DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2013

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE FORMIMI I SHTETIT SHQIPTAR
Postuar mė datėn: 2008-11-23 09:12:16 nga admin1 :: Kategoria: Histori



Shkruan: Isuf B. BAJRAMI

( PJESA E PARĖ)

Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 i dha fund sundimit shekullor osman duke shėnuar njė kthesė rrėnjėsore nė fatet e Shqipėrisė.Populli shqiptar,i dha grushtin e fundit ushtarako-politik Perandorisė Otomane, duke kurorėzuar ėndrrat dhe aspiratat mijėvjeēare tė tij. Shqipėria u shpall sovrane,e pavarur jo vetėm ndaj zgjedhės otomane por edhe ndaj ēdo zgjedhe e zinxhirėve tė rinj qė farkoheshin nė kurthet e fqinjėve. Rilindja Kombėtare arrinte me kėtė kulmin e vet,sepse pavarėsia kurorėzonte luftėrat e pėrpjekjet heroike tė brezave tė tėrė pėr tė kthyer lirinė e humbur,pėr tė gėzuar tė drejtat kombėtare dhe pėr t'i hapur vendit rrugėn e zhvillimin e tė pėrparimit.
Me vendimin historik tė Kuvendit tė Vlorės triumfonte edhe nė Shqipėri parimi kombėsisė i shpallur nga rilindėsit tanė dha nga demokracia ballkanike e evropiane qysh nė shekullin XIX.Vihej nė vend kėshtu njė e drejt imanente e njė kombi tė formuar nė territorin e vet tė banuar pa ndėrprerje gjatė shekujve ,me gjuhė,kulturė,histori e individualitet tė vet,e drejt e fituar nėpėr llogoret e njė lufte tė gjatė e tė ashpėr,e drejt qė i takonte edhe pėr kontributin e vyer qė kishte dhėnė nė procesin ēlirimtar ballkanik dhe evropian.

Me gjithė kufizimet e saj, pavarėsia, e parė edhe nė prizmin e zhvillimeve tė mėvonshme,e afirmoi me dinjitet idenė e madhe tė kombėsisė dhe tė unitetit kombėtar edhe pse vendi ishte nė pjesėn mė tė madhe i pushtuar nga ushtri tė huaja.

Pavarėsia e Shqipėrisė nuk ishte thjesht vepėr e njė grushti patriotėsh qė ngritėn flamurin nė Vlorė. Ata sigurisht e kanė vendin e tyre tė nderuar nė histori. Por ata dhe Kuvendi Kombėtar i Vlorės sanksionuan juridikisht me njė akt tė nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e kombit atė qė kishin pėrgatitur gjatė dhjetėra e dhjetėra vjetėve,me luftė,vuajtje e sakrifica masat e gjera popullore nė tė gjitha trevat shqiptare. Nė themelin e pavarėsisė kishte vėnė gurė e gjithė shqiptaria.

Ngjarjet e shėnuara pėrfaqėsojnė vepra madhore tė popullit. Ata marrin njė vlerė tė veēantė kur kanė karakter progresiv,i japin lėmshit tė kontradiktave njė zgjidhje tė drejtė nė pėrputhje me prirjet pozitive tė zhvillimit historik. Shpallja e Pavarėsisė bėnė pjesė nė ato ngjarje qė shėnojnė etapa nė procesin historik. Ajo mbylli njė epokė,epokėn e shkėlqyer tė Rilindjes pėr t'u ēelur brezave tė ardhshėm rrugė tė reja. Si e tillė ajo ka rėndėsi jo vetėm pėr kohėn kur ndodhi e pėr kthesėn qė shėnoi,por edhe pėr pasojat pozitive qė la pas. Ajo ruan vlerėn e saj edukuese e mobilizuese edhe pėr tė ardhmen. Prandaj kremtimi i pėrvjetorėve tė saj,evokimi i bėmave tė tė parėve tanė,vlerėsimi i tyre nė dritėn e dialektikės pėrbėn njė detyrė jo vetėm pėr historianėt, por pėr gjithė shoqėrinė shqiptare. Dashuria dhe respekti pėr tė kaluarėn e ndritur janė njė nga dėshmitė mė shprehėse tė patriotizmi t e tė vitalitetit tė popullit tonė. Kremtimi i ngjarjeve tė mėdha historike bėhet nga ana tjetėr njė nxitje pėr t'u thelluar nė studimin e tyre mbi bazėn e fakteve tė reja e tė nivelit tė arritur metodologjik tė shkencės tė historisė.

