| » Opcionet për artikullin |
|
Kur delja kėrceu gardhin, dhia i tha:
- Tė pashė prapanicėn! Delja ia ktheu:
- Eh, moj e nderuar , ty gjithė bota ta sheh tėrė kohėn e nuk u bė nami, kurse mua ma pe ti njėherė dhe u pėrmbysė bota!?...
Njė plak i urtė nė rrethin tonė shpėrndante librin shqip nė kohėn e OZN-ės, (UDB-ja para luftės dytė botėrore). Ishte korrier i Hasan Prishtinės bashkė me Vesel Pagarushėn, (babain e Nexhmijes). Dikush prej shqipfolėsve iu kishte spiunue dhe i kishte arrestuar OZN-a e i kishte dėrgue nė stacionin e policisė nė Rahovec, i kishin detyrue tė qėndronin gjithė ditėn me fytyrė nga dielli pėr tiu vėrbue sytė. I kishin torturue edhe fizikisht deri nė alivanosje. Pas tre ditėsh torturash, me qė nuk kishin asnjė argument dhe nuk kishin zbulue asgjė nga ana e tyre, i lėshojnė. Ishte mėngjes i ditės sė premte,ditė e cila ishte pazar,(ditė tregu) nė Rahovec.
Plaku i urtė Osman Gėrdalla dhe mėsuesi Vesel Pagarusha ktheheshin duke e mbajtur njeri-tjetrin, sepse ishin tė shkallmuar dhe tė dobitur nga torturat ēnjerėzore tė bėra mbi ta nga ana e OZN-ės. Mu nė ato momente gumėzhinin rrugėt nga fshatarėt e atyre anėve,qė shkonin turma turma nė drejtim tė Rahovecit pėr tė kryer pazaret e tyre. Ozn-a e kishte bėrė lirimin e tyre nė mėngjes me qėllim qė i gjithė populli t'i shihte nė atė gjendje, e nuk kishte si t'i pėrbuzte e komprometonte ma shumė se ta bėnte kėtė nė njė ditė pazari. Nuk kishte njeri qė nuk i njihte Plakun O. Gėrdalla dhe V. Pagarushėn, dhe pothuaj qė tė
gjithė i pėrshėndesnin me fjalėt: - Tungjatėjeta burra ! ose mė sė shpeshti:
- Tungjatjeta Vesel Pagarusha ! , sepse Veseli ishte mė i njohur si mėsuesi i parė nė anėt tona dhe njė ndėr mėsuesit e parė shqiptarė tė Kosovės. Shumė prej fshatarėve ndienin dhimbje, shumė tė tjerė kėnaqeshin, kur i shihnin kėta burra nė atė gjendje aq tė nderė nga torturat dhe pėrbuzjet qė kishin pėrjetue.
Vesel Pagarusha nuk i pėrgjigjej askujt nė pėrshėndetjet apo edhe provokimet qė iu bėheshin nga fshatarėt kalimtarė. Kurse plaku Osman Gėrdalla iu pėrgjigjej shumicės prej atyre qė pėrshėndesnin. Dikur plaku Osman e pyeti Vesel Pagarushėn:
- Vesel more ! , kėta njerėz ty po tė pėrshėndesin e jo mue, sepse pjesa dėrmuese e tyre po tė drejtohet nė emėr.
- Po Osman ashtu ėshtė. , miratoi Veseli.
- Po pse nuk po ju kthen xhevap pra ?!! i tha Osmani.
- Eh more Osman , po dikush prej kėtyne na ka shpijunue e megjithatė ne po mundohemi pėr tė mirėn e tyre, prandaj nuk po i pėrgjigjem askujt.
- A ėshtė normale kjo pra ?, pyeti Osmani.
- Jo nuk ėshtė normale aspak, por nuk ėshtė normale edhe t'i pėrshėndes., tha preras Veseli.
- Po mirė more Osman, a nuk mujti sė pakut njė njeri nga tė gjithė ata qė takuam, tė na merrte dhe tė na dėrgonte nė shtėpi, sepse qė tė gjithė na kanė pa qė jemi tė dėrmuar , tė shkallmuar, tė dobitur, tė torturuar e tė pėrbuzur deri nė kėtė derexhe sa po duhet ta mbajmė njeri-tjetrin dhe mezi po ecim, e nuk e dimė se a do tė mbėrrijm tė gjallė tė kthehemi nė shtėpitė tona?!...
Pas njė heshtje Osman plaku prap mori fjalėn dhe theu heshtjen.
- Po mirė bre Vesel, mos iu vej faj se njerėzia frikohen dhe nuk guxojnė tė na ndihmojnė, tha Osmani.
- Po mirė atėherė mos tė na pėrshėndesin fare e aq mė parė mos tė hingrizen dhe mos tė na provokojnė nė mėnyrė aq ironike! Pėr kėto ata nuk frigohen apo jo?!... dhe prap ra heshtja.
- Pasha perėndinė nuk po di se ēka me tė thanė , o Vesel Shaba Mala, po edhe kėshtu nuk ėshtė mirė, tha Osman plaku.
