| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » IMPERIALIZMI ME ANĖN E GJUHĖS SERBE |
| Postuar mė datėn: 2007-06-28 02:58:11 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Beqir ELSHANI
Jernej Kopitari dhe Vuk Karaxhiqi
Formulues i parė i projektit nacional serb dhe reformator i gjuhės serbe ishte shkrimtari Dositej Obradoviq. Pjesėn e ideologjisė sė kombit serb, i cili bazohet nė interpretimet problematike kulturore dhe trashėgimisė historike, dukshėm e radikalizoi folkloristi dhe reformatori i gjuhės serbe - Vuk Stefanoviq Karaxhiqi. Gjuha e tij mbarėserbe mund tė pėrshkruhet me njė trajtim tė njėanshėm, ku tė gjitha dialektet sllave janė shkrirė nė elementin serb. Prandaj Karaxhiqi nuk ishte krijues, veēse njė keqpėrdorues i trashėguar rreth shtrembėrimeve tė qėllimta tė sllavistikės sė hershme.
Sipas librit tė Anton Nikė Berishės Qasje poetikės sė letėrsisė gojore shqipe, mėsohet se folkloristi dhe reformatori i gjuhės serbe, Vuk Karaxhiqi, njėkohėsisht ishte edhe diplomat, qė vepronte nė shėrbim tė imperializmit tė gjuhės dhe folklorit serb. Siē dihet studiues tė ndryshėm evropian u morėn me studimin shkencor tė historisė, kulturės dhe gjuhės sė popullit tė lashtė tė Ilirikut, dhe njė ndėr ta ishte studiuesi suedez, Johan Erich Thunmann (1746-1778). Ky dijetar suedez, duke u mbėshtetur nė tė dhėnat onomastike arriti nė pėrfundim se shqiptarėt janė banorė autoktonė me prejardhje ilire, qė nuk u romanizuan, siē ndodhi me thrakėt dhe dakėt paraardhės tė rumunėve. Vuk Karaxhiqi kishte autoritet nė fushėn e poezisė gojore sllave, prandaj vlerėsimi i tij pėr epikėn shqiptare sado i shtrembėruar kishte merita. Nė fund tė tekstit, Anton Berisha shkruan se po tė mblidhte dhe tė botonte Karaxhiqi kėngėt popullore shqipe do tė bėnin njė jehonė tė madhe nė Evropė. Jo vetėm kaq, sepse do tė bėhej nismėtar i miqėsisė tradicionale serbo-shqiptare dhe nuk do tė vinte deri te pushtimi dhe masakrimi i popullit boshnjak nė Bosnjė e Hercegovinė dhe popullit shqiptar nė Kosovė pas Luftės sė Dytė Botėrore. |
|
Thunmani ishte kureshtar pėr studimin e historisė dhe gjuhės te shqiptarėt dhe vllehėt. Prandaj njė nga ata qė nxiti ky studiues suedez pėr studimin e kulturės dhe gjuhės shqipe dhe tė vllehėve: si dy popuj tė lashtė e tė rėndėsishėm tė Evropės Juglindore ishte edhe Jernej Bartolome Kopitari (17801844), filolog dhe rilindės i shquar slloven me prejardhje suedeze, i cili studioi dhe veproi nė Vjenė. Dijetari slloven nė forma tė ndryshme e ndihmoi Vuk Karaxhiqin pėr botimin e kėngėve popullore, gramatikės dhe tė fjalorit. Kopitari duke shfaqur interesim pėr njohjen e kulturės shqiptare e nxiti Karaxhiqin tė mbledhė kėngė popullore shqiptare. Dėshironte tė ketė nė dorė edhe materiale tė krijimtarisė letrare dhe gojore tė shqiptarėve, prandaj Karaxhiqit i shkruan qė tė mbledhė edhe kėngė shqipe: A nuk keni mundėsi qė Ju tė jeni i pari tė botoni edhe kėngė popullore shqipe? Sa mirė do tė ishte qė Ju vetė ta kultivoni kėtė kopsht tė Perėndisė, sikurse filluat.