Trashėgimi shkencore pėr kėto probleme,siē dihet,ka qenė relativisht i varfėr. Duke u mbėshtetur nė radhė tė parė nė dokumentet e botuara e tė pabotuara,vendase e tė huaja,nė shtypin e kohės dhe nė memorialstikėn me vlerė tė brezit tė pavarėsisė, qė pėrveē fakteve tė pa fiksuara nė dokumentet na japin edhe opinionet, qėndrimet, gjykimet, aspiratat e pjesėmarrėsve aktiv nė ngjarjet.

Problemet e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe tė rrugėve qė ēuan te ajo kanė qenė objekt i njė interesimi tė veēantė edhe nga historiografia e huaj, sidomos ballkanike. Krahas pėrpjekjeve pėr njė trajtim objektiv tė ngjarjeve janė dhėnė sidomos nė vitet e Shpalljes sė Pavarėsisė, edhe trajtesa tė sipėrfaqshme e tendencioze, me vlerėsime tė pathemelta dhe aprioristike.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore filluan tė duken nė studimet e huaja pėr problemet e pavarėsisė sė shqiptarėve vlerėsime tė reja objektive qė i detyrohen zhvillimit tė historiografisė nė pėrgjithėsi,pozitave tė pavarura demokratike e progresiste tė autorėve,si edhe,nė radhė tė parė,rolit aktiv tė historiografisė re shqiptare nė botėn e jashtme.

Megjithatė edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė t'i ofrohen lexuesit,por nė formė mė tė tė stėrholluar e me disa "lėshime",shtrembėrimet e vjetra tradicionale antihistorike dhe antishqiptare tė nisura kryesisht nga interesat joshkencore.

Problemi kyē ku janė ndeshur e ndeshen pikėpamjet diametralisht tė kundėrta tė historiografisė shqiptare nga njėra anė tė njė pjese tė asaj tė huaj nga ana tjetėr ka qenė se Pavarėsia e Shqipėrisė ishte vepėr e shqiptarėve apo e tė huajve,ka qenė rezultat i luftės sė pandėrprerė tė kombit shqiptar pėr ēlirimin e vet dhe formimin e shtetit tė pavarur,pra njė kurorėzim i Rilindjes sonė apo ka qenė dhuratė e Fuqive njė vendi qė s'e priste,pra njė zgjidhje koniukturore artificiale e pėrcaktuar nga interesat e kėtyre fuqive,nėse shteti i pavarur shqiptar ishte vepėr e forcave tė brendshme kombėtare apo njė krijesė ndėrkombėtare e Fuqive tė Mėdha.

Shpallja e Pavarėsisė nuk ishte njė akt i veēuar. Ajo u pėrgatit hap pas hapi,me kujdes,durim,guxim,me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr dhjetėra e dhjetėra vjet. Ashtu si protagonistit kryesor tė saj Ismail Qemalit i vinte pas historia ,ashtu edhe pavarėsisė i priu njė histori e tėrė. Akti i 28 nėntorit nuk mund tė kuptohet pa kėtė histori. Ata qė e nėnshkruan dokumentin e pavarėsisė nuk ishin njerėz tė rinj qė i nxori nė skenė gjendja e ndėrlikuar e krijuar nga Lufta e Parė Ballkanike dhe nevoja pėr tė gjetur njė rrugėdalje. Njė pjesė e mirė atyre qė u mblodhėn nė Kuvendin e Vlorės e kishin filluar veprimtarinė patriotike shumė kohė pėrpara dhe ishin dalluar si luftėtarė tė pushkės e tė penės pėr ēlirimin kombėtar.

Pavarėsinė e lidhin organikisht me Rilindjen jo vetėm protagonistėt,por edhe mendimi e veprimi patriotik e revolucionar i tyre e nė mėnyrė tė veēantė i masave popullore qė panė te akti i 28 Nėntorit shpėrblimin pėr gjakun e derdhur,pėr vuajtjet e sakrificat e bėra pėr tė arritur atė ditė .Prandaj pavarėsia dhe Rilindja jonė janė njė e tėrė dhe e pandarė.