- Ooo, Osman Gėrdalla, ne tė dy pėr kėtė popull po mundohemi, pėr kėtė popull po i shpėrdajm alfabetin dhe librin shqip, kėtij populli po mundohemi tė ja hapim sytė,... ky popull po zgėrdhihet kur po na sheh nė kėtė gjendje, ky popull po na shpijunon, ky popull nuk po na ndihmon as tė shkojm nė shtėpinė tonė. Andaj nuk po i pėrgjigjem askujt, sepse ky popull nuk meriton Liri, sepse ky popull ėshtė mishrue me robėrinė, sepse ky popull ka zanė kumbari me shkjaun, sepse ky popull po i pėrbuzė edhe ata qė po mundohen pėr Lirinė e tij. Po pėr kėtė popull dhe pėr Lirinė e tij jemi torturue me dhjetėra e dhjetėra herė,jemi arrestue me dhjetėra herė dhe ky popull ėshtė ai qė pas ēdo arrestimi dhe torture qė pėrjetojmė ne, vetėm sa afrohen edhe ma shumė me shkjaun dhe jo qė nuk na ndihmojnė, por na pengojnė dhe na shpijunojnė nė punėn dhe veprimet tona. Por ne prap do tė punojm dhe kurrė nuk do tė gjunjėzohemi dhe ate, jo pėr Lirinė e tyre, sepse nuk meritojnė Liri, por vetėm e vetėm mos me ja lėnė shkjaut kėto troje qė na i kanė lanė tė parėt tanė tash e mijėra vjet. Kurse kėtij populli i daltė shpirti dhe ju zaftė fryma tu ngajtė pėr njė copė bukė e pėr njė gotė uji, e frymė mos mujt me u mbushė! tha Veseli.
- Ma bre Vesel, se mallkim i madh ėshtė ky ! Nuk po mė duket e arsyeshme tė bahet njė mallkim i till, tha Osman plaku.
- Ooo, Osman Gėrdalla, ky nuk ėshtė mallkim i imi , por ėshtė mallkim i vetė popullit, sepse njė popull qė nuk i nderon njerėzit e tij patriotė, njė popull qė pėrbuzė dhe harron djersėn, mundin, vuajtjet,gjakun dhe tė gjitha pėrpjekjet qė bėhen pėr Liri, ai popull
nuk di ta ēmojė edhe Lirinė dhe ėshtė i mallkuar qė ti pėrsėriten fatkeqėsitė. Po e harrove njė fatkeqėsi, prite tjetrėn edhe me tė madhe se ajo! Po harrove tė kaluarėn, nuk mund ta gėzosh tź tashmen dhe nuk ke tė ardhme!
- Mirė Vesel, a ka tė drejtė Bajram Duhla qė nė moshėn e tij,(B. Duhla ka qenė njė prej familjeve mė tė mėdha nė rrethin tonė, e mbaj mend mirė kur ishin afėr 70 anėtarė familje), po sillet me i dejur shishe tė rakisė nė dorė nėpėr rrugėt e fshatit dhe tė gjithė njerėzit tallen me te, tha Osmani.
- Osman edhe njė filozof i Athinės me emėrin Diogjen, bredhte rrugėve tė Athinės ditėm-drekė me fanar tė ndezur nė dorė dhe kur e pyesnin njerėzit se ēka bėnte ai ashtu, Diogjeni pėrgjigjej: - Po kėrkoj njeriun!
Edhe Bajram Duhla ėshtė si Diogjeni, por ky nė vend tė fanarit ka zgjedhur shishen e rakisė, dhe mos harro se nuk ėshtė pėr tu habitur qė nesėr edhe unė ose ti, ose ndonjėri nga shokėt tanė tė idealit tė shkatėrrohen, tė demoralizohen dhe tė dėrmohen moralisht deri nė atė shkallė sa prehjen do ta gjej nė vetėshkatėrrimin dhe vetėvrasjen e tyre fizike tė ngadalshme nga gota e rakisė. Sa shokė tanėt i kemi para kėsaj fatkeqėsie!
Edhe ata ishin dikur tė fortė si jemi ne tė dy dhe shumė prej bashkėveprimtarėve tanė, por ja tani nė ēfarė gjendje kanė ra!
Vdekja mė e madhe pėr idealistin ėshtė kur punon, vepron dhe jo qė tė tjerėt nuk e kuptojnė dhe nuk e pėrkrahin, por edhe e pėrbuzin ate! Pėr ate edhe thuhet:
- M e vdekė pėr sė gjalli!
- Ooo, Vesel Shaba Mala, dhashtė zoti e mos paq tė drejtė se pasha kėta dy sy, pasha flamurin e Ismail Qemalit e tė Skėnderbeut, nė koftė kėshtu shumė paskemi me vuejt na si popull.
- Osman vlla, po tė mallkoi dikush tjetėr nuk ėshtė kurrgje, sepse e gjen njė zgjidhje, kurse po e mallkove vetėveten nuk ke rrugėdalje! Harresa ėshtė mallkimi mė i madh pėr njė popull! pėr ate edhe ėshtė thėnja: - Zoti tė harroftė!
Po kur njė popull harron, historinė e tij, gjakun e derdhur nga tė parėt, varret e tė parėve tė tij,..., ēfarė tė mirash e presin ate?!...
- O perėndi , o zot ndėrgjegjėsoje dhe jepi mend kėtij populli! Ēmoj thellė Osman Gėrdalla dhe prap ra heshtja.
Gjergj Driloni , Bruksel |
|