Kopitarit nuk i ka lindur dėshira e papritur sipas rastit, ai kishte treguar interesim tė madh pėr gjuhėn, kulturėn dhe historinė e popullit shqiptar, tė gjitha kėto njohuri i kishte fituar nga vepra e Thunmanit. Ai kishte mėsuar pėr botimin e Dhiatės sė re nė gjuhėn shqipe nė vitin 1827. Duket qartė qė Kopitari ka treguar njė mirėsjellje fisnike me kulturė tė lartė duke e angazhuar, njėherit duke i besuar pa shibla gjuhėtarit dhe folkloristit serb, Vuk Karaxhiq. Fill pas kėrkesės sė Kopitarit, Karaxhiqi e shfrytėzoi rastin dhe takohet me njė murg nga Peja, prej tė cilit shėnoi dy kėngė popullore shqiptare. Si zakonisht pas ēdo vargu shqip ka shėnuar edhe pėrkthimin nė gjuhė serbokroate, qė tė dyja nė alfabetin cirilik, edhe pse ai e dinte shumė bukur alfabetin latin. Nė krahasim me albanologė tė huaj qė kanė shėnuar tė dhėna tė plota pėr krijimtarinė popullore shqiptare, kėngėt e Karaxhiqit janė tė pakuptueshme dhe nuk kanė ndonjė vlerė. Ndonėse kėngėt i kishte marrė nga dora e njė murgu serb qė shėrbente nė Pejė, Kopitarin e gėnjente duke i shkruar se i kishte mbledhur nga goja e drejtpėrdrejt shqiptare. Pastaj duke u ankuar pėr shėndetin e tij tė dobėt, me mbufatje i shkruan se shqiptarėt nuk kanė kėngė trimėrie tė gjata si te ne, por me gjasė tė gjitha kėngėt i kanė si kėngėt nė greqishten e re.
Karaxhiqit i mungon sinqeriteti pėr tė treguar realitetin se kėngėt i ka shėnuar sipas njė prifti serb, dhe jo sipas gojėtarit autokton shqiptar, prandaj shihet se ky ishte njė matrapaz i epikės shqiptare. Se Karaxhiqi ishte njė dinak shihet se si Kopitarit nuk i tregon emrin e murgut serb, prej tė cilit i ka shėnuar kėngėt shumė tė dobėta, vetėm sa pėr ta pėrbaltur kulturėn dhe traditėn shqiptare. Duhet tė kihet parasysh se nė kohėn e shekullit XVIII-tė lahutarėt e epikės popullore shqiptare dhe boshnjake kanė qenė nė zė: kėngėtarė tė popullarizuar qė shumė lehtė do tė gjendeshin, sepse ishin Homerė tė rrallė dhe mbaheshin nė mend. Megjithatė Karaxhiqi ka qenė njė shkatėrrimtar, i cili duke pėrbuzur folklorin e huaj (kupto shqiptar), madhėronte folklorin dhe gjuhėn serbe. Derisa dijetari slloven Jernej Kopitari si njė internacionalist interesohet pėr lidhmėrinė e gjuhėve tė ndryshme tė popujve tė Ballkanit, pėrkundrazi, folkloristi dhe gjuhėtari serb bėn tė kundėrtėn, drejt zhdukjes sė gjuhės dhe historisė sė popullit mė tė vjetėr nė Evropė. Mė vonė do tė dilte trashėgimtari i tij, Jovan Duēiq, i cili sipas librit Populli i ndaluar tė Rexhep Qosjejs, do tė thotė se shqiptarėt nuk kanė muzikė dhe kėngė popullore. Tė thuhet se shqiptarėt nuk kanė muzikė dhe kėngė popullore do tė ishte sikur tė thuhet se shqiptarėt nuk kanė sy dhe veshė, qė do binin nė kontradiktė me albanologėt e njohur nė Evropė dhe nė botė. Mbase tė njėjtėn gjė do tė thoshin edhe pėr grekėt, mirėpo ishte feja e tyre e pėrbashkėt qė i zmbrapste. Duket qartė se tendenca shoviniste serbe bėnte atentat nė folklorin shqiptar, kundrejt filologėve dhe folkloristėve nė mbarė Evropėn qė merreshin me studime albanologjike.