Rilindėsit luftuan kundėr shtypjes kombėtare jo vetėm me mjetet materiale tė qėndresės sė armatosur,por edhe me mjete intelektuale ,me idetė tė cilat argumentonin tė drejtat e popullit shqiptar pėr njė ekzistencė tė pavarur dhe e frymėzuan e mobilizuan atė nė luftė .Kur patriotizmi i rilindėsve u vesh me idetė e mėdha tė iluminizmit dhe racionalizimit evropian mendimi politik e shoqėror i Rilindjes u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mori njė pėrmbajtje tė re. Kėto ide iu pėrshtatėn realitetit shqiptar e iu pėrgjigjėn kėrkesave tė shtruara nga vetė shoqėria shqiptare nė zhvillim. Kėshtu idetė mbi lirinė e pavarėsinė e atdheut e gjetėn nė penėn e rilindėsve argumentimin teorik tė mbėshtetur jo vetėm mbi tė drejtėn natyrore tė popullit shqiptar. Ata iu drejtuan edhe historisė pėr tė vėrtetuar lashtėsinė e shqiptarėve nė trojet e veta,individualitetin e tyre kombėtar,luftėrat e pareshtura kundėr sundimit tė h uaj,kontributin e dhėnė nė ēėshtjen e pėrbashkėt tė ēlirimit tė popujve ballkanikė dhe evropian. Intelektualėt gjallėruan kujtimet historike qė populli i kishte ruajtur nė kėngėt e legjendat e tij, ata vunė nė dukje traditat e pėrbashkėta,ata e kuptuan dhe bėnė tė kuptonin tė tjerėt rėndėsinė e bashkėsisė gjuhėsore, territoriale, shpirtėrore, ata luftuan pėr tė kthyer vetėdijen popullore nė ndėrgjegje kombėtare. Nė njė vend si Shqipėria ku bashkimi nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar,i popullsisė sė ndarė nė tri fe tė ndryshme,ishte kusht i domosdoshėm i suksesit ,kjo ndėrgjegje nuk mund tė formohej veēse jashtė feve, mbi fetė,duke shpallur si parim themelor tė Rilindjes-shqiptarizmin.
Idetė e reja u pėrhapėn gjerėsisht nė rrethet e kulturuara brenda e jashtė vendit nėpėr mjet librave e shtypit dhe depėrtuan dora-dorės edhe nė mendjet dhe nė zemrat e njerėzve tė thjeshtė nėpėrmjet transmetimit gojor. Ato e ndihmuan popullin tė zbulonte identitetin e vet historik dhe kombėtar,pavarėsisht nga ndarjet krahinore,fetare,ta ndiente veten njė bashkėsi me tė njėjtėn histori,me tė njėjtėn kulturė e traditė,me tė njėjtat shqetėsime dhe shpresa,me tė njėjtat kėrkesa. Shqiptarėt filloi ti bashkonte e kaluara e lavdishme,por edhe e dhimbshme dhe lufta pėr tė siguruar tė njėjtėn tė ardhme. Idetė e reja luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm nė shndėrrimin e ndėrgjegjes etnike nė ndėrgjegje kombėtare nė tė cilėn filloi tė shkruhej vullneti i kombit. Ishin kėto ide qė gjatė Rilindjes e sidomos me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit,duke u rrėnjosur thellė e nė mėnyrė tė qėndrueshme nė masat popullore i vunė ato nė lėvizje si nė vitet e krizave dhe tė pėrleshjeve tė armatosura me armiqtė,ashtu edhe nė periudhat e zhvillimit relativisht tė qetė. Lėvizja e Rilindjes qė u shfaq nė drejtimet mė tė ndryshme nė rrafshin teorik,ideologjik,politik, kulturor,organizativ pėrshpejtoi procesin historik dhe i dha ritme zhvillimit qė nuk i kishin njohur periudhat e mėparshme.

