| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Poeti qė shiti lopėn pėr tė botuar poezitė e shpirtit tė tij |
| Postuar mė datėn: 2008-03-17 16:20:05 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Jakup B. Gjoēa
- Riza Dodėn, a e mban mend?- mė pyeti Shefqet Mekua, pėrtej receptorit tė telefonit, nga Minneapolis i SHBA-s.
- Poetin tonė?- i pėrgjigjem me njė farė habie.
- Riza Doda, shiti lopėn e tij pėr tė botuar librin poetik, - mė sqaron Shefqeti. - Ai njeri i kristaltė, ai njeri i marrė pas poezisė, dha edhe gjėnė mė tė shtrenjtė materiale tė familjes tė tij, qė ne tė lexojmė poezitė e tij.
Shefqet Mekua, akoma mė fliste pėr Rizain. Jo vetėm mua.
|
|
Edhe pse kjo bisedė telefonike, midis meje dhe Shefqet Mekos bėhet pas 20 vjetėsh, pas atij janari tė 1988-s kur ne u ndamė nga Instituti i Lartė Bujqėsor i Kamzės (sot Universiteti Bujqėsor), fjalėt e para qė mė tha Shefqeti ishte sihariqi i botimit tė poezive tė Riza Dodės. Shokut tim tė shkollės.
Qė 5 vjet ndamė ėndrrat, dėshirat, tė nesėrmen bashkė. Qė te kujtesa e njeri-tjetrit depozituam shpirtin dhe romantikėn e jetės tonė.
Dhe 20 vjetėt qė na ndanė, fizikisht veēse, nuk mundėn tė na humbasin.
Tė them tė drejtėn, sihariqi i mikut tim Shefqet Meko pėr botimin e poezive tė Riza Dodės, mė bėnė qė tė ndjeja lagėshtinė e syve tė mi.
Nga Mirėnjohja e madhe. Nga ndjenja e Krenarisė qė unė kurrė deri mė sot, dhe pėr asgjė mė nuk e kam provuar.
Edhe pse fizikisht jetoja tė sotmen, edhe pse dėgjoja pastaj tė sotmen e mikut tim Shefqet Meko qė jeton nė SHBA, edhe pse mėsoja tė rejat e familjes tė tij, prapėseprapė, ajo lagėshti e syve tė mi mė udhėtonte shpirtėrisht tek e djeshmja jonė.
Te shoku im i shkollės Riza Doda. Edhe pse kam 20 vjet qė nuk i kam dėgjuar zėrin, edhe pse kam 20 vjet qė nuk i kam lexuar mė asnjė poezi tė tij, tani ndihem me tė. Bashkė me atė romantizėm tė moshės tonė. Qė ndanim bashkė ndjenjat, mendimet dhe bindeshim se me kėto ndjenja dhe mendime do tė ndėrtonim atė tė ardhme tonėn, qė ėndėrronim....
Ėshtė e natyrshmja e ditėve tona qė njeriu sa pyet sot tjetrin, sikur e ka tė domosdoshme qė tė mėsojė sa pasuri ka. Sa pushtet ka. Ta pyes pėr sasinė e llogarive bankare, apo tė dyqaneve qė ka hapur....
Ta pyesė, duke pėrfituar edhe nga Njohja e dikurshme, qė a ka mundėsi tė ndėrmjetėsojė qė ta rregullojė diku. Diku ku edhe ai tė ketė mundėsi qė tė zhvatė. Sa mė shumė. Qė edhe ai, si gjithė tė tjerėt sot, tė mbushė sa mė shumė ėshtė e mundur thesin e xhepit tė tij.
Ndyshuam sisteme politike, ndryshuam pushtete, ndryshuam njerėz qė tė na udhėheqin te ajo qė gjithkush ėndėrron nė jetėn e tij. Te e mira shpirtėrore dhe materiale. Te liria e Fjalės .Dhe te liria e Mendimit.
Mirėpo, edhe pse kaluan 17 vjet nga ai NDRYSHIM nė Shqipėri, sot tė vetmen gjė qė kemi arritur e kemi fituar ėshtė profesionalizmi.
Profesionalizmi i dėshirave. Profesionalizmi i ndjenjave. Profesionalizmi i ėndrrave.
Profesionalizmi i pasioneve. Profesionalizmi i besimit!!!
Njerėzit u bėnė profesionalistė kush e kush mė shumė tė rrjepė. Tė vjedh mė shumė tė tjerėt qė tė pasurojė xhepin e tij. Dhe tė varfėrojė tjetrin.
Njerėzit u bėnė profesionalistė edhe nė vjedhjen e besimit. Profesionalistė edhe nė vjedhjen e ėndrrave dhe tė dėshirave. Kėta profesionistė vjedhės janė sot nė Shqipėri politikanėt e 17 vjetėve tė atij NDRYSHIMI. Se politikanėt e asaj qė u pėrmbys, u burgosėn .Nė emėr tė ....popullit, sigurisht.
Ndaj edhe njerėzit nė Shqipėri sot korrin ēdo ditė vetėm pasigurinė. Ndaj edhe njerėzit sot nė Shqipėri ushqehen pėrditė me mosbesimin ndaj kujtdo.
Ndaj edhe njerėzit sot nė Shqipėri "kėndojnė" pėrditė poemėn e Mjerimit tė Migjenit.
E megjithatė.... Miku im Shefqet Mekua mė dha sihariqin mė tė madh. Qė akoma edhe sot ka Njerėz. Qė japin gjithēka tė tyre pėr tė ushqyer te Ne Shpresėn .