Duke parė mungesėn e punės kėrkimore tė poezisė popullore shqiptare, Karaxhiqi i shkruante mentorit Kopitar se nuk e dinte gjuhėn shqipe. Kėtu shihet cinizmi i tij tradicional serb, sepse kur ishte ideja pėr tė shkruar njė gramatikė tė gjuhės shqipe dhe njė fjalor, shihet se e njihte gjuhėn shqipe. Kėshtu mendonte edhe dijetari Norbert Jokl. Prandaj me kalimin e kohės, tė gjitha pėrpjekjet e dėshtuara rreth mosangazhimit tė Karaxhiqit pėr mbledhjen e thesarit shqiptar, intelektuali i shquar Jernej Kopitari, i ka kuptuar. Aftėsia dhe pėrvoja e tij shkencore ka ndihmuar qė ai tė kuptojė me kohė mosangazhimin dhe dinakėrinė e folkloristit serb, veti tė cilėn shumė dijetarė e kuptojnė. Njė paraqitje tė mrekullueshme internacionale tė kėngėve popullore shqiptare me pėrmasa evropiane e bėnė mė vonė Biondelli, J.G.Hahni, G.Majeri, H.Peterseni, M.Lamberzi etj.
Shembulli karakteristik ėshtė qortimi i Vuk Karaxhiqit me tė cilėn i drejtohet popullit serb: "Pse ne serbėt kemi urrejtje kaq tė madhe ndėrfetare sa atė qė nuk ėshtė i fesė sonė e quajmė tė huaj dhe armik. Pse nuk marrim shembull gjermanėt apo hungarezėt, ku si katoliku gjerman, si protestanti gjerman, veten e quajnė gjermanė dhe tė tillė e konsiderojnė njeri-tjetrin. E njėjta gjė ndodh edhe me hungarezėt. Po ne serbėt, rastin mė tė mirė qė tė marrim shembull e kemi tek fqinjėt tanė arbanasėt, tė cilėt u pėrkasin tė tri feve (myslimane, katolike, ortodokse). Arbanasėt jo vetėm qė e konsiderojnė njėri-tjetrin bashkėkombės, por tek ata shqiptari mysliman i vret 10 turq pėr njė shqiptar tė krishterė, ndėrsa shqiptari katolik i vret 10 italianė pėr njė shqiptar mysliman apo ortodoks dhe po ashtu shqiptari ortodoks i vret 10 grekė pėr njė shqiptar mysliman apo katolik".
Edhe pse shembulli i Vuk Karaxhiqit lidhur me popullin gjerman dhe shqiptar me konfeksione tė ndryshme fetare ėshtė plotėsisht i saktė, megjithatė ishte nė dėm tė popullit kroat dhe boshnjak. Pa dyshim qė edhe kėtu shihet se Karaxhiqi nuk kishte qėllime internacionaliste, pėrkundrazi kishte qėllime imperialiste, me anėn e sė cilės shkrinte gjuhėn kroate dhe boshnjake nė gjuhėn serbomadhe shtokave. Derisa gjuha dhe tradita shqiptare nuk kishte dallime fetare, traditat nė mes kroatėve, boshnjakėve dhe serbėve kishin dallime tė mėdha. Me anėn e shembullit tė krahasimit tė popullit shqiptar pa dallime fetare Karaxhiqi shpreh mllefin e tij serbomadh, ndėrkohė, qė, vepronte nė shėrbim tė pėrtėritjes sė Serbisė mesjetare me anėn e kolonizimit tė trojeve shqiptare. Sipas fjalės sė urtė kija inatin, po hakun mos ia ha, qė do tė thotė vlerėsoje drejt, Karaxhiqi e bėnte tė kundėrtėn: edhe i kishte inatin, edhe i hante hakun popullit shqiptar. Prandaj ankimi pse ne serbėt kemi urrejtje kaq tė madhe ndėrfetare sa atė qė nuk ėshtė i fesė sonė e quajmė tė huaj dhe armik, nuk ėshtė i drejt, sepse tė gjithė serbėt ishin tė konfeksionit ortodoks, pėrveē Sanxhakut me popullatė shqiptare dhe boshnjake tė konfeksionit mysliman, por edhe boshnjakėve tė konfeksionit mysliman nė Bosnjė e Hercegovinė. Nė vazhdim Vuk Karaxhiqi me intrigėn e tij tradicionale serbe shkon aq larg, saqė pėr banorėt e qyteteve tė pastra shqiptare tė Shkupit, Tetovės, Kėrēovės, Gostivarit dhe Dibrės thotė se flitet serbishtja. Kjo ishte njė pseudometodologji e tij tendencioze serbe, me anėn e sė cilės luftonte drejt asimilimit dhe zhdukjes sė popullit autokton shqiptar. Prandaj pamfleti i skajshėm i Karaxhiqit atje ku flitet serbishtja atje ėshtė Serbia, do tė ishte baras me shqiptarėt se atje ku flitet shqipja, atje ėshtė Shqiperia, meqė shqipja flitej edhe jashtė Shqiperisė Etnike. Do tė ishte e tepėrt tė theksohet se serbėt janė banorė tė vonshėm tė ardhur nga malet Karpate.