Ideologjia e Rilindjes u konkretizua nė programet politike. Tė ndėrgjegjshėm pėr domosdoshmėrinė dhe jo mė pak pėr tė drejtėn pėr tė qenė tė lirė e tė pavarur dhe pėr njė zhvillim normal tė vendit,ideologėt e Rilindjes pėrpunuan nė pėrputhje me kohėn dhe rrethanat njė strategji politike tė qartė mbi rrugėt drejt pavarėsisė dhe mbi formėn dhe pėrmbajtjen e tyre. Autonomia dhe pavarėsia janė konceptuar gjithmonė si dy etapa nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare tė lidhur ngushtė me njėra-tjetrėn. Platforma e autonomisė nėn sovranitetin e sulltanit mbizotėroi gjatė Rilindjes deri nė nėntorin e 1912-ės. Ajo lejonte tė ngriheshin strukturat shoqėrore-ekonomike dhe institucionet juridiko-politike qė do tė shėrbenin si bazė pėr rendin shtetėror tė pavarur,i cili do tė vendosej me t'u krijuar kushtet e pėrshtatshme. Kjo shpjegohet jo me dėshirėn e shqiptarėve,pėr tė qenė nėn hijen e sulltanit e as me papjekurinė e tyre pėr vetėqeverisje siē duan ta paraqesin kėtė njė varg autorėsh tė huaj. Kjo ishte rruga qė kishin ndjekur edhe disa shtete tė tjera ballkanike,pėrveē Greqisė. Por nė rastin e shqiptarėve kėrkesa e autonomisė shpjegohet kryesisht me konsiderata tė karakterit ndėrkombėtar. Nė radhė tė parė,vetė Porta e Lartė do tė pranonte mė lehtė,nė raste se do tė ishte e detyruar ta bėnte kėtė,njė Shqipėri autonome duke ruajtur sovranitetin e saj nė kėtė zonė sesa njė shkėputje tė plotė tė saj. Nė fakt kėshtu ndodhi. Ajo e njohu autonominė e Shqipėrisė,por pas Shpalljes sė Pavarėsisė. Faktori i jashtėm kryesor qė kushtėzoi platformėn e autonomisė ishte rreziku serioz e i vazhdueshėm i copėtimit tė tokave shqiptare nga ana e monarkive fqinje,rreziku qė kishte filluar tė dukej qysh nė vitet 40 tė shekullit XIX. Nė kėto kushte Shqipėria autonome nė kuadrin e Perandorisė Osmane mund tė pėrfitonte pėr sa i pėrket tėrėsis ė territoriale tė atdheut qoftė nga interesi i Portės sė Lartė pėr t'i ruajtur tė paprekur kufijtė e Perandorisė,qoftė nga garancitė e Fuqive tė mėdha pėr tė ruajtur paprekshmėrinė e saj. Shqipėria autonome do tė kishte mundėsinė tė konsolidohej nė atė shkallė sa kur tė dilte e pavarur tė ishte nė gjendje t'u qėndronte rreziqeve tė jashtme qė i kanoseshin.

Njė mbėshtetje e jashtme,njė aleancė luftarake,me fqinjėt grek nė luftėn ēlirimtare kundėr Perandorisė Osmane ishte e mjaftueshme pėr Komitetin Qendror tė Stambollit dhe udhėheqėsin e tij Abdyl Frashrin qė tė projektonte qysh mė 1877 krijimin e njė Shqipėrie tė pavarur. Qėndrimi negativ qė mbajti ndaj kėtij projekti qeveria greke e pėrforcoi bindjen mbi drejtėsinė e kėrkesės pėr autonominė territoriale-administrative tė vendit. Megjithėkėtė,kur Lidhja e Prizrenit e shpalli vetė autonominė dhe formoi qeverinė e pėrkohshme mė 1881,Sami Frashri shpresonte se nuk do tė vononin tė krijoheshin rrethanat e favorshme qė Shqipėria tė bėhej,siē shprehej ai,"me shkėputje fare".E parė me kėtė sy,pavarėsia e 1912-ės,e shpallur nė kushtet e Luftės sė Parė Ballkanike ishte rrjedhim logjik i vijės rilindėse. Rrjedhimisht mund tė thuhet se ēėshtja e pavarėsisė sė Shqipėrisė,nga pikėpamja e forcave tė brendshme politiko-shoqėrore ishte shtruar pėr zgjedhje qysh nė shekullin XIX,tė paktėn qysh nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit,kurse nga pikėpamja e faktorėve politik ndėrkombėtarė evropianė e ballkanikė ajo u shtrua pėr zgjidhje dhe u realizua nė nėntorin e vitit 1912.

Ideja e autonomisė apo pavarėsisė konkretizohej me kėrkesėn themelore qė kishte qėndruar nė bazė tė tė gjitha programeve politike jo vetėm gjatė Rilindjes,por edhe para saj nė atė pėr krijimin e shtetit shqiptar. Kjo kėrkesė pati evolucionin e vet. nga njė principatė si ajo e Skėnderbeut e paraqitur nga kryengritjet e shek,XIV-XVII,te pashallėqet e mėdha tė shek. XVIII-fillimi i shek. XIX,nga vilajeti, provinca apo shteti shqiptar me autonomi politike administrative tė kėrkuar nga Lidhja e Prizrenit,Lidhja e Pejės dhe kryengritjet e viteve 1910-1912 deri te shteti i pavarur i 1912-ės. Ndryshe nga udhėheqjet kombėtare tė disa vendeve ballkanike qė kėrkonin tė formonin shtetet e veta nė kufijtė e perandorive pėrkatėse mesjetare, nė kurriz tė popujve tė tjerė tė Gadishullit. Rilindja jonė e konceptoi Shqipėrinė autonome ose tė pavarur me njė shtrirje tė tillė territoriale qė tė pėrfshinte trojet,banorėt e tė cilėve ishin os e krejtėsisht,ose nė shumicėn dėrmuese shqiptare.

