| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DOMOSDOSHMĖRIA |
| Postuar mė datėn: 2008-08-30 02:29:12 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Arben Jahiu
Natryshmeria e levizjes se procesit te gjate te riberjes historike te vijave kufitare, si ne nivel administrativ dhe joadministrativ dmth shtetror, ne hapesirat e gjera ballkanike sipas hapjes se etnive dhe gjeonatyrave te tyre, tashme edhe zyrtarisht ka filluar.
Hapi i fundit i intervenimit serb ne Veriun Kosovar me nje doz te konsideruar anestezioni qe kerkon deri ne maksimum shmangjen totale te dhimbjes kolektive shqiptare ndaj nje prerje te re qe po behet e do te behet ne territorin Kosovar, krejt larg opinionit dhe syve te popullates shumicė shqiptare.
Ky hap serb shmang cdo dilem per qellimnin e tyre pØrfundimtar qe eshte legjitimimi i strukturave ose me mire do te thoja multistrukturave serbe ne Veriun e larget Kosovar.
Ndarje..., ndarje e butė..., apo shans i ri pėr e mapave...
Nga te gjitha konotacionet e ngjarjeve ne Mitrovice dhe me mosberjen e asnje hapi per vendosjen e autoritetit te Prishtines atje, ne me plot goje mund te konstatojm se atje kjo prerje nuk po behet, por se atje ajo tashme po merr formen e legjitimit te saj, te dickaje qe ndodhi gati tashme 10 vite me heret. E kuptuam apo jo e deshem ne apo jo, ndarja e Veriut Kosovar po legjitimohet fuqishem edhe nga vete bota nderkombetare me vulen e OKB-se dhe shefit te saj diplomatit te shkathtė korean Ban ki Mun-it.
Hapat e e Beogradit nen udheheqjen e Boris Tadicit jane ne vazhdimesine logjike te hapave te krejt politikes se jashtme serbe per ekspanison dhe zgjerim territorial ne tri anet kryesore te saj Ne jug drejt Kosoves, perendim drejt Bosnes dhe jugperendim drejt Bosnes jugperendimore.
Por Tadici nderroi anet e metodologjis se punes duke zhvilluar dhe futur ne apilikim metodat e sofistikuara te operimit politik.
Sot fjalori diplomatik keto hapa perfid i quan si dmth pa dhimbje por me qellim te njejtė, pra ndarjen.
Ndarjen e Kosoves nga Kosova sipas planit Tadician disa vjecar dhe gradual duke mos terbuar masat shqiptare dhe duke perdorur karroten per Prishtinen dhe shkopin per boten nderkombetare. Vete levizja e fundit e UMIK-ut dhe stacionimi i EULEX-it vetem deri ne anene jugore te brigjeve te Ibrit vetvetiu do te parashtrohej pyetja se pse Europa politike u ndal dhe nuk eci me tutje pertej brigjeve veriore te Ibrit. Me cka do te deshmonte se e njeh dhe pranon integritetin e gjeografis politike te Kosoves qe ne sot e shohim ne flamurin e saj. Me mos shkuarjen ne Veri politika europiane qartasi e pranoi se deri ku dhe deri ne c'mas ajo e njeh dhe pranon Kosoven si shtet dhe ne c'mas e njeh integritetin e saj territorial.
Ndersa OKB-ja duke e stacionuar veten ne veri dhe me letren e Ban Ki Munit drejtuar Sejdiu dhe Tadic ku ofroi neutralitetin e saj ne raport me Kosoven duke ofruar edhe pikat e saj te diskutueshme per dyja palet, qartasi e beri te ditur pozicionin e saj ne ceshtjen e veriut kosovar.
Sinjali i OKB-se dallohej shume per nga qartesia e sidomos kjo dukej ne vet komponimin e se shefit te saj drejtuar Kosoves dhe Serbise.
Qeveria e Kosoves praktikisht nuk ekziston as vizualisht me autoritetin e saj dhe mekanizmat vendimarres ne Veriun e vendit. Thene shkurt shteti i Kosoves nuk ekziston atje, ku autoriteti policor i saj SHPK-ja gjatė gjitha aktiviteteve te saj per rivendosjen e saj ballafaqohet me nje luftė te hapur speciale nga Serbia dhe gjendet ne linjat e konfrontimeve te vazhdueshme me arme me strukturat paralele serbe (lexo - trupat invaduese serbe), te cilat nuk ngurrojnė te bejnė luftime te kufizuara ne kohe dhe hapsir me Kosoven (lexo policet e saj) duke mbrojtur me cdo kusht pozcionet e tyre duke mos lejuar me cdo kusht kthimin e kesaj pjese ne gjirin e statusit juridiko-politik te Republikes se Kosoves.