Identiteti kombėtar dhe gjuha
Mospajtim tė ngjashėm rreth pėrkufizimit obskurantist tė Vuk Karaxhiqit kishin edhe kroatėt lidhur me vetėdijen e tyre kombėtare. Problemi kryesor ishte pėrcaktimi i fjalorit tė tij serb nė vitin 1818, ku me anėn e dialektit shtokav pėrfshinte kroatėt, boshnjakėt dhe maqedonėt. Sipas pamfletit nacionalshovinist tė gjithė dhe kudo serbėt gjithashtu bėhej imperializmi gjuhėsor ndaj gjuhės dhe identitetit kombėtar tė popullit kroat. Gjuhėn e tij serbe tė konfeksionit ortodoks e ka konsideruar si gjuhė tė rendit tė parė, kurse gjuhėn serbe tė konfeksionit katolik gjuhė tė rendit tė dytė dhe ai mysliman i rendit tė tretė. Kėtu fshihej pėrkufizimi i serbizimit me ndihmėn e dialektit shtokav pa dallime fetare. Shtokavishtja ishte gjuhė-dialekt i pėrbashkėt pėr kroatėt, boshnjakėt dhe serbėt, mirėpo sipas Karaxhiqit i pėrcaktuar kryesisht pėr serbėt. Kjo do tė thotė se katolikėt dhe myslimanėt janė serbė, qė sipas ideologjisė serbe ishte asimilimi i kroatėve katolikė dhe boshnjakėve myslimanė. Kroatėt shpejt e kuptuan se Karaxhiqi me anėn e dialektit shtokav mendonte tė asimilonte kroatėt.
Pa dyshim se metoda diskriminuese e Vuk Karaxhiqit konsiderohet njė ndėr mjetet e nacionalizmit hegjemonist tė kulturės serbe. Karaxhiqi nuk kishte aftėsi tė pėrgjithshme kulturore, pėrveē asaj kishtare. Nė bazė tė kėtij pėrkufizimi shihet se ai nuk mund tė jetė reformator i madh kulturor, pos ideolog serbomadh, i cili mė vonė ndikoi te pasardhėsit e tij. Tendenca e pushtimit me anėn e gjuhės serbe sipas Naēertanies sė Ilia Garashaninit, ministėr i punėve tė brendshme tė Serbisė, shihet edhe te radikalisti serb, Stojan Protiq, i cili nė luftėn e parė botėrore boshnjakėve u dha ultimatum prej njėzetė e katėr orėsh, mbase edhe dyzetė e tetė orė qė tė pranojnė fenė pravosllave. Ekstremizmi i Protiqit shkon edhe mė larg, sepse boshnjakėt myslimanė nuk i quan me emėr tė identitetit kombėtar boshnjak, por turq, edhe pse boshnjakėt kishin luftuar kundėr perandorisė turke shekuj me radhė. Pa dyshim se ultimatumin e Protiqit e zbatuan trashėgimtarėt e tij fashistė Sllobodan Millosheviqi, Radovan Karaxhiqi, Ratko Mlladiqi dhe shumė tė tjerė, tė cilėt Bosnjė e Hercegovinėn e shkrumbuan me pasoja tė mėdha biologjike. Sivjet pėrkujtohet pėrvjetori i tragjedisė ndėrkombėtare nė Srebrenicė, ku u masakruan 8 000 boshnjakė myslimanė vetėm pse nuk ishin pravosllavė. Lumi i trashėgimtarėve luftėnxitės te popullit serb do tė vazhdojė me pėrmasa drastike. Pas tij do tė vij antropogjeografi Jovan Cvijiq, i cili konsiderohet frymėzues i nacionalizmit