| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ramush Haradinaj merr pjesė nė varrimin e nipit, kėrkohet respekt i privatėsisė |
| Postuar mė datėn: 2007-10-03 07:47:58 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrmes njė komunikate, Michael O'Reilly, koordinator i Mbrojtės sė ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, njofton se ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, sot, tė mėrkurėn pasdite, do tė kthehet nė Kosovė pėr tė marrė pjesė nė varrimin e Shqipdon Haradinajt, i biri i dėshmorit tė kombit Shkėlzen Haradinaj.
"Z. Haradinaj do tė shkojė menjėherė nga aeroporti i Prishtinės nė Gllogjan ku do tė qėndrojė me familjen e tij. Kjo vizitė e z. Haradinaj ėshtė vizitė ekskluzivisht private, dhe lusim pėrfaqėsuesit e mediave qė tė respektojnė privatėsinė e z. Ramush Haradinajt dhe familjes sė tij", thuhet nė njoftim.
Nga Haga konfirmojnė se trupi gjykues kryesuar nga gjykatėsi Alfons Orie, ka vendosur qė Ramush Haradinajt t'i lejohet pjesėmarrja nė ceremoninė e varrimit dhe tė ngushėllimeve pėr nipin e tij.
Pra, nė bazė tė kėrkesės sė zotit Haradinaj, pėlqimit dhe garancive tė kryeadministratotit ndėrkombėtar tė Kosovės, zotit Joakim Ryker, trupi gjykues i Gjykatės ndėrkombėtare tė Hagės, ka vendosur qė tė lejojė zotin Haradinaj qė prej sot e deri mė 7 teteor tė qėndrojė nė vendlindjen e tij nė Gllogjan, e pastaj sėrish tė kthehet nė Hagė pėr tė vazhduar pjesėmarrjen nė procesin gjyqėsor qė po zhvillohet ndaj tij dhe dy-bashkėluftėtarėve: Idriz Balajt e Lahi Brahimajt.
Kėtė vendim e konfirmoi nė konferencėn me gazetarė edhe pėrfaqėsuesi pėr media e Gjykatės ndėrkombėtare tė Hagės, zoti Liam Mcdow.
Ai tha se sipas vendimit tė trupit gjykues, gjatė qėndrimit nė Kosovė, Ramush Haradinaj nuk ka tė drejtė tė zhvillojė aktivitete politike, as tė kontaktojė me mediat.
Pėrndryshe, ish-kryeministri i Kosovės Ramush Haradinaj nga Holanda ėshtė nisur pėr Kosovė.
03.09.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|