DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» USHTARI SHABAN RAMADAN XHEMALJI IA FALI JETĖN SHQIPĖRISĖ NATYRORE!
Postuar mė datėn: 2007-06-06 04:34:45 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Shkruan: Fadil Shyti



PĖRVJETORĖ QĖ S“HARROHEN KURRĖ!

Shaban Ramadan Xhemalji (1953-1999)



U lind nė katundin Vėrrishtė rrethi i Mitrovicės.
Atdhetari i devotshėm i orėve tė para tė pranverės `81, rrjedh nga njė familje atdhetare, e cila kurrė nuk u pajtua me robėrinė. Nė historinė e viteve 20-ta tė shekullit tė kaluar njiheshin luftėtarėt e shquar vėllezėrit, Halil dhe Shaban Xhemajli, (plaku) tė cilėt 12 vjet luftuan kundėr Serbisė, pėrkrah trimit tė madh tė “Arbėrisė sė Vogėl” Azem Galicės. Gjurmėt e qėndresės familja e tij nuk do t“i harronte pėrjetėsisht, por kurdoherė qė atdheu ishte nė rrezik tek kjo familje e gjeti forcėn morale kombėtare dhe veprimtarinė heroike pėrballė pushtuesve shekullorė serbo-malazezė. Kjo, mbase nuk do tė pasqyrohej aq fuqishėm sikur trojet etnike shqiptare, dhe konkretisht trojet e kėsaj familjeje titanike, tė mos orvateshin t“i uzurponin kolonėt serbo-malazezė, qė nga viti mė i mbrapshtė nė historinė e popullit tonė, mė 1913. Ėshtė krejt e natyrshme qė pushtimin e trojeve etnike do tė duhej tė mbrohej me pėrpjekje gjak, kjo pastaj do tė shkaktonte urrejtje tė pakufishme pėr pushtuesit nėpėr dekada tepėr tė errėta gjatė historisė tragjike tė Kosovės Kreshnike dhe tė viseve tė tjera shqiptare. Edhe nė luftėn e dytė botėrore tė parėt e Shabanit do tė pozicionoheshin nė llogoret e luftės ēlirimtare, pėrkrah tė atdhetarit tė madh, Shaban Palluzha, i cili siē do t“ju thoshte me njė rast bashkėluftėtarėve tė vet: “luftėn e kemi nisė me 7 krajli tė Ballkanit dhe tė Evropės, kėtė luftė po e bėjmė pėr t“ju treguar armiqve se nuk duam tė humbet Shqipėria, pa u flijuar deri nė fund i madh dhe i vogėl” – pra, kjo dėshmonte qėndresėn tyre heroike, sipas motos tė Pashko Vasė Shkodranit i cili nė poemėn epike: “O moj Shqypni” do tė jepte kushtrimin:

“Para se tė humbet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė nė dorė le tė vdes trimnia!...

Lufta e pabarabartė me pushtuesit shekullorė dhe tradhtia qė u gatua nga djajtė e Titos nga shqipfolėsit, puthadorėt e asaj pjesės sė keqe kosovare nga Ali Shukriu , Sinan Hasani, Azem Vllasi e tė tjerė, solli fatkeqėsi tė reja historike, kur Kosova me vise mbeti jashtė trungut tė shtetit amė- Shqipėrisė. Kjo tradhti atyre kurrė nuk do t“ju falej, por bij“e bija tė devotshėm do tė luftonin me pushkė e penė pėr ta bėrė Shqipėrinė.

Shaban Xhemalji ishte i vetėdijshėm pėr rreziqet qė i kėrkonte kjo pėrpjekje, qė kur mori pjesė aktive nė demonstratat e vitit 1981. Ay, djalosh trim me njė trup kreshniku, do t“i pėrballonte skuadriljet e policisė sė Herleviēit, me njė shami tė kuqe tė mbėshtjellė rreth qafės e cila e simbolizonte flamurin tonė, duke i pėrbuzur hapur pushtuesit qė krekoseshin tė veshur nė ēelik deri nė dhėmbė, pėr ta vrarė e frikėsuar rininė dhe popullin heroik tė Kosovės. Vitet do kalonin si nėpėr netėt plot rreziqe; mua mė kujtohet njė rast i paharruar nė jetėn time; kur udhėtoja nga Prishtina nė Mitrovicė me autobus, (me sa mė kujtohet ishte viti 1977), isha ulur pėrkrah dajokut, - e quaja kėshtu sepse dėshiroja ta nderoja pėr faktin se Shabani ishte daja i njė shokut tim tė ngushtė, ilegalit tė atyre viteve me tė cilin veproja, quhet Fevzi Beqiri. Pra, derisa po bisedonim me Shabanin, Ay papritur e nxori nga xhepi njė fotografi tė shokut Enver Hoxha dhe m“drejtua: dajok a e njeh kėtė burrė tė madh tė kombit? Derisa, po e shikoja fotografinė tė cilėn e njihte ēdo atdhetar, Ay, shtoi: “nėse nuk e din kush ėshtė po tė tregoi; - unė si me shaka ia ktheva, po kush ėshtė ky burrė kaq bukurosh, o dajok? Ky, ėshtė kryetari i tė gjithė shqiptarėve” – ma ktheu.

