik.
"Askush nuk po interesohet pėr kėta fėmijė qė kėrkojnė dije. Ēfarė do tė bėhet me ta, do mbeten rrugėve?" thotė me ton tė lartė njė nga prindėrit. |
|
Fėmijėt lėnė shkollėn
Nuk ėshtė e vėshtirė qė nė qytete tė gjesh fėmijė qė kanė braktisur shkollėn dhe i janė futur punės pėr tė siguruar mbijetėsėn.
Kjo ndodh kryesisht tek familjet nė gjendje tė rėndė ekonomike.
Arbėri ėshtė 9 vjeē. Ai ka lėnė shkollėn dhe nė mėngjes tek stacioni i autobusit u lutet udhėtarėve tė blejė cigare apo ēamēakėz nga njė kuti druri qė mezi e mban nė krahun e tij tė hollė.
"I kam prindėrit pa punė dhe kam lėnė shkollėn dhe dal e shes tek stacioni i autobusit," thotė Arbėri.
"Fitoj 3-4 mijė lekė (tė vjetra) nė ditė dhe ua jap prindėrve pėr tė blerė bukė, thotė ai.
Arbėri u ėshtė bashkėngjitur shumė bashkėmoshatarėve tė tij qė po krijojnė kontigjentin me fėmijė analfabetė dhe qė janė mė lehtė pre e veseve dhe trafikimit.
Nė fshatra djemtė qė lėnė shkollėn ruajnė bagėtitė ndėrsa shumė vajza janė hequr nga prindėrit nga shkollat nė klasat e larta tė 9vjeēares.
Besa e ka lėnė shkollėn nė klasėn e shtatė dhe tani gatuan dhe bėn edhe punė tė tjera tė shtėpisė.
"E kam lėnė shkollėn nė klasėn e shtatė. Mėsoja mirė por prindėrit mė hoqėn nga shkolla," thotė Besa.
"Tani gatuaj bukėn e bėj edhe punė tė tjera. Kam pasur shumė dėshirė tė ndjek shkollėn e mesme."
Lėvizjet demografike tė viteve tė fundit kanė bėrė qė shumė fshatra, kryesisht nė verilindje tė vendit, tė shkojnė drejt shuarjes dhe numri i nxėnėsve nė shkolla tė bjerė deri nė 10 veta, sa e bėn tė pamundur vijimin e shkollės.
Nė veri nxėnėsit udhėtojnė mbi 2 orė, shpesh edhe nė dimėr e dėborė, pėr tė mbėrritur nė shkollat e fshatrave fqinjė.
Mbyllje shkollash
Ministria e Arsimit dhe Shkencės thotė se kostoja pėr arsimimin e njė fėmije nė kėto zona ėshtė dy herė mė e madhe se ajo nė zonat urbane, por shteti ka detyrim kushtetues qė me ēdo kosto tė arsimojė falas nxėnėsit nė arsimin e detyrueshėm.
Ministri Genc Pollo thotė se zgjidhja qė ministria ka pėr zona ku ka rėnė numri i popullsisė pėr shkak tė emigrimit, ėshtė qė nė vend qė tė ndėrtohet, apo tė mirėmbahen shkollat, t'i zgjidhin problemet pėrmes transportit, duke ulur tarifat e transportit.
Kėshtu, thotė zoti Pollo, ėshtė rritur numri i nxėnėsve dhe mėsuesve qė transportohen drejt qyteteve, ku cilėsia e mėsimdhėnies ėshtė mė e lartė.
Ndėrsa pėr shkollat me numėr tė vogėl nxėnėsish nė zonat e thella ministria synon tė mbyllė kėto shkolla dhe t'i sjellė drejt qyteteve nė konvikte kėto nxėnėse.
Opozita skeptike
Mirėpo opozita ėshtė skeptike pėr kėtė strategji. Sipas saj, gjendja e shkollave nė vend pa drita dhe ngrohje ėshtė si nė kohėn e Migjenit
Ecja nė kėmbė mbi 3 km pėr qindra nxėnės pėr tė vajtur nė shkollė ėshtė jashtė standardeve tė BE-sė, ku shkolla shqiptare synojnė tė shkojė.
Kreu i delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė, ambasadori Helmuth Lohan, thotė se BE-ja ka projekte financimi pėr tė ngritur shkolla nė fshatrat me numėr tė vogėl nxėnėsish.
Mungesa e infrastrukturės nė shkolla ėshtė njė ndėr plagėt qė ka aktualisht arsimi nė vend, por dhe mungesa e kuadrit specialist mėsimdhėnės ėshtė njė mangėsi e arsimit.
Qeveria e ka shpallur prioritet tė programit tė vet reformėn nė fushėn e arsimit, ku lidhja me internetin e tė gjithė shkollave dhe futja e anglishtes si gjuhė e detyruar shihen si arritjet nė kėtė fushė.
04.11.2007
BBC |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|