Deri sa kjo gjendje faktike e humbjes se territorit atje ne Prishtine konsumohet si nje rrethan post 1999 dhe se me shkeputjen e Kosoves nga Serbia kjo forme hibride me kohe dhe gradualisht do te kthehet nen autoritetin e Prishtines, ne Serbi syri i sofistikuar serb e intercepton krejt ndryshe dhe larg imagjinatave dhe idilave femijerore. Duke shokuar boten me veprimet e tyre te zgjuara strategjike, veprime qe si rezultat do te jete nje katastrof kolektive shqiptare, pikerisht ne kohen e mundesive te reja dhe shanseve te reja.
Beogradi arriti qe ne nivel global brenda OKB-se ta faktorizojė veten ne Veri dhe kjo mire duket me shpalljen e neutralitetit te OBK-se lidhur me veriun nepermjet letres se Munit drejtuar Tadicit dhe Sejdiut. Veriu i Kosoves per OKB-ne nuk eshte i Kosoves e as i Serbis por nje rajon i diskutueshem qe s'ka fat te caktuar dhe qe me bisedime per ceshtje "teknike" lidhur me doganat dhe policin (lexo kufite dhe njerezit qe ruajn ato kufij) mundet e gjendet zgjidhja qe ne do te thoshim me plote goje se kufi i diskutueshem dmth kufi i levizeshem qe me dialog (lexo marrveshje) mundet lehtas te ndryshohet. Thene shkurt nje vije e thjeshtė admnistrative ne nivel komunash dhe jo vije e qartė shteterore.
Vet stacionimi i UNMIK-ut atje deshmon se ku fillon dhe ku mbaron Kosova e pavarur dhe gjeografia e saj. Deshmon humbjen e territorit dhe c'eshte me e keqja deshmon se Serbia nuk e ka ne plan te toleroj ndonje kompenzim territorial, aq te permendur shkarazi nga strateget politik shqiptar. Strateget politike shqiptar nese vetem vazhdojn gojarisht duke mos vepruar ne praktik ne terren duke kerkuar kompenzimin territorial ne rast legjitimin te ndarjes atehere ata me kete vetem se bine ne gracken serbe mire te menduar.
Sepse Serbia tashme ka gjetur rrugen se si te mbroj porten e saj dhe si te hudhet ashper ne kundersulm.
- Mitrovica Veriore, Mitrovica Jugore do te jene dy komuna dhe vetem kaq. Vet Serbia s'do te pranojė ndarjen dhe marrjen e Veriut duke i lene shumicen serbe te frustruar dhe shperndar neper enklava gjithandej neper Kosove. Ėshtė njera nga frazat e perdorura nga nderkombetaret kur duhet qetesuar shqetesimet e mases Shqiptare lidhur me ngjarjet ne Veri.
Por ketu edhe ndodh gabimi, gabimi me fatal qe mundet te fundos edhe per 100 vitete e ardheshme qellimin dhe kerkesen e shqiptarve se nese vjen deri te ndryshimi i kufijve atehere te vjen deri te riberja e shtetit komb shqiptar ne ballkan ose se paku nje kembim via Preshev -Mitrovic veriore.
Nese do te analizonim disa nga levizjet e fundit te Beogradit ndaj serbeve te Kosoves, mund te verejm nje qasje ndryshe ndaj serbeve qe jetojn neper enklava ne jug dhe serbeve qe jetojn ne Veri. Ketyre ne enklava u eshte lejuar qe te sillen kinse e pranojn shtetin e Kosoves dhe qe te participojn ne programe multietnike rehabilitimi dhe porgrame zhvillimi agrar te mbeshtetura nga qeveria e Prishtines, qe ne nje menyr e ndertojn atmosferen e nje realiteti te ri, deri sa Veri situata nuk ndryshon ne kete plan por ndodh e kunderta rriten tensionet dhe c'do dite plas nga nje luft tjeter e kufizuar ne mes serbeve dhe shqiptareve.
Qellimet serbe jane te qarta qe kekrojn nje veprim te domosdoshem te unifikuar te politikes shqiptare vecmas asaj ne Presheve. Kur dihet rreziku qe i kanoset ketij rajoni nga mbetja e gjat dhe perfundimtare nen autoritetin e Beogradit.