Drejtimi tjetėr themelor qė pėrgatiti pavarėsinė ishte veprimi revolucionar i armatosur. Mendimi teorik,politik e kulturor i Rilindjes u shoqėrua hap pas hapi me luftėn e armatosur anti osmane. Nė kėtė fushė lėvizja jonė shėnoi faqe tė shkėlqyera qė i bėjnė asaj nder. Ėshtė njė meritė e madhe e rilindėsve mė tė pėrparuar qė e konsideruan lėvizjen e armatosur ēlirimtare si njė mjet tė domosdoshėm pėr tė fituar tė drejtat kombėtare. Por ėshtė njė meritė edhe mė e madhe e masave popullore shqiptare e nė mėnyrė tė veēantė e fshatarėsisė qė rrėmbyen armėt sa herė qė paraqitej nevoja dhe nuk ngurruan tė mateshin me armiq tė fuqishėm,edhe pse kjo luftė kėrkonte shumė gjak e sakrifica. Kjo luftė qė mbushė analet e shek. XIX-XX ishte ana mė e fortė e Lėvizjes sonė Kombėtare. Qė nga kryengritjet kundėr reformave tė Tanzimatit e deri mė 1912 kemi njė zinxhir tė tėrė lėvizjesh tė armatosura anti osmane qė pas uan njėra-tjetrėn,me pėrmasa e intensitete tė ndryshme,por me njė qėllim tė vetėm,tė hiqnin zgjedhėn e huaj dhe tė siguronin lirinė. Ishin nė radhė tė parė kėto ngjarje qė pėrgatitėn truallin e ēelėn shtigjet pėr shpalljen e pavarėsisė. Mund tė thuhet me plot gojėn se flamuri u ngrit nė Vlorė mbi njė truall tė larė me gjak e se pavarėsinė e pagoi shumė shtrenjtė populli ynė liridashės.

Pavarėsia u pėrgatit nga rilindja jonė nė tė gjitha drejtimet. Ajo e gjeti shumicėn e popullsisė shqiptare nė tė gjitha trojet e saj me njė ndėrgjegje politike tė formuar,tė vetėdijshme pėr detyrat e tė drejtat e saj kombėtare dhe tė vendosur pėr t'i fituar e mbrojtur ato me ēdo kusht. Pavarėsia e gjeti Shqipėrinė me rrethe tė gjera drejtuese,tė dala kryesisht nga shtresat e borgjezisė sė mesme e tė vogėl dhe nga fshatarėsia,me pėrvojė politike organizative dhe ushtarake tė fituar nė procesin e njė lufte tė ashpėr me Portėn e Lartė,Fuqitė e Mėdha dhe monarkitė ballkanike. Shqipėria duhej tė ngrihej,tė organizohej e tė pėrparonte si shtet i pavarur.

vazhdon...
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] RRUGĖTIMI I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSISĖ NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912 (2008-11-27 10:21:57 nga admin1)
[ Histori ] SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE FORMIMI I SHTETIT SHQIPTAR (2008-11-23 09:24:23 nga admin1)
[ Opinione ] Shpallja e kumbarisė... (2008-10-22 13:49:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Feith: Kosova ka bėrė progres tė madh qė nga shpallja e pavarėsisė (2008-04-17 12:47:45 nga admin4)
[ Opinione ] Nė Wiesloch tė Gjermanisė u kremtua shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės (2008-03-23 18:17:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] D’Alema: Shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ka qene akt i njeanshem (2008-03-07 07:05:01 nga admin4)
[ Opinione ] SHPALLJA E “PAVARĖSISĖ” DHE PROTESTAT SERBE (2008-02-26 06:49:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės u festua nė mėnyrė madhėshtore edhe nga komuniteti i shqiptarėve tė Vankuverit. (2008-02-18 12:24:39 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt nė Kosovė: Shpallja e pavarėsisė nuk na detyron ta respektojmmė si vendim (2008-02-12 09:49:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHPALLJA E RADHĖS 2008 (2008-01-29 18:51:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Polenc: Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nėnkupton prezencėn ushtarake ndėrkombėtare dhe garanci tė tjera (2008-01-10 14:58:50 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2013 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster