| » Opcionet për artikullin |
|
Profesor, Republika e Kosovės ėshtė ende peng!
Shkruan: Besnik Kryeziu
Profesor i nderuar,
Mė falė qė e zgjodha kėtė lloj komunikimi me ju. Nė fakt, nuk e di nėse ekziston apo edhe mė lejohet njė komunikim i kėtij lloji pėr faktin se ju i nderuari profesor Hoti po vazhdoni tė konsideroheni si i zhdukur. Shumė nga tė gjallėt e vdekur do tė habiten me kėtė letėr, do tė thonė: si ėshtė e mundur tė komunikohet me njė tė zhdukur apo siē e thonė pas shpinės, me njė tė vdekur qė nuk i dihet varri, edhe pse gjithēka mund tė ketė pėr ju i nderuar, por jo edhe vdekje. Nuk ka rėndėsi se ēfarė thonė sepse jeta dhe vdekja nė ditėt tona i kanė ndėrru rolet, askush nga ne nuk e dimė se ku jemi. Sot jemi jeta, nesėr mund tė jemi vdekja, e pasnesėr kush e di ...? Ka shumė arsye qė mė shtynė ta bėj njė komunikim tė tillė me ju, ndoshta tė pazakontė por gjithsesi tė domosdoshėm pėr kohėn nė tė cilėn po jetojmė. Arsyeja kryesore e kėtij komunikimi ėshtė se: Republika e Kosovės po vazhdon tė mbahet peng, ashtu siē kishit shkruar ju shumė vite mė parė. Sa duket se ju kemi afruar cakut po aē duket se po e devijojmė kėtė cakė. Vllau i madh (Rusia) i ka dalė nė mbrojtje vllaut tė vogėl (Serbisė), bile kėto ditėt e fundit ka shku aē larg sa qė e ka pėrcaktu edhe vijėn e kuqe tė cilėn nuk do ta kalojė pėr asnjė ēmim. Profesor i nderuar Kosova ėshtė para njė sprove tė rėndė, ndoshta nga ato mė tė rėndat deri mė tani qė kur e ndanė nga trungu shqiptar. Ajo ėshtė nė hapat e fundit nė rrugėtimin e saj pėr ta mundur vdekjen njėherė e pėrgjithmonė, pėr tu ngjitur vertikalisht mbi kulmin e shtėpisė pa u vrarė siē do tė shprehet poeti, por jemi edhe shumė afėr pėr t“ju rikthye vdekjes, ajo ende po sillet vėrdallė mbi kokat tona. Nėse dje kemi bėrė pėrpjekje pėr ta mundur vdekjen, sot jemi nė pritje tė shpėtimit nga ajo.
Nėse donė qė ta dish se nė cilėn kohė jemi sot lirisht mund tė them se jemi nė kohėn e pritjes. Gjithēka ėshtė nė pritje, mu sikur atėherė kur ti ishe kėndej pari. Sa herė pėrmendet Kosova fillon tė rrotullohet bota, ata qė janė fajtorė pėr ndarjen e Kosovės nga trungu shqiptar fillon t'i kaplojė frika sepse sipas tyre vetėm duke mbetur peng shqiptarėt ruhen ekuilibrat politik brenda organizmave ndėrkombėtar.
Ju e dini se edhe atėherė tė gjithė e donim shtetin e Kosovės, e dinim cakun pėr ku ishim nisur por nuk e dinim rrugėn se si tė vinim deri aty.
Juve, ju kujtohen lutjet e imamit tė atyre kohėrave qė i bėnte tė xhymoave nė Prishtinė pėr ta njohur edhe formalisht shtetin e Kosovės, por ato lutje nuk i dėgjoi askush. Edhe sot mu sikur atėherė prapė po lutemi pėr shtetin e Kosovės, e xhumaja po vazhdon tė jetė pjesė e rėndėsishme e politikės nė hapėsirėn tonė. Tani nuk e kemi imamin e vjetėr, e kemi njė gjeneral tė ri, ti do tė thuash gjeneralėt nuk luten, ata luftojnė nė beteja burrėrisht e trimėrisht dhe i fitojnė ato.
Ndoshta nuk e di profesor, por ky gjenerali ynė e ka zhveshur uniformen ushtarake pa e pėrfunduar betejėn dhe ka hyrė nė politik pėr t'u lutur dhe mund tė sigurojė se kėtė punė po e bėnė shumė mirė, por edhe lutjet e tij po bien mu si atėherė nė vesh tė shurdhėr . E more profesor, ėshtė shurdhuar bota kur pėrmendet Kosova. Nga respekti i shumtė pėr miqtė tanė ndėrkombėtarė e kemi harru vetveten. I ftuam nė shtėpinė tonė pėr tė na ndihmuar dhe pėr ndihmėn qė na dhanė ju jemi mirėnjohės sa tė jetė jeta, por.... i pritėm si miq duke ju thėnė: Ndihuni si nė shtėpinė tuaj, por mos harroni se jeni mysafirė, ata kanė harruar janė ulur nė vatrėn tonė sikurse nė shtėpinė e vetė duke na sunduar nėpėrmes njė tė dėrguari special tė OKB-sė. Ty, patjetėr se tė kujtohet koha e princit Vid nė Shqipėri, diēka i njejtė ėshtė edhe ky, i dėrguari i OKB-sė. E more profesor, nuk kanė ndryshuar kohėrat hiq, nga atėherė ėshtė ndalur ora e Kosovės nė pritje.