tė egėr serb dhe spekulant i skajshėm shovinist mbi shqiptarėt. Siē dihet, Cvijiqi mohonte tė drejtėn historike dhe etnike tė popullit shqiptar. Mė vonė, si trashėgimtarė tė politikės serbomadhe me radhė do tė vijnė Jovan Duēiqi, Vlladan Gjorgjeviqi, Vasa Ēubrilloviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi deri te Vuk Drashkoviqi, Boris Tadiqi, Vojisllav Koshtunica dhe shumė tė tjerė.
Kjo kulturė e kuzhinės serbomadhe, nė bazė tė projektit gjeopolitik, ėshtė ushqyer kryesisht me sllavistikėn ēetnike. Nė planin gjeostrategjik kishte rolin kryesor nė formulimin e ekspansionit serb me pikėsynim tė pėrtėritjes sė mbretėrisė sė Dushanit. Siē dihet, ideologėt e ekspansionit mbėshteteshin nė Serbinė mesjetare tė shek. 12-14, edhe pse Serbia nuk ishte shtet i lashtė nacional me kulturė tradicionale serbe. Vlen tė pėrkujtohet se kundėrshtar i babait tė gjuhės serbe, sipas librit Nacionalno pitanje u Jugoslaviji tė Ivo Banacit, ishte themeluesi i socializmit serb, Svetozar Markoviqi, i cili invadimit shtetėror serb i dha etiketėn serbomadh. Se programi i Vukut kishte karakter politik dhe kishtar shihet se si nė fjalorin e tij emrave me burime kroate u ka dhėnė kuptime serbe. Fjalori serb, pos ngjarjeve etnologjike dhe historike tė popullit serb, pėrmban edhe njė pjesė bukur tė madhe nga fjalori i vjetėr kroat, tė cilat ia ka dhėnė Jernej Kopitari. Duket qartė se ėshtė bėrė hegjemonizmi me anėn e sė cilės gjuha letrare kroate ka marrė normėn serbe sidomos nė pjesėt sintaksore. Derisa nė shumė vende tė Evropės kisha katolike nuk pėrzihej nė aparatin shtetėror, pėrkundrazi kishat pravosllave serbe ishin shndėrruar nė institucione kombėtare. Nė bazė tė kėsaj shihet se serbėt mė sė shumti i janė pėrkushtuar kishės sė tyre pravosllave. Ndonėse me kalimin e kohės ata e shpallnin bashkėsinė jugosllave, ndėrkaq nė programin e tyre flitej pėr piemontin serb. Gjithashtu Jugosllavia shumėkombėshe, aspak nuk e ka zvogėluar orientimin politik serbomadh. Dihet qė politika serbe synonte tė dilte nė detin Adriatik, dhe atė me anėn e serbizimit tė Kroacisė dhe me anėn e pushtimit tė Shqiperisė. Shpeshherė politikanėt serb pėr shkak tė mossuksesit tė tyre diplomatik bėheshin nervoz dhe thoshin se kroatėt dhe shqiptarėt nuk mund tė bėjnė shtet. Me kalimin e kohės, gjuha serbe ka vazhduar tė shėrbej edhe nė diplomacinė jugosllave, nė armatė dhe nė polici, me anėn e sė cilės shkelte aspiratat kombėtare tė popujve tjerė nė ish-Jugosllavinė Federative deri nė vdekjen e saj klinike.
Korrik 2005 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|