| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Aktorja shqiptare nė serinė televizive tė Suedesė |
| Postuar mė datėn: 2008-02-17 11:58:00 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sot, mė 17 shkurt nė Ditėn historike tė Pavarėsisė sė Kosovės realizuam njė Intervistė ekskluzive me aktoren tani mė tė mirėnjohur, Fortesa Hoti, e cila qė nga shtatori i vitit tė kaluar nė serinė televizive "Avenyja tjetėr" me plotė mishėrim, luan rolin kryesor, qė shfaqet tri herė nė javė pėrmes R T V-suedez.
Pas Yllit tė kėngės sė top-muzikės, Doruntina Disha, e cila, vitin qe kaloi zuri vendin e parė nė Norvegji, kurse ne Festivalin e kėngės nė Shqipėri, vendin e dytė. Gjurmėve tė saja hap pas hapi po ec kėtu nė Suedi dhe kėngėtarja e re Besa Krasniqi, e cila zuri vendi e parė nė festivalin muzikor tė talenteve tė rinj nė Karlskrona tė Suedisė. Kurse, nė lėmin e dramaturgjisė, pėrmes suksesit tė arritur, shembullin e tė dyja moshatareve e ndjek aktorja shqiptare, Fortesa Hoti. Qė tė tria janė shembull pėr Rininė shqiptare nė Diasporė, sepse, vetėm me shembuj tė mirė ngritet imazhi i popullit tonė tė shtypur e shumėvuajtur shekuj me radhė.
Sot, takimin e parė me Fortesėn e mora pėrmes mikut dhe bashkėpunėtorit tim tė ēmuar, Prof. Dr. Zija Lleshi, i cili mė njoftoi se babai i saj ėshtė Ferki Hoti, arsimtar, i cili nga viti 1992, nė Munkedal, me plot pėrkushtim u angazhua nė procesin edukativo-arsimor me nxėnėsit tanė kurbetēinj.
Komuniteti i Lidhjes Shqiptare nė Botė - Skandinavi, veēanėrisht tė rinjtė, me interes e pėrcjellin filmin serik televiziv Avenyja tjetėr, ndaj, qė tė mėsojnė diē mė shumė, fillimisht, kėrkuam nga Fortesa tė na ofrojė disa tė dhėna biografike: |
|
- Kam lindur, mė 6 dhjetor 1988 nė Polac tė Skenderajt dhe tani jetoj me prindėrit e mi, vėllain dhe dy motrat nė lagjen Angered, qė ndodhet nė periferi tė Goteborgut. Isha 4 vjeēare kur prindėrit e mi, nė mars tė vitit 92, pėr shkak te masave represive, dhunės e terrorit tė pushtetit serb nė Kosovė, babi im, arsimtar i larguar nga puna, kėrkoi strehim kėtu nė Suedi.
Si u pritėt nė Suedi dhe cilat ishin disa nga sfidat e fillimit kėtu ne emigracion?
Nė Suedi u pritėm shumė mirė nga shteti dhe populli. Nė atė kohė, menduam tė qėndrojmė njė kohė tė shkurtė nė Suedi, por nuk doli ashtu. Vitet rreshtin njė pas njė dhe unė rritesha, duke shkuar nė shkollė si njė nga nxėnėset mė tė dalluara. Mendimi i familjes, po edhe imi ishte dhe ėshtė qė sa mė shpejt tė kthehemi ne vendlindjen tonė - nė Kosovėn e Pavarur.
Ēfarė shkolle keni kryer ne Suedi?
Kam kryer shkollėn e mesme dhe vijoj studimet ne drejtimin - Arti skenik. Ndėrkohė kam vijuar edhe mėsimin plotėsues nė gjuhėn Shqipe. Pėrveē shqipes, falė ndihmės qe me ofroi babai im arsimtar, e flas edhe anglishten, suedishten dhe pak gjermanishten.
Si u kyēėt nė lėmin e dramaturgjisė?
Si e vogėl me thonin sė kisha talent pėr aktore, qė nė shkollėn fillore nė klasėn e 6,7,8 dhe 9 u aktivizova nė grupin dramatik tė shkollės, ku luajta role tė ndryshme nė skenat e shkollės. Pra, kjo mė dha shtytje qė nė njė ditė vere, gjatė pushimeve kur kėrkoja punė, papritmas e pashė qė televizioni suedez kishte hapur njė audicion pėr njė seri televizive. Konkurrova dhe arrita tė pėrzgjidhesha nė mė shumė se dymijė zbatues dhe zhvillohej garė eliminuese, ku arrita tė dal nė fillim nė 100-she e pastaj nė 30-she dhe nė fund nė 3 mė tė mirėt, ku arrita tė marr edhe rolin kryesor nė seri, qė ishte dhe gėzimi mė i madh nė jetėn time.