Ngase qellimi serb eshte qe pasi te arrij me nderkombetaret (lexo me Xanierin dhe UNMIK-un) te bind boten nderkombetare se Veriu eshte territor i kontestuar dhe i diskutueshem pra ta bind per ndarjen e saj gjithmon me tezen e qe ma shum sherben si doze anestezioni per masen shqiptare dhe gjithashtu nje trajtesisht te arrij qe me gojen e nderkombetarve naiv se kinse Serbia nuk e don ndarjen se ka me shum serbn ne jug se ne veri te pergadis terrenin per bisedimet e mundeshme direkte me Prishtine.
Serbia ndarjen e ka bere, tash kerkon legjitimimin e saj me Xanierin, ndersa me Shqiptaret do te merret vesh per fatin e serbeve ne enklava qe planifikon ti leje nen autoritetin e Prishtines. Ky eshte kompenzimi qe serbia planifikon te beje me shqiptaret per veriun e Kosoves. Pra Beogradi e sheh si cmim te marrjes se Veriut nga Kosova me lenien e ketyre enklavave ne shtetin e Kosoves, jo rastesisht kerkohej eksterritor per kishat serbe dhe jo rastesisht u bene ndryshimet gjat procesit te decentralizimit dhe lidhjes se enklavave mes veti, krejt me qellim qe te krijohen kushtet qe ato te forcohen dhe te munden te mbijetojn ne Kosoven e pavarur.
Pra nga kjo shum leht mundemi te nxjerrim perfundime se Beogradi planfikikon goditjen e fundit ides "se me ndryshimin e kufijve do te shkohet me krijimin e shtetit komb shqiptar ose do te behete nderrime mes preshves dhe veriut te kosoves" duke pergaditur terrenin qe me pare qe ne bisedimet e mundeshme te ardhshme te zhvendos biseden e kompenzimit nga niveli i kerkeses shqiptare ne nivel te kerkeses serbe per fatin e enklavave te tyren dhe me kete te mbyll kapitullin e ridefinimit te kufije etnik shqiptar dhe bashkimine tyre.
Bashkimi i disa enklavave serbe ne Anamorav qe fuqimisht e ndajn territorialisht "Luginen" e Presheves ose e izolojn nga Kosova deshmon se Serbia planifikon qe keto enklava te luajn rolin e portes hyrese per Shqiptaret e" Lugines" drejt Kosoves me cka te rrisin vleren e tyre dhe te fitojnw tolerancen ndaj kerkesave te tyre si kompenzim nga Prishtina qe ata te mos ngacmojn trafikun qe lidh" Luginen" me Kosoven.
Andaj shfaqet si urgjente dhe mjaft e domosdoshme qe ne keto rrethana politika shqiptare e Presheves te operoj me shum pergjegjesi dhe unitet sepse i ka rene asaj fati qe te mbroj jo vetem veten e saj por edhe vete politiken e pergjithshme shqiptare ne ballkan nga nokauti serb qe po i afrohet ngadale por sigurt.
Humbja e Veriut, humbja e mundesise se bashkimit kombetar si dhe humbja e mundesi se fundit per bashkimin e Presheves me trupin Kosovar.
Presheva apo me mire politika e saj sot ne keto rrethane gjendet ne qendren e politikes shqiptare, cdo hap qe ben ajo do te jep kahjet e politikes shqiptare ne ballkan.
Presheva duhet te veproj ne menyre te domosdoshme e pavarur dhe e pa ndikuar nga askush sepse sot Prishtina eshte e preokupuar me shtetberje dhe shum probleme tjera te natyrave te llojit te ndryshem, Shqiptaret ne Maqedoni jan bere pjese e tendences maqedone per integrim ne BE dhe NATO si shans per ruajtjen e shtetit te perbashket maqedon, Shqiperia gjendet ne maratonen e saj per te nxene hapin me zhvillimin ekonomik me vendet e rajonit dhe asnjera e as tjetra pal nuk eshte ne situate te thote se cfar duhet dhe cfar nuk duhet te bere.
Ndersa domosdoshmeria e veprimit shpejt ne unifikimin e politikes si urgjence e nivelit maksimal dhe mandej krijimi i atmosferes politike qe promovon vlerat e politikes shqiptare ne rrafsh rajoni (lexo idealet e Levizjes Kombeare Shqiptare te viteve te 90-ta) duke kthyer kerkesen e referendumit te 92-shit si dhe kerkesen e rishqyrtimit te pikave te Marrveshjes se Konculit do te balanconin ne mas te madhe kerkesat e Beogradit kundruall Kosoves dhe do te benin te ndalej ose qe ekspansioni territorial serb se paku te shkonte ne favorin shqiptar.
Cdo hap tjeter eshte fatal per faktorin Shqipetar ne Presheve dhe krejt Ballkanin. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|