| » Opcionet për artikullin |
|
Sekretari i Pėrgjithshėm i Aleancės Veri-Atlantike, Jaap de Hoop Scheffer, ka deklaruar sot nė Bruksel se, angazhimi i NATO-sė nė Kosovė "nuk ka kurrfarė lidhje me pushtetin, porse ėshtė e lidhur me krijimin e kushteve tė sigurisė dhe stabilitetit nė Kosovė, nė mėnyrė qė, edhe shumica edhe pakica, tė jenė tė mbrojtura".
Kjo ėshtė pėrgjigjja e Scheffer nė deklaratat e kryeministrit serb, Vojislav Koshtunica i cili insiston se NATO pėrkrah pavarėsinė e Kosovės sepse ka interes ta ndėrtojė pushtetin e saj nė vendin tonė.
Kėto deklarata Scheffer i ka bėrė sot pas takimit me kreun e shtetit tė Maqedonisė, Branko Cervenkovski, sot nė Bruksel, ku ka shtuar se NATO-ja pėrkrah bisedimet mes Prishtinės e Beogradit, tė udhėhequra nga treshja ndėrkombėtare e Grupit tė Kontaktit.
05.10.2007 |
|