| » Opcionet për artikullin |
|
Letėr e hapur:
z. Enver Hoxhaj (Ministėr i Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė i Republikės sė Kosovės dhe
z. Enver Hasani, (Rektor i Universitetit tė Prishtinės)
Tė nderuar zotėrinj,
Nė popull thuhet: Bie njė kashtė e dalin gjashtė. Kėto ditė dėgjova dhe lexova qė disa pėrfaqėsues nga Presheva, Bujanoci e Medvegja ishin takuar me ju dhe kishin diskutuar problemin e kuotės sė caktuar nga Universiteti i Prishtinės, pėr studentėt shqiptarė nga kėto Komuna. Andaj, mbase do tė ndani pak kohė pėr tė lexuar kėtė letėr tė hapur qė ka tė bėjė me kėtė problematikė.
Sė pari: Jam i vetėdijshėm dhe i informuar qė propozimi pėr tė vėnė kuotėn e konkurruesve studentė nga tri komunat mė lindore tė Kosovės, kishte ardhur nga njerėz jo tė pėrgjegjshėm dhe jo tė ndėrgjegjshėm qė edhe mė tutje janė liderė partiak tė atyre komunave;
Sė dyti: Jam i vetėdijshėm e po ashtu i informuar qė ky propozim nuk ju ėshtė drejtuar aso kohe juve, ngase ju nuk ishit nė kėto poste qė jeni sot; dhe
Sė treti: Nuk ju vė faj, nėse nuk keni qenė tė informuar apo edhe nėse nuk e keni pasur forcėn tė informoheni me kėtė problematikė mjaft tė ndjeshme pėr tė rinjtė e asaj ane.
Propozimi i tillė nga liderėt partiak tė asaj ane, para disa viteve (ėshtė fjalė pas vitit 2000) ishte i ngutshėm, i pamatur dhe si i tillė i turpshėm. Si duket liderėt partiak tė asaj ane, ishin kėnaqur me njė propozim tė tillė qė u kishin pėrcjellė Universitetit tė Tiranės (viteve tė nėntėdhjeta) dhe ai propozim ishte miratuar nga Ministria e Arsimit e Republikės sė Shqipėrisė dhe Universitetit tė Tiranės. Liderėt partiak tė komunave tė asaj ane, kishin fituar monopol, duke bėrė vetė pėrzgjedhjen e kandidatėve qė do tė studionin, nė stilin: Ju neve votėn, ne juve regjistrimin nė Universitet. Kjo pėrzgjedhje ishte bėrė nga njerėz joprofesional dhe sipas dėshirės dhe tekave tė militantėve partiak, duke kėrkuar nga kandidatėt tė plotėsonin tė vetmet kushte: Tė jenė anėtarė tė asaj Partie Politike, tė jenė simpatizantė (militantė) ose sė paku tu jepnin votėn nė kohėn e duhur. Andaj tė trimėruar nga kjo ndihmesė qė aso kohe u ofroi Ministria e Arsimit e Republikės sė Shqipėrisė dhe Universitetit tė Tiranės, kėta liderė partiak bėnė hapin tjetėr tė guximshėm pėr tė marrė hise edhe nė UP nė Republikėn e Kosovės, duke pėrzgjedhur kandidatėt nga familjet e militantėve tė partiak. Ministria e atėhershme e Arsimit dhe Rektorati i Universitetit tė Prishtinės, pa u hamendur fare (apo mbase ka pasur edhe hamendje) miratuan propozimin e liderėve partiak tė asaj ane (jo me kushte tė Shqipėrisė, por duke vėnė kuotėn). Njėkohėsisht, miratimi i njė propozimi tė tillė, nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Prishtinės, qe njė vendim i ngutshėm, i pamatur dhe i turpshėm.
I ngutshėm: ngase, nxėnėsit qė kryejnė shkollėn e mesme nė kėto tri komuna, nėse nuk regjistrohen nė Universitetin e Prishtinės, mbeten gjysmė tė arsimuar dhe si tė tillė do tė mbeten tė papunė, meqė tani, pėr tė gjetur njė vend pune, kėrkohet sė paku diploma e fakultetit.
I pamatur: ngase, janė tė njohura hallet e shqiptarėve tė kėtyre tri komunave qė kanė mbetur si zorrė qorre dhe nėn kufijtė administrativ tė Serbisė (nė Serbi nuk ka arsimim tė lartė nė gjuhėn shqipe). Me njė arsimim tė mesėm, ata do tė mbeteshin rrugėve, do tė bredhnin nėpėr Botė e mbase, njė ditė do tė mbeteshin pa kuadro dhe sdo mend qė, do tė mund tė niste njė asimilim qė nuk do ta dėshironte askush; dhe
I turpshėm: ngase, e gjithė kjo u bėhet shqiptarėve tė njė ane, qė aq shumė kontribuuan, luftuan dhe iu gėzuan lirisė e tashmė edhe pavarėsisė sė Kosovės. Andaj,
Tė nderuar zotėrinj
Duke u bazuar nė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut;
Duke u bazuar nė tė drejtėn e shkollimit,
Duke u bazuar nė kushtet qė jetojnė shqiptarėt e Komunave tė Kosovės Lindore: Preshevė, Bujanoc e Medvegjė;
Duke u bazuar nė faktin qė shqiptarėt e kėtyre Komunave kanė tė garantuar vetėm shkollimin e mesėm; dhe
Duke u bazuar nė pėrpjekjet dhe kontributin qė kanė dhėnė pėrfaqėsuesit e kėtyre komunave pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės;
Ėshtė mė se e nevojshme qė:
Ju, dy zyrtarėt mė tė lartė tė Arsimit dhe Shkencės tė Republikės sė Kosovės, tė merrni parasysh kushtet dhe realitetin e krijuar dhe tė nisni procedurėn pėr anulimin e kėtij vendimi sa tė pa kapshėm aq edhe tė turpshėm.
Kujtoj qė kjo letėr imja, te ju do tė zgjojė ndjenjėn pėr tė rishqyrtuar kėtė ēėshtje, gjithnjė, duke pasur parasysh brengat e shqiptarėve tė asaj ane. Nė kėtė mėnyrė, do tė bėnit pėrpjekje qė sė paku kandidatėt pėr studime tė asaj ane ti trajtoni tė barabartė me kandidatėt e konkurruesve nga komunat e tjera tė Kosovės. Me kėtė veprim do tė riparonit njė gabim tė pafalshėm qė kanė bėrė zyrtarėt e mėparshėm tė Arsimit dhe Shkencės tė Kosovės, tė shtyrė nga kėrkesa e ngutshme dhe e pamatur e liderėve partiak tė kėtyre tri komunave.
Shqiptarėt e asaj ane nuk duan asgjė mė tepėr pos: (pėrkujtoni vargjet)
...asgjė nuk duam nukė,
veē armė dhe ca bukė...
Nė kėtė rast nocioni armė ka kuptimin e arsimimit dhe nocioni bukė pėrfitimi (profesionalizmi, ose hapja e derės pėr tė hyrė nė atė profesion) qė do tė dilte nga arsimimi.
Sinqerisht i juaji: Ferid Selimi, MSc, Ulpianė, C-5, Prishtinė
(autori ėshtė anėtar i Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės)
Prishtinė, mė 27 qershor 2008
|
|