Nė serinė televizive "Avenyja tjetėr" ua kanė besuar rolin e Roxana Nilsson. Kush ua ofroi atė rol dhe ēka kishit me na thėnė rreth kėtij roli specifik?
Rolin ma afroi Anette Mandoki, regjisore. Ėshtė njė rol i vėshtirė i njė vajze problematike, me emrin, Roxana Nilsson, e cila jeton mė njė nėnė narkomane, qė se din se cili ėshtė babai i saj. Pra, pėrmes kėtij filmi ne seri, paraqitet jeta, vėshtirėsitė e saj me vite, sepse, nėnėn e saj e kish kapluar njė virus i keq, siē ėshtė droga. E kam pak tė vėshtirė tė luaj rolin e Roxanės, pasi nė jetėn private unė dalloj shumė nga ky rol, por megjithatė kam shumė telefonata urimi dhe ka shumė adhurues, tė cilėt me telefonojnė dhe me pėrgėzojnė pėr interpretim tė suksesshėm.
Dhe unė, bijė e nderuar e Kosovės, Fortesė, si njohėse nė lėmin e dramaturgjisė, duke qenė se vite me radhė kam pėrgatitė pjesė tė ndryshme teatrale ne Dibėr e Kaēanik, e vlerėsoj lartė angazhimin dhe mishėrimin tuaj ne rolin specifik dhe shumė tė vėshtirė tė Roxanes. Tė lumtė, me dėshirė qė dhe nė tė ardhmen tė korrėsh suksese mė tė mėdha nė sferėn e dramaturgjisė e tė kinematografisė.
Falėnderime tė pėrzemėrta z. Ibrahim, pėr kėto vlerėsime aq te ngrohta e te sinqerta qe mi kushtoni. Ju mė jepni vullnet qė edhe mė tej tė angazhohem palodhshėm nė kėtė lami, tė cilėn e adhuroj me mish e shpirt.
Diē rreth aktiviteteve tuaja dhe, si e kaloni kohėn e lirė?
Pėrveē angazhimit tim nė filmin: "Andra Avenyn" unė lexoj libra tė ndryshėm nė gjuhėn shqipe, suedeze dhe atė angleze. Merrem mė vrapim, i kushtoj rendėsi shumė tė madhe familjes sime tė dashur dhe shoqėrisė.
Do kalojmė tek njė ēėshtje tjetėr qė na detyron ne tė gjithėve, tek gjuha shqipe. Ty dhe motra jote, Blerta, pastėr e bukur e flisni gjuhėn shqipe. Nė cilėn gjuhė flisni nė familje dhe cili ėshtė mendimi juaj qė fėmijėt shqiptarė ta ruajnė gjuhėn tonė tė bukur e tė ėmbėl shqipe?
Mbi 90 % nė shtėpi flasim gjuhėn tonė Shqipe, meqė jetojmė nė Suedi dhe ėshtė e nevojshme dhe jetike kėtu flasim edhe suedishten, falėnderojmė demokracinė suedeze pėr mundėsinė e organizimit tė mėsimit plotėsues nėpėr shkolla edhe nė gjuhėn shqipe. Pra fėmijėt tanė shqiptarė janė mė tė aftė dhe mė tė dijshėm kur flasin mė shumė gjuhė.
Ēfarė muzikė mė sė shumti dėgjoni?
Shqipe folklorike, popullore, po ne tė rinjtė dėgjojmė edhe muzikė moderne internacionale botėrore.
Ēfarė do te thonit pėr nė fund?
Jam shumė e lumtur qė sot po shpallet Pavarėsia e Kosovės dhe kam fat tė madh qė jam pjesė e rinisė sė saj. Pra urime, urime, urime PAVARĖSIA E KOSOVĖS! Njė Komb Shqiptar mė 2 shtete do tė jemi shumė mė tė fortė nė tė ardhmen. Urime PAVARĖSIA E KOSOVĖS, Ju uron babai-Ferkia, Fortesa, Blerta dhe krejt familja Hoti.
Ju faleminderit shumė pėr kėtė intervistė!
Dhe unė ju falėnderoj pėr angazhimin tuaj dhe pėr vlerėsimin qė po bėni. Dhe nė mbarim, lus tė gjithė moshatarėt e mi, kudo nė Diasporė, qė tė vazhdojnė shkollimin dhe me sjelljet e veprimet tona shembullore, ti tregojmė botės sė qytetėruar dhe miqve tanė nga mbare bota se ēpopull i zgjuar dhe fisnik jemi ne shqiptarėt. Falėnderime bijtė e Kosovės martire dhe shfrytėzoj rastin qė pėrmes kėsaj Interviste, nė emėr tė Lidhjes Shqiptare nė Botė pėr Skandinavi, tu drejtohem tė gjithė shqiptarėve ne kudo nė botė:
Gėzuar Ditėn e sotme historike tė Pavarėsisė sė Kosovės!
Me nderime, Ibrahim Egriu
17.02,2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|