Mua, se ē“ mė erdhėn si vetėtima kėshillat e shokėve ilegalė: “gjatė pėrpjekjeve tona, duhet tė kujdesemi tė mos u biem nė sy armiqve pėr veprimtarinė tonė dhe pėr synimet tona e nė veēanti tė kujdesemi nė vendet publike”! - Dajok - ia ktheva; fotografinė fute nė xhep, sepse ne fort mirė e dimė kush ėshtė ky burrė! Duke e parė se kėshilla ime qe me vend, si njė djalosh tepėr i qetė qė ishte me shokėt, menjėherė mė dėgjoi dhe vijuam mė tej rrugėn drejt qytetit tė minatorėve -siē i e quanim Mitrovicėn, atėbotė.

Shabani ishte punėtor nė njėrėn nga fabrikat e qytetit dhe njėkohėsisht i vazhdonte studimet pėr Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, pa shkėputje nga puna.

Vitet do tė kalonin si nėpėr flakė, gjatė fillim viteve Shabani do tė anėtarėsohej nė Partinė e Unitetit Kombėtar, e cila nė programin e vet i kishte dy alternativa: ribashkimin e trojeve shqiptare dhe parimin e devotshmėrisė sipas motos tė tė madhit Ukshin Hoti: “Shqipėrinė bėje ose vdis”!

Gjatė kėsaj kohe armiqtė do t“i binin nė gjurmė, pėr shumė net do ta merrnin nė “biseda informative” bashkė me vėllain e tij, Sahitin, i cili tani ka emigruar nė Suedi; do t“i torturonin qė t“i dorėzonin armėt e tė parėve, por nuk ia arritėn dot t“jua merrnin ato.

Ky burrė Kosove, asnjė ēast nuk u tund, nuk u hamend, nuk u frikėsua.
Po i priste kohėt mė tė mira, pra t“i bashkohej luftės ēlirimtare.
Vendin e partive revolucionare dhe tė vizioneve ēlirimtare, nė fund tė viteve nėntėdhjeta do ta zinte e famshmja - UĒK.

...Dhe, ajo kohė erdhi, Shabani pa hezitim do t“u bashkohej celulave tė para tė saj; ishte njėri nga ata qė kishte udhėtuar drejt Shqipėrisė sė andej Drinit, pėr tė marrė armė dhe kėtė punė e kishte kryer me sukses me shumė shokė. Jo vetėm se do tė merrte pjesė Ay por, shok armėsh e kishte dhe djalin e tij, Muhametin. Do tė radhiteshin nė Brigadėn 142 tė Zonės sė Shalės. Automatiku i tyre volli zjarr kundėr ushtrisė serbe nė rrethet Drenicė, Shalė e gjetiu...

Shabani, u dėshmua si trim i vėrtetė nė shumė luftime.
Mė 6 qershor tė vitit 1999, nė katundin Lushtė tė rrethit tė Mitrovicės, gjatė njė nate tepėr tė stuhishme nga luftimet do tė binte nė pritė tė armikut, pėr tė mos vdekur kurrė; atė natė u plagosėn dhe katėr ushtarė tė tjerė, trupi i Shabanit nuk do tė gjendej deri nė muajin janar tė vitit 2004. Ah, sa keq!

– Shumė vite qėndroi edhe pas rėnies heroike nė mėrgim, nė tokat armike, pra nė Serbi.
Tani, trupi i tij pushon nė tokėn e tij tė dashur shqiptare.
Pra, mė 16 janar bėhet varrimi i tij me nderime tė larta ushtarake nga shokėt dhe eprorėt e tij tė UĒK-sė.

Lavdi jetės dhe veprės heroike tė atdhetarit tė madh, Shaban Xhemajli!

I qoftė i lehtė dheu i tokės sė Shqipėrisė Natyrore!

Lavdi dėshmorėve tė kombit!



Suedi, 5 qershor, 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] MARSHI I USHTARIT TĖ HUMBUR (2007-08-20 11:12:06 nga admin1)
[ Kultura ] Nexho Shabani: POEZI SATIRIKE (2008-09-26 03:31:56 nga admin4)
[ Kultura ] Shaban Cakolli - Cikėl poetik (2008-08-23 12:53:51 nga admin1)
[ Kultura ] SHABAN CAKOLLI-CIKĖL POETIK (2008-07-30 12:50:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE NGA SAHIT XHEMAJLI - VĖLLAI I DĖSHMORIT TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE - SHABAN XHEMAJLI (2008-06-17 10:40:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shėnohet pėrvjetori i luftės sė Shaban Polluzhės (2008-05-31 08:33:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] TUBIM NĖ DRENICĖ DHE ORĖ LETRARE - SHABAN POLLUZHA (2008-05-28 06:04:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Muharrem Shabani, favorit kryesor nė zgjedhjet lokale 2007 nė Vushtrri (2007-08-30 07:48:04 nga admin4)
[ Kultura ] Nė kullėn e Shaban Jasharit nė Drenicė (2007-03-05 04:22:52 nga admin4)
[ Kultura ] Vleresohet Prof. Ramadan Sokoli (2008-05-15 15:20:24 nga admin4)
[ Kultura ] Ramadan Sokoli, kolosi i etnomuzikologjisė shqiptare, dhe krijues i doktrinės sė saj (2008-03-13 14:44:56 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster