| » Opcionet për artikullin |
|
Bekim Bislimi
Gjashtė vjet pas sulmeve terroriste mbi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mė 11 shtator 2001, shqiptarėt e Kosovės vazhdojnė tė bashkėndjejnė me dhembjen e popullit amerikan, si dhe tė pėrkrahin luftėn kundėr terrorizmit. Nė shenjė tė solidarizimit me popullin amerikan, sot nė Prishtinė, Shoqata e personave me hendikep dhe aftėsi tė kufizuara ka hapur ekspozitėn me piktura, e cila ėshtė mbėshtetur nga Ministria e Kulturės, Rinisė, Sportit dhe Ēėshtjeve Jorezidente. Drejtuesi i kėsaj shoqate, Agim Vatovci, thotė: Kemi hapur ekspozitė nė shenjė tė pėrkujtimit tė viktimave tė 11 shtatorit 2001, sulmit makabėr qė ėshtė bėrė ndaj popullatės sė pafajshme nė Kullat Binjake. Kjo ekspozitė vlen tė kuptohet se jemi pėrkrahės tė popullit amerikan dhe viktimave. Populli shqiptar dhe anėtarėt e Shoqatės sė personave me aftėsi tė kufizuara janė afėr dhe ndajnė dhimbjen me popullin amerikan. Solidarizimin me dhembjen e popullit amerikan e kanė shfaqur edhe disa qytetarė tė Prishtinės. Feti Limani thotė se miqtė duhet tė jenė pranė nė ditėt e vėshtira dhe populli amerikan ua ka vėrtetuar kėtė shqiptarėve, prandaj shqiptarėt duhet tė jenė pėrkrah tyre gjithmonė. Mendoj se ia kemi borxh, jo vetėm unė si qytetar, por gjithė qytetarėt dhe gjithė shqiptarėt, pavarėsisht se ku gjenden nė botė. Mendoj se tė gjithė popujt paqedashės, tė civilizuar dhe qė ia duan tė mirėn lirisė, duhet ti bashkohen luftės, pa kompromis, kundėr terrorizmit. Kjo ėshtė detyrė e ēdo qytetari, por pėr ne shqiptarėt duhet tė jetė detyrė primare, tha zoti Limani. Dhembja pėr viktimat e 11 shtatorit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vazhdon tė jetė prezente edhe sot, thotė Hamdije Mustafa. Prapė e kemi atė dhimbje ndaj tyre, sepse populli i vetėm qė na pėrkrahur ėshtė ai i Amerikės. Ne i pėrkrahim dhe ndjejmė dhimbje bashkė me ta pėr sulmin terrorist qė e kanė bėrė ndaj tyre. Kundėr terroristėve duhet gjithkush tė bashkėngjitet dhe tė bashkėluftojė, qė ta ērrėnjosė terrorin, tha zonja Mustafa. Ngjashėm pohon edhe Abdurrahman Nazifi. Populli shqiptar ėshtė popull demokrat dhe ėshtė shumė liridashės, sepse e ka vuajtur mbi kurriz. Gjithmonė ka qenė dhe ėshtė kundėr terrorizmit, pa marrė parasysh se me ēfarė ngjyre politike ose fetare ėshtė. Jemi solidarė me popullin amerikan, kemi qenė dhe do tė jemi gjithmonė, u shpreh zoti Nazifi. Ndėrkaq, homazhe dhe nderime pėr viktimat e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001 sot ka organizuar edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. Pjesėtarėt e kėtyre trupave janė rreshtuar dhe kanė nderuar viktimat me 3 minuta heshtje, si dhe kanė ndezur qirinj nė tė gjitha njėsitet dhe zonat e saj. Me kėtė rast, komandanti i TMK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi, tha: Jo vetėm Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, por i gjithė populli shqiptar, tė gjitha shtetet qė janė pro-demokratike, tė gjitha shtetet qė e vlerėsojnė demokracinė, ndjejnė dhimbje. Kėshtu qė edhe ne sot solidarizohemi si popull i Kosovės, por gjithashtu edhe si pjesėtarė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. Sidoqoftė, nė shenjė pėrkujtimi tė viktimave tė sulmeve terroriste mbi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mė 11 shtator 2001, janė mbajtur edhe manifestime tė tjera, ndėr tė cilat edhe Festivali i filmit tė shkurtė 9/11, i cili pėrfundon sot nė Prishtinė.
|
|