Mu sikur atėherė qė na bėnin thirrje pėr durim, po na bėjnė thirrje edhe sot, mu si atėherė qė flitej pėr ndarjen e Kosovės po flitet edhe sot, mu si atėherė qė na ndėrruan flamurin po donė qė tė na ndėrrojnė edhe sot, mu si atėherė qė na thoshin se ne nuk jemi shqiptar edhe sot po bėjnė eksperimente pėr ta krijuar njė komb tė ri. Plani qė e hartuan mė herėt si deshėn vetė, plan i cili Kosovėn e copėtonte brenda pėr brenda, nė ēdo pjesė tė Kosovės e bėnte nga njė Serbi tė vogėl, nuk kaloi nė Kėshillin e Sigurimit sepse nuk u pajtua Rusia, i kėrcėnojė evropianėt dhe amerikanėt dhe ata u tėrhoqėn shumė lehtė. Tash na kanė caktu edhe njė fazė tė re bisedimesh, duke na ngushtuar litarin edhe mė fort nė fyt qė eventualisht tė mbetemi aty ku ishim, pra brenda Serbisė. Politikanėt tanė tė mjerė po bėrtasin me sa zė qė kanė se e duan planin e Ahtisarit, se ai plan ėshtė i pa prekshėm e dokrra tė tilla, strategji tjetėr pėr tė dalė nga ky udhėkryq nuk kanė.
Elitės intelektuale nė vend i ka humbur udha nė oborr, e di se ti do tė thuash se tė humbur e kanė pasur. Antivlerat po na mbysin nė ēdo pore tė jetės. Sikur tė ishe sot kėndej pari do tė habiteshe se sa universitete ka Kosova sot, e ndoshta ndonjėri do t'i hapte dyert pėr ty, se atėherė i Prishtinės t'i mbylli, edhe pse e di se ti nuk do ta pranoje njė gjė tė tillė sepse ti ishe vlera e kėtij kombi dhe nuk do tė bėheshe pjesė e kėtyre krimeve qė po bėhen me arsimin nė Kosovė. Sa doktorė, sa magjistra kemi tė gjithė janė me grada por ashtu siē pate thėnė ti atėherė, ,,diplomat e tyre kanė aq vlerė sa pėr t“ja ngjitur maces pėr bishti''.
Profesor, e di se ju nuk keni nevojė mė pėr ne, por mė besoni se ne kemi shumė nevojė pėr ju, pėr veprėn tėnde. Nė emrin tim, si prestarė i brezit tė ri, i brezit qė ditė e mė shumė po mishėrohet me veprėn tėnde heroike po e kupton filozofinė tėnde politike, na fal pėr tė gjitha, na fal qė nuk tė kuptuam, atėherė kur ishte e domosdoshme tė kuptonim, na fal qė nuk bėmė pėrpjekje sa duhet pėr tė liruar nga pengmbajtja serbe, ndonėse kishte mundėsi, sidomos gjatė konferencės nė Rambuje.
Po, ti e dinė, i ke njohur ata politikanė qė morėn pjesė nė kėtė konferencė, tė paktėn njė pjesė tė tyre gjithsesi se i ke njoftuar. Se benė njė hapė tė tillė sepse ju gėzuan tragjedisė tėnde duke u krekosur se po hynė nė histori, po bėhen pjesė e saj. Turpi raft mbi ta. Njėsoj siē vepruan me ty po vazhdojnė tė veprojnė edhe me liderin e brezit tim, z Albin Kurti. E kanė izoluar sa herė kanė dashur, e kanė burgosur kur kanė dashur, shtėpinė ia kanė bėrė burg sepse i tmerron vizioni i ri politik, e ne prapė po heshtim. Asnjė pėrpjekje pėr lirimin e tij nuk po e bėjmė, mendimi ndryshe mund tė kushtojė sot mu si atėherė profesor. Nuk e kuptuam se Serbia duke tė mbajtur ty peng po e mbante edhe shtetin e Kosovės sepse ti ishe arkitekti i kėtij shteti. Nuk e kemi ditur se sa i rėndėsishėm paska qenė roli i individit respektivisht i juaji nė proceset politike.
Kur ishe kėndej pari e dinė ti si silleshin ndaj teje, e ke thėnė edhe vetė i ke bėrė pėrgjegjės pėr burgosjen tėnde. Edhe sot mu si atėherė asnjė fjalė pėr ty, edhe kur flasin, flasin ashtu sipėrfaqėsisht pa e prekur substancėn e punės tuaj, flasin kur ju duhet pėr fushata zgjedhore. Nuk e di se cili popull nė botė do tė heshte pėr njė figurė si ju. Nuk e thėnė tė vėrtetėn pėr ju sepse nė momentin kur e thonė kėtė tė vėrtetė, bėhen vetė tė vdekur, bėhen prapė majmun sepse nga mungesa jote u bėnė mbret.
Kaq pėr kėtė herė, do tė tė shkruaj prapė, varėsisht se si do tė ecėn ora e Kosovės. Ndonėse nuk janė bashkuar ende republikat e bashkuara shqiptare, ashtu siē na pėrshėndete ti nga gjykatorja e okupatorit, e as Prizreni ende nuk ėshtė bėrė kryeqytet, megjithatė unė po tė pėrshėndes nė tė njejtėn mėnyrė, mirė u pafshim nė republikat e bashkuara shqiptare edhe pse e di se nuk do tė shihemi kurr sepse ti po mbahesh peng sė bashku me shtetin e Kosovės. |
|