Riza Doda, ai i ri i kristaltė i moshės studentore, qė na ushqente edhe neve , shokėve tė tij , me shpresėn e tė nesėrmes me poezitė e tij , ka mbetur i ri nė Shpresa, nė Besimin dhe nė Dashurinė qė ushqen pėr tė Nesėrmen.
Riza Dodėn nuk e pengojnė dot as profesionistėt -politikanė tė vjedhjeve tė besimit, Riza Dodėn nuk e pengojnė as profesionistėt-hajdutė tė zhvatjes tė tė mirave materiale tė popullit, qė tė na pėrcjellė te gjithėve ne poezitė e Shpresės tė tij.
Riza Doda-dhe pse ka mbetur kaq i varfėr materialisht, sa nuk mund tė ketė disa mijėra lekė qė tė botojė poezi-prapėseprapė, shet lopė qė ushqen familjen e tij, pėr tė na ushqyer tė Gjithėve Neve me poezitė e tij.
Poezitė e Riza Dodės, - TĖ MĖ FAL QĖ AKOMA NUK I KAM LEXUAR- janė jo dramė janė jo Poema e Mjerimit tė Migjenit.
Jo! Poezitė e Riza Dodės janė pishtari i besimit tė tė Gjithėve pėr njė tė ardhme mė tė mirė.
Poezitė e Riza Dodės janė ilaēi shpirtėror i tė gjithėve kundėr mjerimit, kundėr mizerjes, kundėr profesionalizmit tė politikanėve hajdutė.
Nuk mund tė ketė moral mė tė ulėt njerėzor nga profesionalizmi i politikanėve. Qė vjedhin mirėbesimin tim, mirėbesimin tėnd, mirėbesimin tonė dhe e shkėmbejnė nė tė mira materiale vetėm pėr xhepin e tyre. Sepse qė kemi humbur punėn, qė kemi humbur tė drejtėn qė tė blejmė tė hamė ngaqė nuk kemi lekė, kjo ėshtė gjithė politika e profesionalistėve politikanė. Cili nga kėta profesionalistė politikanė tanėt dha diēka, diēka tė tij, materiale, qoftė edhe njė euro, qoftė edhe njė dollar (politikanėt tanė kanė kohė qė nuk e njohin mė ngjyrėn e lekut shqiptar) pėr atė qė vuan. Pėr atė qė nuk ka tė hajė e tė pijė. Pėr atė qė vdes sepse nuk ka lekė tė blejė aspirinėn?....
Me thoni njė rast tė vetėm....Opiumi, droga politike qė vret sot besimin e njerėzve- ėshtė sensacioni ditor nė Shqipėri qė ai u bashkua nė tufėn politike tė atij, qė tjetri nga tėrbimi vulos partinė e re tė tij. E kėshtu me radhė. Ēdo orė populli shqiptar paguan milionėshin shumimit partiak.... Dhe shteti, nė emėr tė Kushtetutės, kėtyre profesionistėve politikanė, i jep edhe milionėshin e lekėve pėr drogėn politike qė shpėrndajnė... Kur miliona lekė sponsorizojnė Kafazėt e Artė -tė iluzioneve tė rrema-, kur miliona lekė sponsorizojnė show televizivė.... Kėto miliona janė thėrrimet e lekėve tė vjedhura tė tė Gjithėve neve.
Riza Doda ėshtė pėr mua Migjeni i ditėve tona. Dha lopėn e familjes qė ne tė kemi mundėsi tė shikojmė ē'bėhet pėr ne. Qė ne tė kuptojmė se si na vidhen miliardat e atyre milionave qė sponsorizojnė Kafazėt e Artė e showt televizivė....
Riza Doda na detyron moralisht e shpirtėrisht qė ta lexojmė.
Riza Doda shkruan me thellėsinė e shpirtit tė tij. Njė burim qė nuk shterohet nga thatėsia politike. Dhe kushdo qė do qė tė gjej vetveten, e ka tė domosdoshėm (dhe tė detyrueshme) qė tė udhėtoj mė parė edhe nė shpirtin e tjetrit.
Udhėtimi nė shpirtin e tjetrit ėshtė thesari i ushqimit shpirtėror.
Diēka e brendshme qė ndjej tani mė udhėheq nė kėto mendime. Tė paredaktuara. Tė pazbukuruara. Jam krenar sot qė dikur isha shoku dhe bashkėstudenti i Riza Dodes. Ėshtė Mirėnjohja ndaj kėtyre bashkėkohėsve tanė, si Riza Doda, qė shesin materialen pėr tė na ushqyer shpirtėrisht. Po qe se ke nevojė qė tė ėndėrrosh, lexo poezitė e Riza Dodes. Po ke nevojė qė tė shpresosh lexo poezitė e Riza Dodes. Po ke nevojė qė tė ushqesh optimizmin lexo poezitė e Riza Dodes. Edhe po qe se ndonjėherė ndihesh se je rrėzuar nga pesimizmi i jetės lexo poezitė e Riza Dodes. Edhe po qe se ndjen nė vetvete qė tė ējerrėsh neverinė qė ndjen ndaj profesionalizmit politik, ballafaqoje dhe krahasoje me poezitė e Riza Dodės.
Faleminderit Riza Doda. Qė pėrēove deri te unė poezitė e tua. Tė tillė Njerėz nė ditėt tona janė tė paktė. Janė heronjtė e vėrtetė tė ditėve tona. Janė Shėmbėlltyra e Ndėrgjegjes tė Njeriut. Janė Ndriēimi i shpirtit tonė!
gazeta ndryshe
10 Mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|